DEKLARATË SKANDALOZE E AMBASADORIT ANGLEZ

02/12/2013 09:19

REAGIM

DEKLARATË SKANDALOZE E AMBASADORIT ANGLEZ

Shkruan: Tafil DURAKU

 

Sapo e lexuam deklaratën e ish-Ambasadorit anglez, në Beograd, Ajvor Roberts, dhënë gazetës së Beogradit “Politika”, kuptuam qëllimet  e tij skandaloze, dhënë për miqtë e tij fashistë serbë, në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, që mund të quhet gjithçka tjetër, por, assesi dhe kurrë deklaratë njerëzore e miqësore për njerëzimin dhe në veçanti për shqiptarët dhe për Shqipërinë e tyre të copëtuar shekull më parë, nga po të njëjtat Fuqi të Mëdha, me ambasadorë të tjerë, dhe, tash, me një logjistikë më të sofistikuar politike e diplomatike u provoka ricopëtimi i Shqipërisë në kurriz të Shqiprtarëve, për këmbim territoresh të veta, shqiptare, me territore të veta shqiptare.

A e di ish-Ambasadori anglez në Beograd, se askund në botë nuk mund të ketë çështje të ngjashme me këtë shqiptare në rajonin e trazuar të Mesdheut Ilirik. A e di ish-Ambasadori anglez se Çështja e pazgjidhur Shqiptare nuk është çështje e Kosovës, por, thjesht, është Çështje e brendshme e Shqipërisë dhe Shqipëria e shqiptarët nuk do të hjekin dorë kurrë nga vatrat e veta stërgjyshore, gjeoautoktone dhe shekullore.

A e di ish-Ambasadori anglez se edhe në Serbinë e sotme, deri në lumin Danub, ka toka të pushtuara shqiptare dhe popullatë të asimiluar iliro-shqiptare? Atëherë, si mund të propozoka ky njeri i “paanshëm” dhe “mik” kaq i madh i popullit shqiptar dhe t’i detyroka shqiptarët për këmbim territoresh të veta, sepse, territor i pushtuar shqiptar është edhe Veriu i Mitrovicës, të cilin e pretendon Serbia fashiste e Daçiçëve dhe po territor i pushtuar shqiptar është edhe Presheva me Bujanoc e Medvegjë.

Si mund të deklarojë një –ish-Ambasador se Marrëveshja e Brukselit është, citojmë: “Marrëveshja është çështja e mirë dhe mendoj se kryeministri Ivica Daçiq meriton urime. Por zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhembshme për të dy palët- për Serbinë dhe për Kosovën. Kjo, sipas mendimit tim, arrihet me ndarjen e Kosovës, ka mundësi madje edhe me këmbimin e territoreve”… Po, themi se e ka “mirë” ky farë serbi që flet anglisht e mendon serbisht, po si mund të thotë e të mendojë se “kryeministri Ivica Daçiq meriton urime”(Sic!) Një fashist dhe pushtues si Daçiç me shokë u dashka përgëzuar për shkakun e vetëm se paska bërë gjenocid e etnocid të paparë antinjerëzor dhe antishqiptar dhe tash u dashka që të shpërblehet edhe me territore të pastra shqiptare, qoftë edhe me Veriun e Mitrovicës(Bah!) Po, cili politikan shqiptar guxon të shkelë mbi gjakun e derdhur të popullit të vet që ka dhënë e ka bërë gjithçka për ta mbrojtur dhe për ta bërë Shqipërinë- SHQIPËRI?...

A e di ky soj Ambasadori serbofil, i cili nuk është i vetëm në “idetë” e tij “njerëzore”, se Shqipëria dhe shqiptarët janë të ndarë në gjashtë “shtete”… Atëherë, në ç‘bazë e mbështetka mendimin e tij “politik e diplomatik” se shqiptarët u dashka t’i plotësojnë orekset pushtuese që don t’i arrijë Beogradi pushtues e fashist, duke bërë presion të hapur, në flagrancë me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e patjetërsueshme të vetëvendosjes së popujve?, duke e detyruar popullin shqiptar për t’i dhuruar atij (Daçiçit) territore të veta po për të vetat në Veri të Shqipërisë (Veriu i Mitrovicës)?... A e di ai soj Ambasadori se për çështje të shqiptarëve duhet të bisedohet vetëm me Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo me bishtat dhe jashtëqitjet e Beogradit për një shekull e tepër lënë si larva në territoret e pushtuara e të copëtuara shqiptare në Serbi e ish-Jugosllavi?...

Prandaj, është mirë që ai soj Ambasadori dhe të tjerët si ai, të dinë dhe ta kuptojnë përfundimisht se për Çështjen e pazgjidhur Shqiptare në Gadishullin Ilirik, duhet të bisedohet me shqiptarët dhe jo me ata që na imponohen si “shqiptarë” e ia fusin thikën prapa krahëve Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk është koha që shqiptarëve t’u imponohet të këmbejnë territore të vetat autoktone, po me territore autoktone të vetat (siç është rasti i Preshevës dhe Veriut të Mitrovicës). Këtë duhet ta dijë ish-Ambasadori anglez, z. Ajvor Roberts, dhe të gjithë bashkëmendimtarët e tij proserbë, që po dalin kohë pas kohe, hapur dhe të maskuar, në krah të fashistëve serbë, në krah të atyre që bënë gjenocid dhe etnocid të paparë antinjerëzor në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve…

O tempora, o mores, o Ambasador anglez!...

 

Burojë, më 2 dhjetor 2013

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode