KËRCËNIMI I MADH
13/11/2013 18:36
Analizë&Opinion
KËRCËNIMI I MADH
Shkruan: Tafil DURAKU
Këtë fillimvit tërhoqa vërejtjen e rrezikut që i kanoset Shqipërisë dhe shqiptarëve, me shkrimin “Rreziku 2013”, i cili, fatkeqësisht, po zbardhet përditë e më shumë, si një kërcënim i madh, me gjithë perfiditetin e tij të skajshëm antishqiptar. Pse e themi këtë? Çfarë na shtyn të merremi më thellësisht dhe më gjerësisht me rrezikun dhe me këtë provokim e kërcënim të skajshëm antishqiptar, me qëllim nxitjeje lufte vëllavrasëse, që po u kanoset shqiptarëve dhe Shqipërisë, me kërcënime të vazhdueshme shqiptaro-titistësh saliberishistë? Me rrezikun më perfid, të shndërruar në provokim dhe kërcënim skandaloz publik, që po i kanoset bashkimit kombëtar, Shqipërisë dhe shqiptarëve? Dhe, nga kush po i kanoset ky rrezik kombit dhe shtetit shqiptar, si dhe nga kush e cili po i vjen si nga qielli ai provokim e kërcënim i paparë “patriotik” e “kombëtar”?...
Pyetje kemi bërë vazhdimisht dhe mund të bëjmë pafund, por, çka nëse nuk merren parasysh pyetjet tona, dhe, mbi të gjitha, shqetësimi kombëtar i shqiptarëve, për Kombin dhe për shtetin e tyre, për Shtetin Shqiptar, Shqipërinë Natyrale?... Sipas pikëpamjeve antishqiptare të komunistëve të kuqë shqiptaro-titistë jugosllavë, askush nuk ka të drejtë të merret me politikë dhe as me çështjet që i preokupojnë shqiptarët dhe Shqipërinë, si shtetin e vetëm të tyre, pos shqiptaro-titistëve LDK-istë, me pasardhësi të pastër antishqiptare të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ)… LDK-istët, gjithë revoltën e tyre antishqiptare e serbo-jugosllave, vazhdimisht, për një shekull e tepër, e kanë zbrazur në kurriz të popullit shqiptar në trojet e veta etnike në ish-Jugosllavi, dhe, në veçanti, në kurriz të intelegjencës së tij shqiptare. Nuk është zor për ta kuptuar e elaboruar se çfarë ngërthen në vete një deklaratë e tillë “patriotike” e “kombëtare”, sipas mendësisë së komunistëve të kuqë “shqiptarë” të Jugosllavisë dhe të LDK-së së saj të regjistruar në Beograd, dhe, me leje të tij…
Një deklaratë skandaloze, nga shumë sosh që shihen e shumë të tjera që nuk shihen kurrë, është më shumë se shqetësuese dhe përbën një kërcënim të madh, për secilin shqiptar që e do kombin e vet dhe Atdheun e vet shqiptar. Dhe, për shkak të rrethanave të këtij njëqindvjetori të copëtimit të Shqipërisë, nuk është për t’u anashkaluar dhe për të mos u marrë në shqyrtim serioz, të thellë e të gjithanshëm kombëtar, provokime, nxitje dhe kërcënime të tilla “patriotike” e “shqiptare”. Një deklaratë skandaloze, provokuese dhe luftënxitëse, që ka vërshuar shtypin shqiptar, si një virus gripi i paparë antishqiptar, vjen nga partia më e madhe antishqiptare, me pasardhësi LKJ-LDK&Co. Deklarata antishqiptare e krerëve të LDK-së antishqiptare, e bërë këto ditë në mënyrë provokative dhe luftënxitëse, me rastin e deklaratës së krerëve të dy “shteteve” shqiptare se më 16 Nëntor 2013 do të organizohet një takim zyrtar në nivel “shtetesh” shqiptare, në Prizren, duket se e ka shqetësuar tej mase “Shtabin serbo-jugosllav” të LDK-së së Prishtinës, e cila u ngut theqafas të provokojë, të nxitë dhe të ndjellë luftë vëllavrasëse, për interesa të ngushta të komunistëve të kuqë antishqiptarë të LDK-së dhe të simotrave të saj në Prishtinë e në Tiranë. Madje, krerët e LDK-së dolën publikisht jo vetëm me një deklaratë aq antishqiptare, me një provokim për nxitje lufte qytetare, ndërshqiptare, sa nuk e kapë as mendja e shëndoshë e asnjë njeriu e shqiptari, citojmë: “Për inat të Ramës dhe Thaçit, ftojmë Berishën”… Ky është vetëm një provokim dhe kërcënimi i madh i radhës, jo i vetmi, i sinkronizuar nga dy “shtabe serbo-jugosllave”, që u vjen shqiptarëve dhe Shqipërisë nga “Shtabi serbo-jugosllav” në Prishtinë, në bashkëpunim e në bashkëveprim me “Klubin serbo-jugosllav” në Tiranë.
Është me rëndësi të dimë dhe të saktësojmë se çfarë ngërthen në vete një deklaratë e tillë “patriotike” dhe “shqiptare”, sipas pikëpamjeve “shqiptare” të krerëve që e zbardhën atë botërisht, madje, jo vetëm njëri prej atyre “udhëheqësve” e “patriotëve” antishqiptarë, por shihet se nuk mjaftoi që doli Isa me fshesa të UDB-së, por, dolën edhe dy krahë të tij udbashësh dhe provokuan e kërcënuan shqiptarët, se, nëse do të mbahej takimi i krerëve të dy “shteteve” shqiptare, ata, haptas, ftuan Sali Berishën për të nxitur revoltë e, pse jo, edhe një luftë vëllavrasëse, ndërshqiptare, të përmasave ndonjëherë të papara, antikombëtare dhe antishqiptare. Po, ku keni parë provokim, kërcënim dhe nxitje më antishqiptare e më publike se kjo që e cituam më lart dhe që doli nga goja e shqiptaro-titistëve LDK-istë!?!...
Është koha e fundit për t’i parë këto zhvillime kaq të gufshme e antishqiptare, sepse, nuk është se Isa Mustafës dhe klanit të tij shqiptaro-titist i ka mbetur apo e ha meraku për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por, është fakti tjetër antishqiptar që e nxitë atë dhe kolegët e tij “patriotë” e “shqiptarë”, si në Prishtinë, si në Tiranë, që të nxitojnë në provokimin dhe nxitjen e luftës vëllavrasëse, në nxitjen e pakënaqësive ndër shqiptarët, për të krijuar hendeqe, gropa e përçarje të vazhdueshme, duke e mbajtur Shqipërinë të copëtuar si njëqind vjetë më parë, madje, duke e ftuar Berishën që e dogji Shqipërinë më 1997, po sipas direktivave të “Shtabit serbo-jugosllav” të Prishtinës “patriotike” e “kombëtare” të Ibrahim Rugovës. Me sa mend në kokë dilet me një deklaratë të tillë antishqiptare. Mos ushtria e Titos, që ua ka mbajtur strajcën me taxhi në kokë prishtinasëve, që tash po u prin Isa Mustafa, Putini i Prishtinës, e duaka Shqipërinë dhe popullin shqiptar aq shumë, apo, i ka ngelur dhe e ha meraku për të mbetur në pushtetin e tij antishqiptar, përjetësisht, sipas rekomandimeve të “Shtabit serbo-jugosllav” të Prishtinës së “Dinastisë së Hamitëve”…
Kërcënimi i madh, i shekullit, do të thoshim, është bërë publik nga “Shtabi serbo-jugosllav” i Prishtinës, nga Shtabi i LDK-së “patriotike” e “shqiptare” dhe duhet ta themi hapur se mbartë në vete rreziqe të mëdha, sipas pikëpamjeve antishqiptare se “mos mbetsha unë në pushtet, guri mbi gur mos mbettë!” Këtu duhet shikuar e parë paralelet se deri ku kanë shkuar dhe ku po duan të arrijnë dy shtabe antishqiptare dhe antiShqipëri, “Shtabi serb-jugosllav” i Prishtinës dhe “Klubi serbo-jugosllav” i Tiranës, dhe, ky provokim, ky kërcënim i madh, kjo nxitje perfide e radhës për luftë vëllavrasëse, përbën boshtin e studimit të tij “shqiptar”…
Po, a nuk po na tregon qartë dhe a nuk po na flet mjaftueshëm ai provokim dhe kërcënim i madh, LDK-isto – saliberishist?... Ajo që duhet parë në imtësi e hollësi të skajshme është studimi politik që duhet bërë vijës “shqiptare” të “Shtabit serbo-jugosllav” të Prishtinës dhe “Klubit serbo-jugosllav” të Tiranës… Dhe, këtu, patjetër se duhet tërhequr një paralele mes tradhtarit Ahmet Zogu, të cilin e mbajti dhe e ushqeu Pashiqi, për ta rikthyer triumfalisht në Shqipëri. Po, shqiptaro-titistët LDK-istë sa i mbajti dhe i ushqeu pasardhësi i Pashiqit, Titoja, për t’i rikthyer po triumfalisht në Shqipëri. Po, a nuk del në këtë vijë “shqiptare” provokimi, nxitja dhe kërcënimi i tyre i madh, se me Sali Berishën do t’u shpallin luftë shqiptarëve dhe do ta copëtojnë Shqipërinë si njëqind vjetë më parë?...
“Shtabi serbo-jugosllav” i LDK-së, në Prishtinë, ishte dhe mbeti kundër luftës së lavdishme të UÇK-së, duke e sharë e shantazhuar vazhdimisht atë luftë titanike, madje, denoncoi dhe nuk pushon së denoncuari luftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, dhe, në krye të “Shtabit serbo-jugosllav” të LDK-së, “presidenti” histo(e)rik Ibrahim Rugova e pat emëruar Eqën (Eqrem Kryeziun), për t’i gjurmuar “krimet” e luftës së UÇK-së, ndërsa, në Tiranë “Klubi serbo-jugosllav” shante UÇK-në dhe furnizonte me naftë makinerinë vrastare e gjenocidale të Milosheviçit… Madje, për zbulimin e “krimeve” të UÇK-së dërgoi në Prishtinë anëtarët e “Klubit serbo-jugosllav” të Tiranës, Lulzim Bashën dhe Argita Berishën, për t’i koordinuar dhe forcuar pozicionet e tyre antiUÇK dhe antiSHQIPËRI, me kombinatorikën “patriotike” dhe “shqiptare”, Rugova-Berisha&Co.
A nuk është ky provokim, nxitje, kërcënimi i madh i radhës, i vijës “shqiptare” të LDK-së: “Për inat të Ramës dhe Thaçit, ftojmë Berishën” (gazeta Shekulli Online, Publikuar më 10.11.2013), sikurse edhe i Eqës: “E fusin sherrin në Kosovë / Eqrem Kryeziu: Do të ftojmë Sali Berishën në Prizren” (TEMA Online, 11 Nëntor 2013), që t’u tregojmë shqiptarëve dhe t’i kërcënojmë ata se jemi gati të nisim luftë vëllavrasëse e qytetare, vetëm e vetëm që të mbetemi në pushtetin antishqiptar që na e ka premtuar dhe rezervuar përjetësisht Titoja(Sic!)… Dhe, mbi këtë bazë “patriotike” e “shqiptare” do ta mbajmë Shqipërinë më të copëtuar se kurrë, e, shqiptarët, më të përçarë se kurrë, për jetë të jetëve, se, taxhi t’mirë na ka qitur Titoja, dhe, na ka shtie n’mish mirë, veç për këto punë “patriotike” e “shqiptare”, për të cilat na duhet shumë Sali Berisha dhe “Klubi i tij serbo-jugosllav”, në Tiranë! (Bah!)… Po, lëre se nuk e kuptuan atëherë, sepse, nuk deshën ta kuptojnë, po a e kuptojnë sot shqiptarët se sherrin në Tiranë e kanë futur shqiptaro-titistët iso-eqistë (ibrahimrugovitët), me Sali Viçidolin(!)…
Ky provokim, kjo nxitje e paparë, ky kërcënim i madh, si tajfuni shkatërrues që i goditi Filipinet, na erdhi papritur, si rrufeja në qiell të pastër, na erdhi pa brirë e pa takrravate të tjera shtesë, na erdhi kaq antiSHQIPËRI dhe kaq antiSHQIPTARÇE. Ky provokim dhe kërcënim i madh për nxitje të një lufte ndërshqiptare, si gjithmonë, pashallarçe, na erdhi dhe na vjen nga baza raketore e LDK-së së Isa Mustafës dhe nga “Dinastia e Hamitëve” që qëndron udbashërisht në krye LDK-së së Ibrahim Rugov(n)ës, pavarësisht se kujt ia qesin kumonën!...
E, sot, të gjithë po e shohim kërcënimin e madh që Shqipërisë dhe shqiptarëve u vjen nga “Shtabi serbo-jugosllav” i komunistëve të kuqë shqiptaro-titistë e ibrahimrugovistë, të Prishtinës, dhe, nga “Klubi serbo-jugosllav” antikomunist e saliberishist i Tiranës…
Burojë, më 13 Nëntor 2013