JO VETËM ...LËNASHJA - ELENA KOCAQI !
19/02/2021 05:41
POEZI
Zeqir DURAKU
JO VETËM ...LËNASHJA - ELENA KOCAQI !
Se, Elena Kocaqi, HISTORIANE; madje
edhe Doktoreshë e historisë
të mund dhe të dijë të shohë ...edhe
popullin Pellazg, atje, diku në terrët
e parahistorisë..., por, të mos mund
dhe të mos dijë ta shohë “HUNDËN E VET”
...kjo, është ...jo vetëm tej paradoksale
dhe jo vetëm ...tej marrëzi shqiptare
që po ngjet te shqiptarët e me shqiptarët
...vetëm që prej pas vitit 1990... kur
shqiptarët; shumica e shqiptarëve
u ABNORMALIZUAN aq shumë e aq keq
sa -t'vërtetën dhe të vërtetat po i quajnë: rrenë
ndëkohë, që, rrenën dhe rrenët po i quajnë
të vërtëtë dhe të vërteta !?!!!
...Prandaj, merreni me mend -ju shqiptarë
që, sa mirë, keni ngelur njerëz normalë
edhe pas vitit 1990 e këndej: Elena Kocaqi
në një videoklip të bërë më 13.02.2021
në “OXYGEN” në YouTube: -Gjergj Fishtën
e quan PATRIOTIN më të madhin shqiptar...
-ndërkaq, që, Gjergj Fishta dëshmohet dhe
vërtetohet fort -se ka qenë dhe është ...edhe
më kundërshqiptar -edhe sesa Ahmet Zogolli,
edhe sesa Mit'hat Frashëri dhe, edhe sesa
Esat Pashë Toptani !!!
Dhe, që të vërtetoheni dhe të bindeni
për këtë që e thash theksueshëm këtu më lartë...
mos përtoni, e shikojeni dhe dëgjojeni videoklipin
“OXYGEN Pjesa 1 -Elena Kocaqi” të 13.02.2021
...por, patjetër, pastaj -shikojeni dhe dëgjojeni
edhe videoklipin: “MEMORANDUMI FAMKEQ
I GJERGJ FISHTËS” i publikuar më 30 korrik 2019
në YouTube; ...dhe, atëherë, do të bindeni
edhe më mirë e më shumë edhe sesa UNË
-për çka thash, që prej fillimit të kësaj poezie
e deri këtu në fund !
18. 2. 2021