KTHESA E LDK-së KAH GROPAT E REJA!

29/05/2014 08:00

Analizë&Opinion

 

KTHESA E LDK-së KAH GROPAT E REJA!

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Për të mos e stërzgjatur këtë shkrim timin, me qëllim që të mos e lodhim lexuesin e nderuar me banalitetet e skajshme, të vazhdueshme, të njëpasnjëshme, fare të pacipa, shekullore  dhe qëllimkëqija të LKJ-LDK-së dhe të Isa Mustafës me Company, po hymë në temë. Gazeta ‘kombëtare’ “Bota sot”, e datës 27. 5. 2014, citon me pompozitet Isa Mustafën, të këtë thënë, citojmë: “Shteti s’është pronë e Hashim Thaçit”… Kjo përgjigje e atij politikani komunist jugosllav e antishqiptar, tash “demokrat”, të çon te meditime dhe analiza tjera dhe të natyrave tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi.

Nisma “e re politike” dhe “patriotike” e Isës&Co, KTHESA, është “kthesë patriotike e shqiptare” qe njëqind vjetë, është një nismë që e tregon “sinqeritetin politik dhe patriotik” të LDK-së, “sinqeritetin” e partisë së tij dhe të njerëzve të saj për ta gënjyer e mashtruar qytetarin shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare. Dhe, atë deklaratë e paska thënë ku tjetër pos në Lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës! Pse e paska zgjedhur Isa atë lagje për akuza të tilla? E ka zgjedhur t’u tregojë banorëve të asaj lagjeje se “Shteti s’është pronë e Hashim Thaçit”(Sic!) Po, pronë e kujt qenka “shteti” i tij, i Dinastisë së Hamitëve dhe i prijësit të tyre histo(e)rik, Dr. Ibrahim Rugova?...

 

Isa me kryet e LDK-së është lidhur në "namaz"

kah gropat e reja që ua bën shqiptarëve pas shpine!

 

 

 

 

 

 

Kjo deklaratë skandaloze e Putinit të Prishtinës, bashko asaj deklarate edhe kërcënimet e Medvedevit, tregon qartë se “shteti” është pronë e tij dhe e këlyshëve të tij të Dinastisë së Hamitëve, apo, është Isa këlysh i asaj dinastie, sepse, atij ia paska lënë amanet babai i tij shpirtëror dhe i Dr. Ibrahim Rugovës, antishqiptari Tito dhe nëna e tij antishqiptare, Serbo-Jugosllavia, andaj, “shteti” është pronë e tij dhe e dinastisë së tij të Hamitëve(Sic!)

Madje, thirrjes së Putinit të Prishtinës i qenka bashkuar edhe krahu i tij i djathtë, Medvedevi, dhe, të dy i paskan ftuar njëzëri qytetarët e Kodrës së Trimave, që t’ua dhënë votën atyre dhe partisë “shqiptare” që përfaqësojnë, LDK-së “patriotike” e “shqiptare”!... Kjo tregon qartë se ujqit me prejardhësi komuniste serbo-jugosllave dhe antishqiptare, qimen e ndërrojnë për çdo stinë, por zanatin s’e harrojnë, sepse, zanat i tyre i vetëm është gënjeshtra, mashtrimi, puna prapa krahëve dhe faqe të zeza, të tjera, plotësisht antishqiptare, që nuk do t’I numërojmë këtu!…

Isën dhe Ismetin, si tandem i njohur, i quajtëm Putin dhe Medvedev, për vetë faktin se ata (Isa me Ismetin) janë më antishqiptarë seç janë Putini e Medvedevi, të cilët, për popullin dhe shtetin rus, janë heronj dhe gëzojnë reputacion të lartë. Ndërsa, Isa dhe Ismeti tok me Dinastinë e Hamitëve dhe “shtetin” e tyre antishqiptar, janë batakçinj që bëjnë politkë amorale e banale, madje, qe një shekull e tepër politika e tyre “patriotike” e “shqiptare”, tok me krahun e tyre shekullor, “patriotik” e “shqiptar”!...

Se Isës me Kompani dhe partisë së tij me pasardhësi shqiptaro-titiste e proserbo-jugosllave, populli shqiptar i trojeve të pushtuara shqiptare nuk duhet dhënë më votën, janë pikërisht deklarata e tij “patriotike” e “kombëtare” nëpër fushata publike zgjedhore, si: “Shteti s’është pronë e Hashim Thaçit”(!), “Vota e qytetarëve i fitoj me duar në xhepa!”, “Kush nuk ma jep votën e marrfotë zoti!” dhe fyerje tjera drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Dhe, ne, ftojmë qytetarët shqiptarë që të mos jepet asnjë votë për Isa Mustafën dhe partinë e tij shqiptaro-titiste, që, me politikat e saj “patriotike” e “kombëtare” po e shkëputë Kosovën e trepushtuar shqiptare nga trungu Amë – SHQIPËRIA. Se, gropat e tij dhe të partisë së tij janë aq të thella dhe aq antishqiptare etregon gropa e Teatrit të Operës dhë Baletit, ku dëgjohet pa pushim zëri i filharmonisë së bretkocave të LDK-së së Isës&Ismetit me Kompani!...

Është kohë kur Isën dhe partisë e tij me Dinsatinë e Hamitëve në krye, ky popull, duhet lënë me duar në xhepa dhe me gishta në gojë, pikërisht, duke u fishkëlluar bretkocave të tij te gropa e Teatrit të Operës dhe Baletit, në Prishtinë, siç shihet në fotografinë tonë.

Burojë, më 29 maj 2014

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode