GËNJESHTRAT E ANTON ÇUNIT
10/01/2021 21:48
OPINION
GËNJESHTRAT E ANTON ÇUNIT
Tafil DURAKU
Rrethnat pas luftës së lavdushme të UÇK-së janë tërësisht abnormale, për faktin se u bënë lëshime të mëdha e rehabilitime nga më të panevojshmet. U rehabilituan farkistë e sharës të UÇK-së, prej “presidentit historik”, Dr. Ibrahim Rugova e teposhtë, zinxhirit UDB-asho – KOS-istë LKJ – LKK – LDK&Co. Të gjithë UDB-asho – KOS-isto – FARK-istët u shkrinë në LDK&Co.
Ndër shumë FARK-istë të LDK-së është edhe Anton Çuni, ministër i mbrojetjes së vetvetes dhe LDK-së në detyrë…
Ai, para disa ditësh gënjeu publikisht në kallxo.com, duke thënë se “nuk i është gëzuar shkuarjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Hagë”…
Kjo është gënjeshtra e tij e radhës, me brirë dhie…
Hipokrizinë e tij e qet sheshazi deklarata e tij në Kuvendin e “Republikës së Kosovës”, kur ka thënë tekstualisht: “… se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave” dhe tjera faqe të zeza që di t’i mendojë e trillojë vetëm LDK-ja e dalë prej UDB-së dhe KOS-it serb e jugosllav shqiptar-titist, që, parë realisht më antishqiptare është LDK-ja&Co e saj “patriotike” e “Kombëtare” sesa krejt UDB-a dhe KOS-i serb e jugosllav… Dhe, këtë po e vërtetojmë përdit në kurrizin tonë shqiptar të UÇK-së e të popullit shqiptar…
Po të mos ishte kështu, siç e thamë më lart, nuk do të tradhtohej BETIMI I UÇK-së…
FARK-istët e dalë nga Jugosllavenska Narodna Armija (JNA, ose Armata Popullore e Jugosllavisë-APJ) i kanë bërë të gjitha këto të zeza e zezdita që po ndodhin sot me Kosovën e trepushtuara shqiptare (serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht), edhe kundër të gjithë atyre që janë në Gjykatën Speciale për Krime Lufte, në Hagë.
Por, UÇK-ja nuk ka bërë krime, ketë e dinë edhe zogjtë e malit.
Po, Anton Çuni, nuk është hera e parë që e luan lojën e strucit farkist.
Dhe, pas deklaratës së dytë dhënë në kallxo.com, po e shohim edhe më mirë “mosgëzimin” e tij të skajshëm për shkuarjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale të Hagës…
Por, populli shqiptar nuk duhet të çuditet, sepse gënjeshtrat, mashtrimet, hipokrizia dhe nazifashizmi UDB-asho – KOS-ist i Anton Çunit dhe i LDK-së së tij FARK-iste, nuk kanë dalë vetëm këtu dhe nuk ju kanë rënë maskat vetëm me rastin e shkuarjes së Hashim THaçit e Kadri Veselit në Hagë… Dhe, ai që nuk e ka parë këtë gjendje, që nga vitet e ’90-ta deri më sot, nuk do ta shohë kurrë realitetin me sytë e tij dhe me mendjen e tij…
Dhe, ata që po ia rrahin supet e po i duartrokasin Anton Çunit sot, janë dëshmitarë të thekur kundër bartësve të luftës së UÇK-së…
Kastat FARK-iste të Anton Çunit dhe të LDK-së së tij e kanë fryrë numrin e veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, që në asnjë mënyrë nuk e ka kaluar numrin e 20 mijë luftëtarëve, në 60 mijë “veteranë” e “luftëtarë” të hoteleve, piteve, pulave e mezeve me raki rrushi e djath Sharri…
Prandaj, “mosgëzimi” i Anton Çunit për shkuarjen në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, është një gënjeshtër me veshë magari… Ushtarët FARK-istë të Ibrahim Rugovës, siç u gëzoheshin ofensivave serbe kundër UÇK-së në Drenicë, në Dukagjin e gjetkë, po i gëzohen edhe çuarjes së krejt UÇK-së në Hagë, por, dhomat e specializuara të asaj gjykate nuk duhet t’u besojnë “dëshmive” të fabrikuara të LDK-së dhe agjentëve të saj antiUÇK…, që, t’i themi të gjithë me emër duhet shkruar vëllime librash vetëm me emrat e tyre “shqiptarë” e “atdhetarë” të LDK-së&Co…
E, ende s’i keni parë gënjeshtrat e Anton Çunit e të LDK-së dhe atyre që ia rrahin supet!...
Burojë, Dhjetor 2020