AS SHQIPTARIZËM, AS DIPLOMACI!
09/01/2017 16:23
Reagim
AS SHQIPTARIZËM, AS DIPLOMACI!

Nga Tafil DURAKU
Duke e lexuar një opinion të ish-ambasadorit të Tiranës, në Prishtinë, Islam Laukës, për arrestimin e Ramush Haradinajt, u befasuam shumë dhe tej mase, jo për asgjë tjetër sa për pashqiptarizmën dhe paditurinë diplomatike të Ambasadorit Islam!...
Lexuam shumë reagime nga autorë të ndryshëm e profilesh të ndryshme, për arrestimin e komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, në Francë! Bile, për çudi të të gjithëve, me fletarrest të Serbisë fashiste, e cila kreu masakra, gjenocid dhe etnocid, jo vetëm kundër shqiptarëve të Shqipërisë Veriore (Kosovës), por, të njëjtat i kreu edhe kundër popujve tjerë josllavë (pasilirë), siç janë kroatët në Kroaci dhe boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë. Por, kjo që shkroi ish-ambasadori i Tiranës, Islam Llauka, tek albaniapress (Lajme), etj., është më shumë se skandaloze, aspak shqiptare dhe aspak diplomatike!...
Kujt dhe çka e çfarë don t’i fshehë ish-ambasadori? Shqiptarëve t’ua fshehë gabimet skandaloze të politikës antishqiptare të LKJ-LDK-së së Ibrahim Rugovës&Co dhe vartësve të tyre në Tiranë?...
T’i thuash vetes ambassador dhe t’ia fusësh kodër pas bregu, këtë e sheh dhe e dëgjon vetëm tek “shqiptarët” që janë në vartësi të shqiptaro-titistëve&Co. A e di ish-ambasadori se përgjegjësinë, si për merita, si për dështime, e mban faktori i brendshëm, politik, diplomatik, ushtarak!…
Jo, ish-ambasadori Islam! Beogradi është pushtues dhe armik konstant e prepotent i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe ai po i kryen punët e veta dhe të interesave të saj pushtuese dhe ato gjeostrategjike të Rusisë cariste të Car Putinit!...
Ish-ambasadori Islam, para se ta shkruante atë titull mashtrues, që synon fajësinë politike, diplomatike e ushtarake ta katapultojë diku tjetër, në vend se të thotë të vërtetën e hidhur se LKJ-LDK-ja&Co e Prishtinës dhe PD-ja e Tiranës, duhet t’u japin fund lojërave me UÇK-në, do që fajësinë bizare të politikës, diplomacisë e ushtrisë shqiptare ta katapultojë në Beograd, duke fshehur vetveten. Jo, ambasador, jo!... Nuk i hanë dot shqiptarët simitet e shqiptaro-titistëve me brumë Beogradi, Prishtine “patriotike” e “shqiptare” dhe Tirane “demokratike”!…
A di ambasadori të thotë për sa kohë e bëri antishqiptar Ahmet Zogun me suhari, Pashiqi?! Po, çfarë kanë bërë Rankoviçi, Titoja e Millosheviçi për gjysmë shekulli me shqiptaro-titistët?!...
A e di ambasadori Islam se LDK-ja formoi grup pune për “krime lufte” të UÇK-së dhe në krye të atij grupi punues, mashtrues e linçues e vuri Eqën (Eqrem Kryeziun e LDK-së)&Co!...
Atëherë, çfarë t’i thuhet tjetër ish-ambasadorit të Tiranës në Prishtinë, kur ai koketonte dhe nuk ka pushuar së koketuari me LDK-në “patriotike” e “Kombëtare”… A e di ambasadori, se, kush fle me qen çohet me pleshta, e, pleshtat, pastaj, bëhen morra të mëdhenj politikë, diplomatikë e ushtarakë!...
Prej Beogradi as kemi pritur dhe as presim ndonjëherë të mira, por, mos harroni ambasadori Islam, se, UÇK-në dhe luftën e saj shqiptare e shau LDK-ja me në krye Ibrahim Rugovën dhe sot numri i “veteranëve” ka shkuar në qiell, falë po vazhduesve LDK-istë të politikës së Ibrahim Rugovës, te varri i të cilit nuk di pse nuk po e thyejnë kokën ata që po përkulen e lumturohen me të këqijat që po ia bëjnë UÇK-së dhe luftëtarëve të saj shqiptarë!...
Prandaj, gjesti i ish-ambasadorit Islam Lauka, mund të thuhet me plot gojën se as është shqiptarizëm dhe as diplomatik. Dhe, duhet t’u jepet fund, orë e më parë, lojërave të Prishtinës shqiptaro-titiste dhe të Tiranës saliberishiste me UÇK-në, e, edhe me Shqipërinë Natyrore e me popullin shqiptar.
Burojë, më 9 janar 2017