KOMUNISTËT, ZEMRA E REZISTENCËS ANTIFASHISTE (2)
08/04/2018 07:58
HISTORI
KOMUNISTËT, ZEMRA E REZISTENCËS ANTIFASHISTE (2)
Prof. Xhelal GJEÇOVI
Një ngjashmëri e frikshme midis Berishës, Bashës dhe Musolinit. Pse shqiptarët iu besuan fatin e tyre komunistëve tetë dekada më parë. Tradhtarët e djeshëm dhe zjarrvënësit e sotëm të Shqipërisë…
Me themelimin e PK dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, nis një etapë e re në zhvillimin e rezistencës antifashiste. Vendi tani do të kishte një force politike serioze, të aftë e të vendosur që të përballej me rrezikun dhe t`i prijë popullit në luftë kundër agresorëve fashistë. Populli iu përgjigj masivisht thirrjes së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për t`u ngritur në luftë. Në këtë mënyrë, brenda pak muajve, me aksionet e guximshme luftarake e me dëshmorët e parë, të rënë në përleshje me armikun, Fronti tregoi se lufta e nisur, nuk ishte një lodër kalamajsh, siç cilësohej nga nacionalistët skeptikë, por një luftë patriotike, që mbështetej nga shumica dërrmuese e shqiptarëve patriotë dhe nga aleatët e Koalicionit Antifashist.
Vendimi i Konferencës së Pezës për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me aleatët anglo-sovjeto-amerikanë, ishte ndër aktet më të urta largpamëse, që i bëri një shërbim të madh vendit. Tre muaj pas Konferencës, në dhjetor 1942, ministrat e jashtëm të tri Fuqive të Mëdha Aleate, K. Hull i SHBA, A. Eden i Britanisë së Madhe dhe V. Molotov i BS, shpallën qëndrimet e qeverive të tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Që të tre deklaronin se e vlerësonin angazhimin dhe kontributin e shqiptarëve në luftë kundër fashizmit, e se ata njihnin jo pretendimet italiane, por pavarësinë e Shqipërisë të shkelur prej saj, duke shprehur kështu bindjen në rivendosjen e saj të shpejtë. Në këtë mënyrë ata korrigjonin qëndrimin e mbajtur më parë ndaj agresionit, ku me deklarata zyrtare apo në heshtje, e konsideruan një fakt tashmë të kryer.
Shpresa zhgënjyese e Ballit Kombëtar
Ndërkohë, dy muaj pas Frontit, në nëntor ‘42, do të themelohej organizata e Ballit Kombëtar. Opinioni mirëpriti daljen e saj, si një forcë patriotike që do të mobilizonte në luftë njerëzit me bindje të djathta e me ndjenja atdhedashëse. Por, kjo nuk do të ndodhte, pasi kreu i kësaj organizate do të vendoste, në kundërshtim me porositë dhe kërkesën e aleatëve, që, hë për hë, forcat balliste të qëndrojnë në pritmëri, e se ato do të hyjnë në luftë, në fundin e saj, kur forcat partizane do të ishin rraskapitur nga ballafaqimi me ushtritë e okupatorit. Qëndrimi i adoptuar nga udhëheqja e Ballit, (e më pas dhe e Legalitetit), do të rezultojë jo produktiv, jo vetëm për vendin, por dhe për vetë atë, pasi do ta zhysë në konfuzion, në përçarje e do ta futë në një rruge pa krye. Rrjedhojë e kësaj gjendjeje të turbullt, janë dhe marrëveshjet e lidhura me autoritetet ushtarake italiane për të koordinuar veprimet kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare, siç është dhe Protokolli Dalmaco-Këlcyra, i marsit 1943, si dhe operacionet e ndërmarra së bashku, në zbatim të tij. Megjithatë, duhet theksuar se në gjirin e kësaj organizate ka patur dhe figura nacionaliste të njohura, që, në kundërshtim me vijën zyrtare e me qëndrimin e krerëve, do te krijonin çetat e para të armatosura për t’iu kundërvënë okupatorit. Pavarësisht se pesha e tyre në fushën e luftimeve, ishte e vogël, qëndrimi i tyre duhet çmuar e vlerësuar, për kurajon e për angazhimin, aq sa ishte, në rezistencën antifashiste në periudhën e pushtimit italian.
***
Distanca prej gati tetë dekadash nga agresioni i fashistëve italianë kundër Shqipërisë nuk e kanë zbehur aspak interesimin për ngjarjen dhe nderimin për të gjithë ata që u angazhuan në përballimin e saj. E nisa këtë shkrim me një pyetje apo një mëdyshje që kanë disa njerëz nëse duhet përkujtuar apo jo pushtimi fashist i Shqipërisë? Unë jam natyrisht në anën e atyre që mendojnë s’duhet përkujtuar… Pse?
Shikoni realitetin e sotëm politik të vendit. A nuk ngre shumë pikëpyetje ky realitet?
Unë, si historian jam konsekuent në bindjet e mija të cilat i kam shprehur publikisht.
Para rreth dy muajsh, kam botuar në ‘DITA’ një shkrim për 4 shkurtin evitit 1944. Ndodhi një masakër tmerrshme atëherë në Tiranë, u pushkatuan 84 qytetarë të Tiranës, kur Tirana ishte sa një e dhjeta e Tiranës së sotme. Kam shkruar në ‘DITA’ rreth dy muaj më parë: “4 shkurti i 44-s ishte një nga ngjarjet që nxijnë më shumë në historinë tonë të 75 vjetëve të fundit, kanë ndodhur në zemër të dimrit dhe në zemër të Tiranës. 4 Shkurti na kujton njërën nga masakrat më të rënda e më tronditëse që përjetoi Tirana dhe vendi në kulmin e operacionit armik të dimrit 1943-44, një akt i pastër terrorist, që dallohej nga mënyra mafioze e organizimit, nga egërsia e shfaqur gjatë zbatimit e më në fund nga pasojat që solli e nga zija që mbuloi dhe tmerri që përjetoi kryeqyteti shqiptar, në të ftohtin e paparë të atij viti.
Përfundimi: 84 qytetarë të Tiranës të ekzekutuar në mënyrën me makabre, ndër ta dhe dy italianë e një izraelit, si dhe 500 të tjerë të arrestuar e të masakruar në burgjet e në kampet shfarosëse të ngritura nga gjermanët, shumica e të cilëve nuk u kthyen më, duke iu bashkuar bashkëqytetarëve të tyre të masakruar më 4 e 28 shkurt.
Rreth 70 vjet më vonë, më 21 janar 2011, rrugët e Tiranës u përgjakën sërish. U vranë katër qytetarë të pafajshëm nga pinjollët e atyre që kryen masakrën e 4 shkurtit. Janë pikërisht ata që aktualisht të pandëshkuar, kundërshtojnë me aq zjarr reformën në drejtësi. Kanë ndryshuar kohët. Nëse xhelatët e 4 shkurtit 1944 në mbarim të luftës ia mbathën jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar ndëshkimit, këta të sotmit të veshur me imunitet deputeti, vazhdojnë t’i sjellin dëme të reja dhe janë gati ta përgjakin sërish Shqipërinë…
E përmenda këtë citim për të theksuar lidhjen gjenealogjike, politike dhe filozofike midis kriminelëve të djeshëm dhe të sotëm…
Edhe diçka për kolaboraciopnistët
Kam lexuar disa kohëmë parënjë shkrim të shkëlqyer të mikut tim, Shaqir Vukaj për kolaboracionistët, jo vetëm shqiptarë, por europianë. Në shkrimin e tij, zoti Vukaj nënvizonte fatin e bashkëpunëtorëve të fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zoti Vukaj me fakte dhe shifra vërtetonte ser fakti i kuislingëve shqioptarë ka qenë ku e ku më i mirë se ai i kolegëve të tyre europinë.
Ja se çfarë ka shkruar zoti Vukaj:
“Mbas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, në fjalorin politik hyri në përdorim një term i ri – kolaboracionizëm (nga frëngjishtja collaboration-bashkëpunim). Fillimisht me fjalën “kolaboracionizëm” nënkuptohej bashkëpunimi i qeverisë franceze të Vishisë (kryesuar nga mareshali Peten) me pushtuesit gjermanë, por më vonë filloi të përdorej edhe për qeveri të tjera europiane, organizata ushtarake apo persona të veçantë që kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjermanë, italianë apo japonezë ose kishin vepruar nën kontrollin e drejtimin e tyre, për interes të pushtuesit. Krahas tij, filloi të përdorej edhe fjala “kuisling”, që vinte nga emri i ish kryeministrit të Norvegjisë, V. Kuislingut, gjatë periudhës së pushtimit gjerman dhe që mbetet model i bashkëpunëtorit dhe shërbyesit të pushtuesit.
Në të gjithë Europën e më gjerë, “kolaboracionistët” apo “kuislingët” u quajtën tradhtarë të atdheut, për çka, sipas fajeve të kryera, u dënuan nga gjykatat e vendeve të tyre. Sipas interpretimit juridik të së drejtës ndërkombëtare, kolaboracionizmi është bashkëpunim i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm dhe vullnetar me armikun, për interes të tij, në dëm të shtetit dhe popullit të vet. Në kohën e sotme, në kodin penal të shumicës së vendeve të botës, kolaboracionizmi klasifikohet si tradhti kombëtare.
Tërheq vëmendjen fakti se shumica e kolaboracionistëve (jo vetëm në Shqipëri) janë përpjekur të paraqiten si patriotë dhe, bashkëpunimin me pushtuesin ta përligjin si vepër në “shërbim të atdheut”. Sigurisht që motivet e bashkëpunimit të kolaboracionistëve europianë kanë qenë të ndryshme. Sipas disave, nëpërmjet bashkëpunimit me pushtuesit ata kanë synuar “realizimin e aspiratave etnike, në luftën kombëtare kundër popullit dominues në atë shtet” (shembulli i kroatëve, sllovenëve, sllovakëve, shqiptarëve të Jugosllavisë etj.), “realizimin e ideve nacional-socialiste të krijimit të rendit të ri dhe kthimin e Europës nëpërmjet bashkimit të shteteve evropiane”, “realizimin e ideve reformuese dhe vendosjen e rregullave te reja shtetërore” (gjenerali Vllasov në B. Sovjetik dhe ushtria që ai komandonte, e krijuar dhe armatosur nga gjermanët), “kthimin e pavarësisë për vendet e tyre” (lituanezët, letonezët, estonezët, ukrainasit, gjeorgjianët etj. në B. Sovjetik), “të luftojnë kundër komunizmit” etj.
Paralele të frikshme
Distanca kohore ka bërë sigurisht të vetën. Sot në botë e në kuadër të saj dhe në dy vendet tona, të përfshira para gati tetëdhjetë viteve, në një konflikt absurd e te pa merituar, janë bërë ndryshime të mëdha. Sot Italia, fqinji ynë përtej detit është një vend demokratik, me standarde të larta të ekonomisë e të demokracisë, njëra ndër shtyllat e Bashkimit Europian, një partner me rëndësi të posaçme strategjike për ne; më në fund, një vend që u hapi dyert shqiptarëve, në situatën e vështirë të ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, sot mbështet fuqishëm aspiratat e tyre për t`u bërë anëtar të Bashkimit Europian.
Por nuk duhet harruar se në të dy vendet, ekzistojnë ende faktorë objektivë, forca e lëvizje ekstremiste, të etura për pushtet e të prirura për dhunë, që kërcënojnë e rrezikojnë punën paqësore, stabilitetin dhe pengojnë reformat demokratike, për të cilat ata kanë nevojë. Sot vërtetë nuk ekzistojnë fashizmi e nazizmi, në format klasike, por ekzistojnë ende forca e grupe shoqërore, që ruajnë ende nostalgjitë për kohët e invazioneve fashiste.
Zgjedhjet e fundit në Itali, në Francë etj., flasin për një rritje të peshës specifike të forcave të ekstremit të djathtë e kjo sigurisht është një shenje jo e mirë. Në të njëjtën kohë, në arenën e historisë kanë dalë forca të tjera, me prirje të hapura terroriste, që e konsiderojnë dhunën si rrugën e vetme të realizimit të qëllimeve politike… Me aktet e dhunës e te terrorit, që ndërmarrin në të katër anët e globit, ata synojnë të ngjallin frikë e panik në masa popullore, t`i largojnë nga puna paqësore ndërtimtare, të krijojnë pasiguri e paqëndrueshmëri, në vende e rajone te ndryshme dhe po të mungoje vigjilenca dhe reagimi i forcave demokratike, të marrin pushtetin dhe të bëjnë atë që bënë fashistët e nazistët në vitet e Luftës se Dytë Botërore.
Në rrethana te tilla, aleanca antiterror, që udhëheqin SHBA dhe NATO, te cilës Shqipëria i është bashkuar qe ne fillim, janë e vetmja shprese, e rruge për t’i bere balle sfidës se forcave terroriste, për të asgjësuar planet e orvatjet e tyre kriminale. Përballë këtyre zhvillimeve Shqipërisë i duhen më shumë se kurrë uniteti e stabiliteti, largimi nga sherret e nga thashethemet, nga lufta e paprinciptë qe i shndërron forcat politike ne garnizone ushtarake, të gatshëm për luftë dhe t`i qasen bashkërisht e sinqerisht detyrave prioritare që ka vendi, siç është reforma ne drejtësi dhe vetingu, si kusht sine qua non për shëndoshjen e gjendjes ne sistemin e drejtësisë, por dhe hapjes se negociatave te shumëpritura me BE. Uniteti, stabiliteti, demokracia nuk janë me slogane, por detyra historike për të përballuar sfidat e rreziqet qe vijnë nga ane e drejtime te ndryshme, nje pro ve e madhe, e vërtetë për njerëzit, për partitë e për gjasme shoqërinë civile qe ka humbur besimin e mbështetjen për pjesëmarrjen ne rrëmujat qe organizon opozita e çoroditur pavarësisht reagimit te individëve të veçantë nga radhët e saj.
80 vjet më pas…
Opozita e sotme në Shqipëri është si ata bashkëpunëtorët e fashistëve 75 vite më parë. Ata janë gjithnjë gati jo vetëm ta shesin Shqipërinë, por edhe t’i vënë flakën nga fundin krye, sikurse e dëshmuan në vitin 1997.
Në këto momente veçanërisht nuk mund e pajtohesh, e nuk mund te tolerohen sherret, pa fund, veprimet e dhunshme, destabilizuese, qe ndikojnë drejtpërdrejt ne dëmtimin e imazhit te vendit dhe ne shtyrjen e negociatave për në BE. Asgjë nuk justifikon përdorimin e dhunës ne demokraci, abuzimin me hapësirat e lirisë qe krijon ajo. Natyrisht, mund te jete e drejte kërkesa qe qeveria te beje kujdes ne rastet e marrjes se vendimeve qe prekin, ne nje mas apo nje tjeter nivelin e jetës së njerëzve, sidomos kur ne shprehje jane banore te zonave te thella e te varfera. Por, gjithsesi, kjo nuk justifikon veprimet e dhunshme, qe nxiten apo organizohen nga nje opozite qe nuk di ku ka kokën, qe duke mos qene ne gjendje te konkurroje me ide, me projekte e me alternativa, ia nënshtron veprimtarinë spontanitetit, duke rrëshqitur shpesh ne destabilitet, e veprime te dhunshme, si ato që u panë se fundi në Kalimash. E, kjo është e rëndë për një forcë që lindi si shpresë e garante për vendosjen e demokracisë, e tani identifikohet me dhunën, anarshinë e destabilitetin, duke u larguar shume pushtetit e rotacionit, si një ligj i demokracisë, e nevoje e domosdoshme qe vendi të ecë në rrugën e pa kthyeshme te saj. Një opozitë serioze, do te duhej që, me se pari, te distancohet e te dënojë dhunën, t’u kërkojë organeve ligjzbatuese qe pa vonese te evidentojnë e te vene para përgjegjësisë së ligjit ata që dhunuan rendin, pasurinë e sigurinë e qytetareve Pasi te bënte këtë, kishte gjithë te drejtën e zotit qe t`i kërkojë qeverise rishikim e vendimit,e jo kërcënim siç e ka zakon Basha me gishtin ngrehur,duke beret te fortin,duke ne kujtuar Musolinin, qe edhe kur armatat e tij po shkërmoqeshin ne fushën e luftimit, ai vazhdonte fjalimet butaforike, për të treguar se gjasme çdo gjë shkonte për mrekulli.
***
Dua ta mbyll këtë shkrim, duke nënvizuar se vetëm një Shqipëri e forte, e stabilizuar, ku sundon ligji e jo Maliqi, si në kohën kur sundonte Sali Berisha, mund t`u bëjë ballë rreziqeve, që vijnë nga vatrat e ndezura që ende ekzistojnë, në vende e rajone jo shume larg nesh, por dhe nga ndërhyrjet e vendeve si Rusia, që nuk ka hequr dorë nga ambiciet e përpjekjet që të rivendosë lidhjet, aleancat e influencën që ka patur dikur, cilado të ishte me pasoja, pasi do te sillte ndërlikime te tjera. ne rajonin e trazuar te Ballkanit, e jo vetëm. Në rrethana të tilla, janë të justifikuara e, me të drejtë, dhe të vlerësuara, në vend e jashtë, nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA dhe NATO masat e fundit të Qeverisë Shqiptare, qe synojnë t`u presin rrugën orvatjeve e synimeve, që nuk përkojnë e nuk shkojnë në të mirë të paqes, të sigurisë e të stabilitetit, ne vend e ne rajon.
Dita