GISHTBËRIA NGA DRENICA – ANTISHQIPTARE!

20/11/2010 07:49

  GISHTBËRIA NGA DRENICA – ANTISHQIPTARE!

 

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Për njohës të mirë të rrethanave kombëtare e historike, situata në të cilën ndodhet sot Kosova e trepushtuar shqiptare, nuk është aspak e panjohur, sepse, nga analistë të vërtetë shqiptarë, është përimtuar e përshkokluar në imtësi.

Është për t’u thënë e rithënë, këtu, se në kohë dhe rrethana të caktuara histo(e)rike e “kombëtare”, sidomos, pas Luftës së Dytë Botërore, gishtbëria nga Drenica shqiptare (Drenishta shqiptare), ka qenë, është dhe mbetët ndër detyrat më të shëmtuara, ndjellakeqe, qëllimkeqe e dashakeqe, me prapavijë të qartë antishqiptare, kryekëput, për interesat antishqiptare të Beogradit, dhe, çuditërisht, ajo ndjellakeqësi,  qëllimkeqësi e dashakeqësi shihet se është intensifikuar me të madhe edhe këtoditë të parafushatës e të fushatës zgjedhore të 12 dhjetorit 2010.

Shtab “patriotik” e “kombëtar” i asaj e kësaj ndjellakeqësie, qëllimkeqësie e dhashakeqësie, në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj ka qenë i ashtuquajturi Shtab Operativ për Kosovë dhe Metohi, i kryesuar nga Fadil Hoxha&Co, ndërsa, pasardhës i atij shtabi, ka qenë, është dhe mbetët Shtabi “patriotik” e “kombëtar” i LDK-së, i përcopëtuar në degë e nëndegë të “UÇK”-së dhe është kryesuar nga ‘kryepatrioti’ “institucional” dhe “institucionalist” i viteve të ’90-ta, Dr. Ibrahim Rugova dhe pasardhës të denjë, “shqiptarë”, të tij.

Sot, lukunia e ndërsyer nga Drenica heroike e historike shqiptare, ka emër dhe mbiemër, dhe, fatkeqësisht, po del më e zëshme se kurrë më parë, më antishqiptare se kurrë, bile, edhe më e zëshme se në të gjitha kohët antishqiptare të Rankoviçit, të Titos e të Milosheviçit…

Dhe, këtu, votuesi shqiptar, në rrethana të tilla, të ngatërruara, kombëtare, historike e ndërkombëtare, duhet t’i hapë sytë dhe t’i bëjë katër që të shohë e të orientohet drejtë dhe të dijë se kujt duhet t’ia japë votën, përndryshe, vaj halli për shqiptarët dhe për Shqipërinë – SHQIPËRI e për trojet e saj të copëtuara e të trepushtuara.

Sidoqoftë, parë në thellësinë dhe në shtrirjen e saj, sikurse edhe në të tjera rrethana historike, edhe në këto të sotmet, gishtbëria nga Drenica shqiptare është tepër qëllimkeqe dhe tepër ndjellakeqe. Është tepër antishqiptare, me prapavijë të qartë dashakeqe e antishqiptare!...

 

Burojë, më 19 nëntor 2010

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode