BASHKËPUNËTORËT E FASHIZMIT ASKUSH NUK I KA TOLERUAR. E ISH PRESIDENTI YNË I KA DEKORUAR!
11/02/2018 10:32
POEZI

Arben DUKA
BASHKËPUNËTORËT E FASHIZMIT ASKUSH NUK I KA TOLERUAR. E ISH PRESIDENTI YNË I KA DEKORUAR!
Në natën e 4 Shkurtit-Njëmijë e Nëntëqind e Dyzet e Katër,
është bërë me të vërtetë një kryehata,
hordhitë e kosovarit Xhafer Deva,
vranë tetëdhjetë e katër fëmijë-burra dhe gra!.
Kjo natë e zezë terrori,
përjetë rracën shqiptare ka turpëruar,
atë që bëri Xhafer Deva me mercenarët e tij,
as vetë gjermanët nuk do kishin guxuar!.
Po qentë e ndyrë tradhtarë,
aspak të vështirë nuk e patën,
trokit e vrit-trokit e vrit-trokit e vrit,
me gjak e terror e skuqën gjithë natën!.
Sa ishte gjallë Enver Hoxha,
tradhtarët dhe terroristët kishin marrë dënimin e merituar,
po më pas pasardhësit e këtyre fundërrinave,
dhe emri e rrugës:”Dëshmorët e 4 Shkurti” e kanë ndryshuar!
Tani ajo quhet rruga:”Ibrahim Rugova”,
si një poshtërim për dëshmorët e natës së ferrit,
se Ibrahim Rugova-President i Kosovës,
ka qënë tamam nipi i kriminel Xhaferrit!
Mbase Rugovës i takon një emër rruge në Tiranë,
dhe pse për këtë nuk kam shumë siguri,
po pse qelbësirat i dhanë,
atë rrugë dhe pikërisht aty?!
Unë për veten time mirë e di,
përse emri legjendar i kësaj rruge ka ndryshuar,
se barku që polli fashizmin,
asnjëherë dhe asnjëherë s’është shterpësuar!
Vetëm këtu është lojtur me gjakun e martirëve,
vetëm këtu historia përsëprapthi është shkruar,
saqë ish presidenti mostër që kishim,
s’ka lënë bashkëpuntor-kriminel e diversant pa dekoruar!
Ne jemi shumica e shumicës,
që të vërtetën e historisë kemi me vete,
ndaj do ishte në nderin e presidentit Ilir Meta,
që t’i çdekretonte të ndyrat dekrete!
Që dhe Erion Veliaj të vazhdojë me mbjelljen e pemëve,
po dhe pak politikë të bëjë njëkohësisht,
dhe dëshmorëve të natës së 4 Shkurtit,
emrin e rrugës t’u kthejë urgjentisht!
Në asnjë vend të Planetit,
bashkëpunëtorët e fashizmit nuk janë toleruar,
ne i kemi ngritur nga llumi i historisë,
dhe pa turp e cipë i kemi dekoruar!
Kur them “Ne”-them saktësisht ne i kemi dekoruar,
se e përtypëm turpin në heshtje,
dhe nuk dolëm në sheshe për të protestuar!
Shkrova unë dhe dy a tri të tjerë,
po nuk mjaftoi të tjerët për t’i zgjuar,
sa t’i zhbënte prapë ato dekrete,
presidencën duhet ta mbanim natë e ditë të rrethuar!.
Dekorimet e vrasësve të shqiptarëve,
janë plagë të hapura në trupin e lirisë,
ndaj mund t’i fillojmë përsëri ato protesta,
se protestat janë gjaku i demokracisë!
New York, më 4 Shkurt 2018
DITA