KLERIKOFASHIZMI ANTISHQIPTAR
24/04/2023 05:32
EMNESË
KLERIKOFASHIZMI ANTISHQIPTAR
Tafil DURAKU
Ditë më parë, pas një zhvillimi dhe akumulimi negativ tredekadësh fetar, u shpërfaq një dhunë e paparë antishqiptare (presioni psikik, psikologjik, financiar…), sistematike, duke kulmuar me sulm ndaj një gazetari, për bindjet e tij personale, pas një debati publik në TV. Shkak qe njëfarë “hoxhë mercedesi” (lexo: mercedreqi!)…
Këtë e mundësoi një klerikalizëm i mirëorganizuar dhe i çartur antishqiptar, që mund të quhet gjithçka tjetër pos atdhetarizëm e kombëtarizëm shqiptar, jo. Duhet ta sqarojmë, këtu, se klerikalizmi është një rrymë politike reaksionare, që, në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, po lulëzon e ntrashet, po rritet e egërsohet, dita-ditës.
Nuk dimë çka s’ka më në “Republikën e Kosovës” antishqiptare! Lloj-lloj klerikalizmash myslimanë!... Këtë shëmti e mundëson egërsia politike e shqiptaro-titistëve e neotitistëve “shqiptarë” tek ne!...
“Bashkëjetesa dhe harmonia” fetare, u pa qartë disa vite e ditë më parë, sidomos, po shquhet në ditë festash myslimane. Por, ajo që na intereson të dimë, është fakti pse udhëheqësit e “shteteve shqiptare”, me rastin e çdo feste fetare antishqiptare, po shkojnë si “cjapi te kasapi”, duke iu përulur e uruar klerin fetar, në rastin konkret, mysliman, e cila Bashkësi fetare nuk u distancua nga veprimi dhe dhuna e qëllimtë, skandaloze, e paradoditshme, kur publikisht u përdhos flamuri dhe gjaku i dhënë shqiptar për atë flamur tonin komëtar, gjaku i bijve dhe bijave më të mira të UÇK-së, gjaku më i mirë i popullit tonë.
Po, cilit shtet, që është shtet i mirëfilltë dhe i vërtetë kombëtar, i duhet “bashkëjetesa dhe harmonia” fetare që ia fyen simbolet komëtare dhe shtetërore, ia fyen gjakun e derdhur për liri e për Shqipëri!...
Çka duhet tjetër?!... A ka pushtim e poshtërim me brirë?!... Veç këtij pushtimi fetar antishqiptar që po e shohim në horizont(Sic!)…
Manifestimet e festave të huaja egërshane, në rastin tonë, myslimane, nuk e nderojnë as popullin shqiptar, as shtetin shqiptar, asnjë shqiptar të vetëm. Ta zëmë, nëse besimi është personal dhe shpirtëror, siç e quajnë disa fanatikë fetarë e “shqiptarë” të mëdhenj, pse festat nuk bëhen po personale, individuale e familjare (e jo t’i imponohen një kombi, një shteti, shqiptar), krejt të mbyllura, pa e provokuar, shantazhuar e kërcënuar një popull tjetër, një popull autokton, me besim kombëtar shqiptar, po dalin dhe i mbushin sheshet shqiptare, për t’i treguar botës përparimtare se shqiptarët “nuk janë me ju”(Bah!)…
Kur jemi këtu, duhet ta themi me plotë gojën se kontributi i klerit bektashinj, katolik e orthodoks shqiptar është shumë madhor në aspektin kombëtar, ndërsa, kontributi, në këtë aspekt, i myslimanizmit dhe klerikëve të tij, është ZERO.
Nazi-fashizmi klerik fetar mysliman, i ka tejkaluar të gjitha caqet “atdhetare” e “shqiptare”, dhe, tash e tre dekada të plota, vetëm po e ndërron qimen, muxhahedine, vehabiste, naziste, fashiste…, antikombëtare e antishqiptare, etj., në emër të një “besimi” shpirtëror, personal e krejt nazi-fashist(Sic!)…
Po, a rrinë ujku e dhia në një stallë që quhet “shtet”, ku bashkëjetojnë kuaj, gomarë, lopë, dele, dhen, dhi…? Pra, po shihet se nazi-fashizmi klerik mysliman, po përpiqet ta dominojë skenën kombëtare shqiptare, herë me bujë e herë me hunj!...
Dhe, ky është klerikofashizmi mysliman “shqiptar”, në krye të herës!...
Burojë, 22 Prill 2023