DRITËROI DHE FATI YNË I PËRBASHKËT

07/02/2017 20:44

OPINION

 

DRITËROI DHE FATI YNË I PËRBASHKËT

Nga Zamira ÇAVO

 

Më shqetëson fati ynë i përbashkët dhe e dini pse: Sepse me vdekjen e Dritëroit vura re se kishte mjaft individë, disa që e quajnë veten dhe intelektualë, që e anatemuan duke e quajtur “komunist”, “enverist”, madje deri dhe “qen i rrahur”. Kjo më tremb, sepse shikoj miopinë që po na mbytë dhe nuk na le të vleresojmë veprat që i duhen kombit. Pyetjes “injorante” se çfarë ka bërë Dritëroi që po “vini kujën në fc” po i përgjigjem thjeshtë: Ka bërë një mal me vepra që do i bëjnë nder kulturës shqiptare ndër vite! Po ti përveç baltosjes çfarë ke bërë për këtë vend?

- Sepse vërej një mendim totalitarist te shumë njerëz të cilët i fusin të gjithë në një thes! Sipas tyre, të gjithë janë hajdutë në këtë vend, të gjithë janë kanabistë, të gjithë janë mashtrues. Ndaj Shqipëria nuk bëhet! … Se kemi një elitë të korruptuar nuk do të thotë se të gjithë janë të tillë. Shqipëria kështu ka ecur gjithnjë, me hapa të vegjël, por, ka ecur sepse nuk janë të gjithë të ligj!

Sepse shikoj individë që përveçse mohojnë gjithçka, shajnë e kritikojnë pafund këdo e gjithçka, nuk ua thotë kurrë goja dhe mendja të thonë edhe ndonjë gjë pozitive. Ne kemi nevojë për shpresë. Dhe gjëra pozitive ka.

Sepse shikoj individë që përveçse mohojnë gjithçka, shajnë e kritikojnë pafund këdo e gjithçka, nuk ua thotë kurrë goja dhe mendja të thonë edhe ndonjë gjë pozitive. Ne kemi nevojë për shpresë. Dhe gjëra pozitive ka.

- Sepse shikoj individë që nuk arrijnë dot të dallojnë ku qëndron e keqja dhe marrin krahët herë të njërit lider e herë të tjetrit. Besojnë në mitingjet partiake dhe nuk vlerësojnë të ardhmen e tyre. Harrojnë çfarë hoqën dhe bëhen sërish mashë në duart e atyre që i përçudnojnë çdo ditë.

Jam shumë e shqetësuar se nëse nuk arrijmë të mendojmë si komb nuk do veprojmë kurrë si popull!

 

Shekulli

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode