FAJET E “ZAJEDNICAVE” ‘TONA’!

09/09/2015 07:05

Analizë&Opinion

 

FAJET E “ZAJEDNICAVE” ‘TONA’!

Shkruan: Tafil DURAKU

 

 

U fol dhe u shkrua gjatë për “zajednicën” e serbëve të “Republikës së Kosovës”, por, askush nuk e trajtoi dhe nuk e pa çështjen ndryshe, ashtu siç është dhe siç duhet parë realisht, dhe, nuk e pa (ose nuk donte ta shihte, a nuk don ta shohë) “zajednicën”, para hundëve të veta! Madje, “zajednicën” e ‘vet’ “patriotike” e “shqiptare”(!), e cila, parë realisht, u ka (para)prirë të gjitha “zajednicave” dhe, sot, është më e rrezikshme dhe më antishqiptare sesa të gjitha “zajednicat” e serbëve dhe të të gjithë armiqve tanë, bashkërisht!...

Thënë shqip dhe troç, “zajdenicën” serbe e serbomadhe i mundëm me luftë, në bashkëpunim dhe në bashkëveprim me aleatin tonë të natyrshëm, NATO-n. Me mundjen e armikut tonë të përbetuar shekullor, Serbisë (pushtuese e trojeve etnike shqiptare), ne u gjetëm të papërgatitur politikisht, pikërisht, për fajin e “zajednicave” ‘tona’, të cilat ‘zajednica’ “patriotike” e “shqiptare” i kishin krijuar “zajednicat”  e veta edhe në Tiranë!... “Zajednicat”, në Tiranë, i hapen deputetët e përjetshëm federativë e republikanë “shqiptarë” të Jugosllavisë, “patriotë” e “kombëtarë” që ç‘ke me ta!...

“Zajednica” e parë antishqiptare (dhe më e madhja) në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, në ish-Jugosllavi (në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë e Preshevë) ishte LKJ, LKS, LKK; LKMZ, LKM, etj.&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare”, që katapultuan komplet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në “zajednicat” e degëve të saj në Mal të Zi, Maqedoni e Preshevë, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën&Co, të varura po prej tij dhe prej krye“zajednicës” që drejtonte ai, LDK!... “Zajednica” i ka pasur dhe i ka degët e veta të forta edhe në diaspor(dh)ë!

Pyetjen themelore që duhet shtruar këtu, është: Çfarë kanë pritur e presin shqiptarët dhe Shqipëria prej të gjitha “zajednicave” të “patriotëve” dhe “shqiptarëve” në pushtetin jugosllav e antishqiptar?... Ajo që duhet thënë këtu, është fakti se lufta u bë për bashkim kombëtar dhe për të mos ekzistuar më kurrëfarë “zajednicash” në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare , sidomos, ato serbe, sepse, kundër pushtimit të tyre e organizuam dhe e bëmë luftën tonë të drejtë, luftën tonë liritare e bashkimtare, të cilën luftë e bënë lëmsh (lesh e li) “zajednicat” ‘demokratike’ të par(t)ive “tona” me prejardhje të “zajednicës” jugosllavoserbe!...

Për gjendjen tonë kësisoji, kombëtare e shqiptare, të gjitha fajet i kanë “zajednicat” “politike” e “patriotike” të “shqiptarëve” në pushtet, me në krye LDK të Dr. Ibrahim Rugovës. Madje, kryefajtore janë “zajednicat” “politike” e “ushtarake” të katapultuara në “SHP të UÇK”-së, të cilat ‘zajednica’ “patriotike” e “kombëtare” lejuan tradhëtimin e “Betimit të UÇK-së” dhe e denigruan në këto përmasa luftën e lavdishme të popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar. Duhet thënë qartë e me zë të fortë se fajtorët për gjendjen tonë shoqërore dhe kombëtare janë “prijësit tanë” dhe fajet i kanë të gjitha “zajednicat” e LDK-së dhe FARK-ut të saj me Kompani, kudo ku jetojnë shqiptarët dhe në diaspor(dh)ë! Të gjitha këto “zajednica” ‘shqiptare’ u prijnë dhe u paraprijnë “zajednicave” serbe dhe janë të dala prej “zajednicave” të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe Lidhjes së Komunistëve të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”(!), e, ato e këto “zajednica” që kanë luftuar për ta copëtuar Kosovën shqiptare nga Shqipëria Mëmë, vetëm e vetëm për qëllimin e tyre “fisnik” e “kombëtar”, për t’ua shtuar jetëgjatësinë në pushtet “zajednicave” të tyre (të marrëveshtura)  “patriotike” e “kombëtare”!... Madje, në veçanti, “zajednicës” bashkëfajtore të disa grupeve e grupimeve të të “burgosurve politikë shqiptarë”, e cila “zajednicë” po ecën pa pengesa drejt pushtetit të (para)premtuar nga krye”zajednica” e “Republikës së Kosovës”, LDK e “Presidentit histo(e)rik”, Dr. Ibrahim Rugova! E, këtu dhe me këtë rast, nuk duhet t’i lëmë anash as “zajednicat” e tjera, duke u nisur nga “Zajednica” e “Politikanëve”, e “Gazetarëve”, e “Akademikëve”, e “shkrimtarëve”, ajo e “Mediave”, e “Kulturës”, e “Ekonomisë”, e “Financave”, ajo “Juridike dhe Gjyqësore”, “Kushtetuese”, ajo e “Arsimit Fillor, të Mesëm dhe të Lartë”, ajo “Universitare”,  “Sportive”, etj.

E keqja është se, sot, mini”zajednicat” ‘tona’, të përzgjedhura “pozitivisht” e të dala dhe të zgjedhura enkas prej “zajednicës” serbojugosllave, po flasin e po provokojnë serbisht e “kosovarisht”, në qendër të Prishtinës dhe me të gjitha mediumet e tyre “patriotike” e “kombëtare”!... Po shajnë e po fëlliqin serbisht e “kosovarisht”, pasardhësit e mini“zajednicës” së madhe serbo-jugosllave, të quajtur LKJ-LDK&Co!... Mini”zajednica” e “Republikës së Kosovës”, LDK e Ibrahim Rugovës&Co, që, fare pa turp, në mënyrë të qartë “patriotike” e “kombëtare”, shpallën, më 2 korrik 1990, “Republikën e Kosovës” dhe më 7 shtator 1990, “Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, për çka po e festojnë sot 25 vjetorin e “Pavarësisë” së “zajdednicës” së quajtur  për faqe të zezë “Republika e Kosovës”!...

Prandaj, është koha që të tregohemi të kujdesshëm dhe syçelë, e të mos pësojmë më prej defatoreve e defaxhinjve të “Republikës së Kosovës”, prej paci(t)fistëve të cilët trumpetuan në shtypin e kohës qëllimet e tyre “patriotike” e “kombëtare” dhe sot e gjithë ditën po bien ndesh me trumpetimet e veta, të “zajednicës” së quajtur LDK&Co!...

Nuk kanë thënë kot së koti shqiptarët: Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë! Nëse i referohemi kësaj sentence gjeniale të popullit shqiptar, e, që, duhet t’i referohemi, ekziston rreziku i madh që edhe “zajednicat” e vogla shqiptaro-titiste ta kthejnë “zajednicën” e madhe në shtëpi! Mozomokeq!... Ato e këto “zajednica” kurrë s’i kanë mbajtur fjalët e veta, as kurrë nuk kanë kryer punë siç duhet! Madje, asnjë punë kombëtare për be.

Popull, kujdes nga “zajednicat” ‘tona’ “politike”, “patriotike” e “kombëtare”! Kujdes nga kalemxhinjtë “shqiptarë” të Titos e Millosheviçit, të Fadil Hoxhës e Ali Shukrisë!... Se, fajet i kanë “zajdednicat” e tyre “patriotike” e “kombëtare” në Prishtinë e gjetkë!...

 

Burojë, më 7 shtator 2015

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode