FSHEHJA E DUARVE QË TË GJUAJTËN, PARAQET MJERIMIN KOLEKTIV

14/11/2022 14:44

REAGIM

 

 

FSHEHJA E DUARVE QË TË GJUAJTËN, PARAQET MJERIMIN KOLEKTIV

- Përgjigje në pamfletin politik të Ibrahim Gjemajlit:- “Mjerim intelektual…”

Afrim MORINA

 

 

Ibrahim Gjemajli, në pamfletin politik për recensimim tim të librit të Xhemil Zeqirit “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës”, në të cilin janë botuar artikuj nga vitet tetëdhjeta e këtej, në gjuhën shqipe e daneze, duke mos pasur argumente për autorin, i përvishet shkrimit të një pamfleti politikë, ku, në thumb të kritikës do të jem unë, kryesisht, dhe të tjerët që kanë punuar në atë libër. “Veprimtari e intelektuali” Ibrahim Gjemajli, do të zgjohet nga gjumi letargjik, pas njëzetëpesëviteve (25), kur artikulli në fjalë, botohet për herë të parë. Pse mu tash zgjohet dhe kritikon, në plan të parë veprimtarët e njëmend të çështjes kombëtare? Ka mjerim më të madh se, kur një “intelektual atdhetar” nuk di të dallojë rolin e autorit nga recenzenti, redaktori, lektori, botuesi?! Ky është kulmi i marrisë, kulmi i njohurive elementare për rolin e autorit të librit. Kjo jep për të kuptuar, se sa ka qenë “veprimtar i çështjes kombëtare” në vitet e mërgimitarit, të cilin as e kam njohur e as e kam parë diku. Për herë të parë e hasi te libri në fjalë, dhe, unë, e njxjerrë në boks atë që e thotë autori Xhemil.

Të më sulmon mua, e jo autorin, ka një shpjegim tjetër logjik, sepse, ai mllef ndaj meje ka një kuptim tjetër, kuptim i ulët i pëshpëritjeve nëpër koluare, që mundohen, me hijet e veta, t’i tejkalojnë kohët e veprimtarisë, dje dhe sot. Këtë përfundim e nxjerr nga fillimi i pamfletit politik, sepse, autori, ka njohuri për veprimtarinë time, ilegale e legale, ka njohuri për rrethin tim, ka njohuri për përballjet e mia me të tjerët, për ta mbrojtur historinë që ka ndudhur. I yshtur nga ky rreth, në emer të një recensimi të një libri, që ka vetëm pjesën e cituar nga autori, nuk di si ta minifstojë, se nuk e kanë trajnuar si duhet, kur duhet të bëjë kundërshtime pamfletike me ngjyrë politike, se, edhe ata që e kanë yshtur janë mjeranë e të dobët, intelektualisht, pa kredo morale, për t’u përballur përmes argumenteve me të kaluarën. Dyshimi im buron me atë që autori Gjamajli nis shkrimin pamfletik, tek veprimtaria ime gjysmë ilegale, në kuadër të UNIKOMB-it, kur ua kam çjerrë maskat larove, kuislingëve, rrahagjoksave, heshtakëve dhe frikacakëve, publikisht, e, pa frikë, mu sikur ata që vepronin në diasporë. Edhe pse mundohen ta heshtin atë periudhë, se guximi, e argumentet u mungojnë, për ta hudhur poshtë atë epokë, por, përdorin “mjeranin intelektual”- Ibrahimin.

Ja si do ta fillojë Gjemajli këtë pamflet politik:

- “Ish kryetari i UNIKOMB it Afrim Morina ,një “alamet” intelektuali, në një parathënie libri më paska mvesh një vepër trathtie. Pse? Nuk e di as unë.”

Të besoj që nuk di gjë, sepse, kjo fjali nuk është burim i njohurive tua, rreth veprimtarisë së partisë që kam udhëhequr, në vitet më të vështira dhe kjo shpjegon edhe arsyeton mendimin tim, që je një figure shahu, në këtë lojë të fëlliqët, që shpërfaqin veprimtarinë tënde “patriotike” dhe të tyre, por, ja që nuk ia kanë dalë, sepse, kanë zgjedhur një lojtar pa ndjenja sportive, një intelektual pa sens diturie, një pamfletist politik, pa njohuri politike, sepse, të tillë janë dhe ti mbetësh një mjeran dallkauk, që mëzi ke pritur dikush të ta kujtojë dhe të të ndihmojë në shkruarjen e pamfletit politik.

Pamfletisti vazhdon:

“Me sa mora vesh Afrimi qenka marrë edhe me gazetari dhe si i tillë duhet ta di se parim bazë i gazetarit është verifikimi i informatës, nga do që vie.”

Sa është gëzuar ky “intelektual” kur ka zbuluar se jam marrë edhe me gazetari në vitet shtatëdhjeta. Por, atij nuk i kanë treguar, se me 1976 më është marrë e drejta e publikimit të emrit, mu për shkak të trajtimit të temave të guximshme intelektuale, për të vënë në pah realitetin rreth gjendjes së shqiptarëve në atë kohë. “Mësuesit “ e tij dalin edhe më të padijshëm, për ta zhytur këtë mjeran në baltën e historisë, se, edhe ashtu është, se gazetaria hulumtuese dhe recensimi i një libri kanë dallime të mëdha. Recenseti ka përpara një libër dhe jep mendimin rreth shkrimit apo shkrimeve përbrenda kopërtinave të tij, ndërsa, gazetari hulumtues, për të cilën kam dëshmuar në kohën kur jam marrë me të, i qaset problemeve, në fushën që ka për qëllim hulumtimi. Në këtë drejtim nuk e kam kryer misionin tim, për shkaqet që i ceka më lartë, por, që, me një guxim dhe seriozitet të shtuar, kam vazhduar në politikë dhe në shkrimet tjera, që kanë rezultuar me katër (4) herë burgosje, me njëzetetetë vepra të shkruara (publicistikë, letërsi- të gjitha zhanret, filozofi politike dhe gazetari hulumtuese, përmes intervistave të imaxhinuara).

Nuk është libri i parë që i kam bërë redakturën apo recensimin, besoj se nuk do të jetë as i fundit. Mendimet që i kam dhënë rreth librave, janë pritur mirë edhe nga kritika e intelektualët, por, jo nga toborri yt.

Nuk e kam ndër mend të zgjatem më tepër, se, në fund të fundit, më duket humje kohe të merrem me ty, por, për të të kthyer përgjegje më shtynë të paguximshmit e të pamoralshmit, që fshihen pas teje

 

Prishtinë, 11. 11. 2022

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode