Ç’PATËT MORE TRIMA, QË RATË PËR ATDHE?!
28/12/2018 16:23
POEZI
Arben DUKA
Ç’PATËT MORE TRIMA,
QË RATË PËR ATDHE?!
Ju kish lindur nëna,
për një Botë të Re,
ç’patët more trima,
që ratë për Atdhe?!
Ç’patët more trima,
që u bëtë të marrë,
pse s’u bëtë ballistë,
edhe tradhëtarë?!
Të ishit ballistë,
koha do t’u vinte,
që Edvin çudia,
buste do t’u ngrinte!
Përse si ballistë,
s’e provuat fatin,
dhe sot do të kishit,
buste me Mit’hatin!
Po më dolët malit,
me armë në dorë,
si s’u erdhi turp,
që ratë dëshmorë?!
Si s’u erdhi turp,
që sollët lirinë,
dhe një vend krenar,
e bëtë Shqipërinë?!
Përse me dyfeqe,
s’ju sulët Vatanit,
të kishit nderimin,
e Bujar Nishanit!
Turp që derdhët gjakun,
turp që falét jetën,
e tani me vete,
nuk kini as Metën!
Meta kësaj jete,
ja shijoi lezetin,
si familje ra,
në sevda me mbretin!
Ndaj në monument,
u ngrit edhe mbreti,
nga kujtimi juaj,
asgjë nuk na mbeti!
Ku qe futur vallë,
kjo farë tradhëtari,
që dhe Komandantin,
e krreu nga varri!
Jetën dha në luftë,
lulja e rinisë,
po nderet i bëhen,
tani-tradhëtisë!.
Pse s’ikët me hasmin,
ditën e çlirimit,
dhe si diversantë,
përsëri na vinit!.
Vinit vrisnit motra,
dhe vllezër vatani,
se pa dekorata,
s’ju linte Nishani!.
Ju e falët jetën,
për ditë më të mira,
po më mirë të bënit,
krime-poshtërsira!.
Vitet e “Rilindjes”,
qenë një zi për ne,
ç’patët-more trima,
që ratë për Atdhe?!.
Shënim i autorit-Kjo satirë e ka marrë frymëzimin nga një epigram i poetit brilant gjirokastrit Ismail Xhaferri, që është arratisur në Gjermani!
DITA