DEKLARATË SKANDALOZE E AMBASADORIT CHRISTOPHER R. HILL

26/08/2022 06:32

OPINION

 

DEKLARATË SKANDALOZE E AMBASADORIT 

CHRISTOPHER R. HILL

Tafil DURAKU

 

Ambasadori amerikan në Beograd, doli me një deklaratë aspak miqësore karshi popullit shqiptar dhe trojeve të pushtuara shqiptare nga Serbia. Ai, çuditërisht, arsyeton qëndrimin pushtues të Serbisë karshi trojeve etnike shqiptare dhe krijimin e “Zajednices” serbe ne trojet e trepushtuara shqiptare, kosovaro-serbo-ndërkombëtarisht.

Ambasadori Hill, e di, sikurse e di e gjithë bota, se, Kosova është një territor i pushtuar shqiptar nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, që po pushtohet e ripushtohet vendoro-ndërkombëtarisht, politikisht e diplomatikisht, nga Shqipëria Amë, duke e kanalizuar e ushtruar që të bëhet një “shtet” antishqiptar i krijuar prej “shqiptarëve” të Jugosllavisë, që e përfaqësojnë popullin shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare kudo në botë, në Evropë dhe në SHBA.

Shqetësimi i z. Hill për komunitetin serb në Veri të Shqipërisë (Kosovës), e tregon qartë anën diplomatike të fytyrës së tij, se, “si ky komunitet do të jetojë në të ardhmen.” Kur dihet se asnjë komunitet pakicë, në asnjë shtet të botës, nuk gëzon të drejtat dhe liritë që i gëzon populsia pakicë serbe në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Boegrad, e di, gjithashtu, se serbët në Kosovë kanë të drejta maksimalisht të mëdha krahasuar me të gjitha pakicat kombëtare në shtete të tjera të Evropës dhe të botës. Prandaj, nuk ka pse të shqetësohet z. Hill. Atëherë, nëse është kështu, e, që është kështu siç themi, pse duhet që serbët ta kenë, siç pretendohet ndërkombëtarisht (politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht), “asociacionin e komunave serbe në Kosovë”?!…

Mos është ky qëllim i Fuqive të Mëdha që Kosovën e trepushtuar shqiptare t’ia lënë koloni Serbisë së kasapëve të “rinj”  të Ballkanit dhe Evropës, Vuçiç-Putin, si pasardhës të kryekasapit Millosheviç?!...

Kjo që e tha ambasadori i SHBA në Beograd, z. Hill, nuk është asgjë tjetër, veçse edhe një grusht turinjve Albin Kurtit, të cilit, ashiqare, nuk i shkon as politika, as diplomacia, shqip!...

Me qëndrimin e ambasadorit Hill dhe deklaratat e tij antishqiptare, në Beograd, nuk pajtohet populli shqiptar dhe nuk duhet të pajtohen as miqtë e popullit dhe të shtetit shqiptar.

Fatkeqësisht, ambasadori Hill, e tregoi hapur dhe qartë se është një aleat i Serbisë dhe Rusisë fashiste, pushtuese e poshtëruese tradicionale të popullit dhe shtetit të njësuar shqiptar – SHQIPËRISË.

Atëherë, pse don ta marrë me të “mirë” (përkëdheli) Serbinë e Vuçiçit dhe të Putinit fashist?!... Pse? Kur e gjithë bota e di se Beogradi postmillosheviçiano-putinist e kupton vetëm gjuhën e gjeneralit Wesly Clark!...

Por, këtu, duhet ta themi edhe një shqetësim tonin të bazuar: A po i tregon z. Hill lidhjet e vjetra “shqiptare” me LDK-në e “Presidentit” Ibrahim Rugova, të regjistruar në Beograd! Dhe, kontributi i tij nuk është i vogël për copëtimin e vendit tonë – Shqipërisë, kur dihet Betimi i UÇK-së. Po, ku janë sot çlirimtarët e UÇK-së dhe kush i çoi ata në Hagë?...

Sipas mediave, z. Hill ishte shprehur: “Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”. Po, a po e tregon mjaftueshëm kjo deklaratë e z. Hill qëllimin e egër dhe pushtues të Serbisë karshi Kosovës shqiptare? Po. Shihet qartë, qëllimi serbomadh, pushtues e poshtërues, i Vuçiçit, të cilin e përkrahka z. Hill.

Shqetësimi i z. Hill për komunitetin serb në Veri të Shqipërisë (Kosovës), e tregon qartë anën diplomatike të fytyrës së tij, se, “si ky komunitet do të jetojë në të ardhmen.” Kur dihet se asnjë komunitet pakicë, në asnjë shtet të botës, nuk i gëzon të drejtat dhe liritë që i gëzon populsia pakicë serbe në Kosovë.

Mos po mendoka z. Hill se me deklarata të tilla do ta joshë në NATO, kësisoji, Serbinë vuçiçiane të Millosheviçit e Putinit?!...

Është e kotë, z. Hill.

Serbia politike e diploimatike proruse, e kupton vetëm gjuhën e gjeneralit Clark.

Nëse dikush mendon se z. Hill është njëri prej “baballarëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, atëherë, duhet ta themi se nëna këmbëpërpjetë e asaj “pavarësie” është LDK-ja e Ibrahim Rugovës, me të gjithë sayelitët (gazetarucët, ‘akademikët” dhe “shkencëtarët”) e saj “patriotë” e “shqiptarë”, shpërndarë anekatëranë rajonit e botës, që e gënjejnë në sy z. Hill, SHBA-të dhe botën demokratike…

Atëherë, për çfarë do të shërbejnë këto deklarata skandaloze të Ambasadorit të SHBA, z. Christopher R. Hill, në Serbi dhe si duhet t’i kuptojë ato politika dhe diplomacia?!...

Burojë, 25 Gusht 2022

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode