DY ANËT ANTISHQIPTARE TË “MEDALJES” SË BE-së

01/09/2011 06:25

 

DY ANËT ANTISHQIPTARE TË “MEDALJES” SË BE-së

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Kohë më parë, në Ohër të Maqedonisë së pushtuar shqiptare u mbajt takimi i radhës i presidentëve të Vendeve të Mesdheut. Iku edhe ai takim. Por, ajo që la pas hije të keqe qe pikërisht injorimi i gjuhës shqipe në atë takim. Në takimin e Ohrit shquhej me germa të mëdha provokimi në bullgarisht “OHRID SAMIT” dhe në anglisht “OHRID SUMMIT”, ndërsa gjuha shqipe thuase nuk ekzistonte në truallin e vet të etnisë dhe ky ishte kulmi i dyfytyrësisë së BE-së, ana e vërtetë antishqiptare e “medaljes”, sepse, ajo është një pamje e shëmtuar e shkeljes eklatante e të drejtës elementare të një populli autokton, që përbën 40-60 % popullsinë e asaj pjese të pushtuar të Shqipërisë, dhe, është e tepërt të flasim më gjatë këtu. Pse nuk shkruante edhe në shqip: “SAMITI I OHRIT”?!...

Po, edhe ta marrim për të vërtetë variantin e 26% zyrtar të pranisë së etnisë shqiptare në trojet e veta autoktone në Maqedoni, prapë sjellja e BE-së në krah të Gruevskit antishqiptar përbën skandal, duke shkelur e rishkelur kësisoji sa herë t’i teket e sa herë të dojë Gruevski të drejtat elementare të etnisë autoktone shqiptare atje, për ta përfaqësuar atë etni shqiptare gjuha amtare shqipe, kudo. Pse ndodhë kështu anashkalimi i gjuhës shqipe? Kush janë fajtorët? Cila anë ka fajin, këtu? Mos ka një anë që e nxitë BE-në për të qenë kaq antishqiptare dhe kaq antiShqipëri, në gjithë këtë rreth vicioz “shqiptar”?... Dhe, pse themi se BE është duke bërë skandal pas skandali dhe kush e cili po u paraprinë atyre skandaleve të BE-së? BE, kudo ku jetojnë shqiptarët në Rajonin e Mesdheut, është duke bërë krim dhe diskriminim të organizuar njerëzor dhe antishqiptar, tash e dymbëdhjetë vjetë. Kjo që po ndodhë, shihet, preket dhe dokumentohet në çdo hap, në çdo kohë, kudo ku jetojnë shqiptarët autoktonë në vatrat e veta shekullore e stërgjyshore shqiptare. Kush po u jep udhë atyre krimeve të BE-së, atij diskriminimi të egër antishqiptar, në trojet e pushtuara shqiptare?...

I pasqurojmë këto fakte, për të treguar botërisht dhe për ta zbardhur fytyrën antishqiptare të dy anëve të “medaljes” antishqiptare të BE-së. Ta zëmë, në të ashtuquajturën “Republika e Kosovës”, e hapur (lexo: e çaraveshur) “si ndaj Serbisë si ndaj Shqipërisë”, ku, prania e serbëve dhe e të gjitha pakicave të tjera nacionale nuk e kalon 5% dhe gjuha serbe është gjuhë zyrtare që shihet dhe figuron në të gjitha “institucionet demokratike të Kosovës Republikë”, gjë që i sheshon edhe më anët antishqiptare të “medaljes” së BE-së në kurriz të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në vatrat e veta entike e autoktone, shekullore. Prandaj, si është e mundur që BE-ja të përdorë kute e politika të tilla diskriminuese në kurriz të vetëm një populli dhe të vetëm një shteti, në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë?!...

Nuk do ta trajtonim këtë temë fare po të mos ishte deklarata e ditës së hënë, 29 gusht 2011, në seancën e rregullt të të ashtuquajturit “Kuvend i Republikës së Kosovës”, ku, njëri prej deputeteve të partisë më të madhe në opozitë qartësoi me prepotencë se e kishin precizuar me kushtetutë që gjuhë zyrtare të ishte “… vetëm gjuha shqipe dhe serbe…”(Sic!) Nuk pamë as dëgjuam diçka befasuese nga njeriu që deri dje për gjuhë të parë amëtare e ka folur gjuhën serbe dhe falë politikave të tij “njerëzore”, “politike”, “patriotike” e “kombëtare”, lufta e UÇK-së ka ardhur në këtë “derexhe”… Dhe, ai, tash, si njeri i “madh” e prepotent i “politikës” ditore antishqiptare duhet ta ruajë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare në istitucione dhe kudo në “Republikën e pavarur të Kosovës”, bile edhe me kushtetutë(sic!), sepse, pa të vështirë e gjen veten në atë “Kuvend” sorrash e laraskash shqiptaro-titiste!…

Por, a duhet që BE t’i hajë karremat antishqiptarë të shqiptarëve të deridjeshëm në pushtetin antishqiptar të Titos?! Këto pyetje duhet t’ia shtrojë BE-ja vetvetes. Këto pyetje duhet t’ia shtrojnë vetes edhe miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Këto pyetje duhet t’ia shtrojë vetes edhe KS i OKB-së, sidomos, kur bëhet fjalë për Kosovën e pushtuar shqiptare dhe për trojet e tjera etnike shqiptare në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Çamëri (Greqi), etj.

A duhet të ecën BE-ja vazhdimisht në dy skajet antishqiptare të propozimeve të prapta që kanë hyrë në kushtetutat e vende të “pavarura” të rajonit të trazuar të Mesdheut Plak?!... A duhet të veprojë BE-ja kështu dhe a duhet t’i zbatojë politikat antishqiptare në Mesdhe të “miqve” të tyre fqinj dhe të vazalëve të tyre të deridjeshëm, “shqiptarë”, sidomos, kur preket gjuha, simbolet dhe gjeografia e Atdheut Shqiptar, e shqiptarëve?!... Kurrsesi.

Fatkeqësisht, një anë antishqiptare të medaljes së BE-së e përbëjnë vetë “shqiptarët” në pushtetin kuisling të KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it, sidomos, kategoria e komunistëve të kuqë jugosllavë e “kosovaristë”, e cila kategori nuk ka pushuar të jetë antishqiptare edhe për këto dymbëdhjetë vjetë të plota të pasluftës së lavdishme të UÇK-së. Kjo e dëshmon mëse miri gjendjen skandaloze të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre të pushtuara e të copëtuara sipas skenarëve antishqiptarë të rrathëve viciozë shqiptaro-titistë&Co, të cilët janë pozicionuar edhe në pushtetin shqiptar të Tiranës Shqiptare…

Po, kush dhe cili u (para)prinë atyre dy anëve të “medaljes” antishqiptare të BE-së?!... Në përmbyllje të këtij opinioni është e udhës ta themi qartë edhe këtë: Të dy anëve antishqiptare të “medaljes” së BE-së, u (para)prinë edhe ana e tretë e “medaljes” antishqiptare dhe ajo anë është ana komuniste e shqiptaro-titistëve të kuqë (pro)jugosllavë, që është pozicionuar në të gjitha qendrat shqiptare të(vetë)vendosjes, që i (para)prinë bastardimit të gjuhës shqipe, të kulturës shqiptare dhe të shtetit shqiptar, ku bën pjesë edhe deputeti i partisë më të madhe opozitare, prepotenti i më të mëdhenjve të LDK-së “kosovariste” e antishqiptare dhe këlyshët e këlyshëve të tij në Shkup, Podgoricë, Preshevë e gjetkë…

Parë realisht, shqiptarët nuk kanë pse i fajësojnë miqtë e tyre ndërkombëtarë, por, vendorët e tipit prepotent të tipit të deputetit të përjetshëm komunist të LKJ-së – alias, LDK-së&Co…

Burojë, më 1 shtator 2011

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode