EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (9)

04/05/2020 05:52

DËSHMI KOHE

 

EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (9)

Zeqir DURAKU

 

 

Evokimet” e asaj mbrëmje të 29.12.2012 nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, vazhduan e po vazhdojnë kështu që të m'i zgjojnë nga heshtja e të m'i rikujtojnë ...deri edhe fuqishëm, kujtimet e dëshmitë ...dramatike; shumë dramatike e traumatike të asaj kohe dhe në vazhdim... që, dot s'harrohen, dhe, që patjetër duhet këtu edhe të potencohen...!

 

. . .Dhe, më 1981, aty pas muajve të parë të atij viti më përjashtuan nga Teatri i Kombësive të Shkupit. Ashtu, unë edhe isha i pari aktor në historinë e atij Teatri, por, isha edhe aktori i parë, mbase edhe në historinë e të gjitha teatrove shqiptare që përjashtohësha... dhe që përjashtohësha, në radhë të parë: POLITIKISHT por, dhe ...jo vetëm politikisht. . . , nga ai Teatër! Ashtu, pasi që edhe zyrtarisht më njoftuan se më përjashtonin nga Teatri, aso kohe Drejtor i Dramës Shqiptare në Teatrin e Kombësive të Shkupit ishte njëfarë Muhamet Sherifi. ...Kisha dëgjuar nga të tjerët, se, Muhamet Sherifi ishte UDBASH ...i tmerrshëm ! Por, pasi që ishte Drejtor i Dramës Shqiptare në atë Teatër, patjetër që edhe më duhështe, edhe dashur pa dashur, të kisha të bëja edhe me të; dhe prandaj, edhe për rastin në fjalë, edhe ta pyetja shi Muhamet Sherifin se: Pse më përjashtonin nga Teatri; dhe ai më pat thënë se “ Ky është vendim zyrtar definitiv i Teatrit për ty dhe nuk mund as të diskutohet më ky vendim !”

 

...Dhe ato pak herë që pata shkuar në Teatrin e Kombësive në Shkup pasi që më njoftuan se më kishin përjashtuar nga Teatri, duhet ta vë në spikamë dhe në pah se, nuk mundja të mos vëreja dhe të mos konstatoja që, asnjë aktor apo aktore shqiptar/e se: Edhemë as nuk më folnin dhe as nuk më përshëndesnin, përveçse më shikjonin nganjëherë ...,dhe më së shpeshti, më shikonin fshehtas. . . , por, megjithatë unë e shihja dhe e pikasja shumë qartë, qoftë edhe ashtu shpejtazi, nga fytyrat e tyre, gjestët dhe sjelljet e tyre, se, aktorët dhe aktoret shqiptarë, shqiptare të atij Teatri, kurrë më parë s'i kisha parë më të LUMTUR dhe më të GËZUAR sesa që i shihja dhe i konstatoja, veçmas ato ditë pasi që më kishin njoftuar se më kishin përjashtuar nga Teatri ! Madje, këtë e vëreja dhe e konstatoja më së qartë e më së bindshëm ...edhe në zërët e tyre dhe nga ngjyrimet e zërëve të tyre kur qëllonte që ata të bisedonin mesvete në atë kohë !

. . .Ashtu, pasi që më përjashtuan nga Teatri i Kombësive të Shkupit, unë s'pata si t'ia bëja ndryshe veçse të kthehësha në Kosovë, në shtëpinë time.

 

...Vendimin që më kishin përjashtuar dhe larguar nga Teatri i Kombësive të Shkupit, Teatri ma dërgoi te shtëpia ime në Kosovë më 27.05.1981. E pata lexuar vendimin në fjalë dhe përpos 101 akuzave të trilluara e të shpifura; e, të qena e të paqena, unë këtu po i theksoj dhe potencoj vetëm ato arsye dhe akuza të vendimit në fjalë që, jo vetëm sipas mendimit tim ishin dhe janë më të theksuarat dhe më kryesorët.

 

Dhe, domosdo më duhet të ceku që tash, se ...në kohën kur më përjashtuan nga Teatri, Kryetar i Komisionit Disiplinor të Organizatës Bazë të Punës së Bashkuar për përgatitjet dhe paraqitjet e pjesëve dramatike në gjuhën shqipe, pra, të Teatrit të Kombësive, ishte Ismail Rama (aktor), dhe ndihmës apo zëvendës të Ismail Ramës ishin Mark Marku (aktor), dhe, ishte edhe njëfarë Sava Millutinoviç.

 

Aq sa unë e njihja dhe aq sa imponohësha edhe nga sjelljet dhe qëndrimet e përditëshme të Ismail Ramës aty në Teatër, veçse, edhe më sa kisha dëgjuar nga disa njërez, Ismail Rama pa asnjë dyshim, ose ishte tamam UDBASH me librezë UDBASHI, ose ishte shërbëtor i bindur i UDBES ! ...Se, të fundi i fundit, posaçërisht në Teatrin e Kombësive në Shkup, njeriu aso kohësh, sidomos, nuk mund të ishte në asnjë pozitë të veçantë pa të përkrahur dhe miratuar, pos tjerëve..., edhe Sekretari i atij Teatri, kryeudbashi, Çasllav Sajkovski ! Dhe, Ismail Rama, edhe sa vëreja dhe konstatoja përditshëm, aty në teatër, ishte e sjellej Ismaili shumë “veçant”; shumë i afërt, por edhe shumë më shumë e shumë më ndryshe edhe sesa kështu si thash këtu, me Çasllav Sajkovskin, posaçërisht...!

 

...Ndërkaq, Mark Marku, aq sa pata arritur ta njihja gjatë kohës sa pata punuar në atë Teatër; Marku, veçanërisht me sjelljet kundruall meje dhe në marrëdhënje me mua, Zeqir DURAKUN, tërë kohës kishte qenë “SHKJA”; kishte qenë edhe më “SHJA” kundër meje, Zeqir DURAKUT, edhe sesa Çasllav Sajkovski ! ...Madje, sipas përshtypjeve dhe konstatimeve të mia të atëhershme, Mark Marku, konkretisht dhe veçmas në marrëdhënie me mua, ishte edhe më “SHKJA” edhe sesa “SHTATË SHKIJË bashkë”, siç do thoshte një fjalë popullore !!! ...Tërë kohën sa pata punuar në Teatrin e Kombësive të Shkupit, Mark Marku, haptas, por më shumë fshehtaz dhe vrazhdësisht edhe më kishte urrejtur dhe sabotuar; por, jo vetëm që më kishte urrejtur dhe sabotuar... mbase, edhe më shumë edhe sesa vetë kryeudbashi, Çasllav Sajkovski !

 

Kurse, sa për Sava Millutinoviçin; s'di të them diçka për të; dhe prandaj as s'dua të them këtu asnjë fjalë për të, sepse, ai nuk më pat interesuar kurrë sa pata qenë në atë Teatër dhe kurrë me të gjatë asaj kohe time në atë Teatër, nuk e pata ndërruar me të as edhe një fjalë, qoftë; por, pa vështirësi mund të merret me mend fare lehtë se çfarë qëndrimi mund të kishte Sava Millutinoviqi ndaj meje dhe kush ishte e çka ishte ai ndaj meje aty në Teatër, ndërkaq që dihej qëndrimi dhe sjellja e vetë shqiptarëgjorëve në atë Teatër, kundër meje !

 

...Kuptohet, vendimi që më kishin përjashtuar nga Teatri i Kombësive të Shkupit më erdh i shkruajtur, prej gërmes së parë e deri në gërmen e fundit, në gjuhën sllavomaqedone; ndaj, unë, siç thash edhe më përpara, po i veçoj këtu vetëm disa theksime dhe potencime të vendimit në fjalë që janë më të veçantat dhe kryesoret, të këtij vendimi, duke i përkthyer ato, këtu, mirë ose jo mirë; siç kam ditur dhe mundur, edhe në gjuhën shqipe.

 

...Pra, në vendimin në fjalë, ndër të tjera, thuhet: “Zeqir DURAKU, prej fillimit të punës në Teatër e deri tash ka vepruar plotësisht nga pozita e NACIONALIZMIT DHE IRREDENTIZMIT SHQIPTAR, dhe këtë e vërteton shumë haptaz dhe vazhdimisht përfundimisht edhe më së fundi, madje edhe me monodramën të quajtur “Zemërmadhi e Punëmbari” të vetë Zeqir Durakut i cili e kishte shkruajtur këtë monodramë duke i kombinuar vargjet e Naim Frashërit me vargjet dhe mendimet e veta, ku, e cila monodramë, krejt haptaz, pos tjerash, apelonte popullin shqiptar, së pari në Maqedoni, por edhe kudo tjetërkund në botë që të organizoheshin dhe bashkoheshin në pozicionet e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Kjo monodramë u dha si premierë në Teatrin e Kombësive në Shkup, më 2.6.1980, por, nuk u lejua që të shfaqej edhe mëtutje.

 

Zeqir Duraku, pastaj bëri përpjekje që këtë monodramë ta shfaqte edhe në Fakultetin Filologjik të Shkupit para studentëve të Albanologjisë, të atij Fakulteti, për çka, Zeqir Duraku, vetë, bëri edhe parulla për një paranjoftim të tillë dhe ato parulla, vetë Zeqir Duraku i vendosi në vendet publike; dhe në këtë mënyrë, Zeqir Duraku, pra, e keqpërdori edhe vulën e Teatrit të Kombësive në Shkup”. Etj., etj. ...Dhe krejt në fund të këtij vendimi në fjalë, renditën vula e Teatrit të Kombësive të Shkupit dhe firmat e: Muhamet Sherifit, Ismail Ramës dhe Çasllav Sajkovskit.

 

...E pra, a mund të kishte pakuptimësi edhe më të madhe dhe më të pakuptimtë; dhe a mund kishte FAJ edhe më të fajshëm; faj edhe më të madh dhe më të pafalshëm; a mund të kishte mjerim edhe më mjeran e më të madh; a mund të kishte kob edhe më të madh dhe më të kobshëm sesa fakti që shqiptarëGJORËT; bashkëatdhetarët e mi; kolegët e mi të sillëshin e të ishin edhe më armiqësor; edhe më kundërshqiptar, etj., etj., etj., kundër meje, Zeqir Durakut, edhe sesa vetë sllavomaqedonët në Teatrin e Kombësive në Shkup; ndërkaq që unë, Zeqir DURAKU kisha bërë aq shumë sakrifica jo vetëm të mëdha... për ata shqipfolësGJORË e TEJ GJORË... dhe, krejt sakrificat që i kisha bërë, i kisha bërë kryesisht dhe në radhë të parë, pra për TA; për të mirën e tyre; për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni në rend të parë, por ...dhe më gjërë!?!!!

 

...Por, edhe pse i penguar vazhdimisht, i sabotuar dhe i luftuar edhe papërshkrueshëm dhe, deri edhe vrazhdësisht, pra, së pari dhe kryesisht nga shqiptargjorët e TEJ GJORËT e atij Teatri, unë megjithatë sa pata punuar në atë Teatër për “PUNË TË MBARA dhe për PUNË TË MËDHA E MË TË MËDHAJA” edhe sesa kushdo tjetër që kishte punuar ndonjëherë aty, por jo vetëm ATY..., megjithatë, të gjithë aktorët “shqiptarë” në Teatrin e Kombësive në Shkup, edhe pse më kishin “ mjaftueshëm të QARTË”; e kam fjalën për ata aktorë që i kam gjetur në atë Teatër dhe që i kam lënë në atë Teatër, sipas konstatimeve të mia shumë të sakta të atëhershme, ishin aq larg vetëdijes së DUHUR të tyre; dhe ishin edhe aq më larg vetëdijës së tyre KOMBËTARE, etj., etj., sa, edhe atëherë mendoja bash kështu si po mendoj e pohoj edhe tash këtu, se, ATYRE të tej gjorëve aktorë, jo se jo zhgjëndërr, po as në ëndërra nuk iua ndiente asfare për gjendjen e tyre kombëtare, shoqërore, politike etj., etj., dhe të popullit të tyre në Maqedoni që ishte në GJENDJE -edhe kushedi sa herë më të keqe dhe më e rëndë edhe sesa GJENDJA e popullit shqiptar në Kosovë !

 

...Madje, krejt i sigurt dhe i bindur, mund të them se AKTORËVE (AKTOREVE) shqiptarë të Teatrit të Kombësive të Shkupit të kohës derisa unë pata punuar në atë Teatër, iu interesonin vetëm interesat meskine dhe mjerane të tyret; që mos t'them se iu interesonin vetëm interesat e BYTHËVE të tyre dhe asgjë më ndryshe dhe asgjë më shumë; prandaj edhe ishin “SI ISHIN”, pos tjerash... edhe armiqë e tej armiqë të vetveteve të tyre, së pari; por edhe të popullit të tyre ! Porse, oh, KUKUUU, se sa lirë e me sa dëshirë, jo vetëm të tej gjorët, iu shërbenin interesave të huaja; interesave të UDBES; interesave TË UDBASHËVE dhe interesave të sllavomaqedonëve që ishin interesa, fillim e fund kundër ...dhe thellësisht, para së gjithash, kundër vetë atyre dhe, veçanërisht kundër popullit shqiptar në Maqedoni !

 

...As atëherë nuk e disha saktësisht nëse të gjithë aktorët shqipfolës të Teatrit të Kombësive në Shkup ishin me LBREZA anëtarë të Partisë Komuniste jugosllave; porse, e disha pagabushëm dhe vërtetueshëm se shumica e tyre ishin, ndër të tjera, edhe anëtarë të bindur të PKJ. Dhe, nga qëndrimet dhe sjelljet, sidomos të disave nga ta, më lihej përshtypja dhe me mbushej mendja top, se disa nga ta, nga devotshmëria e tyre jugosllave, i kishin ...edhe nga TRI libreza të PKJ !!!

...Prandaj, të gjithë aktorët shqiptarë në Teatrin e Kombësive në Shkup, pa asnjë dyshim, ishin: ja titistë ...dhe titistë fanatikë, ose ishin ballistë apo zogistë; pra, asisoj, ishin edhe më keq edhe sesa të ishin titistë, sepse, zogistët dhe ballistët, pos tjerash, kanë qenë dhe JANË, edhe shërbëtor të bindur të shkive, dhe jo vetëm të shkive... prandaj, dhe, kanë qenë dhe janë armiqë të shqiptarëve T'VËRTETË dhe MË ARMIQ te shqiptarëve t'vërtetë -edhe sesa vetë SHKIJËT apo sllavomaqedonët!!! ...Porse, enveristë nuk ishin asnjëri, TË GJORËT e të tej gjorët; (prandaj edhe ishin të tillë, pos tjerash, edhe për të gjitha VAJET dhe KUKAMAT!!!) ...Madje, vëreja dhe konstatoja saktësisht se ishin, (oh, sa mirë mos t'kishin qenë sikur mos të kishin ekzistu fare) kundërenveristë edhe më shumë e më keq edhe sesa MË SHKIJËT dhe, edhe sesa sllavomaqedonët ...që ishin më kundërshqiptar edhe sesa shkijët dhe MË SHKIJËT !!!

 

Prandaj, dhe pa as më të voglin dyshim, që, unë, Zeqir DURAKU isha i penguar, isha i sabotuar, i luftuar, i kërcënuar dhe rrezikuar vazhdimisht ...deri edhe plotësisht dhe vrazhdësisht, fshehtaz dhe haptaz, ...së pari, më së shumti dhe më së keqi -nga aktorët shqipfolës të Teatrit të Kombësive të Shkupit; por, gjithsesi edhe nga shqipfolësit tjerë të atij Teatri, çprej se pata filluar të punoja në atë Teatër e derisa më larguan përfundimisht nga AI Teatër.

 

1.7.2014

 

(Vazhdon)

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode