“GËRDECI”, DREJTËSIA “SALIA, ZENI DHE... MEDIA”

27/04/2023 05:36

OPINION

 

 

“GËRDECI”, DREJTËSIA “SALIA, ZENI DHE... MEDIA”

 

Nga Ylli MEÇE

 

(Në kujtesë të Edison Durdës së vogël, i cili sot do të ishte mbi 20 vjeç)

Në shumatoren e gjithë tragjedive prej tre dekadash që kanë rënë mbi kurrizin e popullit shqiptar është e vështirë të gjesh të njëjtët aktorë e kriminelë të cilët po prej kaq kohësh jo vetëm se enden të lirë, por ata tashmë banditizmin e tyre e kanë të kthyer në profesion i cili duke qenë se ngelet i pandëshkuar po infekton tashmë të gjithë shoqërinë shqiptare. Duke përmendur fillimisht tmerret e 97-tës që populli shqiptar i vuajti mbi kurriz, do na duhej ti falnim vrasësit e popullit me anë të të ashtuquajturës”Qeveri e pajtimit Kombëtar”. Po ne si popull të pajtuar ishim dhe nuk kishim asgjë me njeri tjetrin, por ky term dhe kjo qeveri që u ngrit në mënyrë tinëzare do të shërbente për tu dhënë jo vetëm kartën e pafajësisë kriminelëve me damkë dhe arkitekteve te “piramidave”, por do ti riciklonte përsëri ata në politikën shqiptarë dhe pse ne e paguam me gjakun e më shumë se 2000 të rinjve të vrarë dhe mbi 4000 të plagosur. Thoshte dikur populli ynë se “gjaku nuk bëhet ujë”, por ja që jemi po ai popull që nuk e kemi aspak për gjë! sikur të mos të kish ndodhur ajo tragjedi e cila tronditi gjithë botën përparimtare? Po kush i shkakton tragjeditë me përmasa të tilla apokaliptike? Le ta lemë mënjanë për momentin, “piranjat e piramidave” dhe të kalojmë te Gërdeci. Mënyra se si u operua kush ish mbas kësaj ndërmarrje kush i vilte të ardhurat është shembulli më tipik i zhytjes në krim i familjes Berisha por dhe lakenjve të tjerë që prisnin kockat që do tu hidheshin. Dihet se grykësia dhe etja për fitime marramendëse e makinerisë së egër shtetërore e që është në konkurrencë me krimin ordiner, duke qenë se i ka të gjitha mundësitë për të shfrytëzuar në maksimum “hapësirat boshe”që jua u rezervon ligji nëpërmjet te drejtave dhe detyrave i bën ata gjakpirësa të pa skrupullt e që të futen tërësisht në rrugën e krimit. Praktika e deri tanishme e ka vërtetuar katërcipërisht se i gjithë aparati burokratik shtetëror e ngre lumturinë e tij mbi fatkeqësitë tona. Nuk ka ministër, zv/ministër drejtor drejtorish, presidentë( te çdo lloji qe nga ai i shtetit e deri te ai i sportit) të mos të jenë implikuar në afera me shuma të mëdha duke shfrytëzuar pozitën zyrtare. Kësisoj dhe “Gërdeci”i marsit 2008 nuk është gjë tjetër veçse treguesi më sintetik më i qartë e i dukshëm si drita e diellit nga ku familja Berisha plus Zenin dhe qehajai i tij Mediu i treguan gjithë rruzullit se nga degjenerimi i lartë moralo-politik,makineria shtetërore, për të ruajtur pozitat e veta fitimprurëse në shuma përrallore është e aftë të hedhë në erë një fshat të tërë, të vrasë pa mëshirë e të mos kursejë jo vetëm punonjësit të cilët shërbejnë si “kavie eksperimentale,” por tu marrë jetën dhe fëmijëve te vegjël sikurse 6 vjeçari vogëlush Edison Durda. Çfarë nuk bëri Berisha dhe Mediu për të mbuluar këtë krim që implikoi keqas dhe shtetin?! . Ata si kriminelë e vrasës të regjur mobilizuan struktura te veçanta me ose pa pagesë për të zhdukur jo vetëm gjurmët por bashkë me to dhe K. Trebickën i cili kish kohë që i denonconte, kështu që në kësi kushtesh do të ishte e logjikshme vazhdimësia e krimit duke i mbuluar ato njëra mbas tjetrës. Kanë kaluar mbi 15 dhe drejtësia shqiptare jo vetëm se nuk është në gjendje, por ajo është zhytur e tëra( me përjashtime të rralla) ne rrugën e krimit. Kujt i drejtohej Zamira (nëna e Edisonit) kryeprokurorit A.Llalla? Por Lalla, moj mama e lënduar, është në kërkim nga shteti ynë (gjoja në kërkim) dhe aq shumë tallen me ne këta maskarenj, saqë dhe vet Italia që dikur promovonte idenë e “duarve të pastra” këtij krye kusari kriminel i jep azilin politik. Kujt ja kërkon ti mama që humbe tët bir.. drejtësisë SPAK -ut, GJKKO apo ndonjë organi tjetër?! Ata janë me duar të pista pothuajse të gjithë. Më i miri i tyre i ka duart e lidhura nga që ose nuk di të vjedhë, ose është një merhum që nuk e le lukunia e kusarëve të tjerë. Jo motër nuk e teproj aspak, shikohu çantat, varëset ,byzylykët, vilat, veturat pushimet, nderet mitmarrjet, paratë e futura nëpër banka e deri nëpër tubo. Ata dhe për dëmshpërblimet kërkonin te vidhnin gjakun e viktimave që për çdo çështje ju shikonin nga duart për të përfituar 3%-shin . E kini parë Mediun ju zonjë se si ecën kapardisur me duar në xhepa e duke qeshur? Ai nuk është Mediu, ai është vet shteti dhe vet drejtësia dhe është i sigurt, fare i sigurt se s’ka sistem drejtësie në Shqipëri që ta dënojë ndaj dhe nëpër ahengje kërcen valle popullore para gjithë oligarkisë dhe VIP - ave të shtetit tonë vrastar të çdo lloj partie. Mblidhe mendjen motër ty s’kanë për të të pranuar as në dyert e gjykatës dhe kurrë nuk do të pranojnë të jesh pjesë e akuzës as si dëshmitare. Kanë 15 vite që tallen e zgërdhihen që shtyjnë seancat nga e shkalles se pare ne te dytën, nga e dyta në kasacion, nga kasacioni përsëri për ri shqyrtim, nga rishqyrtimi, ne pushim të çështjes sepse ka kaluar shumë kohë, nga pushimi çështjes në rihapje, nga rihapja në shtyrje seancash për mungesë provash e dëshmish, prokuroresh gjykatësish e avokatesh.... dhe në fund ka të drejtë Mediu që buzëqesh mbi gjakun e derdhur të bijve të popullit, sepse e di mirë që mbas tij është Zeni me Berishën që janë më të fortë se vet Zeusi. Jam i sigurt se ju e dini fare mirë që ky kryekriminel e dha urdhrin e pushkatimit për katër demonstruesit dhe çfarë u bë ndaj tij? Asgjë! Përkundrazi ju e dini mire se Berisha filloi te akuzonte popullin se na ish futur në rrugën e krimit. Banditët shtetarë janë më të rrezikshmit se kriminelet ordinere. Të parët vrasin në mënyre masive dhe japin urdhër të qëllojnë mbi popull, te dytët kanë thjeshtë larje hesapesh individuale, prandaj kurrë mos kini besim te drejtësi sepse dhe drejtësia te ne është e ka për të ngelur një aktivitet i jetës së njeriut, një“sh.p.k”që llogarit vetëm fitimet. Askush nuk do ju ndihmoje, askush nuk ka për t’ju dhënë te drejtë. Ju, por së bashku me ju dhe ne të tjerët jemi e braktisur nga shteti, i cili për të na ironizuar ka ngritur ne këmbë dhe një shoqatë për liritë dhe të drejtat e njeriut. Për deri sa nuk na japin te drejtën dhe lirinë... do të thotë se ne për ata nuk jemi njerëz por mall që na shikojnë se sa vlejmë që mendojnë se ç’mund të fitojnë prej nesh. Kur na marrin jetën dhe ngrënë dolli me gjakun tonë ata lumturohen. Kjo është e vërteta.

SOT

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode