DUHET VEPRUAR TË GJITHË INTELEKTUALËT, PA SUBJEKTE POLITIKE

23/09/2018 06:04

OPINION

 

DUHET VEPRUAR TË GJITHË INTELEKTUALËT, PA SUBJEKTE POLITIKE

Afrim MORINA

 

 

            “Të drejtë për të jetuar nuk keni, e, nëse mundeni për të jetuar, jetoni!”

 

Maltusi.

 

 

Kohëve të fundit, skenën politike e dominon diletantizmi, narcisoizmi dhe klanet, e, që, të gjithë, kanë krijuar huti në kokat e njerëzve, por, kjo po ndodh për shkak të karrierës, për ta shpëtuar veten e klanin, dhe, të shtyrë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të hyjë në gjirin e tyre, e jo të Putinint. Por, nëse kryesuesit e qendrave vendosëse e kanë lexuar “Naçërtanien”, do ta shohin shumë mirë, se, Vuçiçi është interpretuesi më i mirë i porosisë së Garashaninit “Kokën mbaje nga Perëndimi, e dorën nga Rusia”, dhe, Rusia, është ajo që e furnizon me teknikë ushtarake, me elaborate, me veto, etj. Nëse këtë, të huajt, “miqët tanë” e fshehin qëllimisht, atëherë, ne, të paktën, duhet t’ua tregojmë bashkëkombasve tanë, për të bërë trysni te këta faktorë dhe të gjejmë rrugën e daljes nga kjo katrahurë, ku trojet tona po përdorën si monedhë kusuritjeje.

 

 

Filozofia e Maltusit

 

Këtë mendim, Ai, që, më vonë, do të shëndrrohet në moto të nazifashizmit, sigurisht, e ka marrë nga njohja e histories, dhe, duke e ditur fuqinë angleze, që kishte zhvilluar katër kryqëzatat, është munduar t’i japë ngjyrë racore, që, më vonë, do të jetë rrymë filozofike, më tragjikja, që i sjell vetëm gjakderdhje njerëzimit.

Ilirët, e, më vonë, shqiptarët, do ta kenë një fat të hidhur, pothuaj, gjatë gjithë historisë, nga popujt e mbëdhenj, së pari, nga Perandoria Romake, pastaj, nga ajo e Bizantit në bashkëveprim me sllavët dhe atë të turqve, që, po ashtu, në bashkëveprim me sllavët (ortodoksëst).

Edhe Evropa, pastaj, gjithë perëndimi, do ta ngërthejnë në vete këtë mendim maltusian për shqiptarët dhe do ta zbatojnë në mënyrën më klasike, që edhe sot e kësaj dite, e kanë prioritet të prioriteteve këtë.

Evropa, do të jetë prijetare dhe zbatuese e kësaj rryme filozofike, që nga themelimi i gjuhës greke, kombit Grek, shtetiti Grek dhe histrorisë greke, e, sidomos, nga Kongresi i Berlinit, ku, shqiptarët, as që radhiten ndër popujt, që merrnin frymë, nën këtë nënqiell. Kjo do të vazhdojë në vazhdimësi, qoftë veç e veç shtetet, qoftë duke kombinuar metodat e tyre maltusiane, ende pa i shfaqur publikisht Maltusi, në relacion me gjuhën, fenë, kombin, kufijtë, të cilat probleme na kanë ardhur deri në ditën e sotme. Evropa, dhe të gjithë përreth saj, luajnë të njëjtën lojë me shqiptarët, “të drejtë për të jetuar nuk keni, e, nëse mundeni për të jetuar, jetoni!”

 

 

Maltusizmit i shtohet edhe Oruelizmi

 

Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria londineze mundi për të jetuar më vete, edhe pse, në ditët e para pas çlirimit, duke mos ditur ende se çfarë rendi shoqëror do të vendoset atje, u sulmua nga të gjitha anët, deri te përdorimi i forcës diverzante.

Shqipëria e pushtuar, iu nënshtrua terrorit të paparë, me vrasje, burgosje, përzënie në Turqi e gjetkë, deri në Australinë e largët, për ta zhbërë demografinë e tokave shqiptare, por, shqiptarët vendosen të jetonin dhe e mbijetuan edhe filozofinë e Maltuesit.

Përveç kësaj teorie famëzezë, shqiptarët e Shqipërisë së robëruar u përballën edhe me filozofinë e krijimit të pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Oruellit, për shpëlarjen e trurit. Që të dyja këto teori, fuqizoheshin nga Perëndimi dhe SHBA-ja “Demokratike”. Me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, disa e kuptuan padrejtësinë dhe na ndihmuan për çështje humanitare, por, kjo, doli të jetë një lojë e koordinuar, i të dyja filozofive, asaj të Maltuesit dhe të Oruellit. SHBA-ja, e arrijti qëllimin e gjeostrategjisë, para se të pozicionohen rusët, për të cilën u vranë e masakruan rreth pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë, të të gjitha moshave e gjinive, ndërsa, Franca, si shpagim, që kishte marrë pjesë në bombardime, në kuadër të NATO-së, Serbisë ia siguroi zgjerimin deri në Ibër.

 

 

Pas Rambouillet, ndodhi Vjena e Brukseli

 

Ky kapitull, i së kaluarës, na shtyn për të mednuar se çfarë po ndodhë sot, në areopagun e Brukselit, sepse, për Vjenën kam shkruar gjeregjatë, disa artikuj analitikë e kritikë, por, edhe në librin “Misioni dhe misionarët”, nga tuxharët, me në kryenegociatoren Mogherini, që, si duket, e kanë në gjene të bëjnë pazare me tokat shqiptare, në favor të serbëve, sikurse që ndodhi që një Mogherini të ndërmjetësojë në mes Mbretërisë serbe dhe Toptanit, për të ardhur në pushtet, sepse, e mira e shqiptarëve është të jenë “nën Serbi, Greqi, pse jo edhe nën Italinë”. Të njëjtën ua propozon sot Mogherini, institucionalistëve të Kosovës.

Po të ndiqnin politikë parimore, pa dy motot e lartshënuara, shtetet e fuqishme, do të kërkonin nga Serbia, që, së pari, ta hiqte Kosovën nga Kushtetuta e vet, e, pastaj, të fillonte bashkëbisedimi, por, ata erdhën në një përfundim tjetër, pak më “parimor”, le të marrë Serbia sa ka nevojë, e, pjesën tjetër le ta marrin kosovarët (serbët, turqit, malazeztë, të tjerët, edhe shqipatarët). Çfarë i thuhet kësaj politike, kur në Serbi, shqiptarët nuk e kanë të drejtën themelore, të mësojnë nga librat shqip, e, të mos flasim për histroinë e vet, si dikur, nën Turqinë,  Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, para njëqind vjetësh . I di këto faktori ndërkombëtar?! Me siguri, po, por, duhet shkuar deri në fund me dy motot e lartshënuara, pasi institucionalistët e Kosovës, pa përjashtim, janë bërë vasalë të Brukselit, alias, të serbëve. Vetë motoja “se Kosova është projekt i Amerikës dhe Evropës”, e sqaron gjithë këtë politikë dyfytyrëshe, madje, edhe pas sa vjetësh pavarësie. Ministri i dikurshëm i Milosheviçit, Vuçiçi, në pendën e Ujmanit, e lartëson eprorin e vet kriminel, por, ai, kishte jetuar “në një kohë të papërshtatshme”. Nëse lexohet shqip ky mendim, përfundimi është, se kishte gabuar me sllovenët dhe kroatët, kur Rusia nuk e kishte forcën që e ka sot, sepse, po të ishte vetëm çështja shqiptare, do ta kishim Kosovën nën sundim, madje, dhe, me më shumë vise të tjera shqipatre!!! Me një deklaratë të BE-së kundër Vuçiçit, sikur BE e shpëlau veten, pa u munduar që t’ia tërheq vërejtjen seriozisht, po, e la, sikur e la dikur me një vërejtje Milosheviçin, në Gazimestan, nga ku edhe do të fillojë lufta kundër të gjitha kombeve në Jugosllasvi, dhe, ai, do ta marrë epitetin “Kasapi i Ballkanit”.

 

 

Rehabilitimi i mumjeve politike, shkapërderdhi energjinë kombëtare

 

Ku jemi ne, shqiptarët, në këtë vorbull ngjarjesh?

Që nga viti 1990 e këtej, përjashtuar kohën e UÇK-së, asnjëherë, nuk kemi pasur platëformë kombëtare, sepse, në Shqipërinë londineze, Sali Berisha, e ndrydhi gjithë vullnetin e veprimit kombëtar e intelektual, e shkatërroi akademinë e ushtrinë, shiti dhe shkatërroi arsenalin luftarak, që kombi i ynë të dobësohet, sepse, misionin që nuk e kishte kryer Esat Pashë Toptani, e kishte marrë përsipër ta përmbushte, madje, edhe me tentim grushtshteti, në mes ofensivave, si moment më i përshtatshëm, për t’ia trasuar rrugën ushtrisë vrastare serbe, edhe përbrenda kufijve të Shqipërisë londineze.

Ndërsa, në Shqipërinë e robëruar, në trurin e shumë “shqiptarëve” në e me pushtet, ishte ngulitur ideja se liria do të vinte në pjatë(!). U deshtë mund, djersë e gjak, për ta përmbysur këtë politikë antikombëtare, pjesërisht, sepse, “miqtë” tanë, nuk deshën që asnjëra palë, në trojet shqiptare, pa kryer misionin e vet, të shkonte nga skena politike, por, i forcuan, dhe, si mumje, iu kthyen skenës, për t’i duartrokitur dhe votuar në emër të “pluralizmit”. Në këtë valle do të hynë edhe akterët tjerë politikë, dhe, gjithçka do të jetë për së “mbari”, duke filluar nga Vjena, me Ahtisarin, dhe, tash, në Bruksel, me Mogherinin.

Krahu i vasalëve përditë e më tepër po zgjerohet, përmes rahabilitimeve, duke i pozicionuar në vendet më kyçe, nëpër institucione, të cilat jo vetëm se nuk e kryejnë detyrën e vet, të përcaktuar me ligj, por, gjithnjë e më tepër, duke anuar kah politika e Beogradit, duke u thirrur në faktorin ndërkombëtar, se, kinse, ata e kërkojnë këtë.

Realiteti është, se ata e kërkojnë këtë, sepse, vetë elita e jonë politike, nuk e ka bërë asnjë përpjekje, qoftë në Vjenë, qoftë në Bruksel, për ta kanalizuar mbarë e drejt çështjen kombëtare, duke i ndarë dhentë e dhitë me falangën serbe, e cila ishte dhe është në pushtet, prandaj, shtetet që ishin më serioze në mbështetje, filluan të tëhiqen, duke i lëshuar vendin pansllavizmit në krye me Putinin. Nëse edhe kjo mund të quhet politikë e drejtë, e atyre që kanë interes gjeopolitik dhe gjeostrategjik në hapësirën tone kombëtare, atëherë, parashtrojmë pyetjen, ku i shpie kjo “strategji” dhe tërheqje?

Shumë zëra analitikë kombëtarë, kanë kërkuar, në mënyra të ndryshme, një platformë kombëtare, duke u bazuar në Preambullën e Kushtetutës së Shqipërisë londineze, por, askush nga institucionalistët, në gjithë hapësirën kombëtare, nuk dëgjoi, dhe, bënë e bëjnë politikë fisesh e bajraqesh, që u shkon përshtati të gjithë armiqve, ndërsa, varros të kaluarën tonë kombëtare. Nëse kjo nuk është vërejtur deri më sot, sot, nuk kemi më pse hemendemi, dhe, duhet ngritur zërin, jopartiak, sepse, të gjithë kanë humbur dinjitetin, në lojën e fundit, me rastin e “Luginës së Preshevës”, për të ndërmarrë diçka konkrete për kombin.

Të mos harrojmë, se, nëse nuk veprohet, hartat i kemi në tavolinë, si ato të nëntëdhjeteshtatës, dhuratë nga Sali Berisha, si ato të Rugovës, e, së fundmi edhe të Thaçit. Nëse nuk veprohet, atëherë, do ta kemi, nga ahtisarët e mogherinët, shkopin, jo karrotën. Këtë alarm e kam ngritur që në vitin 2005 (Meditime) dhe në vitin 2016 (Misioni dhe misionarët), duke mos llogaritur edhe artikujt e veçantë për këtë problematikë.

 

Prishtinë, 15. 9. 2018

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode