CILAT JANË QENDRAT ANTISHQIPTARE TË SHPIFJES DHE ETIKETIMIT TË SHQIPTARËVE?

07/02/2019 08:14

REAGIM

 

CILAT JANË QENDRAT ANTISHQIPTARE TË SHPIFJES DHE ETIKETIMIT TË SHQIPTARËVE?

Tafil DURAKU

 

Është hera e dytë që njoftohemi se po etiketohemi nga disa puro”shqiptarë” dhe puro”atdhetarë” të “njohur”, për veprimtarinë tonë të pastër dhe të pasur shqiptare, antijugosllave dhe antishqiptarotitiste. Ne, e dimë që ato qendra që (tele)dirigjojnë me disa emra e mbiemra të “njohur” (e, të “panjohur”), kanë baza të zeza antishqiptare, shqiptaro-titiste, dhe se veprimtaria e atyre personave është puro “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, në veçanti, në të gjitha nivelet e shpërfaqjes dhe shtrirjes së tyre “patriotike”, “kombëtare” dhe “shqiptare”, në veçanti, “institucionale” dhe “jashtëinstitucionale” të “institucionalistëve tanë të institucioneve të viteve të ’90-ta”!

 

E dimë se ato qendra etiketimi të shqiptarëve, cilatdo qofshin ato, janë me prejardhje shqiptaro-titiste, proserbe e projugosllave, të qendrave të njohura të “mendimit pozitiv” UDB-asho – KOS-ist e shqiptaro-titist, da(m)utdemakuçkoviçist&Co, të cilat po e trazojnë dhe Tiranën, gjithandej, e lëre më Prishtinën!...

Duke e ditur nga na vijnë të këqijat neve, që nuk mund të na blejnë, nënshtrojnë e poshtërojnë, sipas apetiteve të tyre “patriotike”, “kombëtare” dhe puro “shqiptare”, e kemi, absolutisht, më të lehtë t’u dalim përballë dhe t’u kundërvihemi me ballin hapur shqiptar, shqiptarisht.

Vitin që shkoi, në muajin shtator, diku, u njoftuam se na kishte etiketur në facebook njëfarë Maksi Binjakaj, sipas “informatave” që paska marrë “burri” i botës nga qendrat “patriotike” e “kombëtare” të “mendimit pozitiv” shqiptaro-titist të UDB-së e të KOS-it “shqiptar” të Krahinës Socialiste Autonome të ‘Kosovës dhe Metohisë’, që, tash, është katapultuar në QIK e SHIK. Dhe, çuditërisht, nuk e dimë çfarë krejt ka shpifur aifarë Maksi Binjakaj, pasi që nuk kemi facebook dhe nuk mund t’i shohim shpifjet e tij dhe etiketimet që na ka bërë neve, 43 shqiptarëve, që e dashkemi bashkimin e e pakushtëzuar me Shqipërinë, dhe, tamam, në një SHQIPËRI të shqiptarëve, me plot liri e të mira materiale në të.

Duke e ditur se qendrat “shqiptare” e “patriotike” të “mendimit pozitiv” shqiptaro-titist (UDB-asho – KOS-ist&Co), që i ka kultivuar Titoja dhe Fadil Hoxhë Titoja, nuk pushojnë për asnjë çast të hulumtojnë e të gjejnë “njerëz”, përmes të cilëve i etiketojnë shqiptarët (të tjerët) që nuk kanë arritur t’i bëjnë për vete dhe për t’u shërbyer interesave të tyre të ngushta “patriotike” e “shqiptare”, familjarisht e partiakisht, jugosllavo-kosovarisht, zgjedhin që përmes “njerëzve”, që arrijnë  t’i rekrutojnë e kontrollojnë me shërbimet e tyre të fshehta, të hedhin lloj-lloj balte për t’i njollosur ata më shqiptarët (për çka kujdesen intensivisht), por, harrojnë se diejt shqiptarë nuk mund të njollosen kurrë dhe me asgjë, pasi që veprimtaria e tyre është e pastër, kristal, si rrezet e arta të diellit, që e ngrohin Shqipërinë shqiptare!...

Dhe, për çudi, “qendrat e mendimit pozitiv”, da(m)utdemakuçkoviçist&Co, pos të gjitha etiketimeve që na i kanë bërë e na i bëjnë pas shpine, paskan zgjedhur e rekrutuar edhe një “shqiptar” e “atdhetar” tjetër me nam, njëfarë Agim Sylejmanin, dhe i paskan vazhduar shpifjet dhe etiketimet po në facebook, kundër 93 shqiptarëve, me emër e mbiemër. E, njëri prej tyre (të etiketuarve), aty, qenkam edhe unë.

Po, aifarë “burri” i botës, Agimi Sylejmani, nga marrka para për të hapë faqe interneti e portale edhe për Enver Hoxhën?... Mos e ka bërë këtë, për t’i kompiluar më lehtë shkrimet dhe thëniet enciklopedike të Xhaxhi Enverit?!?... Nëse është ai, vërtetë, cili qenka “atdhetarizmi” i tij “shqiptar”, kur shpif e etiketon për njerëz e shqiptarë që nuk ka asnjë “haber” për ta, pos atyre intrigave e shpifjeve që ia pëshpëritin në vesh qendrat e “mendimit pozitiv” da(m)utdemakuçkoviçist&Co, të cilat qendra e kanë mësuar e rekrutuar, me pagesa të majme e privilegje të tjera, t’ua bëjë njerëzve e shqiptarëve të mëdhenj, sikurse në rastin konkret. Dhe, kur të tillët intrigantë e quajnë veten “everista”, unë, nuk dua të jem me “enverizimin” e tyre “patriotik” e “kombëtar” - kosovar!...

Aifarë “burri” i botës, Agim Sylejmani, që e paska për zet etiketimin e shqiptarëve, përmes atyre shpifjeve e intrigave që i gatuajnë e ia thonë qendrat e “mendimit pozitiv” shqiptaro-titist e UDB-asho – KOS-ist, da(m)utdemakuçkoviçist&Co, qenka i (para)paguar për provokime luftënxitëse e gjakbërëse, vëllavrasëse, me porosi. Madje, është për të pyetur, këtu e me këtë rast, publikisht, sa e (para)paguajnë ato qendra “shqiptare”, për përhapjen e shpifjeve e intrigave antishqiptare, ato qendra të “mendimit pozitiv”, “patriotik”e “kombëtar”, shqiptaro-titist të UDB-së e të KOS-it, që po i ndërron maskat përditë, orë e çast?!...

Dhe, ata e këta shpifës e intrigantë, “atdhetarë” e “shqiptarë”, që përpiqen t’i etiketojnë e linçojnë shqiptarët si në kohën e Titos së tyre të dashur “proshqiptar”, sipas shpifjeve e intrigave të koordinuara UDB-asho KOS-iste e shqiptaro-titiste, da(m)utdemakuçkoviçiste&Co, nuk u dalin përballë lisave shqiptarë, sepse, nuk janë të zotët (zonjat) dhe nuk dinë çka e çfarë i pret në anën tjetër shqiptare. Dhe, çka u mbetët tjetër, pos, të shpifin e të përhapin gënjeshtra me detyra shtëpie, sipas mësimeve që kanë marrë nga Serbia e Jugosllavia pushtuese, antishqiptare, sipas porosisë: “shpif dhe vetëm shpif, se diçka mbetët”(!), ose, siç kanë vepruar gjithmonë kundër shqiptarëve (“burrat e mirë” shqiptarë në pushtetin jugosllav e shqiptaro-titist), siç e thotë populli i sprovuar shqiptar: “Dy të pashpirtë, një i pakrye”(!)… Dhe, nuk është çudi që atyre qendrave dhe agimsylejmanëve të tyre, u interesojnë të dyja, derisa shpifja dhe etiketimi I shqiptarëve është detyrë shtëpie me porosi.

Këtu, do ta sqarojmë opinionin publik shqiptar, se luftëtar isha dhe jam pa lindur ky soj “patriotësh” e “shqiptarësh” me bateri shqiptaro-titiste, kam luftuar edhe dhjetë vjetë para luftës së UÇK-së, po, isha edhe reporteri i parë i UÇK-së, në Zonën e Lirë të Luftës, në Drenishtë (Drenicë), isha i ftuari i parë edhe për zëdhënës të UÇK-së (dhe iu përgjigja edhe asaj ftese me dëshirën më të madhe, sepse, aty ishin të gjithë familjarët e mi…). Jam autor i dhjetë librave të botuara dhe shumë të tjerave që (nuk) presin t’i sponsorojë Ministria e Kult(sh)ur(r)ës shqiptaro-titiste, sepse, ajo ministri i sponsoron vetëm veprat e oborrtarëve letrarë e letraxhinjë të Beogradit&Co, të Prishtinës - në Prishtinë, dhe, vartësit e tyre me “vlera” letrare e artistike, që kanë për qëllim më shumë ta tjetërsojnë popullin shqiptar dhe ta zhveshin nga çdo traditë e tija!... Dhe, çuditërisht, anomali kulturore po ndodhin këtu e kaluar një shekulli, të cilat, çuditërisht (me intensitet edhe më të shtuar), po vazhdojnë edhe dy dekada pas luftës së lavdishme të UÇK-së, nga barrikadat që kanë bërë dhe pritat që ua kanë zënë shqiptaro-titistët në Ministrinë e Kult(sh)ur(r)ës, shqiptarëve, ku, fatkeqësisht, nuk kalojnë vlerat dhe mendimi ndryshe, sepse, kanë pas vetes dhe në krahë të tyre ata e këta që shpifin dhe etiketojnë me porosi!…

Pas lufte, udhëheqës UDB-asho – KOS-istë dhe “institucionalistë të institucioneve tona të viteve të ’90-ta” e të qendrave të “Mendimit pozitiv”, prej vitit 2006, me vendime politike të LDK-së “patriotike” e “shqiptare” astritharaqija(na)ne (ibrahimrugoviste), na lanë pa të ardhura personale, edhe pse punonim në Edicionin “Rilindja” (unë, prej vitit 1984…), UDB-asho – KOS-istët donin t’i korrin fare për së gatshmi frytet e luftës sonë të lavdishme për liri e bashkim kombëtar. Nuk doja as pranoja t’u bindesha intrigave, imponimeve e shantazheve “patriotike” e “kombëtare” të qendrave nazmirrahmani-noviçiane&Co dhe da(m)utdemaku-çkoviçiane të “Mendimit pozitiv”&Co e tyre abdullahz(q)eneliane e sabrihamutiane.

Madje, sot, nuk jam paraqitur as për veteran, sepse, u bënë veteranë edhe ata që e shanë luftën tonë shqiptare, që, kur kthehesha nga Zona e Lirë e Luftës, “luftëtarët” dhe “veteranët” e LDK-së&Co i gjëja dhe shihja tek ahengoheshin në Alenë e “Shpëtimtarëve të Kombit”, në Kompleksin “Qafa”, në Prishtinë, tok me farkistët e FARK-un e tyre “shqiptar”, sikurse edhe në barakën e SHSHK (Shoqatës së /Sh/krimtarëve të “Kosovës e Metohisë”), në rezidencën e “Presidentit” histo(e)rik, dr. Ibrahim Rugova&Co!… (Atëherë, e pata botuar shkrimin me titull: Diku luftohet, diku ahengohet!, në gazetën e sindikatave të Kosovës, sepse, shtypi “përparimtar”, i kontrolluar nga dr. Ibrahim Rugova&Co, nuk botonte shkrime të tilla)…

Makineria shqiptaro-titiste e shpifjeve dhe intrigave tavolinë më tavolinë, sipas mundësisë dhe rasteve, ka baza të gjata shekullore, “patriotike” e “shqiptare”, shqiptaro-titiste, da(m)utdemaku-çkoviçiane dhe abdullaz(q)eneleviçiane&Co e tyre servile deri në mutngrënie për interesa e me pagesë, sidomos, tash, kur u është dhënë mundësi e pakufishme shpifjesh e etiketimesh përmes facebook-ut dhe rrjeteve tjera sociale të komunikimit masiv, përmes internetit “patriotik” e “shqiptar”.

E keqja ka qenë dhe është e pranishme kudo, sepse, mos me ju këndue këngë t’bijve “shqiptarë” të Titos dhe këlyshve të tyre sot, kur u ka ardhur dita me ua bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë njëmijenjë t’zeza, këta t’qesin n’gykë të topit!!! Po, unë, kurrë nuk kam qenë as jam prej atyre që u kam kënduar a u këndoj këngë shqiptaro-titistëve me bij e me bija…

Por, këtu, duhet t’ua themi troç larvave të shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOS-istë&Co, se, nuk ua kemi firkën, sepse, nuk luftuam që ende të jenë në pushtet shqiptaro-titistët dhe UDB-asho – KOS-istët me bij e me bija, që i kanë duart, deri në bërryla, me gjak shqiptarësh (duke kryer krime politike, ekonomike, financiare, etj. dhe duke ushtruar intensivisht fashizëm të paparë më kurriz të popullit shqiptar), prandaj, e zgjedhim, siç e kemi zgjedhur gjithmonë në jetën tonë shqiptare, siç na mësuan gjyshërit tanë shpirtndritur e shqiptar: Më mirë qirifikët, sesa qirifëlliqët!, më mirë pa kokë në kraharor, e, shqiptar, sesa me kokë “patriotike” e “shqiptare”, me bisht nën këmbë (me kokë nën këmbë) brez pas brezi, si shpifës, intrigant dhe antishqiptar, si shqiptaro-titistët e rafinuar UDB-asho – KOS-istë dhe nazmirrahmani-noviçistë e da(m)utdemaku-çkoviçistë&Co e tyre agimsylejmaniane…

Të bëhesh vegël në duart e shqiptaro-titistëve, të cilët qenë dhe mbetën oborrtarët më të rafinuar të Beogradit, në Prishtinë (/sh/krimtarët, “akademikët”, dhe “intelektualët”… e të gjitha fushave&Co e tyre dhe me kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”), që, siç i kanë etiketuar e përndjekur shqiptarët, po veprojnë edhe sot me po ato orekse “patriotike” e “shqiptare” dhe me po atë veprimtari kriminale antishqiptare, përmes kupidonëve të tyre, që, për “fytyrën” që kanë, nuk lënë gjë pa bërë e pa thënë, nuk lënë kë (shqiptar të pathyeshëm e të papërvetësuar) pa etiketuar!...

Për ta dhe për sojin e tyre kam vetëm një porosi (urti shqiptare), që ta kuptojnë dhe ta dinë, se: Zotërinj, nuk i bëjnë pozitat, as burra të mëdhenj, atëherë, kur ua zënë shqiptarëve pritat!...

Burojë, 7 Shkurt 2019

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode