EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (6)
12/04/2020 07:22
DËSHMI KOHE
EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (6)

Zeqir DURAKU
Pas shumë vështirësish të pritura por, edhe të papritura, megjithatë, më në fund arrijta që ta realizoja veprën dhe pjesën teatrale më të mirën dhe më të domosdoshmën shqiptare dhe për shqiptarët...; dhe, se është tamam kështu, e dinë shumë mirë ata që kanë pasur rastin dhe fatin ta shohin pjesën teatrale në fjalë, dhe që do jenë real dhe të sinqertë; por, do ta kuptojnë dhe pranojnë këtë t'vërtetë që e thash, edhe lexuesit e këtij shkrimi, besoj, sapo ta lexojnë dhe kuptojnë këtë shkrim deri në fund !
. . .Ashtu, pas nja 15 apo më shumë ditësh, më njoftoi Ahmeti se, ma kishte siguruar SKELETIN e njeriut. Pra, SKELETINJERËZOR që e kisha kërkuar, ishte më në fund në dispozicion timin dhe, ashtu, unë do mundja të filloja menjëherë me përgatitjen e rolit tim me “SKELETINJERIUN” në skenën e Teatrit të Kombësive në Shkup, njëkohësisht dhe së bashku me përgatitjet dhe provat e shfaqjës “Gof”.
. . .Mëtutje, fillimisht u mora vesh me regjisorin, Ahmet Jakupin, që, unë, me atë rol me “skeletnjeriun” aty në kuadër të shfaqjës “Gof” të isha në skenë që prej fillimit e deri në mbarim të shfaqjës. Mandej, kërkova prej Ahmetit që, ai mos t’më përzihej aspak dhe në asgjë në ATË ROL timin aty as në aspektin regjisorial dhe, as në asnjë aspekt tjetër, ndërkaq që, e sigurova Ahmetin se, unë gjatë tërë shfaqjës së rolit tim në skenë nuk do ta folja zëshëm asnjë fjalë përpos që do të shërbehesha vetëm me pantomimë; me mimikë dhe me gjuhën trupore; e, gjithashtu e sigurova
regjisorin, Ahmet Jakupin se, unë me rolin tim me “skeletnjeriun” aty, në asnjë mënyrë dhe në asnjë çast nuk do t’i pengoja FIZIKISHT por as ndryshe, aktorët që luanin njëkohësisht rolet e veta në shfaqjën “Gof”.
. . .Asisoj, fillova unë me provat dhe përgatitjet e ROLIT TIM porse, njëkohësisht duke e pasur vazhdimisht dhe shumë parasyesh edhe harmonizimin kuptimor, teknik, dramatik, skenografik dhe artistik të rolit tim dhe “skeletnjeriut” me rolet dhe veprimet e aktorëve të shfaqjës “Gof” që shkonin dhe zhvilloheshin në skenë njëkohëshëm.
. . .Nëse po m’kujtohet mirë edhe tash, atëherë, provat e shfaqjës “Gof” u bënin për çdo ditë dhe, edhe unë, pra njëkohësisht e në të njëjtën skenë i zhvilloja provat e mia me “skeletnjeriun” dhe, vlenë të theksohet këtu se të gjitha provat që unë i bëja me “skeletnjeriun” atëherë, në masën më të madhe i bëja prova imagjinative dhe mekanike dhe, jo prova reale e të njëmendta interpretativisht sepse, me shumë arsye u frikësoja se po ta shikonin dhe kuptonin, së pari njerëzit aty në teatër se, vërtetë -si do të interpretoja dhe si do t’veproja e çka do t’bëja UNË me “skeletnjeriun” në atë rol timin e gjatë atij roli tim në atë shfaqje, menjëherë do t’ma ndalonin atë ROL timin aty dhe, asisoj do t’më dështonin jo pak Q Ë LL I M E. . . dhe “qëllime strategjike dhe plane shumë të rëndësishme” që synoja t’i realizoja dhe arrija përmes atij ROLI me “skeletnjeriun” . . .
apo, “njeriskeletin” sepse, po t’ma ndalonin atë rol timin aty; s’pari do t’më dështonte mundësia aq e volitshme asisoj që, qoftë edhe sadopak -ta zbërtheja: dramatikisht, artistikisht, filozofikisht, psikologjikisht por, edhe publikisht dhe sa më qartësisht: -simbolikën, metaforën dhe enigmen e “skeletnjeriut” apo, “njeriskeletit” të cilin e mbaja në gisht të dorës që prej fillimit të vitit 1971. . .!?! Arsyeja e dytë dhe, ndoshta edhe më e rëndësishmja qëndronte në mundësinë se, po t’ma ndalonin ATË ROL, nuk do t’mundja që t’ia jepja, pra, as “porosinë” shqiptarëve për çka, me atë ROL e përmjet atij ROLI edhe synoja dhe e kisha objektivë të parë dhe kryesore !?! . . .Veçse, nuk ishin vetëm këto dy arsye që i ceka pse provat e ROLIT TIM në fjalë i bëja ashtu qysh thash se i bëja. . . !?!
. . .Pra, provat e ROLIT TIM, TË ”PSIKOPOMPIT” dhe, e quajta rolin tim aty e atëherë apo, atë pjesë timen teatrale; pra, atë monodramë timen “PSIKOPOMPI” (latinisht) e, jo “UDHËHEQËSI SHPIRTËROR” sepse, edhe politikisht, por edhe në të gjitha mënyrat tjera, ma merrte mendja se fjala apo emri “PSIKOPOMPI” edhe tingëllonte shumë më joimponueshëm dhe shumë më “BUT”, prandaj edhe pandehja se edhe do ishte më i pranueshëm qoftë edhe për armiqtë e mi si në teatër dhe jashtë teatrit por, edhe për njerëzit politikanë dhe, edhe për njerëzit tjerë sesa, që do t'ishte dhe që do të tingëllonte fjala apo emri (shqip) “UDHËHEQËSI SHPIRTËROR” !?!
Prandaj, sikurse thash edhe më parë, aty, provat e rolit tim i bëja vetëm sa për sy e faqe sepse, kisha për qëllim që ROLIN tim në fjalë ta interpretoja siç duhej dhe MIRË vetëm, duke filluar nga shfaqja e premijerës së asaj shfaqje e tutje. . . kuptohet, nëse nuk do t’ma ndalonin, pra atë ROL timin . . .as pas shfaqjës së premierës së shfaqjës në fjalë .
. . .Madje, as disa gjëra të rekuizitës së rolit tim aty, gjatë atyre provave formale, nuk i pata bërë të qarta dhe nuk i pata konkretizuar gjatë provave poashtu, nga dyshuarja dhe nga frika se, ashtu, pastaj, prapë do t’ma ndalonin ROLIN TIM aty pa u shfaqë premijera e shfaqjës fare; prandaj, për atë arsye, disa GJËRA të rekuizitës së rolit tim në atë shfaqje i pata përgatitur VETË dhe i pata vënë në skenë vetëm nja një orë para së të shfaqej premijera e shfaqjës !
. . .Ashtu, më në fund erdhi edhe dita në mbrëmjën e së cilës do të shfaqej premiera e shfaqjës “Gof” dhe, njëkohësisht e në të njëjtën skenë edhe premiera e monodramës time “PSIKOPOMPI”.
Për ROLIN TIM, “Psikopompin” me “skeletnjeriun” apo, “Njeriskeletin” aty në skenë për rekuizitë, më aq sa mbaj n’mend edhe tash, pata caktuar dhe vendosur, një numër bukur të madh librash disa nga të cilat i pata vendosur në skenë të sistemuara e, disa të shpërndara parregull aty përreth “skeletnjeriut” dhe përgjithësisht në atë pjesë të skenës ku qëndroja UNË dhe “skeletnjeriu” dhe, po aty, afër e përreth “NJERISKELETIT” dhe përreth meje, poashtu, qëndronin dhe shquheshin mirë, veçmas nga publiku i rendeve të para, edhe titujt e disave të atyre librave. Gjithashtu, aty në skenë, rreth “SKEELETNJERIUT” e rreth meje, qëndronin dhe dukeshin shqueshëm edhe nja tri-katër dosje me “dokumente”. Në sfondin e skenës që, kryesisht, pra më përkiste MUA dhe “Njeriskeletit”, e pata vendosur një glob; apo, të them më mirë, një shëmbëlltyrë bukur të madhe të GLOBIT TOKËSOR të cilin, e kisha përgatitur vetë, me karton sepse, skenografët e teatrit s’patën pranuar që të ma përgatisnin. . . !?! Në atë GLOB aty e vëja në dukje; e shquaja dhe e theksoja mirë për publikun në sallë të teatrit: Gadishullin Ballkanik; e, në Ballkan i kisha vënë mirë e fort mirë në dalluarje dhe spikatje -ngjyrën e zezë -ngjitazi e përzierazi me ngjyrën e zjarrit; të flakës dhe të tymit dhe, mu në BALLKAN të atij GLOBI dhe mbi ato ngjyra të zeza; ngjyra të zjarrit e të flakës dhe të tymit, i pata shkruajtur me ngjyra të bardha dhe të kuqe dhe me shkronja të mëdha; mirë të dallueshme dhe të lexueshme, edhe -deri në fund të sallës së teatrit, fjalët e “Prometheut” të Getës:
“. . .JA, PO KRIJOJ NJERËZ QË TË MË PËRNGJAJNË MUA!
QË TË JENË TË AFTË SIKURSE DHE UNË TË VUAJNË,
TË QAJNË, TË KËNAQEN E TË GËZOHEN
DHE KËSHTU MOS TË RESPEKTOJNË SIKURSE DHE UNË !?!”
. . .Si rekuizitë për rolin tim, “PSIKOPOMPIN” e pata caktuar edhe një PUSHKË të cilën me aq shumë mund dhe përpjekje munda të arrija që të mundja ta përdorja unë në atë ROL si rekuizitë, ngaqë, m’kundërshtonin të tjerët, aty në teatër e, disa edhe egërsisht, që ta përdorja, në atë rol, madje “edhe PUSHKËN !?!” Dhe, si rekuizitë, për rolin tim i përdora edhe nja dy pinca kirurgu, njëra më e madhe e tjetra më e vogël; ndërkaq që, disa mjete tjera të rekuizitës i pata improvizuar për arsye të caktuara . . . por, edhe për shkak të kujdesit për arsye të sigurisë që duhet të kisha që mos ta teproja e të ZBËRTHEHESHA dhe qartësohesha edhe më shumë në atë rol timin të UDHËHEQËSIT SHPIRTËROR” aty !
. . .Premiera e shfaqjës “Gof” dhe, njëkohësisht e në të njëjtën skenë edhe premiera e monodramës time “PSIKOPOMPI”, më në fund po fillonte. Unë, “PSIKOPOMPI” me “Skeletnjeriun”, respektivisht, me “Njeriskeletin” për publikun në sallë të teatrit, qëndronim në pjesën e majtë të skenës.
“Skeletnjeriun” apo, “Njeriskeletin” e kisha veshur. . . dhe, e kisha veshur edhe me një pallto që i vinte gati deri të shputat e këmbëve. Edhe e kisha mbathur “skeletnjeriun”; e kisha vënë mbi stativën e tij me qëndrim vertikal e të kthyer me fytyrë nga publiku në sallë të teatrit, ashtu që, për publikun aty krijohej përshtypja figurative por, ndoshta edhe përshtypja reale se, “Skeletnjeriu” apo “Njeriskeleti” ashtu po qëndronte në këmbë të veta aty në skenë.
. . .Pra, vetëm KOKA e “Skeletnjeriut” por, edhe pjesa e shuplakëve të duarve të tij ishin të ZBULUARA dhe dukeshin qartë në publik e për publikun se, ishin SKELETORE; pra, ishin të VDEKURA. . . !?!
Unë, “Udhëheqësi shpirtëror” aty isha i veshur me tesha uniformë të papërcaktuara tamam, qëllimisht; por, që, ato rrobe uniformë, anonin dhe përngjasonin në tesha ushtaraku; ndonëse, nga fundi i shfaqjes e përdori dhe e veshi edhe një mantel kirurgu sepse, unë aty, përveç që isha “Udhëheqës shpirtëror” isha edhe ushtarak; isha edhe “kirurg” por, isha edhe më ndryshe e më shumëçka tjetër edhe sesa ashtu e aq. . . !?!
. . .Dhe, premiera e asaj shfaqje e kishte mbushur sallën e madhe të Teatrit të Kombësive në Shkup plotë e përplotë publik. Në atë premierë të asaj shfaqje, rolin tim, “PSIKOPOMPIN” e luajta dhe e interpretova tamam si kisha parashikuar dhe sikurse duhej: -në nivelin më të lartë interpretativ, teatral dhe artistik. Që prej fillimit të shfaqjes dhe gjatë tërë kohës sa zgjati shfaqja e premierës e ndieja dhe e vëreja. . . edhe padashas dhe lehtësisht se, i tërë publiku në sallë, sikur nuk merrte as frymë, që prej fillimit të shfaqjës; dhe, që nga fillimi i shfaqjës, publiku, madje, edhe sikur filloj të hipnotizohej dhe, edhe u hipnotizua nga ajo çka filloj të shihte dhe të dëgjonte aty në skenë. . . !?! Qysh nga fillimi i shfaqjës, unë, “PSIKOPOMPI” gjegjësisht, “UDHËHEQËSI SHPIRTËROR” filloj të veproj; filloj të bisedoj, pra pantomimikisht; të iua tërhjek vëmendjen dhe vërejtjën; por, filloj edhe t’i qortoj dhe t’i urdhëroj nga niveli më së normal e deri edhe në skajshmërinë shprehëse mimike dhe pantomimike, barabar, si: “Skeletnjeriun” poashtu edhe publikun aty në sallë të teatrit si dhe, aktorët që interpretonin rolet e tyre në shfaqjën “Gof” në skenë sepse, të gjithë këta, për mua “PSIKOPOMPIN” apo “Udhëheqësinshpirtëror” -ishin NJË dhe NËSOJ; ishin bash si SKELETNJERIU apo NJERISKELETI që e kisha vendosur në mesin e tyre aty në skenë e në sallë të teatrit por, edhe ballë për ballë me ta...!?!
. . .Pra dhe prandaj, “Skeletnjeriu” apo “Njeriskeleti” aty në skenë, për mua,
“PSIKOPOMPIN” ishte, edhe përfaqësuesi i vërtetë dhe tipik edhe i publikut aty në sallë dhe më gjerë pastaj, jashtë salle. . . por, gjithsesi edhe i aktorëve të shfaqjës “Gof” që interpretonin aso çaste në atë skenë. . . !
. . .Prej fillimit të shfaqjës, nga nivelet më normale e deri të nivelet më të skajshmet interpretative: pantomimike; mimike dhe të shprehjeve tjera të tërësishme me gjuhën trupore, unë, “PSIKOPOMPI” filloj aty t’i tregoj dhe t’i sqaroj: “Njeriskeletit”; aktorëve të shfaqjës “Gof” aty në skenë dhe publikut në sallë se: kush dhe çka e kishte katandisur shqiptarin dhe shqiptarët në “Skeletnjeri” apo, në “Njeriskelet” dhe në “njerëzskeletë” apo në “njeri të vdekur për së gjalli” dhe në “njerëz të vdekur për së gjalli” gjithandej ku jetonin shqiptarët: në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo tjetërkund në Jugosllavinë e atëhershme !?!
. . . Interpretimi im aty bëhej nga niveli më normal dhe shkonte e zhvillohej e komplikohej . . .deri edhe në skajshmëri interpretative -si shpirtërore ashtu edhe trupore me tëra përpjekjet dhe insistimet e mia, po ashtu , deri të skajshme që t’ia tërhiqja vëmendjen; që t’i tregoja dhe ta bindja asisoj “Skeletnjeriun” apo, “Njeriskeletin”; publikun në sallë dhe aktorët e shfaqjës “Gof” se, pikë së pari dhe kryesisht: padituria, pakdituria; keqdituria, frika , prandaj dhe durimi i paarsyeshëm dhe durimi i tepruar -e kishin katandisur shqiptarin dhe shqiptarët: si n’Kosovë, në Maqedoni, në mal të Zi dhe kudo gjetkë në Jugosllavi deri atëherë: -në “Skeletnjeri” dhe në “skeletënjerëz” apo, në NJERI TË VDEKUR PËR SË GJALLI e në NJERËZ TË VDEKUR PËR SË GJALLI. . . , por, megjithatë, të gjitha ato përpjekje aq dramatike e, deri edhe të tejme dramatike por, edhe aq shprehëse sa, sipas përshtypjeve të shumë shikuesve të shfaqjës në fjalë (sepse, më patën thënë disa herë jo pak njerëz që e kishin parë dhe që vazhdonin ta shikonin shfaqjen) se, gjatë interpretimit, UNË dukësha aty në skenë, . . . edhe si njeri i “çmendur” e, deri edhe i “tejçmendur” por, edhe si njeri i jashtzakonshëm dhe, edhe jashttokësor madje ; veçse, edhe kushedi edhe si dhe qysh edhe më ndryshe. . . -vetëm dhe vetëm që të arrija ta bëja të më DËGJONTE; TË MË KUPTONTE dhe të M’U BINDËTE “Skeletnjeriu” apo “Njeriskeleti”; publiku në sallë dhe aktorët e shfaqjës “Gof” aty në skenë!?! . . .Ashtu, gati tëra veprimet e mia në skenë gjatë interpretimit të rolit tim të “PSIKOPOMPIT” përqendrohëshin në përpjekjet e mia të paalternativa që, “Njeriskeletin”, pra -ta bindja dhe ta bëja që, së pari t’i kapte në dorë dhe t’i lexonte librat të cilat patjetër dhe sa më parë duhej t’i lexonte; t’i kapte në dorë dokumentet dhe, edhe pushkën patjetër. . . ; porse, edhe kur ia jepja në dorë . . . qoftë edhe ashtu . . .deri edhe përdhunshëm ndonjë libër të veçantë; libra tjera apo edhe ndonjë dokument nga dosjet, madje, duke ia dhënë, qoftë edhe duke ia lidhur në shuplakët e dorës e në duartë e tij sepse, “Njeriu i vdekur për së gjalli”, dot s’donte dhe, edhe s'mundte t’i mbante ATO as në dorë. . . , prapëseprapë, edhe përkundër tëra atyre kërkesave dhe përpjekjeve t’mia që “Njeriu i vdekur për së gjalli” edhe ashtu qysh e detyroja që ato libra dhe dokumente, së pari -t’i mbante në dorë, t’i hapte dhe të fillonte edhe t’i lexonte; megjithatë, “Njeriskeleti” ose “Skeletnjeriu” apo, “Njeriu i vdekur për së gjalli” -nuk e bënte apo, nuk mundte që ta bënte as edhe përpjekjën më të vogël, madje, as që t’i mbante as në dorë, prandaj dhe as që t’i hapte ato libra dhe dokumente e, mos t’flasim pastaj fare që, eventualisht edhe t’i lexonte. . . , ndaj, asisoj dhe më në fund, dashtas-padashtas, më inatos e “terbon” edhe aq shumë dhe aq “keq” “Njeriskeleti” ose “Skeletnjeriu” apo, “Njeriu i vdekur për së gjalli” ose, SHQIPTARI dhe SHQIPTARËT E VDEKUR PËR SË GJALLI sa, mua, “PSIKOPOMPIN apo “Udhëheqësin shpirtëror” aty, më detyron që librat e hapura, por herë-herë edhe “dokumentet” e dosjeve t’ia lidhësha me konop për syve e për fytyre me qëllim që, qoftë edhe ashtu dhe aq përdhunshëm -“Njeriskeleti”; “Skeletnjeriu” apo, “SHQIPTARI/shqiptarët e vdekur për së gjalli” mos t’kishte mundësi assesi që të shihte e të shihnin tjetërçka , së pari . . .përveç atyre “librave” dhe “dokumenteve” TË RËNDËSISË SË PARË PËR TË E PËR TA, që ia afroja unë që t’i mbante në dorë; t’i shikonte patjetër dhe, edhe t’i lexonte gjithsesi. . . !!! . . .Veçse, as edhe pas atyre përpjekjeve t’mia të papara të pashëmbullta e deri tej këmbëngulëse në atë drejtim, “Njeriskeleti” ose “Skeletnjeriu” apo, “Njeriu i vdekur për së gjalli”, gjegjësisht, SHQIPTARI dhe SHQIPTARËT E VDEKUR PËR SË GJALLI prapëseprapë -nuk m’u bindëshin dhe, nuk m’u bindte kurrsesi prandaj, në fund të të gjitha atyre përpjekjeve t’mia të panumërta; skajshmërisht insistuese e këmbëngulëse dhe të pakursyera por, patjetër edhe i indinjuar dhe, edhe i “tërbuar” aq edhe sa s’thuhet, UNË i them “Skeletnjeriut” apo “Njeriskeletit” që: nëse s’donte dot që librat dhe dokumentet që ia afroja tï kapte në dorë; t’i lexonte dhe ashtu të mësonte e të kuptonte dhe të vetëdijësohej se pse ishte katandisur ashtu e në atë gjendje, si dhe, çka dhe kush e kishte katandisur ashtu; atëherë, i thoja pra, dhe e urdhëroja “Skeletnjeriun”; “Njeriskeletin” apo, “SHQIPTARIN dhe SHQIPTARËT e vdekur për së gjalli” që -ta kapte pushkën në dorë që ia afroja dhe të fillonte të luftonte (për LIRI ja VDEKJE) kundër atyre që e kishin katandisur ashtu dhe në atë gjendje: as i gjallë e, as të gjallë dhe, as i vdekur e, as të vdekur krejtësisht; ose, ta vriste veten e t'i vritnin vetet e, mos t’gjëllinte e mos t’gjëllinin edhe më ashtu “as i gjallë as i vdekur” apo, “as të gjallë as të vdekur ose, ashtu, “i vdekur për së gjalli apo, I GJALLË SI I VDEKUR gjegjësisht, ashtu, të vdekur për së gjalli apo, të gjallë si të vdekur. . . !?! . . .Por, pasi që, “Njeriskeleti”; “Skeletnjeriu” apo, “Shqiptari dhe shqiptarët e vdekur për së gjalli” nuk denjonte dhe, nuk denjonin assesi që, bile, as të provonte që t’i kapte e t’i kapnin me dorë: “librat”, “dokumentet”, dhe as pushkën dhe pushkët që ia afroja unë dhe, që iua afroja unë, ani edhe pse -deri edhe me insistimet e . . .tej skajshme të miat, unë, më në fund vendos ta bëj operacion; t’i bëjë operacion NË KOKË e në KOKA“Njeriskeletin” apo, “Skeletnjeriun” gjegjësisht, “Shqiptarin dhe shqiptarët e vdekur për së gjalli” dhe, e bëj operacion dhe, i bëj operacion bash aty nën hundët dhe para syve TË TYRE; para hundëve dhe syve të publikut në sallë të teatrit dhe, të them ashtu, edhe në sytë dhe nën hundët e aktorëve të shfaqjës “Gof”, duke ia hapur kafkën dhe, duke iua hapur kafkat. . . pastaj, duke u munduar që t’ia hjekja nga truri i TIJ e, t’iua hjekja nga trurët e tyre: PADITURINË, PAKDITURINË; KEQDITURINË, FRIKËN, DURIMIN E TEPRUAR, SKORIET dhe “VDEKJËN PËR SË FJALLI”. . . , mandej, edhe ia pastroj dhe, iua pastroj; ia bëj dhe, iua bëj operacion edhe veshët dhe, edhe sytë “Njeriskeletit” apo, “Shqiptarit dhe shqiptarëve të vdekur për së gjalli”(sepse, gjatë operacinit të trurit të TIJ dhe trurëve të tyre -konstatoj se AI, “Njeriskeleti” apo, “Shqiptari dhe shqiptarët e vdekur për së gjalli” përveç trurit dhe trurëve -nuk i kishte e, nuk i kishin n’rregull, as: sytë dhe as veshët, madje). . . !?! Dhe, pasi e kryej OPERACIONIN, së paku, dramatikisht dhe artistikisht-haptas -në trurin dhe në trurët si dhe në sytë dhe në veshët e “Njeriskeletit” apo, “Shqiptarit të vdekur për së gjalli dhe shqiptarëve të vdekur për së gjalli”, serish ia afroj dhe iua afroj ATIJ dhe atyre, së pari, disa libra shumë të rëndësishme për të dhe për ta, që t’i lexonte; e, që t’i lexonin; ia afroj edhe iua afroj dokumente që ai dhe ata patjetër duhej t’i lexonte e t’i lexonin; t’i dinte dhe t’i dinin dhe, ia afroj dhe, iua afroj edhe PUSHKËN dhe PUSHKËT që ta kapte në dorë e, që t’i kapnin në duar. . . , por, “Njeriskeleti” apo, “Njeriu i vdekur për së gjalli”, respektivisht, -“Shqiptari dhe shqiptarët e VDEKUR PËR SË GJALLI” prapë, nuk ishte në gjendje dhe, nuk ishin në gjendje. . . që të pranonte e, që të pranonin që të më bindej e, të më bindëshin në AFRESAT dhe KËRKESAT e mia ndaj TIJ e ndaj TYRE që AI dhe ATA t’i pranonte dhe t’i PRANONIN: T’i kapte në dorë dhe, t’i kapnin në duar GJËRAT që ia afroja dhe që iua afroja unë; prandaj, asisoj, më në fund mua nuk më mbetej tjetër rrugë as mënyrë sesi të sillësha edhe më tej e më ndryshe me TË e, me TA -veçse, ta merrja “Njeriskeletin” apo, “Shqiptarin dhe shqiptarët e vdekur për së gjalli” dhe ta vendosja e, t’i vendosja bash në mes të sallës së teatrit NË PUBLIK dhe, pastaj, UNË, “PSIKOPOMPI”ose “UDHËHEQËSI SHPIRTËROR”, këthehësha në skenë dhe, që nga skena aty në sallë të teatrit -filloja ta gjuaja e t’i gjuaja me PUSHKË -“Njeriskeletin” apo, “Shqiptarin dhe shqiptarët e vdekur për së gjalli” me qëllim që t’ia vritja e, t’iua vritja asisoj, para së gjithash: PADITURINË; PAKDITURINË; KEQDITURINË, FRIKËN, DURIMIN E TEPRUAR, SKORIET dhe “VDEKJËN PËR SË GJALLI” dhe, kështu veproja tamam kur shfaqja mbaronte dhe publiku veç fillonte të dilte nga salla e tetrit ndërkaq që, unë vazhdoja ashtu ta gjuaja me PUSHKË pandërprerë “njeriskeletin” apo “skeletnjeriun”, respektivisht, SHQIPTARIN E VDEKUR PËR SË GJALLI dhe SHQIPTARËT E VDEKUR PËR SË GJALLI. . . dhe vazhdoja ashtu -derisa vazhdonte të dilte nga salla e teatrit edhe njeriu ose, shqiptari (publik) i fundit që ishte aty, në atë sallë të Teatrit të Kombësive në Shkup. . . !?!
11. 04. 2014
(Vazhdon)