EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (2)
15/03/2020 10:09
DËSHMI KOHE
EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (2)

Zeqir DURAKU
As AKTOR nuk u pata bërë që, në radhë të parë t’i shërbeja AKTRIMIT por, që t’i shërbeja “Q Ë LL I M I T” !?!
. . . Se, isha i ndjekur e përndjekur këmba-këmbës nga UDBA jugosllave por, o, sa keq, sa mjerim e, sa tmerr sepse, në masën më të madhe kjo e kështu më ndodhte . . .pikërisht nga shërbëtorët shqipfolës të UDB-ës të paguar por, edhe vullnetarë të saj, e, që isha edhe i penguar, sabotuar dhe i luftuar . . .deri edhe vrazhdësisht, së pari nga TA, në çdo pikëpamje dhe kudo, para së gjithash dhe veçan në Kosovë, veçmas që prej vitit të dytë kur isha në shkollë të mesme e pastaj, këtë e kisha kuptuar që me kohë dhe, e kuptoja përherë më shumë e më qartë; prandaj, për këtë gjë isha në dijeni dhe i vetëdishëm mirë dhe fort mirë; çka, për këtë arsye edhe e kisha më se të kjartë dhe vazhdimizht dhe shumë parasyesh; sepse, prej atëherë e në vazhdimësi, ku e kur më pak e herë më shumë; herë dinakërisht e, herë vrazhdësisht por, edhe në mënyra tjera të sofistikuara e shumë të sofistikuara , edhe papandehur por, edhe fare pazakonshëm isha ndaluar e, edhe keqtrajtuar në mënyrat ndër më të ndryshmet nga policia jo rrallëherë; por, ndikimet, pengesat e drejtpërdrejta veçse,edhe të tërthorta dhe, edhe trysnitë e UDB-es dhe të atyre, jo vetëm QENVE dhe ZAGARËVE-shqipfolës që, si e qysh pak më parë i zura ngoje, në mënyrë të veçantë e, në mënyra të veçanta fillova t’i përjetoj dhe t’i përjetoja , sidomos, ç’prej se pata diplomuar si aktor !?!
. . .Dhe, vetëm tash, këtu edhe po e them për herë të parë, publikisht se, -edhe që të vendosja që të bëhësha AKTOR, qysh herët në shkollën e mesme, para së gjithash dhe në masën më të madhe pata paracaktuar dhe vendosur që të bëhësha i tillë -vetëm dhe vetëm me mendimin, bindjen dhe qëllimin se, nëse do ta mësoja dhe përvetësoja mirë e siç do të duhej AKTRIMIN dhe , prandaj, nëse do të bëhësha AKTOR I VËRTETË por, mundësisht, edhe më shumë e, edhe më ndryshëm edhe sesa kështu dhe sesa kaq(!?!), unë, edhe do t’mundja, me sukses dhe qysh edhe do t’ishte më së miri e më së lehti edhe që t’veproja për QËLLIMET DHE IDEALET E MIA JETËSORE -pa u pënguar dhe pa u rrezikuar nga të tjerët; por, kësisoj, që, edhe nëse do t’isha i penguar dhe rrezikuar në këtë e këto pikëpamje nga të tjerët me të cilët u rrrethoja; u përballja; kisha të bëja me ta kudoqoftë e mbase edhe në çdo kohë e, të cilët ishin armiqë dhe tej armiqë -efektiv ja potencial, në radhë të parë -të SHQIPËRISË, TË SHQIPTARËVE T’VËRTETË DHE TË KOSOVËS-SHQIPËRI ndaj, edhe të mitë -gjithsesi !?!
. . . Pra, s’kisha si mos ta vëreja dhe konstatoja se, qëllimi i udbashëve dhe shërbëtorëve të paguar dhe vullnetarë të UDB-ës dhe, kështu e këtu, e kam fjalën kryesisht për mjeranat e gjoranat shqipfolës, me qëndrimet dhe sjelljet e tyre ndaj meje që të më mbanin të izoluar e, sa më të izoluar dhe sa më larg nga njerëzit e sa më larg nga publiku, me siguri, për çka edhe nuk më punësonin, pra s’më pranonin kurrkund në punë dhe, asisoj, prandaj edhe , që, edhe unë të isha i detyruar që, tërë kohën të rrija kryesisht në fshat; në fshatin tim, larg e sa më larg njerëzve; ani se, edhe ashtu më ndodhte edhe në fshatin tim porse, gati gjithherë më ndodhte që, sapo dilja, jashtë fshatit tim, u takojsha në patrulla të policisë të cilët, rrallëherë nuk më ndalnin; dhe, gjithsaherë që më ndalnin, patjetër që më kontrollonin, më pyetnin . . . e, më pyetnin edhe deri për gjërat më të ndryshme e, edhe më banalet pa harruar ndoshta as edhe një herë, që, edhe të më provokonin, edhe në aso mënyra, sikur, fare mos t’ishin njerëz normalë dhe, në masën më të madhe, ata policë, jo vetëm të MJERË e të GJORË . . . folshin shqip por sillëshin ndaj meje, më keq e, edhe shumë më keq edhe sesa shkijë-policët!?!
. . .Madje, sa herë që dilja në cilëndo qytezë apo qytet të Kosovës për ndonjë punë apo për ndonjë nevojë të domosdoshme, ishte e pamundur që mos të ndalësha nga policia, një, dy, apo më shumë herë, dhe, gjithherë, mund të them se, ndonëse i keqtrajtuar gjithherë, megjithatë, kaloja pa më arrestuar dhe, sikurse edhe atëherë, edhe tash jam i bindur se, ashtu ndodhte në saje të vetëdijes sime të vazhdueshme: Se isha i përcjellur nga policia kurdo e kudo dhe , në saje të asaj se isha i përgatitur në mënyrë të mirë e, deri edhe në mënyrë të shkëlqyeshme që të isha por, edhe të dukësha, prandaj, vazhdimisht I MENÇUR DHE BUDALLA; BUDALLA DHE I MENÇUR NË NJË E KURDOHERË ashtu që, posaçërisht te policia dhe te UDBASHET tjerë , vazhdimisht e lija përshtypjen e një “NJERIU PËR T’U QESHUR E PËR T’U QARË”, e një “NJERIU QË AS S’DI ÇKA DON DHE AS ÇKA S’DON; QË S’DIN AS KU ËSHTË DHE AS KAH SHKON” . . . dhe, për më tepër, pastaj, edhe MU PËR KËTO SHKAQE DHE PËR KËTO ARSYE, edhe VESHËSHA . . .edhe në atë mënyrë dhe asisoj sa, pata krijuar edhe OPINJON dhe BINDJE se, -unë “KISHA LUAJTUR”; se, unë “NUK ISHA NORMAL” dhe, madje, se “KISHA LUAJTUR NGA MENDTË SHUMË KEQ veçse, nuk isha i rrezikshëm për askënd, ndaj, edhe as që ta dëmtoja askënd”; prandaj, dhe, me gjithë të gjithat çka më ndodhnin e si më ndodhnin në jetë dhe kudo, unë vazhdoja të “ISHA I LIRË” -që ishte edhe qëllimi I PARË dhe KRYESOR i imi, anipse, sikurse thash edhe pak më parë se, më konsideronin por, edhe më quanin, dikush fshehtas e dikush haptas, dikush: BUDALLA, dikush: TË MARRË, dikush më quante: “TË LUAJTUR” e, dikush: “TË HUMBUR” dhe, qysh edhe jo ndryshe nuk më quanin se. . .!?! Dhe, ma merr mendja se, edhe bash për këto arsye që edhe i thash, mbase as nuk më kishin “shumë parasyesh” dhe “rreptë parasyesh” per çka, edhe, as nuk ma shihshin “SHUMË për të madhe” edhe për të gjithat që thuheshin për mua e, rreth meje; që dëgjohëshin nga UNË por, edhe që shihëshin te unë e në mua sepse, për më tepër e, ndoshta edhe në radhë të parë, mendonin se, asisoj “MË KISHIN TRANUE LIBRAT” dhe, madje, edhe profesioni i AKTORIT “kishte ndihmuar shumë që të bëhësha e të isha i tillë” ndaj, shpeshherë, edhe vëreja te njerëzit se, aq shumë kënaqëshin por, jo pak edhe u shqetësonin . . . , por, dhe u frikësonin. . . , dhe, jo pak herë, edhe hutohëshin kur, sipas nevojës dhe sipas rastit, unë folja shumë “MENÇURISHT” dhe njëkohësisht edhe shumë “BUDALLAKISHT” sepse, kur e lypte rasti e nevoja, varësisht ku isha e, me kë kisha të bëja, unë, me fjalët që i folja, “zbuloja, sugjeroja e sugjestionoja” gjërat që doja e, nganjëherë edhe gjërat që s’doja dhe, gjithçka madje; por, edhe ngatërroja, pështjelloja dhe mbuloja, kur duhështe, gjithçka dhe, shpeshherë e bëja edhe të kundërtën ashtu që, gjithmonë për të tjerët, më shumë isha, s’pari dhe më se shumti: INTERESANT; SHUMË INTERESANT DHE I ÇUDITSHËM DHE SHUMË I ÇUDITSHËM sa, ndëgjojsha prej njerëzve se isha edhe “DREQI dhe MELAQJA VETË” sesa, që isha “BUDALLA” apo, edhe i “RREZIKSHËM” dhe, këtë OPINJON dhe këto OPINJONE rreth vetes e për veten time, pata arritur t’i krijoja fatmirësisht, veçse, edhe detyrimisht, në masë jo të vogël, edhe tek njerëzit zyrtarë të kosovës, po edhe te policia dhe, edhe te UDBASHËT prandaj, dhe, arrija të “ISHA I LIRË” ani pse, pandërprerë, s’kisha si mos ta vëreja dhe pikasja se, megjithatë, isha edhe i DYSHUAR dhe, edhe SHUMË I DYSHUAR bile; prandaj, dhe, sipas bindjeve t’mia, veçan tërë tjerëve , domosdo që isha edhe i diskriminuar dhe aq shumë i diskriminuar dhe, jo VETËM I DISKRIMINUAR por, s’kisha assesi e qysh të BËJA NDRYSHE në rrethanat që jetoja, për të qenë , ani pse, edhe qysh isha, “I LIRË” dhe për të mundur, megjithatë, “TË VEPROJA” pa qoftë edhe jo sa e si unë dëshiroja, për “QËLLIMET dhe drejt QËLLIMEVE TË MIA” !?!
. . . Por, prapëseprapë, DYSHIMI i heshtur; i fshehur por edhe i hapur ndaj MEJE, sidomos i njerëzve zyrtarë në Kosovë; i Policisë; dhe, veçanërisht i “UDBES” dhe shqipfolës-antishqiptarëve tjerë, posaërisht për SHQIPTARIZMIN TIM dhe, edhe për gjithçka tjetër që u sillte rreth SHQIPTARIZMIT TIM, patjetër që, i bënte ANTISHQIPTARËT-ZYRTARË; shqiptarëshkijë-zyrtarët e, të ngjashmit në Kosovë e, mos t’flas këtu fare për shkijet që, pandërprerë dhe kudo në Kosovë s’pari, por, jo vetëm në Kosovë, “të më kishin gjithsesi -MIRË parasyesh e në mbikëqyrje. . . deri, edhe të RREPTË” vazhdimisht dhe veçanërisht dhe, prandaj, veçanërisht MUA aq pamëshirshëm dhe aq vrazhdësisht edhe më diskriminonin . . . edhe në të gjitha aspektet por, s’pari dhe kryesisht, pra në ASPEKTIN E PUNËSIMIT TIM kudo në Kosovë por, sidomos dhe pikë së pari -në Prishtinë!?!
. . .E v o k i m e t në fjalë, të mbrëmjes së 29.12.2012, poashtu më ringjallën kujtimet dhe më rikujtuan, sesi në kohën prej vitit 1971 e, deri në vitin 1977, porse, as atë mbrëmje të 29.12.2012 dhe as tash nuk po m’kujtohën datat tamam se kur; veçse, në atë ndërkohë gjithsesi, m’u kujtuan, pra dhe më kujtohet se pata konkurruar edhe për KËNGËTAR në “RTP” përmes konkurseve që i shpallte atëherë “RTP-ja”; por, nuk më patën pranuar as në konkurrimin e parë dhe as në të dytin edhe pse, edhe atëherë isha i sigurt se, kisha ZË të bukur dhe ndër më të bukurit të mundshëm dhe, kisha ZË . . .edhe aq të fortë dhe aq të lartë sa -me ZËRIN TIM ta “dridhja dhe, edhe ta çaja” . . .edhe qiellin !?!
30.12.2013
(Vazhdon)