EH, SA DIKU E SA MYKU DO TË DALË (!)
23/12/2010 17:29
EH, SA DIKU E SA MYKU DO TË DALË (!)
Shkruan: Tafil DURAKU
Duke i parë dhe përcjellur me vëmendje të shtuar reagimet kundër shkieve në kub, Dick Marty dhe Carla Del Ponte, dy serbëve të dëshmuar dhe të Zvicrës së tyre si “mike” e madhe e shqiptarëve, nuk ka sesi të mos e kapim kokën me të dyja duart kur shohim mykun “shqiptar” duke lëvduar tradhtarët e popullit shqiptar dhe të UÇK-së, të cilët lëre që nuk bënë asgjë të mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por, për më keq e për më zi, ata “patriotë” e “atdhetarë” të mëdhenj hodhën gurë e dru, siç nuk kanë pushuar të hedhin edhe sot e gjithë ditën në UÇK-në shqiptare dhe në prijësit e luftëtarët e saj të dëshmuar.
Parë nga afër reagimet, u bindëm plotësisht sa Dikun dhe sa mykun i kemi këtu, në Shqipërinë tonë të copëtuar dhe në “Republikën e Kosovës” të “Presidentit” histo(e)rik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për shqiptarët e trojeve të pushtuara shqiptare, qe dhe mbeti pakëz më i zi e më sojzez sesa satrapi dhe antishqiptari Tito, i cili, përmes “patriotëve” si Dr. Ibrahim Rugova&Co ua pinte gjakun si me pambuk shqiptarëve të Kosovës së pushtuar shqiptare. Dhe, kur jemi këtu, duhet t’ia heqim fare plafin politik realitetit të hidhur antishqiptar të “presidentit” histo(e)rik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, tok me shërbimin serb dhe antishqiptar, ka gjetur strehë në Tiranë dhe është strukur thellë tek “shqiptarët” atje, si tek Sali Berisha&Co e tij.
Të dalësh sot, publikisht, për çfarëdo interesi e përfitimi, dhe t’u thurësh himne tradhtarëve të popullit shqiptar, nuk është asgjë tjetër pos rrëfimit të sinqertë personal se je në vallen më të madhe antishqiptare të “patriotëve” e “atdhetarëve” të të gjitha kohëve, si Dr. Ibrahim Rugova&Co, i cili, lëre që e shau dhe e shantazhoi UÇK-në, luftën dhe luftëtarët e saj, por, për më keq, gjeti edhe vegla “patriotike” e “kombëtare” sikurse qe vetë edhe tej kufirit shqiptaro-shqiptar, të cilat nxjerrin kokë dhe vetërrëfehen ligësisht për bëmat “patriotike” e “atdhetare” të “kryetrimit”, Dr. Ibrahim Rugovës, madje, për t’i dhënë merita të paqena atij, duke e sharë e shantazhuar pakëz më zi sesa ai UÇK-në dhe prijësit e luftëtarët e saj.
Klithmat antishqiptare të sorrëshkinave ibrahimrugoviste, sot, se Kosovën e ka çliruar Amerika dhe jo UÇK-ja, janë aq bajate sa nuk i ha as qeni, sado i matufosur të jetë. E vërteta qëndron në fakin real se UÇK-ja tok me aleatin e saj, NATO, e ka fituar luftën, sepse, po të mos ishte UÇK-ja, as Amerika dhe as NATO, as që do ta dinin se ku i bie Kosova e trepushtuar shqiptare, lirimin e të cilës, para gjithkuj tjetër, do duhej ta bënte Shqipëria e Sali Berishës, e cila, lëre që s’e ka bërë këtë, por, me direktiva të “patriotit”, “atdhetarit” e “kryetrimit”, Dr. Ibrahim Rugova, edhe i ka burgosur dhe dënuar ushtarakët shqiptarë që kanë marrë pjesë në radhët e UÇK-së. Ata që e kanë bërë UÇK-në, shqiptarët, pra, as dje, as sot e as nesër dhe as kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë me titistin Ibrahim Rugova&Co e tij “patriotike”.
T’i thuash mutit trim, droj, sinqerisht, e fyen edhe mutin, sado që “shqiptarët” edhe mutin kur e bëjnë, e bëjnë punën mut, bile, edhe më keq duket, kur pohohet: “se trimi mbi trima, komandanti i vërtetë e real i gjithë shqiptarëve të Kosovës ka qenë dhe mbetet Ibrahim Rugova…” Ky pohim intrigant për njeriun me shall është fyerje për shqiptarët e Kosovës së trepushtuar shqiptare dhe për UÇK-në, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me emrin e Ibrahim Rugovës dhe as që lidhet a takohet diku me emrin e tij prej “kryetrimi” e “komandanti” të shqiptarëve, pos, nëse takohen në letrat që Dr. Ibrahim Rugova mund t’i ketë nënshkruar në Beograd, me Milosheviqin dhe me mikun e tij, në Tiranë, Sali Berishën…
Po, për ç‘”kryetrima” flasin e pëllasin Dikat “shqiptarë”, se?!... Për tradhtarët e popullit shqiptar, për ata “patriotë” e “atdhetarë” që e torturuan popullin shqiptar në trojet e veta etnike për 100 vjetë rresht!?!... Dhe, po e futëm tërfurkun më thellë, dhe, po ua zgjidhëm gjuhën bijve të Titës e të Ibrahim Titicës, vaj halli për shqiptarët, sepse, ata, sërish, me metoda torturash antishqiptare të Titos do të vazhdojnë ta torturojnë edhe më popullin shqiptar dhe bijtë e bijat më të mira të tij. Dhe, dalka një gjeluc, kalavesh prej diturie, dhe, na i shpallka kinse heronj e kryetrima bashkëpunëtorët e devotshëm të Jugosllavisë dhe të Serbisë fashiste e raciste, para nesh që i kemi parë nga afër, më sytë tanë, që i kemi prekur me duart tona dhe i kemi përjetuar në kurrizin tonë shqiptar bëmat e tyre antishqipçtare, duke i përcjellur në çdo hap “patriotët” dhe “atdhetarët” tanë të mëdhenj, si Dr. Ibrahim Rugova me kompani.
Lexoni e mësoni sa më shumë për Dikun, dhe, do ta shihni më mirë mykun!... Dhe, do të shihni saktësisht sa Dikun dhe sa mykun “shqiptar” e kemi në Shqipërinë tonë natyrore dhe shqiptare. E, po çkapuritët më shumë, do shihni dhe do bindeni se sa Diku dhe sa myku “shqiptar” do të dalë!... Në këtë pikëpamje, sa përfundim të mirë ka nxjerrë analisti Mustafa Nano, kur ka thënë: “Miq të dashur, jemi në duart e një bande kriminale, të drejtuar dhe mbështetur nga Serbia!”, ndërsa, këtij konstatimi do i shtoja realitetin e hidhur që na mbërthern kaq pamëshirshëm, sepse, vërtetë, jemi në duart e shumë bandave kriminale, të drejtuara nga Serbia, Greqia dhe shtetet përreth e miqtë e tyre, dhe, populli im dele, edhe në shekullin 21, voton ujqit për ta ngrënë e copëtuar!...
Burojë, më 23 dhjetor 2010