FUSHATAT !

25/02/2017 20:40

Analizë&Opinion

 

FUSHATAT !

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Të gjitha mediat “patriotike” e “kombëtare” të shqiptarëve po u ofrojnë e dhënë hapësirë të pazakontë fushatave qesharake zgjedhore!...

Ndër to janë edhe fushatat e kohëve të fundit, si ajo e AKR-së e kjo e partisë “Nisma” – “për Kosovën”, që po u japin hapësirë qesharake mediat e “pavarura” të “Republikës së Kosovës”.

Kjo po ndodhë në të gjitha fushatat paraelektorale dhe elektorale të par(t)ive “tona”, ku, dëgjohen lloj-lloj premtimesh e shëmtishë për “mbajtje të fjlaës”, se “vetëm ne jemi ata që e mbajmë fjalën”(!), se “vetëm ne jemi ata që u qëndrojmë parimeve”(!), etj., dhe, të gjitha këto ua thonë në sy qytetarëve, përmes mediave, publikisht, bile, pa skuqje faqeje, sepse, s’u ka mbetur më asnjë fytyrë shqiptare “kosovarëve”!...

Po, neve, këtu, na intereson të dimë se, si mund ta mbajnë fjalën dhe t’u qëndrojnë parimeve, ata që UDB-a shqiptaro-titiste dhe KOS-i shqiptaro-titist i ka bërë pikepesë, dhe, lëre se i bëri pikepesë, por, ata e këta “komandantë” e “prijës” përrallash mesjetare e paramesjetare e shkelën edhe Betimin e UÇK-së, pikërisht, ata që ishin “komandantë” e “zëdhënës” të UÇK-së!?!... Që, sot, na tregojnë përralla me lesh, e, vetë hanë përshesh shërbimesh udbekos!...

Po, si mund ta “mbajnë fjalën” dhe si mund t’u “qëndrojnë parimeve” ata e këta që UDB-a shqiptaro-titiste i përçau e katrahurosi si zogjtë e qyqeve… Si mund ta mbajnë “fjalën” dhe si mund t’u qëndrojnë “parimeve” ata e këta që e kanë shkelur me të katra Betimin e UÇK-së së lavdishme shqiptare!?!

Prandaj, është koha të pyesim me plot gojën, se: A kanë çka shohin pasqyrat? A kanë çka shohin më dhe a ka mbetur çka të shihet në to?!...

A, mos po frikësohen pasqyrat prej fytyrave! Ah, ç‘po heqin pasqyrat! Kanë frikë të madhe nga fytyrat e nga figurat politike që shihen në to e në TV-të “tona” halldupe!

Ç‘ironi! Kanë marrë nir pasqyrat nga fushatat “tona” qesharake, që po humbasin qorrsokaqeve të hist(e)orisë “sonë” “patriotike” e “kombëtare”!

Fushatat!... Kohëgjatat!

Po, është koha të pyesim: Si do ta mbajnë premtimin, ata që tradhtuan Betimin?...

Burojë, më 25 Shkurt 2017

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode