KËLYSHËT E REGJIMIT ‘SHQIPTAR’ TË TITOS, KUNDËR FILMAVE SHQIPTARË TË KOHËS SË ‘DIKTATURËS’
06/02/2023 06:09
REAGIM (ribotohet me kërkesë të lexuesve)
KËLYSHËT E REGJIMIT ‘SHQIPTAR’ TË TITOS, KUNDËR FILMAVE SHQIPTARË
TË KOHËS SË ‘DIKTATURËS’
Tafil DURAKU
Mbrëmjen e 2 tetorit 2022, duke e shikuar emisionin e RTK1, ‘Voyage’ të ‘moderatorit’ Korab Lecaj dhe të ftuarve të tij për të folur për temën shumë të ndieshme ‘Filmat e Kinostudios në sytë e Kosovës’, ranë të gjitha maskat ‘shqiptare’ të komunistëve të kuq të Titos e të Fadil Hoxhë Titos, karshi ‘diktaturës’ shqiptare të Enver Hoxhës!...
Të ftuar në debat (i thënçin!) ishin njëfarë Fadil Hysaj (regjisor jugosllav), njëfarë Gani Mehmetaj (kritik jugosllav) dhe njëfarë aktoreje, Aunita Agushi, ndërsa në lidhje me Skype ishte kritiku dhe aktori shqiptar, Mevlan Shanaj.
Po, çka u tha në atë ‘debat’ për filmat shqiptarë dhe kush i tha të gjitha ato pasaktësi që nuk do duhej as t’u shkonin në mend atyre ‘shqiptarëve’ të rryer, e, lëre më të thuheshin publikisht, për ta indoktrinuar jugosllavisht e antishqiptarçe publikun shqiptar nga ‘kritikë’, ‘regjisorë’ e ‘aktorë’ me famë jugosllave e kosovariste, si të ftuarit në studion e Korab Lecajt.
Dhe, është për t’u thënë e sqaruar këtu se prej atyre filmave shqiptarë të Epokës shqiptare të Enver Hoxhës, iritohen dhe frikësohen vetëm shqiptarët e Titos dhe të Fadil Hoxhë Titos, si të ftuarit në atë studio ‘shqiptare’, pardon, ‘kosovare’!...
Po kush janë dhe cilët janë ata ‘regjisorë’, ‘kritikë’ e ‘aktorë’ që përjargen duke folur kundër ‘regjimit’ shqiptar dhe epokës së filmave me tematikë e cilësi njerëzore e botërore. Që ta themi shkoqur, ata ishin dhe janë njerëzit e regjimit më antishqiptar serbo-jugosllav të Krahinës Socialiste Autonome të ‘Kosovës e Metohisë’!...
Madje, regjisori Fadil Hysaj e tha hapur: ‘Nuk na emancipojnë komunistët’! Po, këtu duhet ta themi hapur, si do ta emanciponin Fadil Hysajn dhe të tjerët komunistët shqiptarë, kur ata si Fadil Hysaj ‘emancipoheshin’ dhe ‘emancipohen’ prej komunistëve të diktaturës më antishqiptare të Jugosllavisë së Titos, ku janë të rekrutuar ‘shqiptarët’ si Korab Lecaj dhe ata që fton për çdo emision ‘Voyage’, aifarë Kor(a)bi, për t’ua shpëlarë trurin shqiptarëve të Kosovës me ‘patriotizmin’ e tij, të shfaqur publikisht jo vetëm kundër filmave shqiptarë të ‘diktaturës’, këtë mbrëmje!…
Është për t’u thënë këtu, se prej atyre filmave të kohës së ‘diktaturës’ iritohen vetëm shqipfolësit ‘shqiptarë’ të regjimit të Titos në Kosovën e trepushtuar shqiptare, si ata që ftohen enkas në shumë ‘debate’ si në ‘Voyage’…
Artisti dhe kritiku i artit, z. Mevlan Shanaj, ishte ftuar në atë ‘debat’ pamor për t’u ekzekutuar publikisht nga ekzekutuesit ‘shqiptarë’ të regjimit më antishqiptarë në historinë e njerëzimit, nga aktorët e regjimit komunist të Titos, të cilët i kanë përzënë e përndjekur edhe shokët e tyre artistë nga Kosova e trepushtuar shqiptare… O tempora, o mores! Përndjekësit e shqiptarëve të Kosovës akuzojnë ‘regjimin’ shqiptar të Enver Hoxhës se po ua “shpërlaka” trurin shqiptarëve(Sic!)
Aifarë Fadil Hysaj, ‘regjisor’, së bashku me shokët e tjerë të idealit jugosllav të Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës, e kanë përzënë në 1983, artistin më të madh shqiptar dhe shqiptarin më ta madh të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, aktorin Zeqir Duraku, i cili sot jeton në Suedi, dhe, atij përndjekësi i jepet e drejta të ‘shesë’ patriotizëm në ‘Voyage’ të Korab Lecajt !?! (Bah!)
Artisti i madh shqiptar, Zeqir Duraku, për filmat shqiptarë, thotë kështu, citojmë: “Filmat shqiptarë deri të para vitit 1990, kanë qenë, janë dhe do të jenë vlera dhe kryevlera shqiptare dhe njerëzore”.
Në ‘Voyage’, flisnin ata që tërë jetën punuan për t’ua shpëlarë trurin shqiptarëve të trojeve të pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, këta që sot, duket ashiqare, duan ta indoktrinojnë publikun shqiptar me ideologji fashiste jugosllave e kosovariste!...
Po, kush fliste kundër komunizmit në Shqipëri? ‘Komunistët’ jugosllavë të cilëve u printe ‘moderatori’ Korab Lecaj, për mjerimin e tij intelektual dhe kombëtar, që e ka shpërfaqur prejse ka punuar tek RTV21 dhe tash në RTK1!, që, mëse paku mund të quhen media pamore shqiptare.
Tirana dhe populli shqiptar kudo, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, kur shohin ‘debate’ të tilla ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ të ‘komunistëve – ‘demokratë’ jugosllavë, sepse, ata, shqiptaro-titistët, gishtin e vet të krimbur po e drejtojnë kundër Shqipërisë së shqiptarëve, kundër popullit dhe atdheut, kundër kulturës shqiptare dhe vlerave të saj kulmore, njerëzore.
Thënë realisht, m’u dhimbs artisti Mevlan Shanaj, i ndodhur para atij ekzekutimi publik-fashist, që iu bë nga fashistët ‘demokratë’ të LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe ‘miq’ të tij e të popullit shqiptar, të pranishëm në studion e ‘Voyage’(Sic!)
Fatkeqësisht, në emisionin ‘Voyage’ e pamë dhe dëgjuam gjithë atë shqetësim se filmi shqiptar po ua indoktrinoka fëmijët ‘shqiptarëve’ si ata që janë të indoktrinuar prag një shekulli serbisht e jugosllavisht, ose, thënë edhe më ndryshe: ‘kosovarisht’!
Është për ta theksuar këtu qartë, se populli shqiptar në trojet e veta autoktoine në ish-Jugosllavi, nuk ka mësuar asgjë shqiptare dhe asgjë të mirë prej shqiptaro-titistëve, si ata katër që u panë mbrëmë, por, gjithçka ka mësuar nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, siç kam mësuar edhe unë dhe vetëm prej Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe prej famniljes sime shqiptare…
Ata e këta ‘atdhetarë’ si të ‘Voyage’, po përpiqen, në vazhdimësi, ta zhveshin popullin shqiptar nga vlerat e veta autoktone, duke ia shpëlarë trurin me ‘debate’ e ‘emisione’ të tilla ‘shqiptare’!(Bah!)
Mos i pafshim më, as në rrugë, e lëre më në media ‘tona’ pamore, këlyshët e regjimit ‘shqiptar’ të Titos, që përjargen duke llomotitur kundër filmave shqiptarë të Epokës shqiptare të ‘diktaturës’ dhe kundër vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare!...
Burojë, 3 Tetor 2022