BASHKËFAJTORËT

08/01/2019 07:07

OPINION

 

BASHKËFAJTORËT

Tafil DURAKU

 

Parë logjikshëm dhe gjakftohtësisht gjendjen ku ndodhemi dhe ku na solli “politika shqiptare” dhe “patriotike” e “kombëtare” e shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOS-istë&Co, duhet t’i themi qartë e me zë emrat e bashkëfajtorëve “shqiptarë” në pushtet, “pozitë” – “opozitë”, të shqiptaro-titistëve ibrahimrugovistë këtej dhe të SHQUP-taro – berishistëve andej e këtej kufirit të egër shqiptaro-shqiptar, që, koordinuarisht, po e mbajnë të copëtuar Shqipërinë dhe të pabashkuar Kombin e Atdheun dhe po kontribuojnë në këtë drejtim sa po kanë mundësi e fuqi pushteti “shqiptar”!...

Parë rrjedhat e Kuvendit Shqiptar në Tiranë dhe të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të “Republikës së Kosovës”, sikurse edhe të shumë seancave të tjera, përfaqësuesit e popullit shqiptar në Tiranë, SHQUP-taro berishistët dhe këta të “kombit Kosovar” dhe të “kosovaristëve”, më shumë janë të dhënë pas interesave të tyre partiake, personale e familjare, kulimoklanore, sesa për t’i zgjidhur hallet e popullit me votat e të cilit po qëndrojnë në pushtet dhe në emër të të cilit po thirren, vazhdimisht, njëri pas tjetrit – “U ime Naroda!” (në emër të Popullit!), duke marrë vendime vetëm kundër shqiptarëve dhe kundër atdheut të përbashkët të tyre, Shqipërisë!...

Po, kush dhe cili duhet të fajësohet për këtë gjendje, që, tash e shkuar dy dekadash, e ngulfatë popullin shqiptar në kufijtë e Shqipërisë londëriane dhe të “Republikës së Kosovës” dhe jashtë saj, të dalë dhe të aranzhuar nga LDK (Lidhja e dikurshme “komuniste” e “Kosovës dhe Metohisë” dhe PD-ja e Sali Sllobodankës!)… Po, kush dhe cilët janë njerëzit që kanë aderuar te Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë (alias te Lidhja e Komunistëve të “Kosovës dhe Metohisë” dikur, tash, Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK)? Nuk është diçka e panjohur për shqiptarët, sepse, te të gjitha lidhjet antishqiptare të pasluftës së Dytë Botërore, kanë aderuar “zogistët” dhe “ballistët” (të shpërndarë si zogjtë e qyqeve, në të katër anët e botës), të cilët (me përkrahjen e shteteve “mike” e të popujve “miq”, si serbëve, jugosllavëve, bullgarëve, malazezëve, grekëve etj!) janë bërë agresivë, të dhunshëm dhe të padurueshëm deri në ekstrem, si “patriotë” dhe “shqiptarë” të njohur e të mëdhenj që ishin, janë dhe po mbesin të tillë në këtë “histori”!... Vetëm shihni pastër e qartë se kë po dekorojnë pushtetarët “shqiptarë” dhe e kuptoni se gjaku i dëshmorëve të Kombit, larg gojës e mendjes sime, po shitet e po këmbehet për lesh!

UÇK-ja nuk ka luftuar dhe as është betuar se do ta ruajë për gjuhë zyrtare gjuhën serbe, as ka luftuar për pavarësinë e Kosovës nga Shqipëria, as ka luftuar që t’i mbajë në pushtet shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë&Co dhe administratën e tyre të korruptuar dhe antishqiptare, por, këto marrëzi antishqiptare na erdhën nga Pela e Trojës, e quajtur LDK&Co dhe SHQUP-i në Tiranë&Co, ose, nga Lidhja e Komunistëve të “Kosovës e Metohisë”&Co, me degë e nëndegë anekënd trojeve shqiptare dhe më tej, nëpër Evropë dhe botë, të katapultuara në LDK!… Po, kush dhe cilët janë bashkëfajtorët e kësaj gjendjeje kaq antishqiptare, ku, më shumë të drejta gëzon një pakicë pushtuese dhe poshtruese serbe prej 2-3%, sesa 95% e shqiptarëve dhe pakicat e tjera që përbëjnë 2-3% tjetër (boshnjakët, turqit, ashkalinjtë etj.)? Fajtorë dhe bashkëfajtorë me pisat e LDK-së shqiptaro-titiste të UDB-asho – KOS-istëve, padyshim, janë “udhëheqësit e luftës së UÇK-së” dhe kategortë e të “burgosurve politikë shqiptarë”, që po mrizojnë në “Kuvendin e Republikës së Kosovës” dhe “mërgata e qyqeve” (e diaspor/dh/ës “shqiptare” tok me kategoritë e diaspor/dh/ës ‘shqiptare’ të të “burgosurve politikë shqiptarë”), me komb, himn e flamur antishqiptar, që po sillen pa frikë në ‘shallvaret’ me pordhë e piskamë të LDK-së “patriotike” e “shqiptare” të Dinastisë UDB-asho – KOS-iste të Sabrihamitëve&Co ibrahimrugoviste të shqiptaro-titistëve në Prishtinë e gjetkë dhe të SHQUP-taro saliberishistëve&Co në Tiranë dhe gjetkë!...

Kjo gjendje, parë në parametrat, shtrirjen dhe thellësinë e saj antishqiptare (e krijuar me fajet e”shqiptarëve” të Tiranës dhe të “shqiptarëve” të Prishtinës, në pushtet), po i tmerron edhe Fuqitë e Mëdha! Parë nga ky prizm, duhet ta dimë qartë se bashkëfajtorët “shqiptarë” (“patriotë” e “shqiptarë” së bashku), të kësaj gjendjeje antishqiptare janë në mesin tonë shqiptar, duke na hedhur vazhdimisht hi syve, se, kinse, po na afrojnë me Shqipërinë Amë, e, në anën tjetër po u falin toka shqiptare pushtuesve shekullorë përreth nesh!...

Ky është kulmi i të keqes, që këta bashkëfajtorë, “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj (të LDK-së&Co dhe të PD-së në Tiranë) kanë arritur t’ia bëjnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe, për çudi të Zotit(!), LDK-ucat e Isëmutit nuk pushojnë së ‘telalluari’ për “baballarë të kombit Kosovar” e për “prijës” shqiptarë që kanë dalë nga kallëpët antishqiptarë të Titos, Rankoviçit e Millosheviçit dhe në këtë pikëpamje, nuk po pushojnë as SHQUP-istët e Sali Sllobodankës. Por, ata e këta LDK-ucë të djeshëm e të sotëm, sikurse SHQUP-istët në Tiranë, nuk na kanë habitur as na habisin kurrë, sepse, jemi mësuar me bëmat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, antishqiptare, por, habinë më të madhe e kemi të “krahu i luftës, i UÇK-së”, i cili është tkurrur plotësisht, i shndërruar në pakurrizorë, duke ecur barkas (zhagas), symbylltas me veshët e shtënë në një lesh e lëmsh të paparë antishqiptar, që ka ditur ta tjerrë vetëm LDK-ja e “Presidentit histo(e)rikë”, dr. Ibrahim Rugova dhe pasardhësve të tij, “shqiptarë” të njohur të dinastisë së sabrihamitëve dhe SHQUP-istët saliberishistë, së bashku, prapa krahëve të popullit shqiptar!...

Këta bashkëfajtorë, pozitë-opozitë, në të gjitha anët e kufijve që coptojnë shqiptarët dhe Shqipërinë, sot, sikur po punojnë e veprojnë koordinuarisht që armiku shekullor serbo-jugosllav e shqiptaro-titist të harrohet sa më parë(!), duke e harruar thelbin e urtisë së njohur shqiptare: Armiku më i rrezikshëm, është armiku që harrohet. Por, ne, në asnjë rast, mënyrë dhe kohë, nuk duhet të harrojmë se armiku i ynë (si armik dhe pushtues e poshtërues shekullor) i pati edhe miqtë e vet në gjiun tonë dhe ata e këta miq të armiqve, të pushtuesve e të poshtëruesve tanë, po luten e po punojnë përditë që ne ta harrojmë armikun tonë shekullor dhe t’i harrojmë armiqtë tanë, miqtë e përhershëm “shqiptarë” të çdo armiku, pushtuesi e poshtëruesi, që, me popullin shqiptar në troje të veta gjeoautoktone, janë sjellë me qindra herë më pushtues, më armiq dhe më poshtërues se armiqtë tanë pushtues, vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtetin që ua kanë siguruar armiqtë dhe pushtuesit e poshtëruesit tanë “me vota të popullit punonjës” të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë”, tash, të “Republikës së Kosovës”, rreth e prapa të cilëve, fatkeqësisht, po sillet edhe Tirana shqiptare, në rrethin vicioz të “shakaxhiut të pavarësisë”!

Kjo gjendje skandaloze antishqiptare, gjithsesi, i ka bashkëfajtorët e vet, “pozitë” dhe “opozitë” ‘patriotike’ e ‘kombëtare’, në Prishtinë dhe në Tiranë. Dhe, për ta parandaluar këtë gjendje e rrjedhë antishqiptare, duhet krijuar një forcë e re politike një bosht i ri kombëtar e shtetëror, edhe ndërkombëtar, si domosdo e parandalimit të këtij ekstremi antishqiptar dhe antiShqipëri, që po e shohim e prekim përditë, me sytë dhe duart tona.

Burojë, 7 Janar 2019

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode