EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (4)
29/03/2020 14:24
DËSHMI KOHE
EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (4)

Zeqir DURAKU
Aktorët shqipfolës të Teatrit të Kombësive në Shkup nuk arritën ta refuzonin, prandaj as ta anulonin kërkesën dhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të atij Teatri, Ilhami Emin që unë të pranohesha si aktor në atë teatër; porse, aktorët shqipfolës të Teatrit në fjalë - arritën që t’ma bënin MOHIMIN dhe MOSPRANIMIN alternativ të poshtër e të lig nga ai teatër, që prej se pata filluar punën në atë teatër e derisa arritën që edhe të më përjashtonin dhe largonin fare nga teatri !
. . .Pra, unë u pranova si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup, vetëm dhe vetëm falë TURKUT Ilhami Emin i cili para së gjithash dhe mbi të gjitha kishte qëlluar NJERI I VËRTETË por, edhe intelektual dhe artist i mdh dhe i njëmendtë dhe, edhe me profesion, sikurse pata marrur vesh pastaj; ishte Kritik Teatri dhe Filmi dhe, i cili, PËR FATIN TIM TË MIRË kishte qëlluar edhe Drejtor i Përgjithshëm i atij Teatri kur unë pata konkurruar në atë audicion për t’u pranuar si aktor, aty. Ndërkaq, gjithsesi duhet ta them këtu më se theksueshëm dhe me zërin më të lartë dhe protestues; -MË PROTESTUES DHE ME DËNUES kundër ANËTARËVE SHQIPTARË të Jurisë por edhe kundër aktorëve e regjisorëve tjerë shqipfolës atëherë në Teatrin e Kombësive në Shkup të cilët kishin qenë kundër dhe KATEGORIKISHT KUNDËR pranimit tim si AKTOR në atë teatër, si dhe qysh, ashtu kundër pranimit tim në atë teatër, me siguri - nuk do kishin për t’qenë as SHKIJËT dhe, as edhe MË SHKIJET !!!
. . .Aktorët e Dramës Shqiptare të Teatrit të Kombësive në Shkup, vërtetë nuk arritën ta refuzonin; ta mohonin; ta kundërshtonin dhe ta anulonin kërkesën dhe vendimin këmbëngulës të Drejtorit Gjeneral të Teatrit të Kombësive në Shkup, Ilhami Emin që UNË gjithsesi të pranohesha si aktor në atë teatër; porse, aktorët e Dramës Shqiptare të atij teatri, pastaj, ç’prej se unë pata filluar punën në atë teatër, filluan të ma bënin MOHIMIN dhe MOSPRANIMIN tim në atë teatër - në të gjitha format dhe mënyrat tjera të mundshme, prej më të ligave e më të poshtrave: duke më sabotuar; bojkotuar e diskriminuar përditshëm; gjithanshëm e gjithfarësojshëm haptaz dhe fshehtaz!?! . . .Kaluan ashtu, muaj e muaj dhe u inskenojshin dramë pas drame në atë teatër por, mua nuk më angazhonin kurrkund e në asnjë rol të ndonjë drame!?!
. . .Merreni me mend, i kisha bërë dy vjet e më shumë që kisha filluar punën në atë teatër dhe brenda asaj kohe më ishin dhënë vetëm dy role figurante apo, edhe më pak edhe sesa figurante, nëse mund të them edhe kështu, në dy drama për fëmijë, e, në të cilat role figurante, madje, nuk kisha fare as tekst dhe as nuk u demonstroja në skenë me ato dy role figurante së bashku, as edhe dy minuta gjithsejt !?!
. . .Madje, padyshim, për të më dëshpëruar, për të më zhgënjyer por, edhe për të më tallur, gjatë asaj kohe ma patën dhënë edhe një rol, poashtu figurant dhe pa fare tekst në një dramë të Teki Dervishit; por, edhe atë rol, merreni me mend, vetëm dy-tri ditë para premierës së asaj drame, ma muarën edhe atë rol me intervenimin e vetë Teki Dervishit (!?!) dhe, ashtu, atë rol ia dhanë një aktori tjetër...!?!
. . .Por, s’ishte vëtëm kjo e tëra e kësaj të pabëre, sepse aktorët shqipfolës të atij teatri, në radhë të parë, padyshim, krejt pa skrupuj edhe më diskriminonin dhe torturonin në mënyrë çnjerëzore, të vrazhdë, kriminele e sadistike, edhe në rrogën time që e merrja për çdo muaj aty; sepse, rrogën që e merrja unë në atë teatër që prej fillimit, ishte dy herë më e vogël sesa secila rrogë e secilit aktor shqiptar në atë teatër paçka se, edhe UNË isha i pranuar dhe punësuar në atë teatër me të njejtin STATUS sikurse edhe secili aktor në atë TEATËR. . . dhe, me atë rrogë të MJERË që e marrsha vetëm unë aty dhe askush tjetër, prandaj, edhe me aq shumë vështirësi ia dilja që, mezi ta paguaja vetëm qiranë e banesës ku banoja unë atje dhe, edhe të ushqehesha keq dhe, bile, edhe shumë e tepër keq!?!
. . .Prandaj, m’pat shkuar mendja disa herë t’i tregoja dhe të ankohesha te Drejtori i Përgjithshëm, Ilhami Emin për të gjitha padrejtësitë dhe diskriminimet që më bëheshin në Teatrin e Kombësive por, . . .megjithatë, nuk shkova kurrë që të ankohësha te ai sepse, s’pari, unë mendoja se Drejtori i Përgjithshëm, Ilhami Emin, gjithsesi duhej të ishte në dijeni se çka po ndodhte ashtu . . .me mua në atë teatër pas pranimit tim dhe, prej se pata filluar punën aty; mandej, nuk shkova kurrë që të ankohesha te Ilhami Emin edhe sepse m’vinte keq dhe shumë keq që, qoftë edhe për të gjitha ato padrejtësi dhe diskriminime aq të rënda dhe çnjerëzore që më bëheshin nga shqiptarët në radhë të parë e më së shumti në atë teatër, t’i drejtohesha dhe të ankohesha te NJERIU - pa përkrahjen këmbëngulëse të të cilit nuk do t’isha pranuar në atë teatër kurrën e kurrës! ...Ndaj, dhe, nuk u pata ankuar asnjëherë te Ilhami Emin për asnjë padrejtësi dhe diskriminim që më bëheshin për çdo ditë dhe në çdo aspekt në atë Teatër ç’prej ditës së parë që pata filluar të punoja aty.
Por, për shkak të asaj rroge diskriminuese dhe më se diskriminuese apo, sikurse thash, dy herë më të vogël sesa e secilit aktor, që e marrsha unë dhe vetëm UNË në atë teatër, u pata ankuar te Arkëtari i Tatrit apo, si u quante ai që i ndante dhe jepte rrogat e aktorëve; por, ai më pat thënë se: “Ajo ishte rroga që më ishte caktuar nga të tjerët që unë ta merrja aty, e, jo nga ai; përndryshe, nëse do t’isha i pakënaqur me atë rrogë, mund ta lëshoja punën nga ai Teatër dhe të shkoja tjetërkund ku të merrja rrogë më të mirë e rrogë më shumë”!?! . . .Çfarë përgjigje e papërgjegjshme, e çnjerëzishme, ironike, cinike, dhe arrogante, e, mos t’them, edhe ndryshe. . . , e atij Arkëtari të Teatrit të Kombësive që, njëkohësisht e ndieja por, edhe e dija padyshueshëm se, përgjigjja e tillë e tij ndaj meje aty, patjetër, ishte edhe përgjigjja e fshehtë e aktorëve shqipfolës të atij teatri, nëse jo edhe e ndokujt tjetër, apo jo. . .?!
. . .Pastaj dhe në vazhdim, ”EVOKIMET e asaj mbrëmje të 29.12.2012 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë” që m’i zgjuan e m’i rikujtuan shumë kujtime të asaj kohe, ma sjellen n’kujtesë edhe: Sesi “Drama Shqipe” aty në atë Teatër të Kombësive në Shkup i mbante do mbledhje të “Dramës Shqipe” apo, nuk po m’kujtohet tash, të çkaje tjetër nëse jo të “Dramës Shqipe”; por, tash, as nuk po m’kujtohet se, “Drama Shqipe” a i mbante ato mbledhje për çdo muaj apo më rrallë; porse, në ato mbledhje gjithherë merrte pjesë edhe Sekretari i atij teatri i cili ishte një sllavomaqedon që quhej Çasllav Sajkovski për të cilin kisha marrur vesh se kishte qenë shef i UDB-ës në një qytet diku në Maqedoni por, që s’po m’kujtohet tash as emri i atij qyteti, dhe, që, mandej, e kishin dërguar pikërisht atë Çasllav Sajkovskin, pra Sekretar të Teatrit të Kombësive në Shkup. . . !?!
...Që prej se u pata pranuar në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe që pata filluar punën aty, e vëreja shumë kjartë se, Çasllav Sajkovski më shikonte, tamam - herë si gjarpër e herë si qen i çartur dhe, ashtu e vëreja dhe konstatoja se më shikonte vetëm MUA në atë teatër dhe, prandaj, që, edhe e vëreja dhe e konstatoja se Çasllav Sajkovski edhe më urrente me krejt urrejtjen e tij të mundshme prej një shqiptarurrejtësi të skajshëm . . . dhe, poashtu, e vëreja dhe konstatoja padyshueshëm se Çasllav Sajkovski edhe më “përcillte” dhe më “vëzhgonte” në çdo hap e, në çdo kohë dhe veçanërisht në Teatër por, edhe jashtë Teatrit, veçse, në Tatër më “përcillte dhe vezhgonte” përmjet disa aktorëve dhe aktoreve shqiptarë por, edhe turq, të atij Teatri; por, më “përcillte dhe vëzhgonte” edhe përmes disa punëtorëve tjerë aty të Teatrit të Kombësive; kurse, përjashta Teratrit, e ndieja, e vëreja dhe konstatoja se , përveç nga disa aktorë dhe aktore, si shqiptarë dhe shqiptare por, dhe turq dhe turke, “përcillesha” e “vëzhgohesha” edhe nga njerëz tjerë që fare s’i përkisnin atij Teatri. . . !?!
. . .Gjatë kohës sa pata punuar në Teatrin e Kombësive në Shkup, jo pakherë kisha pasur edhe fërkime, herë më të lehta e, herë më të rënda me Çasllav Sajkovskin, si në Teatër por, edhe jasht Teatrit; madje, disa herë pata pas ardhur gati edhe deri të kacafytjet me të por, kacafytjeve iu shmangesha me të sepse, edhe e vëreja dhe konstatoja por, edhe e ndieja dhe e dija se, Çasllavi e donte dhe pritte që unë edhe të kacafytesha me të dhe, asisoj, pastaj, ai, Çasllavi pa asnjë pengesë dhe vështirësi, do t’më largonte prej Teatrit pa mundur dhe pa pasur të drejtë as që të ankohesha te askush dhe kurrkund por, edhe, pa pasur as “arsye dhe as të drejtë” që të më mbronte. . . as edhe Drejtori i Përgjithshëm i atij Teatri Ilhami Emin i cili ishte edhe i vetmi NJERI që (ndoshta) edhe do kishte dashur dhe do kishte mundur të përpiqej që të më mbronte në një rast të tillë dhe në raste të tilla ...!?!
...Madje, s’kisha si mos të vëreja dhe konstatoja qartë e, deri në vrazhdësi e neveri dhe tejneveri sesi, veçanërisht aktorët dhe aktoret shqipfolës/e në atë teatër, kush më pak e kush më shumë e, kush tepër shumë t’i vardiseshin dhe, jo vetëm t’i vardiseshin. . . me të gjitha llojet dhe mënyrat e vardisjeve dhe lëvarjeve - Çasllav Sajkovskit, kudo e gjithherë, çka, veç kësaj, pa as edhe më të voglin dyshim se, disa nga TA, i kishte edhe SPIJUNË e SPIJUNE të vet të bindur/a, Çasllav Sajkovski, -sidomos, kundër meje !?!
. . .Në ato mbledhje të Dramës Shqipe që i ceka pak më parë e, ku, në secilën mbledhje të tillë merrte pjesë, domosdo pra, edhe Çasllav Sajkovski, merreni me mend sepse, unë veç çka nuk u çmendsha atëherë, të gjithë aktorët (aktoret) shqipfolës/e që ishin, më sa po m’kujtohet tash, po, nja 20-30 gjithsejt, që të gjithë në ato mbledhje folnin sllavomaqedonisht, jo vetëm për hir të Çasllav Sajkovskit, në radhë të parë; për ta mohuar vetveten por, ashtu, gjithsesi edhe për ta nderuar Çasllavin, por, edhe që të merrte vesh edhe Çasllavi krejt se çka flitej në ato mbledhje; veç, jam i bindur sikurse që isha edhe atëherë se, silleshin e vepronin asisoj aktorët dhe aktoret shqiptarë e shqiptare - edhe nga FRIKA . . .deri, edhe e LEBETITSHME - prej Çasllavit!?! Dhe, isha në ato mbledhje të “Dramës Shqipe” I VETMI UNË që, kur më jepej fjala edhe pse, aty, edhe fjala më jepej shumë rrallë dhe më rrallë se gjithkuj tjetër aty; apo, qoftë edhe kur kërkoja të folsha, - folsha SHQIP. . . , dhe, pikërisht për KËTË sjellje e qëndrim timin në radhë të parë, aty e ashtu, aktorët dhe aktoret shqipfolësgjorë dhe shqipfolësegjora e, shqipfolëshiça dhe shqipfolësehiçka por, edhe antishqiptarë e antishqiptare të dëshmuar/a, disa herë edhe më patën denoncuar dhe akuzuar me gojë dhe me shkrim te Drejtori i Përgjithshëm i atij Teatri, Ilhami Emin, duke më denoncuar e akuzuar se, UNË - në mbledhjet e “Dramës Shqipe”, në kundërshtim me krejt aktorët dhe aktoret e Dramës Shqipe aty, në Teatrin e Kombësive, i vetmi UNË, pra (Zeqir Duraku) folsha dhe foli SHQIP e, jo maqedonisht apo sebokroatisht që të mund të më kuptonte aty, në ato mbledhje, edhe Sekretari i atij Teatri, SHOKU, dhe jo vetëm shoku..., Çasllav Sajkovski !?!
. . .Për më tepër, në denoncimet dhe paditë që m’i bënin te Drejtori i Përgjithshëm, - edhe më akuzonin se, edhe kur folja, përgjithësisht dhe kudo në teatër por, veçanërisht në mbledhjet e “Dramës Shqipe”, “FOLJA me zë të lartë e TEPËR TË LARTË dhe ME TON ME NGJYRIME TË THEKSUARA PROTESTUESE E KËRCËNUESE. . . !?!” . . . Nuk ngurronin që të ankoheshin dhe, edhe të më akuzonin se, madje, edhe QESHJA MË ZË TË MADH DHE TEPËR TË MADH E TË LARTË - edhe kur qëllonte të QESHJA krejt normalisht dhe natyrshëm ndonjëherë në teatër; qoftë në kafenenë e teatrit ose, edhe kudo gjetkë në teatër. . . !?!
...Dhe, le ta ceku këtu dhe tash se, edhe policia e Maqedonisë, në Shkup, gjatë kohës sa isha atje, disa herë ma kishte tërhjekur vërejtjen deri edhe - vërejtje të rreptë pse, kur më rastiste të qeshësha, në rrugë dhe përgjithësisht, ndokund jashtë teatrit “QESHËSHA ME ZË TEPËR TË MADH DHE TEPËR TË LARTË” . . .sipas policisë sllavomaqedone !?!
Madje, jo vetëm kaq, sepse, edhe për shumëçka tjetër më akuzonin dhe, edhe më paditnin MUA, veçmas dhe vazhdimisht, te Drejtori i Përgjithshëm i atij Teatri, disa aktorë dhe aktore shqipfolës/e te atij teatri, dhe, gjithherë - së toku me Sekretarin e atij Teatri, kundërshqiptarin me damkë e të tërbuar, Çasllav Sajkovskin. . . !!!
. . .Dhe, për krejt ato kallëzime dhe akuza me shkrim dhe me gojë që i bënin kundër meje aktorët dhe aktoret e “Dramës Shqipe” bashkarisht me Sekretarin e Teatrit, Çasllav Sajkovskin te Drejtori i përgjithshëm i Teatrit; Ilhami Emin, patjetër që, më thirrte në drejtori dhe m’i tregonte vërejtjet dhe akuzat që më ishin bërë në të cilat, përpos vërejtjeve dhe akuzave që i thash deri tash se m’i bënin, veçanërisht shqiptarët e atij teatri bashkë me Sekretarin e Teatrit, Çasllav Sajkovskin; të njëjtit, në ankesat e tyre kundër meje, kërkonin që urgjentisht dhe plotësisht të ndryshoja menjëherë qëndrimet dhe sjelljet e mia në teatër ose, përndryshe, kërkonin që mënjëherë të largohesha dhe përjashtohesha UNË nga ai teatër - si problematik i vazhdueshëm dhe kryeneç i pazbutshëm dhe i papërmirësueshëm. . . !?!
. . .Natyrisht që, edhe unë gjithherë, kundër aktorëve dhe aktoreve të “Dramës Shqipe” dhe kundër Sekretarit të Teatrit, Çasllav Sajkovskit, gjegjësisht, kundër kallëzimeve dhe akuzave të tyre që i bënin kundër meje me shkrim dhe me gojë, te Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit u arsyetojsha dhe u mbrojsha duke i thënë Drejtorit, Ilhami Emin se, unë folsha shqip për arsye sepse nuk e dija gjuhën maqedonishte dhe, poashtu nuk e dija mirë as gjuhën serbo-kroate; veçse, i pata thënë gjithsesi Drejtorit, Ilhami Emin se, s’kishte edhe si mos t’më dukej edhe e tepërt; e pakuptimtë dhe tepër e pakuptimtë që, madje, edhe në ato “Mbledhje të Dramës Shqipe” ku, më se 20-30 njerëz ishin shqiptarë ndërkaq që në mesin e atyre 20-30 shqiptarëve ishte vetëm një maqedon dhe, megjithatë, 30 shqiptarët aty të folnin maqedonisht apo serbo-kroatisht vetëm për një njeri!?! . . .Dhe, pakuptimësia e të gjitha atyre akuzave që më bëheshin vinte në pah aq më tepër, - i pata thënë gjithashtu, Ilhami Emin, edhe për faktin sepse, ishte fjala, pra për “Mbledhjet e Dramës Shqipe!?!”
. . .Dhe, mandej, i pata thënë dhe, jo një herë , Drejtorit Ilhami Emin se, unë nuk folja kurrkund në teatër dhe, as në ato “Mbledhje të Dramës Shqipe” as rastësisht dhe as qëllimshëm me “zë të lartë e, me zë kërcënues” sikurse u akuzojsha se folsha, nga aktorët shqiptarë (veçmas nga disa nga ta) dhe nga Sekretari i Teatrit, Çasllav Sajkovski; dhe, madje, as nuk qeshësha qëllimshëm kurrë me zë të lartë; porse, edhe folsha kudo në teatër dhe, edhe qeshësha kur ishte për t’u qeshur, gjithherë me zërin tim të natyrshëm e me zërin tim normal dhe, prandaj, assesi nuk ishte faji imi pse ata që më akuzonin për zërin tim “zëmadh” dhe qeshjet e mia “zëmëdha” e “bubulluese”, po, ishte FAJI i atyre që ishin edhe faje edhe të SËMURA të tyre që më smironin dhe mërinin, jo vetëm me krejt smirat dhe mëritë e tyre ngaqë, nuk përngjanin me MUA sepse, edhe s’kishin fare mundësi të më përngjanin aspak; ndaj, edhe jo vetëm, më smironin dhe urrenin, aq shumë; patologjikisht dhe, deri edhe ...papërshkrueshëm!?!
. . .S’do mend se, një qëndrim të tillë e mbanin dhe e kishin ndaj meje dhe kundër meje edhe nga mendpakësia e tyre, sa dinin, sa mundnin e në çdo gjë sepse, jo, vetëm mbase, por, sigurisht, pranishmëria ime në atë teatër prandaj, edhe pranishmëria ime ndaj tyre, i bënte të gjorët e të tejgjorët që të ndiheshin dhe të ishin: ASGJË, ASGJËÇKA; KURRKUSHA ; KURRKUSHKA; HIÇA dhe HIÇKA. . . !?!
. . .Por, megjithatë, e shihsha dhe e konstatoja se, edhe Drejtori, Ilhami Emin - nuk iu besonte shumë kallëzimeve dhe akuzave që m’i bënin aktorët dhe aktoret e “Dramës Shqipe” bashkë me Sekretarin e Teatrit, Çasllav Sajkovskin edhe për faktin, pra, se, Drejtori i Përgjithshëm, Ilhami Emin edhe e paradiente, ndaj, edhe e dinte . . .deri edhe shumë qartë e tepër mirë që shqiptarët e Teatrit të Kombësive në Shkup - kishin qenë edhe kundër dhe kategorikisht kundër - edhe pranimit tim në atë teatër; prandaj, Ilhami Emin nuk e kishte aspak të dyshimtë; të paqartë dhe as të vështirë që t’i kuptonte ato rrenga, ato marifetllëçe dhe insinuata të paskrupullta, të poshtra e të liga që i bënin shqiptarët së bashku me KRYEUDBASHIN, Çasllav Sajkovskin - kundër meje në atë teatër; sado që, edhe nuk e kishte aspak të lehtë as Drejtori i Përgjithshëm, Ilhami Emin të qëndronte mospërfillës ndaj pretendimeve insistuese të tyre kundër meje edhe sepse ishin pretendime dhe kërkesa këmbëngulëse të njëpasnjësnjëshme dhe, secila më pretenduese, më këmbëngulëse dhe më e ashpër se njëra-tjetra. . . !?! Veçse, prapëseprapë, Drejtori, Ilhami Emin vazhdonte me durim, gjakftohtësi dhe mjeshtëri të ballafaqohej me paditë dhe akuzat kundër meje, të shqiptarëve së bashku me Çasllav Sajkovskin prandaj, edhe duke mos u pajtuar me ta që, edhe ai, Drejtori, Ilhami Emin, pra të dakordohej me TA kundër meje që, pastaj dhe ashtu, unë edhe të përjashtohesha dhe të largohesha nga Teatri.
11.01.2014
(Vazhdon)