DORA E TRETË E SERBISË
11/09/2011 18:07
DORA E TRETË E SERBISË
Shkruan: Tafil DURAKU
Zhvillimet më të reja “islamiste” në “Republikën e Kosovës” kanë marrë shtrirje dhe dimension shqetësues, me përmasa antikombëtare dhe antishqiptare. Kërkesat ekstremiste, dhe, po ashtu, kërcënimet ekstremiste “islamiste” antikombëtare e antishqiptare në “Republikën e pavarur dhe demokratike të Kosovës” dhe gjetkë po shihen në pikë dite se janë, kryekëput, kërkesa dhe kërcënime antikombëtare e antishqiptare… Po, kush dhe cili u prin atyre kërkesave “patriotike” e “kombëtare”? Cili është qëllimi i tyre final dhe kush qëndron prapa gjithë atij ekstremizmi “islamist” shqiptaro-titist? Kush e sponsoron gjithë atë rrëmujë politike, antikombëtare e antishqiptare?...
Në krye të atyre kërkesave “islamiste” kanë dalë dofarë “fytyrash” të shpërfytyruara si Ferid Agani, kryetar i “Partisë së Drejktësisë”, pasardhës hoxhollarësh antikombëtarë e antishqiptarë; Fuad Ramiqi, një ushtarak i APJ, që tash ka dalë t’i prijë ushtrisë “islamiste” antishqiptare e antikombëtare, i cili, në televizionin “tonë publik”, kërcënon hapur me radikalizmin e tij “fetar” dhe asnjë hap pas tij nuk qëndrojnë as kryemyftiu i “Republikës së Kosovës”, Naim Tërnava, dhe as njëfarë Shefqet Krasniqi…, që kanë dalë e po dalin hapur si dorë e huaj “shqiptare” në Shqipërinë e copëtuar nga vetë “shqiptarët” më të mëdhenj…
Prandaj, Shteti Shqiptar dhe Populli(Kombi) Shqiptar duhet parë me syçeltësi cilët janë ata individë me ata që shkojnë pas tyre e ç‘familjeve “shqiptare” u përkasin dhe kah i ridrejtojnë familjet e tyre “patriotike” e “kombëtare” dhe jo vetëm kaq… Po, ç‘u duhen shqiptarëve objektet e huaja të kultit?... Ç‘u duhet shqiptarëve kisha orthodokse në qendër të Tiranës, ngjitur me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes? Ç‘u duhet shqiptarëve kisha orthodokse në qendër të Prishtinës, madje, brenda Kompleksit të Universitetit të Prishtinës? Ç‘u duhen shqiptarëve kishat, xhamitë dhe teqetë? Ç‘u duhen shqiptarëve besimet e huaja dhe objektet e huaja të kultit?... Ç‘u duhen, pra?...
Në Prishtinë ka shumë xhami që janë të zbrazta dhe nuk shkon kush në to, e, dalin të falen e të luten në qendër të Prishtinës, në rrugë, duke provokuar rëndë Popullin Shqiptar dhe Shtetin Shqiptar, me të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare për të qenë shqiptarë, madje, të garantuara ndërkombëtarisht.
Parë realisht, vetë kërkesa për fetarizimin e shkollës shqipe, është kërkesë antinjerëzore e antihumane, antikombëtare dhe antishqiptare, e, po ashtu, edhe bartja e shamisë në institucionet dhe shkollat tona publike e në familjet e tyre “patriotike” e “shqiptare”, është njësojzezë, antishqiptare. Pikërisht, për realitetin dhe me realitetin tonë shqiptar duam që të dallojmë prej turko-arabëve e turkoshakëve dhe prej popujve të tjerë të botës, me vetitë tona njerëzore, kulturore e kombëtare, me doket e zakonet tona të lashtësisë iliro-shqiptare, por, kjo nuk do të thotë se nuk do kemi miqësi me ta. Me të gjithë miqtë dhe për të gjithë miqtë duhet e do të jemi miq, siç e do rregulli dhe rendi njerëzor ndërkombëtar, madje, në të njëjtën masë e me të njëjtën masë…
Me këtë nuk po u themi islamistëve dhe shteteve islamike që ata të mos e kultivojnë fenë e tyre dhe kulturën e tyre nëpër shkolla private e shtetërore të tyre, por, po u themi këtyre “islamistëve” antishqiptarë e antikombëtarë të “Republikës së pavarur të Kosovës” dhe gjithandej Shipërisë që populli shqiptar ka një traditë të veten kulturore e kombëtare dhe atë do ta zhvillojë e përparojë me çdo kusht e do ta përkrahë me të gjitha mjetet dhe jo “islamizmin” e tyre dhe në këtë drejtim mirë bëri “Kuvendi i Kosovës” që nuk i miratoi kërkesat e tyre ekstremiste, antikombëtare e antishqiptare, si mësimin e fesë, si bartjen e shamisë nëpër shkolla e institucione të mesme e të larta shkollore… Bile, këto të fundit duhet ndaluar edhe nëpër familjet shqiptare.
Pamjet “fetare” në udhët e Prishtinës e gjetkë të çojnë mallin e një ushtrie të rregullt antishqiptare të UDB-së jugosllave, të cilën e mbështesin të gjitha strukturat e saj të fshehta e “institucionale” të “institucioneve dhe institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të 90-ta, me të gjitha strukturat e tyre “politike”, “patriotike”, “kombëtare”, fetare, policore, ushtarake dhe të tjerat që janë kthyer te rrënja e tyre antikombëtare e antishqiptare, të cilën edhe sot po e ujitin aleatët “tanë” të pushtuesve e të robëruesve të atdheut e të popullit shqiptar. Dhe, këtu e me këtë rast, duhet ta themi hapur dhe pa hezitim, se të gjithë ata që e ujitin atë rrënjë të shëmtuar “shqiptare” duhet të përballen me Shtetin Shqiptar, me Kushtetutën dhe me ligjet shqiptare, sidomos, strukturat e shkuara e të tashme fetare, të cilat që në vitin 1995 propozuan nxjerrjen e një “Kushtetute fetare” dhe qëllimi i atyre forcave “përparimtare”, “patriotike” e “kombëtare” është nxitja e pakënaqësive fetare, nxitja e përçarjeve dhe e luftës klasore e vëllavrasësve, dhe, qëllim i tyre nuk është vetëm Prishtina. Synimi i tyre i maskuar është që të nxitet urrejtja edhe në Tiranë, në Çamëri, në Shkup, Tetovë, Preshevë, Podgoricë e gjetkë dhe krejt kjo është një dorë e tretë e Serbisë pushtuese, fashiste e gjakatare, etnocidale dhe gjenocidale…
Po, ku çojnë kërkesat ekstremiste të njëfarë Fuad Ramiqit dhe të stafit të tij publicistik mbështetës, anët antikombëtare e antishqiptare të të cilit po shihen publikisht?... Për t’u realizuar synimet dhe kërkesat e Serbisë antishqiptare, kanë dalë në udhën tonë këta cunga të njohur ekstremistë, “fetarë” e “atdhetarë”, duke e bërë kështu edhe më të fuqishme dorën e tretë të Serbisë në trojet e pushtuara e të trecopëtuara shqiptare. Po, kush dhe cili është synimi final i kërkesave “islamiste” të klerit fetar mysliman në Kosovën e shumëcopëtuar e të trepushtuar shqiptare? Mos ato kërkesa ekstremiste kanë për qëllim nxitjen edhe të ekstremizmit tjetër fetar orthodoks, për t’i dhënë shenjë “patriotike” e “kombëtare” ekstremizmit tjetër antishqiptar të orthodokësisë greke, për t’u hapur shkollat fetare greke edhe në Shqipërinë e Jugut, sikurse këto me qëllime të zeza që po çojnë kokë në Shqipërinë e trepushtuar Veriore?!... Këtu, pjesën kryesore të fajit antishqiptar e bartë edhe kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, njëfarë Naim Ternava&Co, sepse, po del publikisht si mbështetës i tyre.
Për të qenë faji edhe më i madh, ata këmbëngulin që të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, të prishet ndonjë çerdhe e fëmijëve, Fakulteti Filozofik ose objekte tjera shkencore. Kush i nxitë të gjithë ata “patriotë” e “atdhetarë” të mëdhenj të bëjnë kërkesa aq “patriotike” e “kombëtare”. Mos i nxitë kryepari i Prishtinës, Isa Mustafa&Co?!... Nëse i nxitë Isa Mustafa, atëherë, do propozonim që të prishet Komuna e Prishtinës ose e ashtuquajtura “Akademia e Shkencave (lexo: Shkelmave) dhe Arteve e Kosovës” dhe në vend të tyre të ndërtohet xhamia e atyre që i stimulon ai… Po, a pak ka xhami në “Republikën e Kosovës” që të ndërtohen edhe të tjera?!... Gjysma e xhamive në Prishtinë janë plotësisht të zbrazëta, sepse, nuk shkon kush në to, pos ndonjë “profesori”, “doktori”, “ushtaraku”, “ministry” a “zyrtari”, etj., e, ata “patriotë” e “adhetarë” të mëdhenj dalin e luten për mbrapësht në qendër të Prishtinës, në udhëkryq rrugësh(Sic!)…
Dhe, kur është kështu, a di kush të më thotë nëse kanë brirë kuajt dhe pelat e Trojës? A janë dukur ndryshe dikur kuajt dhe pelat e Trojës e të Tropojës, në Trojë e në Tropojë?!... Kush po na përdhosë kështu? Kush po na përbaltë kësisoji?...
Bëji sytë katër, shqiptar, se u shove ti, u shua fara e jote dhe u shua Shqipëria!... Turp të kenë ata “fetarë” e “shqiptarë” të mëdhenj dhe ata që i përkrahin dhe mbështesin qëllimet e tyre antishqiptare!...
Rroftë Shqipëria Etnike dhe Populli Autokton Shqiptar!
Burojë, më 11 shtator 2011