EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (10)
11/05/2020 08:12
DËSHMI KOHE
EVOKIME EMOCIONUESE DHE TORTURUESE, VEÇSE EDHE ÇMASKUESE DHE DËNUESE ! (10)

Zeqir DURAKU
Pse drama “Gof” e Anton Pashkut, e përgatitur dhe e shfaqur nga Teatri Amator i Ferizajit, para vitit 1980, e cila dramë dhe shfaqje, për vlerat e saj shumë të veçanta dhe të jashtëzakonshme, jo vetëm artistike dhe interpretative, sikurse e patëm bërë në rastin në fjalë, - edhe u pat gjiruar nga RTP e atëhershme, - nuk u shfaq më kurrë në RTP dhe as më vonë në RTK, përveç premierës së saj që u pat shfaqur në RTP ?!!!
Tash, nuk po jam i sigurtë të them me saktësi, se, a pat qenë tamam viti 1979 apo jo, kur dramën “Gof” të Anton Pashkut, me pjesëmarrjen edhe timen në atë shfaqje të asaj drame, dhe me regjinë e Agim Sopit, e patëm përgatitur, në një mënyrë aq shumë të veçantë, dhe shumë të ÇUDITDHME, në Teatrin Amator të Ferizajit; dhe, ajo shfaqje, pastaj, për vlerat e saj të padiskutueshme dhe sigurisht edhe për vlerat e saj ...jo vetëm të larta, u pat zgjedhur edhe nga një Juri e Teatrove Jugosllave që ajo shfaqje të merrte pjesë dhe të konkurronte edhe në një Festival Jugosllav të Teatrove që tash nuk po m'kujtohet si quhështe ai Festival, e që mbahësh atë kohë në Beograd. Dhe, po këtë shfaqje, pastaj, me gjasë, kah fundi i vitit 1979, apo aty pas fillimit të vitit 1980, se nuk po e di saktësisht edhe tash ta them se kur, e pat kërkuar që ta gjironte edhe Radio Televizioni i Prishtinës së atëhershme; dhe, edhe e pat gjiruar atë dramë RTP bash në studiot e atëhershme te RTP.
Pastaj, pasi që e pat gjiruar atë dramë RTP, pak më vonë, RTP e shfaqi edhe premierën e asaj drame televizive. Atë premierë të asaj drame; pra, të “Gofit” të Anton Pashkut të shfaqur nga RTP, atëherë, pata patur rastin dhe fatin që ta shikoja edhe unë. ...Por, jo vetëm për çudi e shumë çudi...(!) ajo dramë televizive, përveç premierës së saj, nuk u shfaq më kurrë, as në RTP dhe, madje as në RTK më vonë !
...Dhe, duhet të theksoj këtu, se, me sa pata vërejtur unë dhe, me sa pata konstatuar gjatë shikimit, shumë të vëmendshëm, në RTP të premierës së asaj drame; ajo dramë, drama “Gof” e këtij rasti, pat qenë, pa asnjë mëdyshje, më interesantja po se po; po, pat qenë edhe drama më e mira televizive në të gjitha kuptimet jo vetëm pozitive të mundshme që kisha parë ndonjëherë !
...Veçse, edhe megjithëatë, ajo dramë nuk u shfaq më asnjëherë në TV, sado që, si RTP së atëhershme dhe, më pastaj, edhe RTK vazhdonin të shfaqnin; shfaqen e po shfaqin drama televizive, të them ashtu, edhe “të qenit e të përtejqenit, dhe të thiut e të tej thiut”, dhe drama televizive të vlerave ...edhe deri më të dobëtave të mundshme; por, prapëseprapë, ajo dramë; pra, drama “Gof” e Teatrit Amator të Ferizajit që e pat gjiruar me kërkesën e vet, vetë RTP së atëbotëshme, për vlerat e saj të veçanta e të padiskutueshme, nuk u shfaq më kurrë; e ripërsëris: përveç premierës së saj, as në RTP atëherë dhe as më vonë në RTK ?!!! ...Dhe, jam i bindur, se, nuk u shfaq ajo dramë kurrë më, përveç premierës së saj, as në RTP së atëhershme dhe as mëpastaj në RTK, bash sepse ajo dramë dhe shfaqje, veç tjerash, dhe ndonëse ishte e një Teatri Amator, gjithsesi ishte drama dhe shfaqja më e mira, të paktën, si realizim artistik; filozofik dhe kombëtar-shqiptar që spektatori shqiptar kishte pasur rastin për të parë ndonjëherë në Televizionin e Kosovës, dhe jo vetëm !
...Jam i bindur, dhe i bindur plotësisht, edhe se, ajo dramë, përveç premierës së saj, nuk e shfaqi më kurrë as RTP dhe as RTK më pastaj, pikërisht për shkak sepse në atë dramë rolin kryesor; rolin e Lulashit e luante Zeqir DURAKU; dhe, e luante Zeqir DURAKU rolin e Lulashit aty aq çuditshëm; aq bukur; aq artistikisht; aq teatralisht; aq filozofikisht; aq madhështisht dhe aq shqiptarisht sa, mbase, por edhe me ta marrë mendja shumë, që, të pakten, kolegët e mi shqipfolës gjithandej: si në Kosovë, si në Maqedoni e mëtej, nga smira; por, edhe jo vetëm nga smira dhe smirëzezësia e tyre ...deri, e tejme -kundër Zeqir DURAKUT, patjetër që, do t'ken bërë çmos, dhe, edhe kanë bërë ...edhe çmos që ajo dramë; ajo shfaqje mos të shfaqësh kurrë më në RTP dhe as më vonë në RTK !!! Sepse, dhe mbase; veçse edhe me siguri, që, shikimi edhe i mëtejm i asaj drame (shfaqje) nga TA, nga kolegët shqipfolës të Zeqir Durakut; respektivisht, shikimi i Zeqir DURAKUT si aktor dhe aktrimi kulmor dhe i pashëmbullt i Zeqir DURAKUT në atë dramë e në atë shfaqje, përveç tjerash, do t'iu shkaktonte ATYRE, kolegëve të Zeqir Durakut ...edhe PIKA në ZEMRA...!!!
...Prandaj, pa asnjë dyshim, atë dramë, përveç premierës së saj, nuk e shfaqen më kurrë as RTP atëbotë, por as më vonë RTK, dhe asnjë televizion tjetër shqiptar, deri më sot !!!
...Por, thënë edhe më ndryshe, edhe ngase, që nga atëherë kam pasur vazhdimisht dhe vazhdoj gjithënjë të kam BINDJE të fortë ...se drama në fjalë; “Gofi”, nuk u shfaq edhe më përveç premierës së saj në RTP dhe as më pastaj në RTK, -sepse ajo dramë (shfaqje) edhe pse ishte dramë (shfaqje) pra, e realizuar nga një Teatër Amator, megjithatë, në saje të veçantisë së saj më shumë sesa të veçantë; në saje të cilësisë së saj të lartë e kuptimplotë: si dramatike, teatrale, artistike dhe kombëtare, -qëndronte dhe ishte lartë e shumë lartë dhe laaarg vlerave të të gjitha dramave tjera shqiptare që deri atëherë ishin bërë në Kosovë, qoftë nga Teatri Krahinor i Prishtinës; qoftë nga Teatri Profesionist i Gjakovës apo, qoftë edhe nga teatrot tjera amatore të Kosovës, deri atëherë. Dhe, se është tamam si thash deri më tani në këtë shkrim, jam i sigurtë dhe patjetër do ta vërtetonte dhe do ta rivërtetonte bindshëm e fuqishëm fakti po të krijohet dhe po të jetë mundësia që edhe tash të shfaqej, pra, drama në fjalë, përmes RTK, apo përmjet ndonjë TV tjetër, që ashtu, të mund edhe SOT ta shikonin, shijonin dhe pastaj edhe ta gjykonin dhe vlerësonin njerëzit, dramën në fjalë !
...Madje-madje, s'kam si mos të kam bindje jo të pakët, se atë dramë, RTP apo RTK edhe e ka ZHDUKUR fare për shkaqet dhe arsyet, sado që shumë lakonikisht, i ceka prej fillimi të këtij shkrimi e deri me tash në këtë shkrim...!
...Por, pse drama në fjalë përveç premierës së saj, nuk u shfaq më kurrë as atë kohë në RTP dhe as më pastaj në RTK, fajtor, dhe fajtor të madh dhe, edhe fajtor të plotë e FAJTOR ...ndoshta edhe kryesor, e konsideroj dhe e quaj edhe regjisorin e asaj drame, Agim Sopin ! Sepse, për mosshfaqjen e “Gofit” në fjalë, më, përveç premierës së saj, as në RTP dhe as pastaj në RTK, Agim Sopi nga mosreagimi por, dhe jo vetëm nga mosreagimi... i tij për mosshfaqjen, pra, edhe më të “Gofit” pas premierës, as në RTP dhe as më vonë në RTK, po ngjet të jetë shkaktar, qebesa -edhe vetë Agimi ! ...Po ngjet të jetë dakordues dhe miratues edhe vetë Agim Sopi që, ajo dramë të mos shfaqej edhe më..., pos premierës së saj, në RTP, dhe as pastaj në RTK ?! ...Apo, ai, Agimi, asisoj, dashtazi iu është bindur NDALUESVE të qëllimshëm dhe qëllimkëqij e qëllimzi, të mosshfaqjes së asaj drame edhe më, pas premierës së saj, në RTP, apo më vonë edhe në RTK; ...ose, për më tepër, edhe vetë Agim Sopi është edhe lejuesi dhe miratuesi ...edhe i zhdukjes apo i asgjësimit (shkatërrimit) të asaj drame; bashkë me shqipfolësit tjerë KUNDËRZËQIRIAN, si të RTP, RTK, të Teatrit Krahinor të Prishtinës së atëhershëm, Teatrit Profesionist të Gjakovës, Teatrit të Kombësive të Shkupit etj. ...dhe, kushedi, ...mu këtu e në këtë rast, për sa thash e si thash deri tash rreth kësaj çështje, do t'ishte aq e gjetur dhe aq me vend, pse jo, edhe thënia “Për inati t'resë me vdektë djali”!?!
...Por, qoftë të jetë edhe si thash këtu më lartë, apo të jetë, qoftë edhe qyshdo qofë edhe më ndryshe nga ç'thash këtu më përpara, edhe për Agim Sopin dhe çështjen në fjalë për dramën “Gof” në fjalë, në këtë rast e për këtë rast; Agim Sopi atë dramë; gjirimin e asaj drame, me sa po m'kujtohet mua edhe tash, e pat shfrytëzuar edhe për nevojat e veta për Akademinë e Filmit të Zagrebit, ku aso kohësh, Agim Sopi edhe studionte në atë Akademi. ...Pra, Agim Sopi, një kopje të gjirimit të dramës “Gof” e pat bërë edhe për Akademinë e Filmit dhe Regjisë të Zagrebit; dhe, prandaj, edhe nëse RTP së atëhershme, apo edhe RTK më vonë, për shkaqet, arsyet dhe qëllimet që i ceka në këtë shkrim deri tash, e kanë ndaluar atë dramë që të shfaqësh në TV, përveç premierës së saj; apo, qoftë edhe nëse atë dramë e kanë asgjësuar fare; gjirimin e dramës në fjalë, Agim Sopi si regjisor i asaj drame mund të shkojë në Zagreb dhe ta bëjë gjirimin e një kopje të dramës “Gof” që e ka dorëzuar atëherë në Akademinë e Filmit dhe Regjisë të Zagrebit, dhe në atë mënyrë, pastaj të mund të shfaqet edhe tash ajo dramë jashtëzakonisht jo vetëm e mirë... e shumë mirë dhe e shkëlqyeshme, por edhe më ndryshe e më shumë edhe sesa kështu dhe kaq sa thash e si po them, sepse... dhe, edhe sepse me këtë veprim Agim Sopi, të fundi i fundit, të mirën më të madhën do t'ia bënte vetes, mbasi, edhe njëherë po e theksoj këtu, se, ajo dramë, ashtu sikurse e patëm bërë atëherë dhe sikurse edhe eshtë e gjiruar, ka qenë, është dhe do të jetë përherë një KRYEVEPËR jo vetëm artistike..., por, pos tjerash, ...edhe kryevepër kombëtare-shqiptare !!!
8.9.2014
(Vazhdon)