E REFUZOJ MIRËNJOHJEN!

26/11/2022 06:14

REAGIM

 

E REFUZOJ MIRËNJOHJEN!

Afrim MORINA

 

 

            Kryetari i degës së Shoqatës së të burgosurve politikë në Therandë, z. Ukë Thaçi, më informon se do të mbahet një takim në Therandë, por, nuk i kisha kushtet të shkoja. Po i njëjti më informon se Shoqata “Levizja” ka vendosur të shpërndajë mirënjohje për disa vepromtarë, me datën 31.10.2022, në mesin e të cilëve isha edhe unë. Po atë ditë, më vjen një mesazh, që më njohtonte zyrtarisht për këtë. E thirra numrin kontaktues dhe u lajmërua z. Sejdi Gega (vër. ime: Kryetar i Shoqatës “Levizja” për Therandën), i cili më informoi se do të shpërndaheshin dyzet (40) mirënjohje. I kërkova atij që të më mundësonte të flas katër pesë minuta. Ai më tha, se ishin tre diskutime dhe bëhet shumë. Me insistimin tim, u pajtua ta konsultojë kryesinë e “Levizjes”. Pas njëzetekatër orësh më ktheu përgjegjën pozitive!

            Një tjetër, po ashtu, që ishte përzgjedhur për mirënjohje, po sa filloi moderatorja ta shpalos programin, iu afrua udhëheqjes dhe kërkoi t’ia jepnin fjalën, ku nga xhepi i xhaketës ua tregoi një letër. Nuk e quan më gjatë dhe u pajtuan?!

            Pasi u kryen diskutimet, më prezentuan mua, për një fjalë rasti. Në realitet, unë kisha planifikua që gjatë ndarjes së mirënjohjeve, ta merrja fjalën.

            Më poshtë e keni fjalimin tim, që, për fat, e ka inçizuar avokati Ruzhdi Gashi dhe ma ka dërguar. Përshendetjet nuk do t’i shkruaj, por do të nisem menjëherë me diskutimin, që, me vështirësi e kam nxjer, për shkak të zërit të dobët, se inçizimi është bërë nga një largësi.

 

*

*        *  

 

            Dhjetë vjetë më parë, këtu, në Therandë, kam thënë: “Historia është ajo që ka ndodhur, e, jo ajo që kemi dëshirë të ketë ndodhur”.

            Nuk do të nisëm nga referati i Sejdi Gegës, se, aty, ka mangësi. Për sa kam kuptuar, të paktën, këto katër vite, thuhet për dëshirën, e jo për atë që ka ndodhur. Po mbushen dyzet vjet që është formuar LPRK-ja, një organizatë politike, e cila nuk i ka përfshirë të gjitha organizatat tjera. Ka pasur nga ato që e kanë kundërshtuar, ka pasur që e kanë refuzuar, e, nuk janë pajtuar. Sidoqoftë, atëherë është quajtur LPRK, dhe, ndodhë mohimi i historisë deri më 1993, më gjithë këtë, kjo i mohon një kategori të veprimtarëve kombëtarë. Ata që e kanë themeluar këtë, për çdo lavdatë.

            Por, kohët dhe rrethanat ndryshojnë dhe është krijuar LPK-ja më 1993. Por, nuk guxon të mohohet ajo kohë, kur njerëzit kanë aktgjykime, kanë vuajtur dënime për veprimtari të LPRK-së. LPRK-ja, gjatë kohës së vet ka pasur çalime, por, lufta i ka mobilizuar të gjithë, edhe ata të cilët kanë qenë në LPK, ashtu edhe ata të cilët kanë qenë, qoftë në struktura polike, organizata të ndryshme ilegale dhe ajo ka kulmuar në levizje kombëtare.

            Në këtë levizje kombëtare, përsëri, sot, kemi injorime.

            Unë, Baliun, (vër. ime: Bali Muharremi është kryetar i Komunës së Therandës) nuk e kam njohur përpara, por, në Drenofc të Zatriçit, e kam takuar si ushtar, çfarë grade ka pasur nuk e di. Nuk ka qenë në Lëvizje

            Do të thotë, kështu duhet të jemi dëshmitarë seriozë për historinë. Historia është shkruar dhe shkruhet përmes referimeve, po, pse kanë qëndruar, se, nuk ka pasur kundërshtime të referimeve.

            Tash, të flasim për kriteret.

            Çfarë kriteri është përzgjedhur, që dikush të jetë i merituar, e, dikush tjetër jo. Me një veprimtari ndoshta më të madhe politike, me një veprimtari të plagosurish, e mjeshtër të penës. Mjeshtrit e penës e kanë mobilizuar masën. Jo unë si Afrim, por ai që ka shkruar dhe ka ditur me i thurë problemet, e ka ushqyer masën për një të vërtetë, për një revolucion, për bashkim kombëtar

            Dhe, së fundmi:

            Ata që janë dëshmorë, kjo shoqatë nuk guxon për t’u dhënë mirënjohje. A ka titull më të lartë se dëshmori?! Një veteranit, nuk guxon t’i ndahet, se ia heq vlerën. Pse ia heq vlerën(?), se shoqata nuk është mekanizëm institucional dhe nuk ka kredibilitet me dhënë kësi mirënjohjesh. Vullneti është dëshira, ndodhja është diçka tjetër.

            Për fund, Suhareka (vër. ime:- Theranda) ka mbi 400 (katërqindë) të burgosur politikë, dhe, ka ndodhur, për shkak të moshës, për shkak të kyçjes së hershme në ilegale, gjatë viteve shtatëdhjeta, me i njoftë familjet me aktivitete, e, me të gjitha. Ne kemi pasur, viteve të tetëdheta (80-ta) e nëntëdhjeta (90-ta), njerëz që kanë marrë dollarë, nga Kanadaja e Amerika, nga Legaliteti e Balli Kombëtar, për ta penguar levizjen. Ne, që kemi qenë këtu i kemi ndalur dhe s’i kemi lejuar të veprojnë.

            Diaspora, për çdo respekt, ka qenë një zëdhënëse, ambasadore, ka qenë një mbledhëse e mjeteve materiale me miliona, por, pak punë bëjnë, nëse nuk ke ku i dërgon. Ata që kanë përgatitur masën kanë mbetur jashtë loje! Mu për këtë nuk pajtohem, dhe, unë, si Afrim, e refuzoj mirënjohjen!

 

*

*     *

           

Nuk e kam pasur ndër mend ta publikoj këtë, por, më ka shtyrë një kritikë: - “Mjerimi intelektual” nga Ibrahim Xhemajli, me datën 06.11.2022, të cilit ia kam dhënë përgjigjen që mund ta lexoni në shkrimin e kaluar Fshehja e duarve që të gjuajtën, paraqet mjerim kolektiv”, që ndërlidhet me diskutimin tim, të datës 31.10.2022.

 

            Prishtinë, 19. 11. 2022

                                                            

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode