E S E - METAMORFOZË E DUARVE TË ZEZA

21/04/2011 16:17

Ese

METAMORFOZË E DUARVE TË ZEZA

Tafil DURAKU

 

Çdo nismë që fillon me koncepte të qarta, natyrshëm, përfundon siç niset dhe siç ka hije, qartë e saktë, sipas konceptit të vijëzuar në mendje e në letër. Dyert dhe dritaret, kudo më tej të pasqyruara me D, janë simbole humane e pozitive të njerëzimit. Por, ja që D dëshiron të zhysë e përlyej dyer e dritare, D-në, vetveten, pra. Nga ky këndvështrim D-të, nga çdo pozicion t’i shikosh, duken të bukura, sa nuk ka më. Por, kur D i zhytë dy D të tjera dhe me to vetveten me të fëlliqtët që bën synon t’i pëlyejë të tjerët, që i afrohen dhe e shohin si D, parë realisht, në thellësinë e qenësinë e saj të zhytur në atë që e bën vetë, D-ja del skandalozisht jashtë realitetit që synon ta përdhunojë e përzhysë secilin që i afrohet dhe dëshiron të shohë thellësitë “pozitive” të D-së sonë skandaloze.

D-ja, parë si e tillë, është mbushur, në tërë trurin dhe trupin e saj me pleshta e morra të mëdhenj dhe është zhytur deri maje kreje në mutsinë e vet. Dhe, kur i afrohet ndonjë vijë e pastër, ajo, mund ta zhysë e përlyejë atë keq e më keq. Madje, D-ja, shpifë e rren, kudo, kanaleve të veta të bëra pis me shekuj…

Nga të gjitha këndvështrimet, D-ja, sot, duket e çaraveshur, e shpërthurur dhe kobzezë në tërë vijëzimin e saj përmutor, saqë, edhe vijat më të shëndosha, ato më të fortat e vetvetes sonë, mund të mashtrohen shumë keq kur mbështeten në të, sepse, D-ja, si D që është, shihet në xhamat e saj, është bërë e padenjë dhe e padurueshme skajshmërisht!…

D-ja, e thamë edhe më parë, duket e bekuar dhe ka formë gojëmiri, por, kur e sheh se në ç‘mure të pista rri e mbështetet, të bën ta urresh përjetësisht, dhe, të dhëmbin edhe sytë kurdo dhe kudo që e sheh, të zhytur e të fëlliqur vetes së tij D, pa asnjë kriter vlere e njerëzie në të.

D-ja, si dritare, është pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në anije, në aeroplan, në tren dhe në të gjitha mjetet e tjera të udhëtimit, nga e cila hyn drita dhe ajri dhe nëpërmjet të cilës shohim jashtë. Thjesht, është korniza me xham që e mbyllë atë të hapur kudo që gjendet… Kuptimi i saj figurativ, është një horizont për të dalë në det, që të ndihmon për t’u lidhur me një vend tjetër, me një tjetër…, diçka që të ndihmon ta zgjerosh horizontin e dijeve… Por, a duket kështu dhe a i ka të gjitha këto veti D-ja që rri me mua, që duket si unë, ecën si unë, e, duket se rri si unë, qyqe në mur, në murin tim shekullor, prej mijëra e miliona vjetësh dhe m’i mbyllë të gjitha shtigjet e jetës sime njerëzore e kombëtare…

Nuk e dini ju se sa e zhytur dhe sa e përlyer është ajo D, D. D., që, nuk është asgjë tjetër, pos një harvallinë që mëzi e mbajnë këmbët dhe muret e veta!... Rren dhe vetëm rren, e, mua, më kujtohet gjyshi, kur e shikoja tërë kërshëri, kur u thoshte atyre që e gënjenin para sysh: “O, burrë, rrej për toke, se t’i m’loj diqysh, se, vallahi, me m’rrejt për q’elle, nuk mund t’i m’loj, e, tjetri, s’t’i m’lon hiç se hiç!”… Në këtë pikëpamje logjike e filozofike, njerëzore, del se as duart dhe as mendjet e zeza, nuk ka dorëza as fjalë të bardha që i mbulojnë, e, punët e zeza, hiç se hiç!...

Prandaj, D-ja, kështu siç është dhe kështu siç duket, ka dalë jashtë çdo kohe dhe e ka humbur kuptimin e vet pozitiv e parësor, njerëzor. D-ja është vetëzhytur shumë, është bërë pis me gjithë D-në e vet fillestare, e vetëfëlliqur dhe e vetëpështirë, orvatet t’i zhysë dhe t’i pështyejë të tjerët fisnikë që i sheh, apo, edhe i afrohen për ta pastruar dhe që duan t’i japin kuptim asaj dhe vetvetes së tyre njerëzore e kombëtare… Me D të tilla, as bëhet vetvetja, as ruhet vetvetja, as zhvillohet vetvetja, me këta pleshta të vegjël e morra të mëdhenj, gjithmonë nën sqetulla të huaja, e, me këtë M të Madh D. DAM! …

Kjo D e bërë fushë me gropa, tërë gunga-gunga, e pakapërcyer për njerëzit D zeza, me korniza e xhama të thyer cpirrë-cpirrë, cpirihuni i cpirihunëve!... D. D., dritare e pështirë… Eh, sa derën e sa dritaren, D, po e bëjnë mut këta njerëz D, që, sipas tyre, edhe muti dhe kiçi original janë vetë arti dhe vlera të mirëfillta artistike!...

Eu, sa mut i bënë dyert e dritaret tona këta pleshta e morra të mëdhenj në krye, rritur nën sqetulla të huaja, sa të shëmtuara po i bëjnë udhët tona shqiptare me projektues të huaj…

Po, ty, Brut, kush të çoi si D?!... Të kanë çuar gabimisht, sepse, e dija se për ato punë të kanë çuar dhe të kanë emëruar për mbikëqyrës timin…, por, ama, dije, kurrë, nuk mund ta prishësh dhe as ta luhasësh drejtpeshimin tim shqiptar, gardhiqeve tona me dyer e me dritare shqiptare… Mua, më ke kudo.

Ç‘piktorë të këqinj ka kjo shtëpi: kulme, shtëpi, dyer, dritare, udhë… po i ngjyrosin me bojëmuti të nartë, siç e kanë edhe fytyrën piktorët “tanë” kokërrmolle, e, pastaj, orvaten t’ua mveshin ngjyrën e tyre bojëmuti të nartë edhe njerëzve që rrinë e enden në rrethin e caktuar të mrekullive natyrore, që po i bëjnë mut e më mut, përditë që ka dhënë Zoti, këto D të pista!..., të cilën e shëmtojnë D-të, si dyer, udhë e dritare të përmutavta bajatshëm, zgërdhishëm, siç del zgërdhirja e përdhunshme prej dhëmbëve dhe syve të tyre bojëmuti nëpër çdo shekull…

Sa piktor i shkathët që është!... Bën ndryshimin e vijave, në praninë tënde të trashë, sa mbyll e çil sytë!... Ti qeshën dhe ajo D e sheh thellësinë tënde të trurit tënd cektinë!… Për pakëz kohë edhe të huajt u kanë marrë erë D-ve “tona” shekullore, siç u kanë marrë erë D-të “tona”, D-ve “tona” të reja, rrush prej mendësh!... Dyer e dritare “tona” , me D. D., se, jo mahi D!...

Me një skicë fare të thejshtë vijash mund të bëhet plani i shtëpisë, i ndonjë pallati, fabrike… etj. Vijëzohen themelet, muret, dritaret, dyert, kulmi, çatia, kopshti dhe gjithçka tjetër që e rrethon atë. Metamorfoza është edhe ndryshim i mënyrës së jetesës, që e pëson edhe njeriu nëpër shumë etapa të zhvillimit të tij histo(e)rik. Përpjekjet, luftat dhe sakrificat njerëzore për ndryshime të mëdha shoqërore, kanë ndodhur e do ndodhin, vazhdimisht, por, kjo që ndodhi me ne dhe me luftën tonë të re për bashkim e për Shqipëri, e pavijëzuar drejt, mos u përsërittë më!... Kurrë. Sepse, ne, me këtë luftë, deshëm të bëjmë mure të reja mbi themele të vjetra, të lashtësisë sonë P-I-SH, deshëm të vëmë dyer e dritare të reja, udhë tona të shëndetshme, e çka jo tjetër të mirë për Kombin e Atdheun tonë Shqiptar, të shenjtë e të shtrenjtë, siç bën çdo komb tjetër përparimtar për veten e tij, por, ja, që, neve, nuk na lejuan dyert e dritaret “tona”, D. D., LDK!... , me ngjyrë, fytyrë e sy muti të nartë, nëpër pozitat që ua kishte premtuar piktori i pushtuesit tonë qindvjeçar!...

E, pse u bëka lufta?!... Për t’u djegur e shkrumbuar populli e Atdheu dhe për të mbetur në pushtet, për dyer e dritare, D-të e mutit, varg e vi, ose, aleatët e të gjithë pushtuesve bashkë, njëri pas tjetrit!... Për t’u vrarë e masakruar bijtë e bijat më të mira të popullit e Atdheut?!... Dhe, veteranët e luftës më të lavdishme shqiptare të mbesin nën mëshirën e tradhtarëve të Vendit, të të gjitha kohëve, të ligjeve që miratojnë ata tradhtarë, brez pas brezi tradhtarësh nëpër kuvende e vende kyçe të shqiptarëve!...

D-të i kanë çitur edhe në kulm të kësaj shtëpie që s’i duhet askujt, dhe, kudo që kanë hipur e ku kanë hipur, e kanë fëlliqur fare, se, D-ja të rren në sy e të pret pas shpine, në këtë shoqëri kiçi e mbikiçi titist, në këtë shoqëri mollësh e kokërrmollësh të kalbura e të mykta fare… Ç‘metamorfozë e duarve të zeza: Edhe pas Titos – Tito!... Antishqiptari e përvëluar, zgërdheshet vazhdimisht!...

E, këto D që i shohim e i prekim, nuk janë as vjeshtore, as verore. Këto D janë kulmi i të keqes në shtëpinë tonë të re, shqiptare!...

Tash e dymbëdhjetë vjetë, disa të njohur e të panjohur, përmes veglave të tyre D, përpiqen ta bëjnë punën e tyre me Molla të Mëdha, me kokërrmolla të mëdha që kundërmojnë çdo fëlliqësirë kohe.

Po, a durohet kjo metamorfozë muti me D në krye arti, kulture e mediash?!... Frengjitë, edhe zërin e kanë qitur holl e qartë! Për frengjishë janë shenjestëruar armiqtë!... D me F, sa kontradiktore që janë me origjinën time shqiptare!... Dritarja me D, e, frengjia me F, a kanë qenë të njëjta ndonjëherë!?!... Njëra, i takon lavdisë sime në shekuj, e, tjetra, ma kujton tradhtinë e vazhdueshme në shekujt me vetëdije robi të skëterrshëm, si kjo që po e përjetoj e po e shoh me syrin tim të errët, tash, si dikur, në praninë e qetësisë së syrit tim të errët!...

Kur kthehem dhe i shikoj, shoh se sa të ngjashme janë D-të, me tërësinë e tyre të prishur, rritur duke e kultivuar gënjeshtrën dhe mashtrimin, krejt më janë bërë uniforme, me origjinalitetin e tyre bizar!...

Këtu shoh, se, as nuk më vyen buka, as uji, as ajri, as jeta që ta ofrojnë këto D “shoqërore”, të prishta e të mykta në kryet e tyre të robërisë shekullore. Asgjë nuk më vyen me to në trupin e ri të shoqërisë së shëndetshme shqiptare…

- Faqen e zezë, nuk ta mbulon as lëkura, as leshi!, thoshte gjyshi im mendjendritur.

Pra, nuk mbulohet faqja e zezë, as pa lesh, as me lesh dhe as me pozita e me prita kundër popullit tënd!... Ore, syleshkot e faqeve të zeza, besa, edhe më pak mbulohet faqja e zezë me lëkurë të pispillosur e flokë të livandosur, po, a e shihni se në ç‘gjendje është Populli e Atdheu Shqiptar, moj D-të e zeza të Shqipërisë sime – SHQIPËRI!...

Ç‘metamorfozë!... Flet gjera pozitive, e, sillet si hoxha, duke thënë: “Bëj çka them unë, e, mos bëj çka bëj unë!”… Eu, ç‘na gjeti e zezdita, me këto D të zeza futë!... Ato e këto D, po i hapin dhe po i mbyllin, sipas interesit personal e kulimoklanor, duar të pista e gjakatare, vëllavrasëse edhe në këtë shekull!...

A po e shihni, ju, si unë, ore!?!... Edhe në këtë fillimshekull, D-të tona me D, po i hapin dhe po i mbyllin duar “tonat” me D, me dorëza të zeza!... Ç‘metamorfozë pafytyrësie po shoh!... As lëkura dhe as leshi nuk ua mbulojnë turpet dhe poshtërsitë e njëpasnjëshme!...

Nuk ke të drejtë njerëzore as morale t’i thuash tjetrit mut, kur vetë je mut më i madh se të gjithë ata që i përfolë pas shpine dhe ua ngjet pa fije turpi atë që s’e kanë dhe as që është në natyrën e tyre njerëzore e shqiptare.

Çka nuk po shihet në këtë metamorfozë shekulli, duart e zeza po orvaten t’i veshin me fjalë (dorëza) të bardha, faqet e zeza të botës sime njerkë, po i mbulojnë me lëkurën e pispillosur dhe me leshin e larmë të sojëzezave shorrëshkinat!...

Eu, Nalt Ferri!... I ndërron dorëzat, në dyer e në dritare, vazhdimisht, mbyllë e s’hapë dyer e dritare të shekullit të ri!... Ma zë frymën metamorfoza e duarve tua të zeza edhe në këtë kohë “Shqipërie”!...

 

Burojë, mars 2011

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode