HIPOKRIZIA E INATEVE
07/05/2021 07:58
OPINION
HIPOKRIZIA E INATEVE
Tafil DURAKU
Më 6 maj 2021, në Kuvendin e “Republikës së Kosovës”, skandal. Bile, mund të thuhet se ishte një skandal i madh i inateve politike e revanshiste, i provokuar nga pushteti i sharjes së luftës së UÇK-së dhe i sharjes së luftëtarëve, heronjve e dëshmorëve të Atdheut, i sharjes së krerëve të UÇK-së që janë në Hagë dhe të tjerëve, sepse, edhe lëvdatat e tyre para varrezave të luftëtarëve, heronjve, dëshmorëve e të masakruarve, janë sharje, bile, sharje në kor, kur u prin treshja Kurti-Osmani-Konjufca.
Por, këtu, duhet t’u kujtojmë këtyre pushtetarëve “tanë”, që ecin si njerëz, e janë shumë larg njerëzve e edhe më larg njerzores, që kanë harruar e varrosur çdo kulturë etike, sociale e filozofike të popullit të vet, dhe, duhet t’u kujtohet këtu urtia e sprovuar në shekuj: “Çka të mbjellësh, do të korrësh!”, e, ka mundësi se ata e këta që e kanë mbjellur stuhinë, mund ta kirrin furtunën, qoftë larg e liga!...
LVV-ja si lëvizje e re, prej filleve të saj, stuhinë e saj e nisi me demonstrata, me stuhi (duke rrokullisur automobile të UNMIK-ut e EULEX-it) dhe e përfundoi me gaz lotsjellës e ujë në Kuvendin e “Republikës së Kosovës”, madje edhe duke e granatuar atë.
Të gjitha këto faqe të zeza i bëri për të ardhë në pushtet.
Por, kur erdhi në pushtet, herën e parë nuk dinte si të sillej me shtetin as çka të bënte me e për shtetin!...
Madje, kur ishte në pushtetin 50-ditorë, edhe pse në kohë pandemie, në kulmin e pandemisë së Covid-19, organizoi protesta në Prishtinë, me politikën e saj të inateve anti-UÇK, që e mbolli kudo ku i shkoi ndoresh…
Tash, po ashtu, erdhi në pushtet dhe e ka shumicën, por, pasi që po shihet qartë se nuk po di të punojë e ta menaxhoj shtetin, po e provokon opozitën e ardhur nga UÇK-ja, sipas direktivave të kujt e di vetëm kryeministri, presidenti dhe kryeparlamentari Kurti!...Ministrat dhe ministreshat e tij, të brendshme e të jashtme, si kusari e vërtetë e kusareve me kusure, që ndërrojnë partitë si çorapët, për çdo mëngjes, po e provokojnë popullin që e mbështeti UÇK-në dhe luftën e saj shqiptare, madje, edhe “përfaqësuesit” e asaj lufte në kuvend…
Me këtë, nuk duam t’i arsyetojmë as partitë e tjera, sidomos, ato që e kanë sharë e po e shajnë luftën e UÇK-së, dhe, edhe sot e kanë plot gojën sharje e shpifje, sepse, i kanë forcuar pozitat e tyre tradhtare!...
Por, po ashtu, nuk duam t’i arsyetojmë as ato parti që kanë dalë kinse nga “krahu” i luftës së UÇK-së, që janë shkaktaret kryesore të kësaj gjendjeje skandaloze, sepse, pikërisht, ato, heshtën dhe harruan BETIMIN E UÇK-së, për të qëndruar nën pushtetin e UDB-së e të KOS-it të LDK-së së Ibrahim Rugovës, ose, duke bashkëqeverisur me të!...
Dhe, kjo “bashkëqeverisje”, ku i çoi veteranët, luftëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së?!... Çka u bëri atyre bashkëluftëtarëve, si i përçau për 22 vite pas luftës, me durim e “pozitivitet” antishqiptar, në bahkëpunim e në bashkëveprim edhe me disa kategori të të “burgosurve politikë shqiptarë”…
Tash, për ta çuar deri në fund luftën antiUÇK, kanë zgjedhur LVV, për t’i provokuar e qitur jashtë takti përfaqësuesit e opozitës së dalë nga lufta e UÇK-së, e, edhe ata që e kanë sharë luftën e që janë në opozitë sot, që luftën po e bëjnë kundër UÇK-së, duke brohoritur: Rroftë ushtria e Ibrahim Rugovës!... E, unë, po them me plot gojën: POSHTË USHTRIA E IBRAHIM RUGOVËS!...
Duke qenë situata kështu e kësisoji, kur LVV-ja nuk di çfarë e çka të bëjë me shtetin dhe si ta menaxhojë atë, po e provokon opozitën në Kuvendin e “Republikës së Kosovës” dhe po le shije të keqe, me murgeshërinë dhe prostitucionin politik që po e udhëheq, me hipokrizi inatesh e hakmarrjesh “patriotike” e “kombëtare”…
Dhe, thërrasim me plot gojën: Poshtë kjo hipokrizi antishqiptare në pushtet dhe në “opozitë”!... Poshtë kjo hipokrizi që vjen në pushtet me vota inatesh politike e “patriotike”, antishqiptare!...
Burojë, 7 Maj, 2021