IZOLIMET

19/05/2020 06:14

POEZI

 

 

Afrim MORINA

 

     IZOLIMET

 

            Me pranga në duar

            Në izolim

            Për Shqipërinë

            Me pranga në duar

            Në izolim

            Për Republikën

            Me pranga në duar

            Për ushtrinë

            Që të tria herat

            Në emër të popullit!!!

            Në izolime

            Bisedonim për

            Ideolog

            Shkrimtar

            Politikan

            Për tradhëtinë

            Kuislingët

            Robërinë dhe

            Çlirimin

            Vizitat me familjen

            Përmes grilash

            Biseda me shokët

            Përmes dritaresh

            Të vogla

            Jashtë demonstrim

            Për lirim e çlirim

            Me orar shetitjesh

            Për të gjitha

            Moshat

            Këtë herë

            Pa pranga

            Në emër të shëndetësisë

            Në izolim

            Me orar shetitjesh

            Pa pensionist

            Bashkë me familjen

            Komunikimi

Me rrethin

Shokët

Familjarët

Me telefon

Në ekrane

Flitet për tradhëti

Kuisling

Parime

Drejtësi

Më shumë se

Për pandeminë

Ia kemi kaluar

Çdo afere

Madje

Edhe Wotergeit

Armiqët

I bëmë miq

Miqët   

I bëmë armiq

Edhe “Hakrrimë”

            Edhe “Anës lumenjëve”

            Shqipëria e gjorë

            Në kthetrat e çakejve

 

            Prishtinë, 18. 5. 2020

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode