DËSHMI KOHE, 2 / VIJON KY SHKRIM KËTU MË POSHTË E NË VAZHDUARJE NGASE INJOROHET DHE FALSIFIKOHET REALITETI, E VËRTETA DHE E VERVËRTETA DHE JETËSOHET GËNJESHTRA DHE FALSITETI NGA ...JO VETËM TË GËNJESHTRIT, GËNJESHTARËT DHE FALSIFIKATORËT !
26/03/2022 05:27
DËSHMI KOHE, 2
VIJON KY SHKRIM KËTU MË POSHTË E NË VAZHDUARJE NGASE INJOROHET DHE FALSIFIKOHET REALITETI, E VËRTETA DHE E VERVËRTETA DHE JETËSOHET GËNJESHTRA DHE FALSITETI NGA ...JO VETËM TË GËNJESHTRIT, GËNJESHTARËT DHE FALSIFIKATORËT !

Zeqir DURAKU
(Vazhdon nga numri i kaluar)
...Premierën e monodramës “Zjarr i ndrydhur” e pata shfaqur më 6 qershor, ishte ditë e shtunë ajo në vitin 1986. Unë, si personazhi kryesor dhe i vetmi i kësaj monodrame, që, në monodramë e simbolizoja Kosovën, isha i kapërthyer -këmbë e krye, nga shtatë (7) rrjeta të zeza, që në monodramën “Zjarr i ndrydhur” ishin simbolika të gjashtë republikave dhe një krahine të Jugosllavisë që e mbanin të mbërthyer e kapërthyer Kosovën, jo vetëm duke e penguar e dëmtuar në të gjitha mënyrat dhe gjithanshmërisht. Çka, ashtu, pos tjerash, nga ato “shtatë rrjeta” të zeza, prandaj edhe isha, përveç i penguar deri edhe
...gati plotësisht e në çdo lëvizje dhe veprim të TRUPIT TIM, që ashtu, trupi im simbolizonte, përveç Kosovën, gjithsesi dhe domosdo edhe shqiptarët e Kosovës. Ashtu, pra, ato “shtatë rrjeta të zeza” që e mbanin të kapërthyer trupin tim, Kosovën, e mbanin të kapërthyer dhe të penguar, prandaj edhe çdo pjese të trupit tim në monodramë. ...Ato shtatë rrjeta të zeza e mbanin, jo vetëm të penguar, (Kosovën) tërë trupin tim, qoftë edhe në lëvizjën ...edhe vetëm të një gishti të dorës e të duarve apo të këmbëve të mia asisoj; ...por , megjithatë, edhe ashtu dhe, edhe në atë gjendje e në të tilla pamundësi, prapë, patjetër më duhështe t'i bëja ...veprimet që kërkohëshin të bëheshin nga unë në interpretimin dhe gjatë interpretimit të monodramës “Zjarr i ndrydhur” -që prej fillimi të saj e deri kur edhe përfundonte monodrama, ndonëse herë-herë gjatë interpretimit dhe veprimeve interpretuese ...edhe u rrëzojsha në tokë e përtokë -kuptohet, nga pengesat, të parashikuara dhe të paparashikuara e, gjithsesi deri edhe të ...tmerrshme që m'i shkaktonin shtatë RRJETAT E ZEZA që më kishin mbërthyer e kapërthyer këmbë e krye ...por, që, edhe pse, jo rrallë herë, posi, siç thash, u rrëzojsha në tokë, doemos, gjatë interpretimit të monodramës, prapë u ngritja, qoftë edhe disi, ...si mundja dhe gjithsesi -që të vazhdoja me veprimet dhe interpretimin që kërkohëshin nga unë në vazhdimin e interpretimit të monodramës në fjalë.
Në monodramën “Zjarr i ndrydhur”,sikurse e përmenda shkarazi edhe më parë, nëse mund të them edhe kështu, e kisha partner, apo bashkaktor, edhe një SKELET të njeriut të madhësisë njerëzore. Skeletin në fjalë, përveç që e bartja, gati tërë kohën sa zgjaste monodrama, herë në duart e mia e herë në shpinë për qëllimet që parashihëshin në monodramë, nganjëherë, ndërsy e para syve të publikut, herë-herë e veshësha edhe me një pallto ushtarake, sepse AI vetë kurrsesi nuk donte, apo nuk mundte ta vishte një pallto të tillë... dhe, nganjëherë edhe ia zhvishësha pallton..., si simbolikë, por edhe më shumë edhe se simbolikë, shumë e qëllimtë e imja...(!) ...dhe, ashtu, kur e vishësha me pallton ushtarake, vetëm koka i dukesh SKELETIT se ishte KOKË E VDEKUR, apo, SI E VDEKUR e një njeriu, apo në simbolikën e shumë njerëzve, ndonëse, faktikisht dhe realisht, na pëlqente neve apo s'na pëlqente, nga vetë sjelljet tona të deri aso kohëshme kur edhe e shfaqja dhe interpretoja monodramën “Zjarr i ndrydhur”, të paktën ngjanim si “NJERI” apo “NJERËZ të vdekur për së gjalli”; ose, njerëz ...si hije të gjalla dhe që lëviznin SI TË VDEKUR mbi tokë...! Prandaj, dhe UNË, Kosova, ishte e mbërthyer-kapërthyer nga shtatë rrjeta të zeza sepse shqiptarët, që prej kohësh ishin dhe sillëshin si TË VDEKUR TË GJALLË, apo si TË GJALLË-VDEKUR mbi tokë.
...Madje, kur e veshja me pallto ushtarake “SKËLETIN”, se, ai vetë, si ishte katandisur, nuk donte as nuk mundte ta vishte pallton ushtarake që ia afroja unë... ia afroja që ta merrte me dorën e vet ...edhe PLISIN; por, “SKËLETI” nuk e lëvizte dorën dot që ta merrte as pallton ushtarake që ta vishte dhe as plisin që ta vënte në kokën e vet e mbi kokën e vet, ai vetë... dhe, sigurisht ndodhte ashtu ngase, veç tjerash, edhe i ishte zvjerdhur, nëse jo edhe vdekur “SKËLETIT”, jo vetëm të gjorë, ...edhe ndjesia, nevoja dhe arsyeja, pos tjerave, edhe për PLISIN e vet dhe, edhe për gjërat e veta...!?!!!
...Që prej fillimi të monodramës “Zjarr i ndrydhur”, nga magnetofoni që e kisha me vete dhe e bartja tërë kohën në një THES të madh që poashtu, edhe thesin, pra, që e bartja me vete gjatë interpretimit të monodramës, “se isha i detyruar patjetër”, shkonin, apo dëgjohëshin nga magnetofoni në thes “LAKONIZMAT si efekte muzikore si dhe EFEKTET ZËRORE”, duke u dëgjuar shquarazi, mirë, fort dhe krejt dalluarazi e tronditshëm: thirrja, dhe thirrjet, jo vetëm e ndrydhur dhe të ndrydhura, dhe gati edhe të mbytura të shqiptarit dhe e shqiptarëve ...herë më zë mesatar, herë më zë të lartë, dhe, herë-herë me zë shumë të lartë, sipas paracaktimeve të mia si regjisor e si aktori i monodramës dhe sipas nevojave të rasteve gjatë zhvillimit të interpretimit të monodramës “Zjarr i ndrydhur”, pra, shkonin dhe dëgjohëshin, deri tronditshëm thirrja dhe thirrjet: “Ooo-ou, sa shumë durova! ...Ooou, sa shumë duruam! ...Oooo-ou, sa shumë duroi! ...Dhe, këto thirrje, e piskama ...deri alarmuese -vazhdonin të përsëritëshin e ripërsëritëshin ashtu nga magnetofoni... ndërkaq që unë, jo vetëm përpëlitësha si ishte më së vështiri e më së keqi në mbërthyerje-kapërthyerjen e shtatë rrjetave të zeza, deri edhe për jetë a vdekje... ndërsa pa u ndalë fare vazhdonin, nga magnetofoni, që e kisha dhe e bartja me vete aso çastësh, gjatë interpretimit të monodramës -thirrjet dhe piskamat që i theksova, por edhe të tjera ...deri edhe të skajshme, e traumatike të skajshme të SHQIPTARIT dhe të shqiptarëve, të madh e të vogël dhe të të dy gjinive, duke vazhduar edhe shqiptimin dhe shqiptimet e fjalëve dhe thirrje-sokëllimave ...deri në piskama-çirrje: “Kam vdekë për së gjalli! Kena vdekë për së gjalli...!” “...Kena vdekë për s'gjalli, medet !!! etj., etj., etj. ...Dhe, ashtu, gjatë zhvillimit dhe shkuarjes së monodramës “Zjarr i ndrydhur”, vazhdonin “lakonizmat si efekte muzikore” si dhe zëret, thirrjet etj., etj., të heshtura e të ndrydhura në fakt, për kohë të gjatë; por, edhe të zëshme-alarmuese e bubulluese, më në fund -të shqiptarit dhe të shqiptarëve, sikur që edhe theksova, që nga fillimi i monodramës e derisa edhe përfundonte monodrama. Dhe, këto “Lakonizma dhe efekte muzikore” të monodramës “Zjarr i ndrydhur” do t'i vendosi edhe në YouTube, që të mund t'i dëgjojë kushdo që dëshiron t'i dëgjojë! ...Mbi thes, në një karton të bardhë, që kartoni të dukësh mirë nga publiku, dhe kartonin e kisha ngjitur mirë për thesi, e kisha vendosur në atë karton edhe titullin e monodramës “Zjarr i ndrydhur”, të shkruajtur me ngjyrë të zezë e me shkronja të mëdha: Shqip dhe Suedisht, që ashtu të ishte sado pak e qartë se ku ishte fjala dhe për çka kisht të bënte monodrama që interpretohej dhe shikohej derisa luhështe dhe zhvillohështe nga unë atë kohë.
...Dhe, monodramën “Zjarr i ndrydhur”, gjithsaherë që e pata shfaqur, nuk e pata përfunduar vetëm në qendrën e qytetit Malmö, por e pata shfaqur dhe, edhe përfunduar, ashtu, me atë PËRFUNDIM të saj, në të njëjtën mënyrë, edhe në vende të tjera të Malmös ku paraprakisht mendoja dhe konsideroja se do t'ishte mirë dhe e qëlluar që ta bëja interpretimin dhe përfundimin e asaj dhe kësaj monodrame në fjalë.
...Prej fillimit të monodramës në fjalë, që nga dalja nga banesa ime në Malmö e derisa e përfundoja, qoftë në qendrën e Malmös apo në ndonjë vend tjetër në Malmö, monodrama “Zjarr i ndrydhur” zgjaste një orë e tridhjetë minuta; dhe 30 deri 40 minuta zgjaste vetëm përfundimi i saj. Si monodramën “Zjarr i ndrydhur”, ashtu edhe monodramën “Labirinthi i dritës” i pata shfaqur gjatë vitit 1986 dhe vitit 1987.
...Monodramën “Zjarr i ndrydhur”, pasi që e kam fjalën kryesisht për të këtu, gjithsesi e pata pasur vështirë dhe tepër vështirë që ta interpretoja dhe realizoja, sepse, siç lash të kuptohej, pak a shumë edhe deri tash, në radhë të parë dhe patjetër, krejt rekuizitën, dhe, nëse mund të them edhe pjesët përbërëse të skenografisë për monodramën në fjalë, që prej fillimit të realizimit të saj, e deri në fund, më duesh t'i bartja, unë; dhe t'i ndryshoja dhe ta ndryshoja, sipas nevojës, edhe rekuizitat si dhe skenografinë, dhe çdo gjë tjetër të duhur e kërkuar për ecurinë -që të shkonte interpretimi i monodramës sikurse duhësh... e, njëkohësisht isha edhe aktruesi i saj. Pra, trupi im, në monodramën “Zjarr i ndrydhur”, ishte aktori vetë, ishte regjsori i monodramës dhe, ishte njëkohësisht edhe rekuizita dhe skenografia e monodramës, dhe , çka jo tjetër e shfaqjës së monodramës në fjalë, se !?! ...Veç UNË e di tamam se sa vështirë ishte të bëhesh e të realizohesh diçka e tillë, sikurse e realizoja unë atëbotë e në rastet në fjalë, monodramën “Zjarr i ndrydhur”!!! ...Si rekuizitë, por edhe si pjesë të skenografisë së monodramës në fjalë, nëse mund të them kështu, përpos sa thash e si thash kisha në mbartjen time edhe gjëra tjera që nuk po i përmendi këtu, çka po m'duhet patjetër dhe plotësisht dashtas të përsëris e ripërsëris, për këtë problematikë... e kisha, pra, pos tjerash, edhe një thes të madh; që, përveç tjerash, sa thash e sa s'thash deri tash, edhe THESI ishte një simbolikë, pos tjerash, e dhimbshme, e “shumë e dhimbshme” e shqiptarit dhe e shqiptarëve..., por, që nuk po e shoh të arsyeshme që këtu ta zbërthej e sqaroj edhe mëtej, as edhe simbolikën e THESIT në këtë monodramë, ngase, besoj se, pak apo mjaft, do të kuptohet apo nënkuptohet në këtë monodramë, nga lexuesit e këtij shkrim-sqarimi -edhe simbolika e thesit në fjalë...!
...Mandej, e kisha SKELETIN e njeriut, që perveç që ishte bukur i rëndë, ishte edhe ...shumë i vështirë dhe paparashikueshëm i päpërshtatshëm për ta bartur dhe ende më i vështirë e më i papërshtatshëm për të manovruar e manipuluar me të, veçanërisht ashtu sikurse kërkohesh: dramatikish e artstikisht ...gjatë interpretimit të monodramës “Zjarr i ndrydhur” dhe mënyrës sesi unë e interpretoja dhe realizoja monodramën në fjalë në marrëdhënje të pandërprera me “SKELETIN” dhe, jo vetëm me skeletin, që prej fillimit të monodramës e, derisa edhe e përfundoja monodramën. ...Mandej, e kisha, sikurse m'u desht ta cekja edhe më parë, që ta bartja edhe një magnetofon të madh që e mbaja në thes, me të cilin më duhesh t'i luaja “lakonizmat si efekte muzikore dhe efektet tjera zërore” të monodramës, ku më duhështe, pos tjerash, edhe herë ta ulja zërin e magnetofonit e, herë ta lartësoja, si dhe, herë ta lëshoja e herë ta ndalja magnetofonin, sipas nevojave dhe rasteve që i kërkonte ecuria dhe interpretimi i monodramës, çka, edhe ky fakt, ndërlidhazi edhe me aq shumë fakte tjera, që sapo i ceka e nuk i ceka, ma bënin ...aq të vështirë e të sikletshëm interpretimin e monodramës “Zjarr i ndrydhur”! E, si rekuizitë dhe skenografi të monodramës “Zjarr i ndrydhur” ishin, siç edhe thash ...disa herë deri më tash, edhe “shtatë (7) rrjeta të zeza”, njëra mbi tjetrën që e rrethonin dhe e mbërthenin, ...deri edhe, jo vetëm... tmerrshëm, tërë trupin tim; dhe, ato “shtatë rrjeta të zeza”, gjithsesi që e pengonin, prej pak e deri sa s'kishte më shumë e më keq trupin tim dhe çdo gjymtyrë të trupit tim... sa, jo vetëm e pengonin ...madje, edhe një gisht timin, në çdo përpjekje për çdo lëvizje që doja ta bëja dhe që më duhesh ta bëja gjatë interpretimit, qoftë, pra, edhe vetëm të një gishti e me nji gisht, në monodramën “Zjarr i ndrydhur” po të më duhej e kur më duhej që ta bëja e lëvizja..., ...çka, ashtu, gjatë interpretimit të monodramës, prapë dhe prapë po m'duhet ta përsëris këtu, -sa herë edhe u rrëzoja në tokë nga pëngesat e paparashikueshme, të pamëshirshme e të tmerrshme që m'i shkaktonin “SHTATË RRJETAT” nga të cilat isha, jo vetëm keq e, sa s'kishte më keq i mbërthyer-kapërthyer... por, që, prapë mëgjithë krejt si thash e sa thash, e si po vazhdoj të them, më duhështe ta kisha, ta bartja e ta manovroja e manipuloja edhe krejt skenografinë dhe rekuiziten e monodramës në fjalë në TRUPIN TIM e nga trupi im, që edhe e bartja gjatë interpretimit të monodramës, duhështe e më duhështe patjetër, jo vetëm të ngritësha nga të gjitha ato rrëzuarje... të ngritësha duke ngadhnjyer... qoftë edhe diqysh, ndaj e kundër shtatë rrjetave... e, të ngritësha ...deri FORT NË KËMBË dhe të vazhdoja interpretimin e monodramës “Zjarr i ndrydhur” deri edhe në përfundimin e saj.
...Shtatë (7) rrjetat e zeza që më rrethonoin; më mbërthenin e kapërthenin, pamëshirshëm e, deri edhe vrazhdësisht dhe tej vrazhdësisht, por edhe më keq edhe sesa kaq e kështu, prandaj edhe, jo vetëm e pengonin, pak e deri sa s'kishte më shumë... edhe, në të gjitha pikëpamjet, trupin tim dhe çdo gjymtyrë të trupit tim, çka, dashtas po e përsëris, e ndoshta dhe ripërsëris, sepse si nevojë e domosdo, simbolizonin gjashtë (6) republikat jugosllave: Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Bosnëhercegovinën, Malin e zi, Maqedoninë dhe Krahinën Autonome të Vojvodinës; ndërkaq që trupi im, apo unë vetë, jo vetëm i rrethuar; i mbërthyer-kapërthyer, dhe, prandaj edhe i pënguar dhe aq shumë i penguar, i luftuar, dhe, prandaj edhe i rrezikuar ...deri edhe skajshmërisht dhe vazhdimisht nga shtatë rrjetat e zeza në fjalë, ...ashtu, trupi im -simbolizonte Kosovën dhe shqiptarët e saj; apo, ishte “Kosova” e rrethuar; e mbërthyer-kapërthyer, dhe jo vetëm e penguar dhe luftuar... që të ishte e lirë, qoftë edhe për çkado qoftë, dhe jo vetëm e lirë, pra, nga jo vetëm pengesat dhe tutelat, jo vetëm armiqësore të shtatë (7) njësive federale të Jugosllavisë së atëhershme.
...Monodrama “Zjarr i ndrydhur”, prej shfaqjes së parë të saj e vazhdimisht në vazhdim, pat zgjuar interesim të madh, dhe aq të madh të publikut për ta parë, por edhe për t'i dëgjuar LAKONIZMAT dhe EFEKTET MUZIKORE të saj që i shkonin aq mirë artistikist dhe dramatikisht e aq përshtatshëm “Zjarrit të ndrydhur” ...që, gjithsesi edhe e bënin monodramën “Zjarr i ndrydhur” aq interesante dhe aq të dëshirueshme për ta parë dhe përcjellur... sa, jo pak njerëz, prapë, s'po kam çare pa përsëritur, që prej fillimi të monodramës, sapo dilja nga dera e banesës time, nisnin të më përcjellnin, të më vinin prapa e rreth meje... dhe, numëri i tyre vinte e shtohej gjithnjë gjatë lëvizjes dhe shkuarjës së monodramës -derisa arrija në qendër të Malmös, apo gjetkë në Malmö ku edhe e luaja fundin e monodramës dhe ashtu edhe e përfundoja monodramën..., Pra, publiku i asaj monodrame, i “Zjarrit të ndrydhur” e gjatë rrugëtimit tim dhe zhvillimit të monodramës në fjalë, vinte e shtohej gjithënjë e më shumë derisa arrija në vendin ku e interpretoja dhe përfundoja monodramën, sa, kur mbërrija në qendrën e qytetit Malmö, apo qoftë tjetërkund në Malmö; por veçanërisht në qendrën e Malmös, ku edhe e luaja më së shpeshti edhe përfundimin e saj, ishin aq shumë dhe kishte aq shumë publik aty rreth meje ... e, deri larg rreth meje, sa më bëhej, gati sikur krejt Malmöja kishte dalur që të më shiqonte e të më përcjellte gjatë interpretimit të monodramës “Zjarr i ndrydhur”, ndonëse, suedezët, e kam fjalën sidomos për atë kohë, parapëlqenin më shumë, e shumë më shumë të rrinin brenda shtëpive të tyre, apo në lokale, sesa që të dilnin jashtë e të rrinin jasht, me përjashtim të nevojave dhe domosdove që mund t'iu ndodhnin dhe paraqitnin atyre... ...Dhe, kishin shkak dhe arsye ...deri edhe të forta njerëzit, si suedezët, ashtu edhe njerëz nga gjithë bota pse tregonin interesim aq të madh për ta parë e përcjellur monodramën “Zjarr i ndrydhur”, sepse në atë monodramë e përmjet asaj monodrame, njerëzit vërtetë shihnin dhe përjetonin art të vërtetë; shihnin dhe përjetonin ART hipnotizues; shihnin art çfarë, jo që s'kishin parë kurrë, po shikjonin art të nivelit të lart; art që ishte edhe mbi nivelin e jashtë nivelit të ARTIT dhe përtej niveli të artit më të lartë... e, kushedi sa më lartë... dhe, ART, madje ...deri edhe të paimagjinueshëm dhe art edhe filozofik e psikologjik tejet të çuditshëm e të tej çuditëshëm dhe plotësisht art unikat, por, gjithsesi edhe më ndryshe e shumë më ndryshe edhe sesa kaq dhe kështu çka thash e si thash !!!
...Ndaj, edhe atëherë kur ndodhte monodrama në fjalë isha i bindur, e jam i bindur, edhe tash si atëherë, kur po e shkruaj këtu dhe tregoj atë ngjarje të atëhershme, se publiku i monodramës “Zjarr i ndrydhur”, shfaqje të tillë dhe art të tillë çfarë shikjonin dhe përjetonin duke parë e duke përcjellur “Zjarrin e ndrydhur”, jo që s'kishin parë kurrë në realitet art, as të përngjashëm me çka shihnin gjatë “Zjarrit të ndrydhur”, po, art të tillë dhe shfaqje të tillë që shikjonin përmjet interpretimit tim në monodramën “Zjarr i ndrydhur” si dhe mënyrës sesi unë e bëja atë interpretim dhe realizim, s'kishin parë kurrë ...as në ëndërra, madje; dhe aq më pak në ëndërra-zhgjëndërr, dhe ende më pak, zhgjëndërr!!! Dhe këtë t'vërtetë që po e pohoj me bindje të plotë tash këtu, jo se po m'pëlqen të them si thash e si po them, por, sepse, këtë t'vërtetë e shihja dhe e konstatoja qartë e shumë qartë e pagabueshëm e saktë -në interesimin e publikut gjatë përcjelljes së tyre të monodramës në fjalë si edhe në shprehjet shumë shprehëse e shprehje plotësisht të sakta të qëndrimeve, reagimeve dhe syve të tyre... ku shihsha njerëz, që isha i bindur plotësisht se nuk ishin shqiptar, por, që ...edhe QANIN, si gjatë interpretimit të monodramës “Zjarr i ndrydhur”, ashtu edhe gjatë interpretimit të “Labirinthit të dritës”... ndonëse nuk mundja saktë ta merrja me mend, pse qanin ...gjatë shikimit dhe përcjelljes së monodramave në fjalë dhe aktrimit tim gjatë paraqitjes dhe shfaqjeve të atyre monodramave !
...Dhe, monodramën “Zjarr i ndrydhur” e përfundoja në mënyrën më demonstrative e më protestuese të mundshme dramatike, artistike dhe aktoreske -kundër “Skeletit”, ndonës artistikisht nuk po e përshkruaj këtu tamam si ndodhte ky përfundim i monodramës, sepse do t'më duhesh të zgjatësha shumë, prandaj... ! ...Dhe, këtë përfundim si e theksova të kësaj monodrame e bëja plotësisht të dukshëm; të qartë e të konstatueshme për publikun që më shikonte dhe përcjellte gjatë interpretimit tim e gjatë sjelljes sime ndaj “skeletit” e kundër “Skeletit”..., -paçka se interpretim, pantomimik ...porse pantomimik më së i qartë... dhe, ndoshta, edhe më i qartë edhe sesa të gjitha fjalët e mundshme po të thuhëshin aso raste, në ato raste, e për atë rast e për gjithçka që shfaqja e thoshja, qartë e shumë qartë, ndonëse pantomimikisht -në ato raste e gjatë interpretimit të monodramës..., ...besoj, për të gjithë përcjellësit dhe shiquesit e monodramës, “Zjarr i ndrydhur”! ...Dhe, gjithënjë -kundër “Skeletit”, ngase, ndaj të cilit ...gjatë tërë interpretimit të monodramës nuk leja përpjekje pa bërë që ta tjetërsoja “Skeletin”; që ta bindja se ashtu sikurse ishte në fakt; ashtu sikurse ishte katandisur, në fakt, ishte vetëm KUFOMË lëvizëse mbi tokë..., Ishte kufomë që lëvizte e vepronte ...vetëm nga dashja dhe vullneti i të tjerëve që gjithmonë kishin qenë dhe ishin armiqtë e tij dhe më armiqtë e tij të mundshëm... -të cilët, prandaj edhe e kishin katandisur, sikurse thash deri tash, por, edhe në “njeri të vdekur për së gjalli” e, ndoshta, edhe më keq edhe sesa si theksova pak më parë dhe kështu sikur potencova edhe këtu së mbrami... ...për të cilin shkak e shkaqe dhe arsye, prandaj -edhe UNË (Kosova) isha mbërthye-kapërthyer dhe qëndroja, as i gjallë as i vdekur i mbërthyer-kapërthyer, plotësisht dashakeqësisht dhe armiqësisht, deri edhe për vdekje e, ndoshta, edhe më keq edhe sesa për vdekje -nga SHTATË “rrjetat e zeza”...!?!
26.04.2016
(Vazhdon)