“BREKËT E MIUT TË SALËS DHE PESHA E METËS NË KUSHTETUESE”, DUKA E THOTË NË VARGJE: “BRENDA DHJETË DITËSH NA U PLAGOSËN DY KOKA TË MËDHAJA”
16/06/2021 17:33
POEZI
Arben DUKA
“BREKËT E MIUT TË SALËS DHE PESHA E METËS NË KUSHTETUESE”, DUKA E THOTË NË VARGJE: “BRENDA DHJETË DITËSH NA U PLAGOSËN DY KOKA TË MËDHAJA”
Brenda një dhjetë ditëshi,
dy miq për kokë,
u plagosën keq,
po nuk ranë në tokë!
Saliut i erdhi,
që nga Amerika,
e për Ilir Metën,
këtu qe muzika!
Sali tropojani,
që hiç s’e njeh frikën,
do hedhi në gjyq,
në Francë Amerikën!
Përballë Amerikës,
vetë mortja Sali,
se ç’punë ka Franca,
veç një Zot e di!
Veç një Zot e di,
pse s’mban miu brekë,
po ne dimë që Sala,
pa hesap ka lekë!
Ka lekë pa hesap,
se ka vjedhur plot,
s’ka problem se sa,
do harxhohen kot!
Do t’i harxhojë kot,
kusari Sali,
Franca jashtë kufijve,
s’ka asnjë fuqi!
Aq më shumë që gjyqi,
është specifik:
Pse s’e qas Saliun,
zonja Amerikë?!
Unë në shtëpinë time,
pranoj kë të dua,
po në pleqëri,
Sala u marrua!
Kryetrimi tjetër,
që njihet për “burrë”,
shkon në Kushtetuese,
për një procedurë!
Dje dëgjuam live,
vajin e bilbilit,
gjer tek ironia,
e Petrit Vasilit!
Se ç’gjeti ca fjalë,
pupac e fiflak,
nga Petriti s’ka,
burrë më qesharak!
E zëdhënës Tedi,
që s’hesht asnjë ditë,
u shqetësua vetëm,
se s’kish opozitë!
Tedi më përpara,
ka qënë mashalla,
po në presidencë,
u bë budalla!
Ditët do t’u duken,
tani shumë të gjata,
do presin tre muaj,
të vendosë gjykata!
Meta mund të jetë,
i favorizuar,
më të shumtit vetë,
i ka emëruar!
I tëri debati,
për problemin Meta,
do jetë tek shkeljet,
të rënda-të lehta?!
Gjithçka do të varet,
nga interpretimi,
për shkallën e shkeljes,
që ka bërë trimi!
Veç me lojëra fjalësh,
do të operohet,
se shkelja nuk matet,
dhe as nuk peshohet!
Veç e veç s’gjykohen,
gjithë shkeljet e bëra,
se Meta në fakt,
i ka bërë të tëra!
DITA