BIBLIOTEKA E HULUMTUESIT
01/01/2022 09:38
T r e g i m
BIBLIOTEKA E HULUMTUESIT

Afrim MORINA
Hulumtuesi, se kështu e quanin rrethi i tij, kishte filluar ta krijonte një bibliotekë përmes kumpjutorit. Këtë nofkë e kishte marrë, sepse, gjithë jetën ia kishte kushtuar hulumtimeve të epokave, duke krahasuar të tashmen me të kaluarën, por, gjithnjë, në kontest të kohës. Këto hulumtime i bënte duke iu falenderuar edhe njohjes së gjuhëve të huaja, që kishte shumë prirje për to. Shokët e shoqet e kritikonin për humbje të kohës, siç shpreheshin ata, por, ky i kishte parimet e veta dhe nuk dëgjonte për shpotitë e të tjerëve.
Kohëve të fundit i ishte përkushtuar krijimit të një biblioteke për Enver Hoxhën. Për të kishte lexuar e dëgjuar shumë, qoftë nga shqiparët, shqipfolësit e të huajt dhe kishte larishmëri bindjesh e shkrimesh, sa shpesh e pyeste vetën:
“- Pse kaq dallime të mëdha në vlerësimin e Tij? Pse gjithë ky mllef ndaj Tij? Pse gjithë kjo arrogancë ndaj bëmave dhe veprave të Tij?”
Këto psetë e tija, të panumërta, e bënë që të thellohej në biografinë e Enverit, për ta ndarë shapin prej sheqerit. Në fillim, iu duk punë e vogël, por, me kalimin e kohësë, duke hyrë në thellësi të hulumtimit, filloi ta krijojë një fajll, me emrin “Biblioteka”. Në kuadër të fajllit, hapi disa dritare, ku, secilën, e emëronte, në bazë të ndarjeve që i bënte:
“Të vërtetat nga tanët dhe nderkombëtarët”
“Gënjeshtrat e qëllimta nga tanët dhe nderkombëtarët”
“Përbuzjet nga tanët dhe nderkombëtarët”
“Poshtrimet, në skajshmëri, nga tanët dhe ndërkombëtarët”
“Lavdërimet, në skjashmëri, nga tanët”
Nuk dilte nga shtëpia. Ishte mbyllur në dhomën e punës dhe duke lexuar e kalasifikuar dokumente dhe shkrime të ndryshme, filloi ta pasuronte bibliotekën e vet. Në te shtinte gjithçka që haste dhe klasifikimin e la për në fund të punës, nëse do t’ia arrinte qëllimit ta përfundonte, se nuk kishte ditë që nuk shkruhej aq shumë për Enverin. Një ditë edhe u tregoi shokëve dhe shoqeve, për punën që kishte filluar ta kryente.
- Ndërmarrje e madhe për moshën që ke, - i tha njëri
- Këtë punë mund ta bëjnë ata që e kanë përjetuar atë kohë, qoftë në Shqipërinë londineze, qoftë në trojet e pushtuara. Mos u mundo kot!, - i tha i dyti
- Këtë punë mund ta bëjnë ekipet profesionale, dhe, duhet të mbahet një simpozium shkencor, ku do të merrnin pjesë të gjithë ekspertet e fushave të ndryshme, - tha i treti.
Kështu, u ndanë mendimet rreth punës që po kryente.
- Koha e sotme ta mundëson të hulumtosh edhe pa qenë në arkiva, - ndau mendjen i katërti, që i doli në mbështetje Hulumtuesit.
- Për të ardhur deri te një simpozium shkencor, paraprakisht, duhet pasur njohuri rreth personalitetit të Enverit, kohën kur e jetoi. Koha e Tij ishte kohë, kur të gjithë u munduan ta gllabëronin edhe atë gjysmë Shqipërie, duke u munduar ta gjunjëzonin përmes forcës, siç ishte rasti me Britanin e Madhe dhe Greqinë, duke u muduar përmes kurtheve politike, siç ishte rasti me Jugosllavinë dhe izolimit të tërësishëm, siç bënte Amerika dhe Rusia, - tha, në fund, Hulumtuesi. Me këtë, sikur tregoi përafërsisht çfarë ngërthente hulumtimi i tij. Me këtë konstatim të Tij, të gjithë heshtën dhe nuk e çuan më gjatë.
Pavarsisht se çka i thoshin shokët, ky kishte ndarë mendje në hulumtimin e materialeve, për aq sa kishte mundësi, dhe, në fund, ta jepte mendimin e tij. Nuk kishte dëshirë t’i merrte gjërat shkel e shko dhe të ndërronte mendimin sa herë të lexonte apo dëgjonte çfarë shkrunin apo thoshin të tjerët.
Sa më shumë që hynte në hulumtime, aq më tepër i dilnin probleme për vendosjen e dokumenteve nëpër dritaret, se, kishte të tilla që njëherë e çonte në piedestalin më të lartë, për një epokë, ndersa, më vonë, mundohej ta fundoste dhe njolloste skajshmërisht. Sikur i kishte marrë inat vetës autori, për ato që i kishte thënë më lartë, prandaj, edhe e bënte këtë ekzibicion, për t’i joshur të dy krahët e mendimit për Enver Hoxhën. kjo i gjasonte fjalimit të Mark Antonit, pranë trupit të vrarë të Çezarit. Kishte të tillë, që kishin shkruar për të gjallë të Tij, edhe më trepër se që meritonte dhe kishin përfituar poste e përparësi në fusha të ndryshme, të cilat ia mundësonte rrethi i Enverit, gjoja, se, Ai i shpërblente për punën e tyre. Kjo kategori, pas viteve nëntëdhjeta filloi të vjell vrer kundër Tij, sepse, mundoheshin të mateshin me hijen e Tij, me bëmat e Tij, por, qenësorja, mundoheshin të hynin nën pështjellakun e nderkombëtarëve dhe atyre që kishin qenë në shërbim të Beogradit e Athinës. Kjo, nuk i pëlqente dhe vendosi ta hapte një dritare të re, të cilën e emërtoi:
“Dyfytyrësia e tanëve”
Shfletimi i dokumenteve, shkrimeve, inervistave dhe librave ishin bërë punë e përditshme e Hulumtuesit. Gjatë leximit, mundohej, secilës t’ia gjejë vendin e vet. Këtë punë e bënte me përkujdesje të madhe dhe mundohej që, me faksimile, ta shënonte origjinalitetin e dokumentit. Faqet shtoheshin. Shtohej edhe kureshtja që të hulumtonte edhe më tepër. Kohëve të fundit nuk dilte nga dhoma e punës, e cila ishte mbushur me libra, doracakë, gazeta, periodikë, dhe, përmes kopjutorit, gjente edhe materiale të tjera që nuk i kishte në dhomën e punës. Kjo dhomë pune, më tepër i ngjasnote një biblioteke të shkapërderdhur, që priste të sistemohej sipas skedarëve. Këtij nuk i bënte përshtypje gjithë kjo tollovi në dhomë, por, Nëna, shpesh e qortonte, që mos t’i linte nëpër këmbë ato letra. Ai vetëm e shikonte dhe vazhdonte punën e vet.
Atë, mëse shumti e befasonin dy katëgori, që dikur kishin përfituar nga sistemi i Tij. Kategoria e parë ishin ata që ishin bërë emra të njohur, jo vetëm për kombin, por, edhe për ndërkombtarët. Kategoria e dytë, ishin ata që ishin në Shqipërinë e robëruar, ku, në emër të Tij, tubonin rreth vetes bashkëmendimtarë veprues, për çlirim dhe bashkim të atdheut. Këto dy kategori, ia kishin kthyer shpinën mëse keqi, madje, e para, nuk linte dy gurë bashkë, për ta poshtëruar e paraqitur mishngrënës e satrap më të madh se Titon, Millosheviçin dhe Vuçiçin me sejmenët e tyre. Kjo sikur i lehtësonte ata, për t’i rehabilituar toptanët, zogistët e mithatistët, sepse, vetë kishin rënë në atë pozitë dhe duhej mbrojtur gjithsesi, dhe, kurban për mbrojtjen e vetes, ishte shenjestra e gjithë botës kapitaliste e revizioniste - Enveri.
Hulumtuesi, shpesh, ndalej dhe meditonte, duke analizuar këtë kthesë të madhe që kishin bërë këta, e cila ua hapte gojën edhe kërkushëve të llomotisnin kundër Tij, e, lëre më tradhtarëve e kuislingëve. Shumë fytyra për të cilat kishte krijuar simpati, i dilnin aq shumë të neveritshme, sa edhe filloi t’i urrejë, por, megjithate, hulumtonte të gjendej edhe ndonjë “margaritar”, që çonte ujë në mullinin e sllavëve, grekëve dhe mbështetësve të tyre. Madje, këto ndodhinin ende pa u zgjidhë problemi i gjysmës së Shqipërisë së robëruar.
“- Ishin dhe janë të vetëdijshëm këta maskarenjë, se, Ai, e mundi politikën pamfletiste greke në Konferencën e paqës, në Paris, për ta ruajtur atë Shqipëri çfarë e trashëgoi?! Ishin dhe janë të vetëdijshmë këta bukëshkalë, se, Shqipëria londineze u përball përmes armëve me britanikët, grekët, jugosllavët, rusët?! Ishin dhe janë të vetëdijshëm këta pinjollë të dreqit e të birit, se Shqipëria londineze kishte krijuar ushtri shumë të fortë në përballje me fqinjët, për t’i rikthyer tokat e veta, në një moment të caktuar?! Ishin dhe janë të vetëdijshëm këta që e kishin tradhëtuar çështjen kombëtare, mu kur në Shqipërinë londineze u zhduk analfabetizmi, u zhduk gjakmarrja e hakmarrja, kur iu ndërpre rruga prostitucionit e drogës?! Ishin dhe janë të vetëdijshëm këta dallkaukë, që burrshtetasit më të mbëdhenjë botërorë, në momente të caktuara, e kishin vlerësuar si nacionalistin më të madh shqiptar?! Çfarë thanë burrshtetasit e huaj me rastin e vdekjes së Tij, a ju kujtohet këtyre të mallkuarve?! Si mundën ta shkelin gjakun, mundin dhe djersën e vet, për të gjitha ato që u bënë dhe ta lënë Shqipërinë londineze dhe gjithë shqiptarët, siç thotë i madhi Vasoi Pashë Shkodrani “Vjen bota sipri e me këmbë të shklet, e asnjë fjalë të bukur askush s’ta fletë”?! Si patën guximin ta vënë Shqipërinë londineze në dilemën, të jetë apo të mos jetë, në vitin 1979?! A nuk e ndjenin thundrën e robërisë së gjysmës së kombit, për të bërë grushtshtet në Tiranë, më 1998, dhe, për t’i mundësuar Serbisë e Malit të Zi ta shuajnë nga faqja e dheut të ndritshmen dhe të guximshmen UÇK?!”
Këto i kishte shënuar në një dritare të Bibliotekës dhe e kishte emëruar
“Mendimet e mia”
Sa më shumë që thellohej në shfetimin e dokumenteve, duke i sistemuar sipas temave të caktuara, gjithnjë e më tepër mllefosej me poshtërsirat që lexonte.
Pasi pushoi dy ditë, filloi t’i shënonte titujt e artikujve, librave, pamfleteve, dokumenteve sekrete, që kishin filluar ta shihnin dritën, jo vetëm të arkivavë vendore, por, edhe atyre ndërkombëtare, madje, edhe akuza e kundërakuza, dhe, i shënoi në nje dritare, që e emëroi:
“Numra, data dhe emra autorësh e dokumentesh”
Ajo që e befasoi, ishte, se, shumë më shumë dilnin autorë shqiptarë, sesa të huaj, që i kishin shpallur luftë gjatë dhe pas vdekjes së Tij. Kur filloi t’i krahasojë shkrimet që ishin shkruar kundër Tij dhe ato që bënin fjalë për çlirim e bashkim kombëtar, u tmerrua. U tmerrua, sepse, njëqindfishi apo më tepër ishite shkruar kundër Tij, sesa për fatin e gjysmës së Shqipërisë, që vuante nën kthetrat e robërisë klasike.
- Vallë, ishin të vetëdijshëm të gjithë këta, se po derdhej gjak në trojet e pushtuara për çlirim, dhe, edhe më tepër u ndihmonin armiqve, që ky gjak të derdhej deri në pikat e fundit, vetëm e vetëm pse Ai u ndihmonte dhe misioni i Tij të dështonte?! Tmerr, me të vërtetë, tmerr!!!”
Pasi kishte kryer gjithë atë punë të lodhshme, vendosi të pushojë dhe të vazhdonte me analizat e shënimeve që kishte sistemuar, që një ditë t’i shpaloste para bashkëatdhetarëve të vet, që të mësonin për bëmat dhe misionin e Tij. Këtë ia kishte vu detyrë vetes, sepse, vështirë ishte të organizohej një simpozium shkencor, siç u shpreh një shok i tij. Kjo, për shkak të politikës që ishte duke u zhvilluar në gjithë hapësirën ku jetonin shqiptarët, se, duhej t’i ndihmonin ende armiqtë e tyre ta arrinin qëllimin dhe të dilnin me përmbylljen e luftës së filluar dhe të bërtasin: Misioni i Tij ishte i dëmshëm, kundërkombëtar dhe mu për këtë humbëm!
- Jo, ky mision i Tij do të ngadhënjejë! Do të ngadhënjejë dhe përkundër dëshirës së juaj, që të jemi të copëtuar edhe më tepër se ç’jemi! Dëshmitare, do ta kemi historinë, siç e kemi dhe sot për bëmat e juaja, në shërbim të armiqve! Nuk duhet të hulumtojmë të mallkuarit e botës tek te huajt, sepse, i kemi të mallkuarit e kombit, shumë më të zhurmshëm dhe më veprues! Duhet të mobilizohemi kundër këtyre të mallkuarve, për t’i dhënë kahe ribashkimit kombëtar, mision që kishte Ai dhe ne!
Këto ishin sistemuar dhe dritësonin mjaftueshëm në Bibliotekën e Hulumtuesit, për ta zbardhur një realitet të detyrueshëm.
Prishtinë, 31.12.2021