“… ATY NGA VITET ’90, E DINI SA HELIKOPTERË, TRASHËGOI KY PALO SHTET? KISHIM RRETH 200, DUHET TA DFISH - O TRAP, PO PARTIA E JOTE E NDYRË, DHE HELIKOPTERËT I DHITI PËR SKRAP!”
10/08/2021 05:48
POEZI
Arben DUKA
“… ATY NGA VITET ’90, E DINI SA HELIKOPTERË, TRASHËGOI KY PALO SHTET? KISHIM RRETH 200, DUHET TA DFISH - O TRAP, PO PARTIA E JOTE E NDYRË, DHE HELIKOPTERËT I DHITI PËR SKRAP!”
Qeveria e parë e PD-së trashëgoi rreth 200 helikopterë nga komunizmi!
Edhe për zjarret e shumta,
që ranë në mesin e flamës,
Lulashi si për çdo gjë,
ja faturon fajin Edi Ramës!
Nga gjithë kritikat Luliane,
njëra ka vërtetë vlerë,
pse qeveria këto vita,
nuk ka blerë disa helikopterë?!
Pavarësisht kush e ka pushtetin,
dhe cila parti qeverinë drejton,
shteti në vazhdimësi,
para dhe mjete akumulon!
Po e pyes Lulashin,
që s’është tamam budalla,
qeveria jote dhe e Saliut,
sa helikopterë gjendje Edit i la?!
Kjo është pyetje hipotetike,
se përgjigja dihet menjëherë,
ata lanë pas një mal me borxhe,
dhe lanë këtu zero helikopterë!
Po të kthehemi pas në kohë,
aty nga vitet 90-të,
e dini sa helikopterë,
trashëgoi nga “diktatura” ky palo shtet!
Kishim rreth dyqind,
duhet ta dish-o trap,
po partia jote e ndyrë,
dhe helikopterët i shiti për skrap!
Nuk e di nëse në Farkë,
kanë mbetur akoma hangarët,
apo qeveria e Lulit, si çdo gjë ka shitur,
dërrasat dhe trarët!
Ne i kemi pasur të gjitha,
se shteti çdo ditë kish akumuluar,
po kush mund ta mendonte se barbarët,
do vinin për t’i shkatërruar?!
Duhet hetuar shkatërrimi i ushtrisë,
ç’u bënë 200 miliardë dollarë armatime,
ku ata 200 helikopterë,
në atë pasuri qenë vetëm një qime!
Saliu do vetëm një fakt të vetëm,
se “non grata” e kanë shpallur kot,
po ç’fakt më të madh se shkatërrimi i ushtrisë,
kërkon tani- o idiot!
Saliu s’ka ç’i bën Amerikës,
edhe pse nxin më keq se nata,
për krimet kundër Shqipërisë,
ka marrë medaljen “non grata”!
VARGJE: “ATY NGA VITET ’90, E DINI SA HELIKOPTERË, TRASHËGOI KY PALO SHTET?” POETI PYET LULIN: “PO PARTIA JOTE SA HELIKOPTERË I LA RAMËS”?
Dhe për këto zjarre
në mesin e flamës,
Luli si përherë,
Ia ve fajin Ramës!
Nga të gjithë kritikat,
njëra i ka vlerë,
pse 8 vjet nuk bleu,
dy helikopterë
Se nuk ka rëndësi,
Kush parti drejton,
shteti në vijimësi,
Mall akumulon
Por po pyes Lulashin,
që s’është budalla,
qeveri e Salës,
sa helikopterë la?!
Kjo është pyetje kot,
se dihet replika,
lanë një mal me borxhe,
dhe zero helika!
Por e di ti Luli,
në vitet 90-të,
sa helikopterë,
trashëgoi ky shtet!?
Kishim rreth dyqind,
që ta dish o trap,
po rrumpall’ e Salës
i shiti për skrap!
Nuk e di në Farkë,
kanë mbetur hangarët,
apo keni vjedhur,
dhe dërrasat e trarët!
Kishim me miliarda
dollarë armatime
ato 200 mjete,
qenë vetëm një qime!
Sali katrahura
Kërkon “fakte” sot
“non grata” të ziun
e kanë shpallur kot
Po ç’fakt më të madh
o Sali kërkove
Ushtrinë këtij vendi
Në zero ia çove
Më kot ulëret
Edhe nxin si nata
E more për krimet
medaljen “non grata”
DITA