FSHIZMI POLITIK E “PATRIOTIK”, NEOTITISTO-KOSOVARIST, I LDK
01/06/2014 19:06
Analizë&Opinion
FSHIZMI POLITIK E “PATRIOTIK”, NEOTITISTO-KOSOVARIST, I LDK

Shkruan: Tafil DURAKU
Koha po ikën sikur hymë e dalim për një dere, sikur kalon uji i lumit nën urë. Po kalojnë ditët, vitet, dekadat, shekujt, dhe, tek ne (shqiptarët) asnjë ndryshim për të mirë të shqiptarëve, me të gjithë “shqiptarët” e derisotëm “patriotë e kombëtarë” në krye. Atëherë, i kujt është faji për këtë gjendje të mjerueshme të shqiptarëve që nuk pajtohen as janë pajtuar ndonjëherë me sistemin monist antishqiptar të Titos, as me pambukun gjakpirës “shqiptar” të tij, LKJ – LDK&Co? Kush duhet të përgjigjet për këtë gjendje skandaloze të qytetarëve shqiptarë? Po, cilët janë ata dhe pse nuk kanë fije fytyre “prijësit” tanë, që, pa fije turpi, edhe sot, kërkojnë me zhurmë votën e qytetarëve edhe më 8 qershor?...
Gjithmonë, thoshim: Tito po na e pi gjakun me pambuk. Por, kurrnjëherë, nuk e kemi thënë e sqaruar se cili ishte pambuku i Titos, që na e pinte gjakun aq pahetueshëm, atëherë, dhe, po na e pi edhe sot e gjithë ditën. Të gjithë “shqiptarët” e ish-sistemit titist, në pushtetin komunist të çdo niveli, krahinor-republikan-federativ, me libreza të LKJ-së antishqiptare, në çdo mënyrë e kohë, na e kanë pirë gjakun si ushujza, pahetueshëm, me aq “dashamirësi”. Ai, pambuku i Titos, me të cilin pihej e po pihet gjaku i ynë, përbëhej dhe përbëhet prej “patriotëve” më në zë “shqiptarë”, prej “burrave të mirë shqiptarë” të LKJ-së dhe të Titos, tash LDK-së&Co, kudo në trojet e trepushtuara e të copëtuara shqiptare. Dhe, tash, gjaku i ynë po pihet në mënyrë “demokratike”, me pambukun e përhershëm LKJ-isto – LDK-ist&Co, ibrahimrugovçe.
Prandaj, zhurma e “pambukut” shqiptaro-titist dhe LDK-ist&Co, për ta marrë votën e popullit shqiptar, votën tonë, është zhurmë e tepërt dhe e kotë. Asaj zhurme elektorale, si e tillë që (për)shfaqet dhe që është, nuk duhet t’i besojë askush prej shqiptarëve. LDK&Co po pi gjak shqiptarësh në të gjitha nivelet e sistemit shoqëror “Kosovar” e “kosovarist”, antishqiptar. LDK është dhe ka mbetur ai pambuku i Titos, me të cilin pihej dhe po pihet pahetueshëm e “dashamirësisht” gjaku shqiptar i brezave të tashëm e të ardhshëm shqiptarë. Bile, tash, pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po pihet me hurpa të zeza e të mëdha, mbuluar me b(z)uzëqeshje “demokratike”(Sic!)
Pambuku “patriotik” e “shqiptar” i Titos, në të gjithë shtrirjen e tij shoqërore, u katapultua prej LKJ në LDK, me një akrobaci të paparë “patriotike” e “shqiptare”, sidomos, veçohet prej viteve të ’90-ta e këtej, me në krye Dr. Ibrahim Rugovën, prijësin histerik e antishqiptar “kosovarist” të LKJ-LDK-së. Pra, LDK-ja me simotrat e sivëllezërit e saj, po na e pi gjakun si ushujza, edhe sot e gjithë ditën, sepse, ajo qe dhe mbeti pambuku më perfid dhe më antishqiptar i Titollkut, në trojet e pushtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia. Madje, pambuku “komunist” i Titos është specializuar në masë për pirjen e gjakun të shqiptarëve, dhe, këtë, mëse miri e dëshmon gjendja e shqiptarëve këto pesëmbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme të UÇK-së.
Pambuku i quajtur LKJ – LDK, sot, po na e pi gjakun më zi e më keq sesa kur na e pinte në kohën e Titollkut antishqiptar. Po na e pi gjakun: politikisht, gjyqësisht, financiarisht, ekonomikisht, kulturalisht…, sepse, është kultivuar dhe rritur me gjakun tonë shqiptar, në kohën më të egër antishqiptare, në kohën e Titos, prandaj, sot, po na e pi gjakun edhe më egërsisht se kurrë më parë. Gjakpirja e shqiptarëve ka qenë dhe ka mbetur objektivi i saj kryesor, dhe ato politika gjakpçirëse vazhdojnë edhe sot, kudo që jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut etnik të shqiptarëve.
Dhe, ato ushujza të LKJ – LDK-së që na e kanë pirë gjakun serbo-jugosllavisht, sot, edhe më keq se dje, po na e pinë gjakun serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht. Kryeushujza e gjakpirjes sonë ka një emër përmbledhës rreth të cilit sillen e pështillen titistët “patriotë” e “shqiptarë” të LDK-së, që kanë ujitur e kultivuar edhe usujëzat tjera të PD-së së Sali Berishës në Tiranë, që, po ashtu, ua pinë gjakun shqiptarëve.
Po, cilin gjak e pi pambuku ushujzeist e antishqiptar i Titos? Pambuku ushujzesit i Titos (LDK&Co) e ka pirë dhe e pi gjakun e qyetarëve shqiptarë, gjakun e dëshmorëve, të veteranëve të UÇK-së dhe të familjarëve të tyre, gjakun e klasës punëtore shqiptare që nuk është në “safin” e saj pambukist e shqiptaro-titist, “kosovarist”, ibrahimrugovist, gjakun e atyre që nuk kanë qenë as janë pjesë e pambukut antishqiptar të Titollkut. Kjo duhet të thuhet shkoqur, duhet të dihet e të zbardhet botërisht: Ushujzëria shqiptaro-titiste e Dr. Ibrahim Rugovës&Co, me në krye LDK, që sot po i prin një titist tjetër: Isa Mustafa&Co, ende po pi gjak shqiptarësh, si pambuku i vetëm, i përjtshëm, titist.
Pra, pambuku i Titos që na e ka pirë (thithur) gjakun për një gjysmë shekulli kanë qenë LKJ-istët “shqiptarë”, tash, të konvertuar në LDK-istë&Co. Titollku, siç e quanin gjyshërit, prindërit tanë dhe ne, Titon, ishte një gjakpirës i madh, i njohur dhe i rafinuar antishqiptar, që, në kohën e tij, shqiptarëve që nuk kanë qenë në sistemin e tij, pa përjashtim, ua ka pirë gjakun me pambukun e “patriotëve” tanë, “shqiptarëve”, “profesionalistëve” dhe “institucioneve e institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”. Pambuku i tij i sigurt ishin dhe mbetën “shqiptarët” e sistemit të tij komunsit, LKJ-istët, të konvertuar në “demokratë” LDK-istë.
“Shqiptarët” e sistemit komunistë të Titollkut, LKJ-istët – LDK-istë&Co, lëre që ishin pambuk me të cilin Titollku na e piu gjakun, por, ai pambuk, ata njerëz, si atëherë dhe sot, lëre që na e pinë e po na e pinë gjakun në mënyrë “patriotike” e “kombëtare”, por, kanë mbetur edhe cunga të mëdhenj n’udhën tonë shqipatre. Cunga në udhën tonë të bashkimit, cunga në udhën tonë të zhvillimit e të përparimit njerëzor e kombëtar, cunga në udhën tonë kombëtare…
LKJ-istët&LDK-istët, na e bënë dhe po e bëjnë jetën tonë ferr të Dantes, me gropa të pariparueshmne, me hendeqe e humnera politike, juridike, ekonomike, financiare, kulturore, sportive… Prandaj, kjo mënyrë e vazhdueshme e gjakpirjes “demokratike” të shqiptarëve-shqiptarë, është shndërruar në fashizëm, politik, kulturor, juridik, “institucional e institucionalist”, në fashizëm “kombëtar” e “patriotik” neotitist-kosovarist i LDK-së&Co. Dhe, kështu, neotitizmi kosovarist i LDK-së vazhdon të jetë pambuku gjakpirës antishqiptar i Titos.
Prandaj, ftojmë popullin shqiptar që të mos e japë më asnjë votë për ata që na e kanë pirë gjakun, kur shërbenin si pambuk “socialist e vetëqeverisës” i Titos, që, sot, po vazhdojnë ta pinë gjakun tonë shqiptar, me votat tona, duke çelur përherë gropa e hendeqe të reja dhe duke u bërë përherë cunga të mëdhenj e të pakapërcyeshëm në Udhën tonë Shqiptare.
Burojë, më 1 qershor 2014