CIKLET E DEMAGOGJISË SELEKTIVE

01/09/2016 07:46

Analizë&Opinion

 

CIKLET E DEMAGOGJISË SELEKTIVE

Nga Tafil DURAKU

 

Kaluan tetëmbëdhjetë vite nga lufta e lavdishme e UÇK-së (1997-1999) dhe ende nuk pushojnë ciklet e demagogjisë më të madhe partiake, selektive, të partisë më të madhe të “shqiptarëve”, LDK-së së “Presidentit hist(e)orik”, Dr. Ibrahim Rugova&Co, dikur dhe të pasardhësit të tij po projugosllav, Isa Mustafës&Co, sot!...

Sipas cikleve të asaj demagogjie që ndjekin mediat e “Republikës së Kosovës” dhe e plasojnë atë me devotshmëri, përditshmërisht, për ta mashtruar opinionin e shpeshmashtruar  shqiptar me ciklet demagogjike selektive të politikave “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së së “Presidentit hist(o)erik” të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova&Co!...

Siç njoftojnë mediat beogradosotosaure dhe botasotosaure të prishtinasotosaurëve, kryemini i minjve të LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ndër të tjera, paska shkruar: “Në bisedë me Rugovën, ashtu siç ishte ai, i thjeshtë, i drejtpërdrejtë dhe i përpiktë në mendime, u shpreh: ”Të vetmen shpresë e kemi këtu, te këta miqtë tanë. Këta do të na ndihmojnë. Besoj shumë.”

A thua do mbetët kjo demagogjia e vetme e cikleve selektive të LDK-së&Co, që, si gjithmonë, don t’i shesë dushk për gogla opinionit shqiptar, apo, ka ardhur koha që atë dhe këtë demagogji antishqiptare, me ciklet e saj selektive, të mos e lëmë më të përsëritet e ripërsëritet për nevojat politike, “patriotike” e “kombëtare”, ditore, të partisë më të madhe antishqiptare në pushtet, me vijimësi antishqiptare shqiptaro-titiste, në të cilën ka stimuluar Beogradi antishqiptar dhe Prishtina e UDB-asho KOS-istëve antishqiptarë shqiptaro-titistë. Kjo është edhe pyetja që duhet t’ia bëjë vetvetes së tij shqiptare, secili shqiptar, për ta ndërprerë zhvillimin e saj të mëtejmë antishqiptar, antiatdhetar dhe antishtetëror.

Po të analizohet e përimtohet në hollësi demagogjia selektive e LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës&Co, në të gjitha ciklet e saj, e, edhe kjo e Isa Mustafës&Co, që na e rikujtojnë e risjellin në mendje mediat “tona” antishqiptare, del se në thesin serbo-jugosllav të Prishtinës ka gjithçka e shumëçka që mund të na befasojë për të keq, në çdo kohë!...

Po të shikohet në vështrim të parë ajo që transmetojnë mediat “patriotike” e “kombëtare” të Prishtinës (lexo: pi…shtrinës) zyrtare, nuk arrihet të kuptohet qartë se përse kanë shkuar në SHBA dhe kë kanë përfaqësuar atje, Isa Mustafa, Bujar Bukoshi dhe Dr. Ibrahim Rugova! A kanë vajtur atje që të bisdojnë mesvete, dhe, ato që kanë biseduar me njëri-tjetrin ose në a(re)zil  grupor me “delegacionin e Republikës së Kosovës”, t’ia servojnë opinionit shqiptar (si gjithmonë: mashtrimin) se, kinse, ato ia kanë thënë DASH-it dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit, në Washington DC.

Në radhë të parë, Dr Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi (Bukuroshi) dhe Isa Mustafa&Co, nuk është dashur ta përfaqësojnë popullin shqiptar të Kosovës në asnjë vend të botës dhe as në rajonin e Mesdheut Iliro-shqiptar, në asnjë instance politike, diplomatike, ushtarake e civile, e lëre më ta përfaqësojnë popullin e stërshtypur shqiptar po prej qarqeve “patriotike” e “kombëtare” të ish-LKJ-së jugosllave e tash të LDK-së hist(e)orike të “Presidentit hist(e)orik” Dr. Ibrahim Rugova, me prejardhje politike prej LKJ-së dhe Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, që punonte rrënjësisht kundër më shqiptarëve, në trojet shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia!...

Prej viteve të ‘9o-ta e këtej ballafaqohemi me politikat “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së shqiptaro-titiste dhe assesi t’i kuptojmë lojërat e saj të demagosjisë së saj selektive, e cila demagogji dhe besimi në të po na kushton shumë shtrenjtë dhe po na mashtron në vazhdimësi, si Komb, si Shtet dhe si Atdhe shqiptar.

Dhe, këtu, duhet ta themi qartë e më qartë se ata e këta që shkojnë pas atyre “politikanëve” që s’janë më, që e kanë demagogjinë selektive në gjak dhe e përdorin atë për mashtimin e radhës, ka ardhur koha që të vetëlargohen apo të presin të keqlargohen nga politika e popullit shqiptar.

Kjo demagogji selektive e LDK-së, nëpër të gjitha ciklet e saj “patriotike” e “kombëtare”, është fajtore për gjendjen ku ka vajtur lufta dhe paslufta e lavdishme të UÇK-së. Është fajtore pse u tradhëtua Betimi i UÇK-së dhe pse u burgosën veteranët e saj. Është fajtore për të gjitha akuzat në kurriz të UÇK-së, deri edhe për burgosjen e komandantëve të UÇK-së. Është fajtoire për aksionin e mbledhjes së armëve të UÇK-së nga UNMIK-i dhe KFOR-i. Është fajtore për gjithçka që ka ndodhur e po ndodhë në “Republikën e Kosovës”, tok me mediat e saj “patriotike” e “lombëtare”, që ua mbajnë ison cikleve selektive të kësaj demagogjie antishqiptare dhe antikombëtare. Është fajtore për linçimet dhe padrejtësinë që po ndodh në “Republikën e Kosovës”, për përçarjet e mëdha që po u bëhen shqiptarëve dhe luftëtarëve shqiptarë që u betuan për bashikimin e Atdheut e të Kombit dhe për lirinë e tij…

Po, për çka nuk është fajtore LDK-ja e “Shakaxhiut të Pavarësisë”&Co dhe pasardhësve të tij, me të gjitha ciklet e demagogjisë së saj selektive, në kurriz të Shqipërisë – SHQIPËRI dhe në kurriz të shqiptarëve - shqiptarë?!...

Burojë, më 1 Shtator 2016

 

 

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode