HIPOKRIZIA PROGRAMORE E QEVERISË

15/05/2021 09:20

OPINION

 

HIPOKRIZIA PROGRAMORE E QEVERISË

Tafil DURAKU

 

 

Që nga fillimi i punës së qeverisë “Kurti2”, kryeministrisht, kryeparlamentarisht e presidencialisht, sikurse edhe gjatë punës së qeverive shqiptaro-titiste në pushtet, në “Republikën e Kosovës”, nuk shohim asgjë tjetër, përveç hipokrizi programore qeverish “patriotike” e “kombëtare”…

Hipokrizia programore e qeverisë “Kurti2”, po hetohet që në nismat e saj “patriotikee” e “kombëtare”, ku po shihet për dritë dielli se qeveria e tashme, sikurse edhe qeveritë e mëhershme shqiptarao-titiste (LDK-iste&Co), Drenicën e duan vetëm në varre dhe në burgje. Në varre për t’i thurur elozhe mbushur me hipokrizi te varri, e, në burgje, për të dëshmuar e trilluar kundër drenishtarëve shqiptarë…

Kjo qeveri dhe qeveritë si kjo, nuk kanë asnjë të drejtë të flasin për luftën e UÇK-së (që e kanë sharë dhe po e shajnë në kor, në heshtjen e thellë të “Presidentes”, “Kryeministrit” e “Kryekuvendarit” dhe nuk kanë të drejtë t’u ngritin lapidarë e buste atyre që i kanë sharë e shajnë si në kohën antishqiptare të shqiptaro-titistëve…, sepse, duke na përfaqësuar këta e shumë si këta, shqiptarët do t’i kenë punët keq e më keq…

Shkuarja e qeverisë dhe pushtetarëve të tjerë në Prekaz, shkas e pa shkas, siç ndodhi para ca ditësh te Kulla e Heronjve kombëtarë, Nebih e Tahir Meha, në Prekaz, po dëshmon bindshëm se, Drenicës, janë të prirur t’i flasin vetëm te varret, dhe, kjo dëshmon mëse miri dhe mëse qarti se Drenicën e duan vetëm në varre, edhe këto qeveri “atdhetare” e “shqiptare”, në vijimësi, sikurse e deshën shqiptaro-titistët krahinoristë e projugosllavë të LKJ-LDK-së dhepo e duan pasardhësit e tyre tash.

Qeveria “Kurti2”, duke mos ditur çfarë të bëjë me punët që i takojnë t’i kryejë, po merret me fjalime boshe para varreve, sidomos, për t’i lajthitur e mashtruar qytetarët e Drenicës se, kinse, e duan Drenicën derisa gjysma e Drenicës dhe e UÇK-së janë nëpër burgje, duke u thënë para syve: “Drenicë jemi me ty!”, e, pas shpine: “Drenicë ta ‘lujtëm’ nënën!”…

Parë nga ky prizëm, programi i qeverisë “Kurti2”, më shumë po duket si program fjalimesh për t’i mashtruar qytetarët shqiptarë, sesa për t’i heqë ata nga varfëria ku kanë rënë ”pa fajin” e tyre, sidomos, këto dy vitet e fundit.

Kjo qeveri, parë realisht, nuk ka as koncept, as parime, as rend e rregull.

Nuk ka asnjë program për menaxhimin e pandemisë covid-19, për vaksinimin me qytetarëve, gjë që e tregojnë pamjet e përditshme tronditëse para sallës “1 Tetori”, në Prishtinë.

Nuk ka program për zhvillim ekonomik, as për menaxhimin e ekonomisë e zhvillimin e ekonomive të vogla, por, edhe këto, kur bëhen, bëhen për qëllime përfitimesh familjare e akraballëku, ose, për ta zhvilluar korrupsionin madhor qeveritar…

Kjo qeveri e fjalimeve përkujtimore, nuk ka program as për menaxhimin e arsimit të të gjitha niveleve, as për drejtësinë, as për financat, as për…, por, po tenton t’i kapë të gjitha, qeveritarçe, kurthiançe  e me tallaze vjosash…

Kjo qeveri është pasuese e denjë e pushtetarëve shqiptaro-titistë që i vranë Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, me bashkëluftëtarët e tyre, dhe e vunë para pushkatimi Luftën e Drenicës për bashkim kombëtar, pastaj, ata që i shpëtuan vrasjes, i burgosën dhe i përndoqën për një gjysmë shekulli…

Të njëjtët pasardhës të tyre (të shqiptaro-titistëve) e shanë dhe e shantazhuan luftën e UÇK-së dhe i çuan nëpër gjykata të gjithë veteranët dhe luftëtarët e saj, madje, gjysmën e Drenicës e çuan në Gjykatën e Hagës, ndërsa, gjysmën tjetër të Drenicës po përpiqen ta mashtrojnë e ta përçajnë me pjesën tjetër shqiptare të saj, duke i “përkujtuar” dëshmorët, me hipokrizi programore të qeverisë, sa për sy e faqe!...

Tash, këta po e ekzekutojnë Drenicën, me programet hipokrite të qeverisë, që nuk di nga ta fillojë punën për mirëqenien e qytetarëve, por, po i ngjanë një pllake të prishur gramafoni, që përsëritë të njëjtat fjale e fjalime, kudo që shkon për t’i mashtruar shqiptarët që ua mori votat po me mashtrim e hipokrizi…

Kjo qeveri, kështu, siç po sillet e siç po vepron, parë anën e fshehtë të ‘medaljes” së saj, nuk kja çka kërkon në Drenicë, kur gjysma e Drenicës së UÇK-së është nëpër burgje e gjykata, deri edhe në Gjykatën Speciale të Hagës dhe qytetarët e Drenicës nuk duhet të binë pre e hipokrizisë programore, antiDrenicë, të asnjë Kurt(h)i, Konjufce e Vjose…

Kjo është prosia e jonë shqiptare!

Burojë, 15 Maj 2021

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode