DËSHMI KOHE, 7 / VIJON KY SHKRIM KËTU MË POSHTË E NË VAZHDUARJE, NGASE INJOROHET DHE FALSIFIKOHET REALITETI, E VËRTETA DHE E VERVËRTETA DHE JETËSOHET GËNJESHTRA DHE FALSITETI NGA ...JO VETËM TË GËNJESHTRIT, GËNJESHTARËT DHE FALSIFIKATORËT !

08/07/2022 05:25

DËSHMI KOHE, 7

 

VIJON KY SHKRIM KËTU MË POSHTË E NË VAZHDUARJE, NGASE INJOROHET DHE FALSIFIKOHET REALITETI, E VËRTETA DHE E VERVËRTETA DHE JETËSOHET GËNJESHTRA DHE FALSITETI NGA ...JO VETËM TË GËNJESHTRIT, GËNJESHTARËT DHE FALSIFIKATORËT !

Zeqir DURAKU

 

(Vazhdon nga numri i kaluar)

 

...Pas monodramave “Zjarr i ndrydhur” dhe “Labirinthi i dritës” si dhe poemave “Ethet traumatike” dhe “Dhembjepërdredhjet e tendosura”, po për të njëjtat qëllime që i pata shkruajtur monodramat në fjalë, si dhe poemat që poashtu i theksova këtu më lartë, më pastaj e në vazhdim pata shkruajtur edhe ...jo pak poezi, po për vazhdimin, thellimin dhe fuqizimin e lajtmotiveve dhe qëllimeve të monodramave “Zjarr i ndrydhur” dhe “Labirinthi i dritës” si dhe poemave që i ceka.

 

Por, këtu në këtë shkrim do t'i paraqes dhe theksoj vetëm disa nga poezitë të cilat janë shumë dëshmuese dhe vërtetuese për çka sapo thash pak më parë këtu, por, që, edhe i kam shkruajtur dhe janë vërtetë sikurse edhe sapo thash. Ashtu, pra, në vitin 1988 e pata shkruajtur edhe poezinë (kushtrim-alarm) “PËRGJËROHEM E DIGJEM” për përmbajtjën dhe porosinë, për shqiptarët, të së cilës s'kam çka të flas këtu fare, se, qoftë edhe për çdo lexues të saj, kjo poezi e thotë qartë dhe plotësisht bindshëm dhe skajshëm, jo vetëm ...porosinë e saj, pra, për shqiptarët e kohës kur u shkrua kjo poezi, por edhe për shqiptarët e ardhshëm ! Dhe, ja këtu në vazhdim vjen kjo poezi, të cilën e shkëputa nga përmbledhja poetike “PËSHTYRJE-SHARJE PROMETHEJANE” të botuar në prill të vitit 1991 në Suedi.

 

 

PËRGJËROHEM E DIGJEM!

 

Ma shumë se secili njeri, padyshim

dua çdo gjë që mund të duhet

-dhe, që është për NJERI !

 

...Bile: Sheqeret, Ëmbëloshët e Mjaltoshët

-kurrë mos më veni në dyshim, se

i desha dhe i dua -edhe më shumë se Zoti

-që e don Ambrozin e Nektarin !

 

...Por, AJO çka desha dhe dua në jetë

-pa farë hezitimi, edhe më shumë se veten

është -që t'i kandis sh q i p t a r ë t

 

njëherë por mirë, -që ta dojnë L U F T Ë N !

 

LUFTËN, LUFTËN -që ta dojnë, -më shumë

-edhe sesa M J A L T Ë N !!!

 

31.08.88

 

Dhe, në vitin 1989, po për qëllimet që potencova më parë, i pata shkruajtur edhe poezitë, “SHABAN SHYPNIA” dhe “RIJEHON HEROIKA SHABAN”, përmbajtja dhe porosia e të cilave, është dhe mbetet më shumë e më ndryshe edhe sesa kushtrimtare e alarmuese për shqiptarët gjithandej dhe për të gjitha kohët e për të gjitha gjeneratat shqiptare përderisa të gjithë shqiptarët nuk do të jetojnë të bashkuar në një Shqipëri! Ja ku edhe po i paraqes këtu në vazhdim edhe këto dy poezi për lexuesit e këtij shkrimi, edhe sepse këto dy poezi thojnë, përmbajnë e porosisin shqiptarët -edhe shumë më shumë e më ndryshe, edhe sesa thash më pak fjalë këtu më lartë, e të cilat i shkëputa nga përmbledhja poetike “PËSHTYRJE-SHARJE PROMETHEJANE” të botuar në prill të vitit 1991 në Suedi.

 

SHABAN SHYPNIA

 

Kur shqiptaroviçat e shitnin dhe e falnin

Lirinë dhe Tokën shqiptare, e lidhnin

kumari, vëllezëri, miqësi e dashuri

me qenër, gjarpinj, kuçedra, shkina e shkijë

-Shaban Polluzha me shokë, maleve të Drenicës

 

luftonte si DRAGUA -për vdekje, ja Liri !

 

Drenica kallej flakë, por qëndronte kokëlartë

sepse nuk u bindej tradhëtarëve, dhe

nuk i dorëzohej të huajt, -se gjemonte si rrufeja

-pushka e Shaban Polluzhës me shokë -që Kosova

kurrë përjetë -mos t'bëhej tokë e shkaut !

 

Por, viçadelme e gomarëshqiptarë, oh, mjer e kuku

ka pasur atëherë plot, ...e, s'mungojnë as sot

-kuku e kukuuu... e kukuuuuuuuu...

e luftonin natë e ditë Shaban Polluzhën me shokë

veç për hatrin e shkive dhe shkinave ...dhe, ngase

-vetë ishin kryekunguj të gjallë e ultraidiotë !!!

 

kur bolshevikshqiptarëmizerabëlit e tradhëtonin rëndë

vetveten e Kosovën, e luftonin me mish e shpirt

-për Jugosllavi e lirinë e Jugosllavisë, Shaban Polluzha

me shqiptarë-shqipot -luftonin si SHQIPONJAT

-për Lirinë shqiptare dhe për Tokën e Shypnisë !!!

 

7.8.1989

 

RIJEHON HEROIKA SHABAN !

 

Gjemon Kosova e po ngjizet lufta

-heu! Ku na është Shaban Polluzha. . . ?!

 

Prehet, ore, në tokën e Drenicës t'Shypnisë

-se, nuk e duroi AI n'Kosovë sundimin e shkinisë !

 

Zien liria -kur buçet Kosova. . . !

Ah, -po të ish gjallë qai Shaban Polluzha

edhe njëmjë herë -jetën do ta kish dhanë

për Lirinë shqiptare e për Kosovën-NANË !!!

 

Thërret Liria e thërret e thërret PUSHKA

-ku është TRIMI Shaban Polluzha. . . ?!!!

 

. . .E kanë vrarë, -e kanë vrarë, sepse, për shqiptarë

-AI deshi L I R I !!!

 

. . .E vranë shqiptaroviçat së bashku me shkijë !?!!!

 

Po renkojnë plagët e Shypnisë e po thërret pushka e lufta

-a ka BURRA tjerë më -si Shaban Polluzha ?!

 

Po shungullon Kosova e po thërret: guximi, pushka e Liria

-a ka shqiptarë të tjerë, . . .porse -të gjallë

si QAI -Shaban Shypnia ?!!!

 

28.07.1989

 

...Se çfarë PROTESTE dhe çfarë THIRRJE iu bëja shqiptarëve me poezinë që vijon këtu më poshtë, në vazhdim, le ta cilësojnë dhe konstatojnë vetë lexuesit e këtij shkrimi dhe kësaj poezie, veçse, pasi ta lexojnë dhe ta kuptojnë tamam poezinë në fjalë; dhe, duke e pasur parasyesh patjetër edhe kohën në të cilën u shkrua poiezia si dhe gjendjën e veçantë por edhe të përgjithshme, veçmas të shqiptarëve-kosovar në kohën e shkruarjës së kësaj poezie. Për këte paraqitje këtu, këtë poezi e ndava nga përmbledhja poetike “PËSHTYRJE-SHARJE PROMETHEJANE” të botuar në vitin 1991, në Suedi.:

 

CINIZËM IRONIK DHE HIMN

 

Ëndërro Kosovë e martirizuar -L I R I N Ë

-ëndërro... dhe duroi me hipërmazohizëm

shkavellat e Serbisë, mbasi po t'mungojnë

-burrat e PUSHKËS dhe flaka e Lirisë !?!

 

Lëngo e rënko -Kosovë, ...por ule kryet

-edhe ti Qyqavicë, se shqiptarët po kërkojnë

dialog dhe bashkëjetesë me shkijtë

-mbasi s'po shihet duke fluturuar, si dikur

kryekomita i Drenicës !?!

 

Duro Kosovë... madje, duro edhe më shumë se guri

e gur-guri, -se t'janë bërë shqiptarët Viktoria

e Mahatma Ganda, mbasi po iu mungon GUXIMI

dhe ndër burrat -MA BURRI !?!

 

Gjakosu, vraju e varrosu -nga shkijët, përditë, Kosovë

...dhe, përditë -kërko shpëtim prej Evropit dhe Amerikës

 

-mbasi po mungon DRUNI dhe PUSHKA e Azem Galicës !!!

 

5.10.1990

 

 

 

...Dhe, PROTESTA ...deri e skajshme -kundër shqiptarëve; sidomos për gjendjen e kundër gjendjes së tyre morale e politike ...në kohën e shkruarjes së kësaj poezie, shifet dhe kuptohet, nëse jo plotësisht, gjithsesi shifet e kuptohet mjaftueshëm, po se po, ma merr mendja, edhe nga sëcili lexues i kësaj poezie që do të pasojë këtu më poshtåe, e të cilën e shkëputa nga përmbledhja poetike “PËSHTYRJE-SHARJE PROMETHEJANE” të botuar në prill të vitit 1991, në Suedi.

 

GRAFULLIME BURRËRORE

 

Ju F L A K Ë të vetëtimës, dhe

edhe ju PLUMBA të bubullimës

-mos kallni, as mos vrani

...tutje-tëhu ...edhe pa faj !

 

Po, shihjuani punët njëherë shqiptarëve !

 

Edhe dëgjojini çfarë po kërkojnë ATA...

 

dhe, pa druajtje e F U R I SH Ë M

-do ta bëni PUNËN tuaj -pastaj...!

 

 

Shqiptarët po kërkojnë bashkim me Evropën

kurse, vetë shqiptarët -nga vetë Evropa

-janë të ndarë, të copëtuar, të rindarë...

të ricopëtuar ...e të përndarë...!?!!!

 

...Dhe, a s'është kjo, pra, për t'u qeshur

e për t'u qarë...?! Për t'u pështyrë !!!

Për t'u sharë !!! për t'u përsharë...

e, -për t'u VRARË...!!!

 

1.10.1990

 

Poezia këtu më poshtë, ...e shkurtë, por me domethënie plotësisht të plotë, të qartë, e skajshmërisht të rreptë dhe skajshmërisht të pakompromis... thotë krejt çka, patjetër duhsh të thuhështe për gjendjen morale, shoqërore, politike etj., të shqiptarëve dhe që jetonin e përjetonin shqiptarët, sidomos, të Kosovës, por jo vetëm të Kosovës, kur edhe e pata shkruajtur poezinë që vijon këtu më poshtë, e, që e shkëputa nga përmbledhja poetike “THELLIM PËSHTYRJE-SHARJESH TË PROMETHEUT MODERN” të botuar në dhjetor 1991, në Suedi.:

 

SINQERISHT !

 

SA dhe ÇKA e DUROVE shkaun e sllavin

dhe, sa e çka po e D U R O N. . .

-ti o popull shqiptar. . . !?!!!

 

. . .O popull qyqarë dhe i TEJ MJERË...

 

. . .Edhe njëqind LIRI në iua falëshin pastaj

 

-iu PËSHURRSHA n'TO -njëmijëherë !!!

 

15.04.1991

 

...Edhe poezia “KUSHTRIMI I LIRISË !” që e shkëpita nga përmbledhja poetike “THELLIM PËSHTYRJE-SHARJËSH TË PROMETHEUT MODERN” që e pata botuar në dhjetor të vitit 1991, thotë e thërret, me fund e me kulm dhe anë e me anë shqiptarët e atyre kohëve, se si të bënin, saktësisht e çka të bënin që të shpëtonin nga gjendja tepër e keqe që ishin e, vazhdonte t'iu bëhej gjithnjë më e keqe... si, dhe, për “më të keqën” që i priste në një kohë ...jo shumë të largët !

 

 

KUSHTRIMI I LIRISË !

 

Jo shqiptarë të FESË së Krisht-çifutit

-dhe as të FESË së Muhamed-arabit...

 

por, -shqiptarë të FESË së Vaso Pashë

Shkodranit !!!

 

Jo shqiptarë-babaxhanë, allishverishagji

e allafranga...

që, në tokën e për tokën shqiptare

-kërkojnë dialog dhe bashkëjetesë me shkavella !

 

Por, shqiptarë fanatikë-kombëtar

-që dojnë Shqipëri, shqiponja dhe shqiptarë !!!

 

Jo shqiptarë ...ist, e ...ist, e ...ist, e ...ist

dhe as shqiptarë-kozmopolitë, apo demoNkratë

por, -luleshqiptarë që Kombin dhe Atdheun

çmojnë më shumë se çdo gjë -dhe mbi çdo zot !!!

 

Jo shqiptarë-qyqoqyqarë, marioneta dhe çoroda

-çfarë i don Amerika, Evropa dhe BOTA !

 

Po, shqiptarë-Azem Galica dhe Hasan Prishtina

Çerçis Topulla dhe Mic Sokola -çfarë i don

-Shqipëria dhe Kosova !!!

 

Jo shqiptarë-politikanta, lalashë dhe biçimpshikatarë

që, kundër armiqëve gjakatarë -luftojnë me

-mahatmagandizma, me dy gishtrinjë përpjetë si bigë

e, me pallavra e fjalë...

-Po, shqiposhqiptarë -që armiqëve-gjakatarë

ua rrëzojnë qiellin mbi krye, iua shembin tokën nën këmbë

 

dhe -i mbulojnë me ZJARRË !!!

 

1.7.1991

 

 

...Me poezinë “I NEMITUR !!!” që e paraqes këtu më poshtë, e që e shkëputa nga përmbledhja poetike “THELLIM PËSHTYRJE-SHARJESH TË PROMETHEUT MODERN” të botuar në dhjetor të vitit 1992, më së shkurti thënë, e shfaqi protestën, zhgënjimin e dëshpërimin tim të skajshëm kundër shqiptarëve përgjithësisht, por në veçanti, kundër shqiptarëve kosovar, të cilët, veçanërisht politika dhe strategjia pacifiste-disfatiste-mjerano-qyqo-qyqare dhe thellësisht kundërshqiptare e Ibrahim Rugovës, i kishte katandisur, pra, shqiptarët -në shqiptarëgjorë dhe tejgjorë e, në kufoma të gjalla, karshi shkijve të cilët ...nuk lenin të keqe, të ligë e të zezë që nuk iua bënin shqiptarëve që iu bindnin Ibrahim Rugovës -më të madhit e më të rrezikshmit armik të shqiptarëve gjithsesi, dhe gjithsesi edhe më armikut të Kosovës, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet e mundshme...!:

 

 

 

 

I NEMITUR !!!

 

Në don të dëgjosh dhe shohësh

-çka s'ke dëgjuar kurrë, as çka s'ke parë

atëherë, dëgjo, apo shihi shqiptarët, në tokën e vet

 

-shkaun dhe sllavin -çka po e DUROJNË !?!!!

 

 

...Në këtë jetë, gjithçmos kam menduar e shmenduar

por, -se, shqiptarët do t'iu FRIKOHEN shkijve

-edhe më shumë sesa VDEKJËS... -Jo, këtë

as ëndërr, madje, asnjëherë -as që e kam parë

 

e, lere më mendja, për këtë, ...ndonjëherë

-të më ketë shkuar...!?!!!

 

21.06.1992

 

 

Dhe, ironinë e sarkazmën të tejme dhe pamëshirshëm shkatërrimtare e asgjësuese -kundër Ibrahim Rugovës, politikës dhe strategjisë së tij thellësisht, jo vetëm disfatiste ...të hapët, por shumë më shumë të fshehtë asisoj edhe -kundërshqiptare; ...por, pokaq dhe po kështu edhe kundër shqiptarëgjorëve e tejgjorëve, që ishin ato kohë, ndoshta, të gjithë -përkrahës, jo vetëm TË PATRU, dhe nga qyqarëria e tejme e tyre, të Ibrahim Rugovës, e pata shkruajtur edhe poezinë “ANAKRONIZËM TEJ KOMIKOTRAGJIK” e, që e solla këtu duke e shkëputur nga përmbledhja poetike “THELLIM PËSHTYRJE-SHARJËSH TË PROMETHEUT MODERN” që e pata botuar në dhjetor të vitit 1992, në Suedi. Prandaj dhe patjetër, me këtë poezi të paraqitur këtu më poshtë, i thërras shqiptarët, jo vetëm të shpërkëndyer thellësisht dhe keqësisht nga Ibrahim Rugova me shokët e tij, që plotësisht urrejtshëm dhe skajshmërisht protestueshëm, ...jo vetëm ta injoronin Ibrahim Rugovën, dhe ta bënin e ta kishin idol për mbrojtjen e vetvetes dhe të Kosovës, shembullin e Mic Sokolit dhe tamam -Mic Sokolin !

 

 

 

ANAKRONIZËM TEJ KOMIKOTRAGJIK

 

Shqiptarët -veç në i shpëtoftë zoti me djallin

-ç'prej se përparësuan qyqoqyqar-Mahatma Gandin

e, jo -Shqipoluan-Mic Sokolin !!!

 

Për shqiptarët më ...kush mos t'pyet

ç'prej se -për Prijatar-Lirie

-zgjodhën Mahatma Gandin e Indisë

e, -jo Mic Sokolin e Shypnisë !?!!!

 

 

Mjerë e vaj halli për shqiptarët

ç'prej se për model Lirie -zgjodhën

-disfatist-Mahatma Gandin -të shtrirë

përtokë para katilëve; e, jo -Mic Sokolin

-me GJOKS mbi topat e armiqëve !?!!!

 

15.07.1992

 

 

...Mandej, aty kah fundi i vitit 1997, shoqata “Dardania” e shqiptarëve të Malmös, atëherë, anëtar i së cilës isha edhe unë, atë kohë, e kishte thirrur që të vinte të bënte muzikë në shoqatë e për shoqatën, pra, “Dardania”, më sa po m'kujtohet edhe tash, grupin muzikorë nga Shkodra, që e quanin atëherë, të “Bujar Qamilit”. Dhe, unë, që ta shfrytëzoja edhe mundësinë dhe rastin e qenies në “Dardani” ¨të atij grupi muzikor, që ...edhe përmes muzikës dhe këngës të bëja edhe thirrjen dhe porosinë e fundit para LUFTËS e për luftën që do të niste e do të ndodhte, ...së shpejti, në Kosovë... edhe në atë mënyrë, pra, unë, shpëjt e shpejt e pata përshtatë, sikurse tekstin, ashtu edhe melodinë, deri diku, të këngës shkodrane, “Veç Shypnisë kush s'ma shun mallin” që, unë titullin e kësaj kënge në përshtatjen time që ia pata bërë, për qëllimin tim në fjalë, e pata titulluar “VEÇ SHYPNISË TJETËR S'MA MBUSH PLANIN”, dhe pastaj e pata ndryshuar, pothuajse edhe krejt tekstin e këngës në fjalë -që ta përshtatja ashtu për luftën dhe luftëtarët e Kosovës dhe të shqiptarëve gjithandej që do luftonin në Kosovë e për Çlirimin dhe Lirinë e Kosoves kundër Jugosllavisë dhe veçanërisht kundër Serbisë, atëherë, në Kosovë; që, ashtu, gjithsesi, ta kishin këngën “Veç Shypnisë tjeter s'ma mbush planin” dhe tekstin e saj -si parullë frymëzuese e motivuese dhe orijentuese për luftën që do ta bënin dhe për qëllimin përfundimtar të asaj lufte...!

 

Madje, që ta përforcoja dhe fuqizoja sa më shumë frymëzimin dhe motivimin si dhe thirrjen dhe porosinë që asisoj e bëja për luftëtarët e ardhshëm shqiptarë që do të luftonin në Kosovë e për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, në atë mënyrë, këngës “VEÇ SHYPNISË TJETËR S'MA MBUSH PLANIN” ia shtova -edhe këngën për “Oso Kukën” se, më dukej që ishte më së e qëlluar, që pos këngës “Veç Shypnisë tjetër s'ma mbush planin” të ishte si shtojcë dhe kompletuarje e duhur e kësaj kënge dhe pikësynimeve të saj, sipas kushtuarjes time, bash edhe kënga për “Oso Kukën” që frymëzimi dhe motivimi i luftëtarëve shqiptar/ë për luftën e pritme të ishte në nivelin e kërkuar dhe në nivelin e duhur...! Dhe, i pata zgjedhur tamam këto dy këngë për çka edhe sqarova pak a shumë, sepse, këngët në fjalë ishin këngë shkodrane; dhe, edhe grupi muzikor në fjalë ishte shkodran, prandaj, ashtu edhe isha krejt i bindur se, edhe grupi muzikor nga Shkodra, gjithsesi që edhe do të dinin dhe do të mundnin që pa asnjë vështirësi ...edhe të m'i përcillnin me muzikë këngët në fjalë.

 

...Po e konsideroj, jo vetëm të arsyeshme që ta theksoj këtu edhe se, pata pasur shumë telashe e vështirësi, deri edhe primitive me Bujar Qamilin dhe grupin e tij që t'i bindja që t'm'i përcillnin me muzikë këto dy këngë që i theksova, se, si arsye, sipas tyre dhe sikurse ata më thonin: “Ti nuk je këngëtar... dhe pasi nuk je këngëtar, ti nuk di as më këndu... prandaj, edhe s'mundëmi më të përcjellë me muzikë... “ Dhe, mandej, që të mos donin e që të mos pranonin që të më përcillnin me muzikë në këndimin e këtyre dy këngëve në fjalë, B. Qamili dhe grupi i tij, u ndikonin dhe u përkrahnin shumë, ...edhe haptas, por më shumë fshehtas, edhe nga disa anëtarë të shoqatës “Dardania” të cilët ...s'mundnin assesi që të pranonin ...që unë të këndoja i përcjellur me muzikë nga grupi në fjalë... se, ashtu e pastaj, mos ...do të dëshmohësha... edhe pse “nuk isha këngëtar” -që isha këngëtar... e, këngëtar i vërtetë..., e, bile edhe më i mirë e më i vërtetë -edhe sesa vetë Bujar Qamili dhe shumë e shumë këngëtarë tjerë...! ...Se, nëse do t'i këndoja këngët në fjalë i përcjellur me muzikë, e pastaj, pra, nëse edhe do të shihështe, do të dilte e vërtetohej së vërtetë -isha këngëtar i vërtetë dhe, madje -më i mirë ...edhe sesa B. Qamili, ani edhe sepse, prapë po them, “nuk isha këngëtar”, atëherë, sikurse B. Qamili dhe grupi i tij, si dhe shumë anëtarë të shoqatës “Dardania” do të ndihëshin keq... dhe, ndoshta do të ndihëshin ...edhe aq KEQ sa -nga smira (xhelozia) do të mund, kushedi ...t'i pllakoste ndonjë e keqe e madhe, apo, ndoshta do t'u binte edhe pika në zemra... !?!

 

Por, që të mos zgjatëm shumë kështu e në këtë problem, unë, ngase isha edhe anëtar i shoqatës “Dardania” dhe, madje isha edhe anëtar i kryesisë së kësaj shoqate, dhe, grupi muzikor në fjalë ishte ftuar që të bënte muzikë në “Dardani” gjithsesi edhe më pëlqimin tim; se ky fakt don të thoshte shumë për këtë RAST timin në fjalë; atëherë, Bujar Qamilit, grupit të tij muzikor dhe anëtarëve të kryesisë së “Dardanisë” -iu thash prerë dhe iua qita kusht, se: -Nëse nuk do të lejohësha t'i këndoja këngët në fjalë dhe, nëse nuk do të përcillësha me muzikë nga grupi në fjalë, atëherë ...edhe unë nuk do t'lejoja që edhe mëtutje të vazhdonte grupi muzikor i B. Qamilit të bënte muzikë në shoqatën “Dardania”!!! Dhe u detyrova të vija edhe deri të ky qëndrim e përfundim ...edhe sepse, në fakt, atëherë, dhe aty në “Dardani”, grupi muzikor i B. Qamilit pranonte t'i pëcillte me muzikë edhe këngëtar e këngëtare TALLAVARA e TALLAVARKA, e më keq edhe sesa kështu, që sikurse edhe vetë B. Qamili, për rastin e “Dardanisë”, e kam fjalën, pra, këndonin, të them ...edhe gjithqysh, por, vërtetë SHQIP këndonin më së paku, në të gjitha kuptimet ndonëse, në këngët e tyre përdornin ...deri diku, edhe fjalë shqipe.

 

...Dhe, ashtu, B. Qamili i GJORË, grupi i tij muzikor si dhe anëtarët e hapët e të fshehtë të “Dardanisë” që nuk donin të më lejonin t'i këndoja këngët në fjalë dhe ende më pak donin të lejonin që këngët në fjalë -të m'i përcillnin me muzikë grupi muzikor në fjalë, kur e dëgjuan dhe panë qëndrimin tim të vëndosur e të prerë sa i përkiste kërkesës time që: të lejohësha t'i këndoja këngët dhe, edhe të më mundësohej përcjellja muzikore e tyre nga grupi muzikor në fjalë; atëher, ...posi, pranuan që, megjithatë, të ndodhte e të bëhështe ashtu si kisha kërkuar prej fillimi... dhe si kërkoja unë...!?!

...Por, ta merr mendja se u detyruan që të pranonin që të m'i përcillnin edhe dy këngët e mia në fjalë, por nuk pranonin as nuk pranuan që ta bëja ...as edhe një provë përcjellëse muzikore të këngëve në fjalë me ta para se t'i këndoja ato këngë, të cilat, për qëllimet që edhe doja t'i këndoja, e kisha ndërmend që edhe t'i inçizoja me një kamerë amatore, se s'kisha mundësi tjera. Dhe, edhe unë, megjithatë, m'u dasht që të pranoja që të përcillësha me muzikë në kënduarjen e atyre dy këngëve, qoftë edhe ashtu pa asnjë provë apo paraprovë përcjellëse muzikore, ...edhe për faktin se unë e disha se ata do të dinin, sidoqoftë, që t'i përcillnin muzikalisht këngët në fjalë, paçka se kurrsesi jo sikurse do të duhej, sepse, së paku një provë, apo dy prova përcjellëse muzikore nga ta e këngëve në fjalë, më duhej aq shumë që të mundja që, qoftë edhe sado pak, të përpiqësha që, sa më mirë e sa më denjësisht të përshtatësha e të harmonizohësha me muzikën dhe mënyrën e muzikimit me të cilën do të përcillësha gjatë kënduarjes së këngëve në fjalë; dhe, ashtu, pra, që këngët t'i këndoja sa më mirë që do t'ishte e mundur, aq më tepër edhe kur e kisha parasyesh edhe qëllimin, jo vetëm të lartë -PSE I KËNDOJA KËNGËT NË FJALË ! ...Dhe, tamam ato ditë, të krejt kësaj çka thash deri tash rreth kësaj problematike, shoqata “Dardania” e Malmös shkonte që të jepte një koncert me muzikë, pra, me grupin e B. Qamilit në qytetin Kristianstad të Suedisë, dhe në atë koncert që u mbajt më 10.1.1998, unë edhe i këndova këngët në fjalë, ashtu, pa asnje paraprovë të kënduarjes së tyre dhe as pa asnjë provë të përcjelljës me muzikë të këngëve në fjalë... dhe, prandaj pa as edhe një provë të vetme paraprake, as me grupin muzikor të B. Qamilit që do t'më përcillte me muzikë gjatë kënduarjës së këngëve në fjalë gjatë atij koncerti në Kristianstad. ...Meqë këngët në fjalë, grupi muzikor i B. Qamilit, kuptohet që m'i përcolli me muzikë, padëshirueshëm dhe krejt padëshirueshëm e pavullnetshëm, prandaj, nuk m'i përcolli mirë kurrsesi; ndaj, unë nuk munda as t'i këndoja mirë dhe sikurse unë pata dëshiruar që t'i këndoja, (se, po t'i kisha bërë një deri dy prova të kënduarjës së këngëve në fjalë i përcjellë edhe me muuzikë, para se t'i këndoja aty në atë koncert, pa asnjë dyshim që do t'i kisha kënduar, kushedi sa herë më mirë sesa që i këndova, ashtu qysh i këndova, pa asnjë paraprovë kënduarje dhe as përcjelëse muzikore) ...dhe, edhe sepse, edhe unë, kuptohet, nga arsyet që sadopak i sqarova, edhe i këndova, prandaj, jo pak i stresuar e nervoz ato këngë, dhe, gjithsesi, pra, që i këndova edhe fare pa vullnet e pa dëshirë, as përafërsisht të duhur, ...edhe sepse , i sigurt, paraprakisht e dija dhe e ndija, se grupi muzikor në fjalë, pos tjerash, edhe do të më sabotonte aq sa do të mundte e do të dinte në përcjelljen muzikore që do t'më iua bënte këngëve në fjalë, çka, ashtu, patjetër që edhe ndodhi e doli !?!

 

...Sidoqoftë, m'u duk më mirë DIQYSH se hiç, prandaj dhe i këndova dy këngët në fjalë dhe i inçizova në e me kamera amatore të rastit, dhe disa kopje të atyre këngëve, shpejt e shpejt dhe sa munda e sa pata mundësi, i bëra në disa videokaseta, dhe ashtu, disa videokaseta me ato këngë i dërgova edhe në Kosovë e disa edhe nëpër Evropë, te shqiptarët, që në atë mënyrë, shqiptarët të kishin mundësi që t'i dëgjonin dhe shiqonin ato këngë, për të cilin qëllim, medoemos edhe i kisha bërë. Dhe, këtu në vazhdim, poshtë, së pari po e jap të shkruajtur këngën origjinale “Veç Shypnisë kush s'ma shun mallin” dhe pas kësaj do të vijon e shkruajtur, për arsye faktike, edhe tjetërsimi dhe përshtatja e po kësaj kënge:

 

 

VEÇ SHYPNISË KUSH S'MA SHUN MALLIN

 

Oooo, edhe njiherë du më kja hallin

prej kurbetit kur s'erdha n'shpi, jaaaaaar...

-jaaaar-jaaaaareeee...

 

Veç Shypnisë kush s'ma shun mallin

kurrë mos qofsh gyrbet i zi...!

Veç Shypnisë kush s'ma shun mallin

kurrë mos qofsh gyrbet i zi...!

 

Ooooo, për mu t'mjerin, ooo, nuk ndrit dielli

se n'gurbet jooo s'ka pranverë, jaaareeee...

Athue do t'vjen ndonjëherë çasti

ta shoh Shypninë edhe i`herë...!

Athue do t'vjen ndonjëherë çasti

ta shoh Shypninë edhe i`herë...!

 

Ooooo dhe në pshtofsha prej këtij halli...

Që ditë e natë po rri e pres, jaaaar-jaaaareee

 

Sot i shes dhe sytë e ballit

veç n'tokë timën t'shkoj e t'vdes...!

Sot i shes dhe sytë e ballit

veç n'tokë time t'shkoj e t'vdes !

 

 

 

VEÇ SHYPNISË TJETËR S'M MBUSH PLANIN!

 

 

Oooo, edhe nji herë du më qa hallin

se gyrbeti s'paska ma t'zi, jaaaar-ja-areeeee...

Veç Kosovës kush s'ma shun mallin

sytë e mi shpesh mbushën lot...

Veç Shypnisë tjetër s'ma mbush planin

sytë e mi shpesh mbushën vaj...

 

Ooooo, për mu t'mjerin-ooo, nuk ndritë dielli

se n'gyrbet -jooo s'ka pranverë, jaaar-a-a-ar

jaaaaar-jaaar-jaaaareeeeeeee...

Athu m'vjen ndonjëherë dita

ta shoh Kosovën t'lirë njëherë...!

Athu m'vjen ndonjëherë dita

ta shoh Shypninë t'bashkume njëherë!

 

Ooooo, dhe unë pshtofsha prej këtij halliii

se ditënatë po vuaj e pres, jaaaar-jaaareeeee...

Mallku qoftë për s'gjalli e për s'vdekuni

Ai shqiptar që s'lufton për LIRI !

Mallku qofë për s'vdekuri e për s'gjalli

Ai shqiptar që s'lufton për Shqipni !!!

 

28.09.2016

(Fund)

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode