ERMIRA, PSE VEPROVE ME KAQ PABESI?
06/02/2016 12:21
REAGIM
ERMIRA, PSE VEPROVE ME KAQ PABESI?
Shkruan: Sejdi VESELI
Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë?! Por, rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë populli. Ti je një e shitur për denarë dhe privilegje te shefi i juaj, në të cilin personifikohet një sllavomaqedonas dhe sllavofil SUI GENERIS, me mentalitet mesjetar, thënë troç: një urrejtës ekstrem i shqiptarëve.

Si e tillë, çfarë u ridëshmove(!) - mëse miri, arsyen, e di ti - duke i dhënë një thikë pas shpine Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundërshqiptar, se gjoja askush nuk paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë, me asgjë tjetër pos, me dërdëllitjet e një putaneje të mjerë. Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm për të kompensuar shpenzimet e biletës se fluturimit...), kjo nuk mund të cilësohet ndryshe pos një sjellje prej tradhtareje, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse jo, edhe për çështjen e pazgjidhur shqiptare, në përgjithësi.
Arsyetimi i yt se gjoja buxheti i juaj financiar nuk paska pas mundësi t’i mbulojë shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një biletë fluturimi, dhe, për çka se për një çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin tënd mafioz prej një mercenareje. Me siguri, je e vetëdijshme, se mercenarja për lek është në gjendje të bëjë gjithçka!!!
Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhën e kujt shërbehesh, se kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më mirë... Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritorë që në Luginën e Vardarit, vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ata si ti dhe monstrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!
Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovën, pa marrë parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë, ke dhënë një votë pro amendamenteve të parashtruara nga pala serbiane, për kthimin e Serbisë dhe UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosje e pavarësisë ...!
Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë, si do të arsyetohesh para gjeneratave, në rend të parë para familjes tënde. Mos harro, populli i ynë thotë: “Kush hanë m... në kohë të vështira, i vie era në kohë të mira!”
Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!
Prishtinë, më 06 2 2016