AREF MATHIEU DI DHE MUND TË FLASË PËR ATË QË NUK DI SAKTË SE ÇKA FLET, KURSE NUK MUND TË FLASË E NUK DI ÇKA FLET PËR ATË QË DI MIRË SESI DUHESH TË FILSTE !

10/06/2021 09:09

POLEMIKË

 

 

AREF MATHIEU DI DHE MUND TË FLASË PËR ATË QË NUK DI SAKTË SE ÇKA FLET, KURSE NUK MUND TË FLASË E NUK DI ÇKA FLET PËR ATË QË DI MIRË SESI DUHESH TË FILSTE !


Zeqir DURAKU

 

Aref Mathieu, me këtë shkrim timin këtu po të kundërvihem ...prej butësisht, normalisht e deri edhe vrazhdësisht ...por denjësisht; dhe, prapëseprapë, nuk do të të kundërvihem skajshmërisht ashpërsisht !

Ti, Aref Mathieu, në shkrimin tënd të publikuar në Diplomacia.dk më 30.03.2021 e të titulluar ”Gegërishtja është dialekti që rrjedh nga pellazgjishtja e vjetër, është gjuha e Zeusit dhe e Perëndive”; çka, dhe për këtë e pikërisht nga titulli i këtij shkrimi tënd, edhe u nxita që, së pari ta lexoja këtë shkrim tëndin, sepse prej vetë titullit të shkrimit, ky shkrim i yti edhe më provokoi domosdo dhe më zgjoi kërshërinë me paramendimin se gjithsesi do ishte shkrim tërheqës, ndaj, dhe patjetër duhesh të ishte edhe shkrim me rëndësi të veçantë. Prandaj, atë dhe ato që ti, Aref Mathieu thua në shkrimin tënd në fjalë, për të folmën Gegërishte në ndërthuarje e krahasuarje me Pellazgjishtën e vjetër e shumë të vjetër, dhe pak të njohur deri më tani, gjithsesi që, qoftë edhe hamendshëm, pos tjerash, edhe më pëlqeu dhe do më pëlqejnë vijimisht mendimet dhe konstatimet tua në këtë pikëpamje; ndaj, dhe në këtë kuptim, s'do mend që edhe pajtohem me ty, por dhe më shumë edhe sesa kaq, për çka edhe prandaj, po e rithem: jo vetëm më pëlqeu ky shkrim i yti, jo pak !

...Por, pastaj e mëtej në shkrimin tënd në fjalë, ti, Aref Mathieu, vazhdon të shkruajsh e të thuash, siç thotë fjala, ”edhe çka s'thuhet”, ndaj dhe shkruan dhe flet, jo vetëm ”mbarë e mbrapsht”, sa, përveç i pëlqyer, vetëm në fillim të këtij shkrimi, ti, në vazhdim shpëlqehesh nga unë ngase e dëshmon veten, mjerisht dhe fatkeqësisht ...sepse e paske edhe titullin AKADEMIK, porse, qenke ”AKADEMIK”, me keqardhje po t'them ...edhe sharlatan dhe sharlatan ...deri i tejm; e, madje qenke edhe injorant, e besa qenke edhe më keq e shumë më keq edhe sesa kështu dhe kaq sa thash , jo se po them unë kështu, sepse këtë e dëshmon TI bindshëm dhe qartë, në shkrimin tënd në fjalë, veçanërisht, pas disa rreshtave të fillimit të tij e pastaj...!

Aref Mathieu, ti në shkrimin tënd në fjalë, madje ...edhe nuk di çka thua; apo nga sharlatanizmi dhe injoranca jote, ndoshta edhe e pavetëdishme dhe e paqartë për ty; apo, kushedi, edhe nga ligësia jote dhe qëllimkeqësia, apo keqqëllimësia e disafishtë e jotja..., sepse, edhe pa pikë ndrojtje as pa pikë turpi dhe pa pikë skrupulle ”AKADEMIKU” Aref shkruan e shprehet ...edhe me urrejtje injorante-primitive dhe primitive-injorante e të sëmurë e, më keq se kështu, gjithsesi, dhe me theksim shumë të ndieshëm e të dukshëm, edhe kundër ish-komunizmit shqiptar !?!

...Merreni me mend, AKADEMIK-Aref Mathieu, o runaj zot mendtë, del e flet kundër komunizmit shqiptar ...vetëm pas 30 vjetëve të qenies së komunizmit, apo të mosqenies së komunizmit shqiptar; ndersa në kohën e KOMUNIZMIT SHQIPTAR, ndonëse, ti, Aref Mathieu ke qenë në jetë, posi, dhe ke qenë, pra, edhe atëbotë gjallë, por nuk t'u ka ndie zëri, madje as se je gjallë e, se, ke qenë kund gjallë dhe, ende më hiç t'u ka ndi zëri se ke qenë dhe ishe kundër komunizmit para 30 vjetëve, në kohën e komunizmit ...dhe në veçanti, kundër komunizmit shqiptar, që ty, por jo vetëm ty, vetëm pas vitit 1990 t'u bë e ju bë urrejtje kaq e madhe dhe urrejtje e parë !?! ...Dhe, kështu, veçse jo vetëm ti, pra, po tregohesh tashmë i këtillë; por, si ti kështu, e më keq edhe sesa ti, u treguan e po tregohen edhe të gjithë kundërkomunistët shqiptarë, vetëm të pas vitit 1990: plurifytyrëdredhabythët e fytyrëbyhëfytyrët shqipfolës-kundërkomunistë të pas vitit 1990, pra, sepse, deri para vitit 1990 ishin komunistë, dhe KOMUNISTË ...deri edhe FANATIKË, ose, ishin zogistë, ballistë, titistë dhe legalistë, kryesisht të fshehtë e shumë të fshehtë; apo, ishin mbështetës të komunizmit ...deri edhe entuziast e frenetikë !

...Madje, o Akademiku-Aref Mathieu, si nuk po e ditke ti, sepse këtë duhet ta dijë ...edhe shqiptari më injoranti, në qoftë se është sadopak normal, se KOMUNIZMI ”I SHQIPËRISË së Enver Hoxhës”, pa as dyshimin më të vogël -ka qenë sistemi shoqërorë më i miri i Shqipërisë dhe shqiptarëve deri në kohën e fillimit të tij ...dhe pastaj edhe të kohës të gjithë qenies dhe qeverisjës së tij dhe, gjithsesi ka qenë dhe është i tillë edhe deri më SOT; dhe, kjo s'do dëshmitarë, sepse kjo po vërtetohet pakundërshtueshëm dhe plotësisht tashmë shumë e fort ...edhe nga çdo shqiptar ...qoftë edhe me pak mend në kokë, por me këmbë në tokë, o ”akademiku” shqiptar ”i pas vitit 1990” !?! ...Dhe, këtë që sapo e thash, po edhe gjithçka që thash në këtë shkrim, deri tash, në këtë kuptim, madje a nuk po e dëshmon dhe vërteton qartë e fort edhe krahasueshmëria e Shqipërisë dhe shqiptarëve të parakohës së komunizmit në Shqipëri; dhe, edhe pastaj, të kohës më se 50 vjeçare të komunizmit në Shqipëri, veçse, edhe koha e paskomunizmit të Shqipërisë e në Shqipëri dhe gjithnjï deri në kohën e gjatë kohës së demokracisë-DEMONKRATIKE të deri sotme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve ?!

...Ti, akademik-Aref Mathieu, madje nuk po e ditke, se kështu po verteton shkrimi yt në fjalë, SA MJERIM ! ...se deri në kohën e parakomunizmit shqiptar, Shqipëria, pa fare hamendje, mund të thuhet se ekzistonte vetëm si shprehje dhe vetëm si emër, sa për të LUAJTUR e për t'u tallur me të kushdo që dëshironte, dhe, jo me asnjë kuptim më të rëndësishëm e më të madh, dhe assesi as më ndryshe e më shumë, nderkaq që vetëm KOMUNIZMI shqiptar; komunistët shqiptarë dhe koha e komunizmit shqiptar e bëri Shqipërinë për herë të parë -SHTET (e di që ky fakt TY, dhe jo vetëm ty, që prej pas vitit 1990, jo vetëm që nuk të pëlqen asfare dhe të vret e ju vret përfare) me hatër e me zor -të pranuar nga gjithë bota -dhe patjetër edhe nga, jo vetëm K. Evropa që, veçanërisht deri para kohës së KOMUNIZMIT SHQIPTAR dhe KOMUNISTËVE SHQIPTARË s'kishte lënë të keqe e të ”zezë” që nuk 'ia kishte bërë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, apo s'është kështu ”akademik”-Aref Mathieu?!

...O Akademiku-Aref Mathieu, ndonëse këtu nuk po t'quaj MJERAN, edhe as më ndryshe e më keq edhe sesa kështu, edhe sepse në shkrimin tënd në fjalë, ti nuk vërteton fare se e ditke, madje, që, deri në kohën e parakomunizmit shqiptar, për fatin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, vendosnin me vendime thellësisht kundërshqiptare, me vendime ...deri fashiste e ultrafashiste e shoviniste të tejme, veçan kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar, mbase të gjitha shtetet e Evropës KUNDËRKOMUNISTE, sikur Shqipëria në të gjitha kuptimet të ishte, pos tjerash, edhe më keq sesa lodër e tyrja ...ku ta shkarkonin e shfrynin, jo vetëm sadizmin tej çnjerëzor e tej fashist të tyre; e, jo vendi e toka e shqiptarëve..., dhe ndodhte kështu sepse atëbotë, Shqipërisë dhe shqiptarëve s'kishte kush t'i dilte ZOT; se Shqipërisë dhe shqiptarëve iu mungonte KOMUNIZMI shqiptar DHE komunistët SHQIPTARË, sepse deri në atë kohë, Shqipërisë dhe shqiptarëve iu ishin në KRYE shqipfolës kundërshqiptar/ë e tradhëtar/ë e kolaboracionist/ë -edhe më kundërshqiptar edhe sesa grekët dhe shkijët më kundërshqiptar!?! ...Pra, o ”akademiku” Aref Mathieu, të pëlqen ty, dhe jo vetëm ty, apo s'të pëlqen, shumë qëllimisht po e përsëris: për herë të parë Shqipërinë e bëri SHTET -KOMUNIZMI shqiptar; KOMUNISTËT shqiptarë..., dhe këtë e dinë ...edhe LOPËT tashmë, veçse, ti, sa e çuditshme, Akademiku Aref Mathieu nuk po e ditke, apo, së paku këtë e vërteton shkrimi yt në fjalë !?!!! ...Dhe, nuk po e ditke, me siguri, ngase je ADEAKMIK shqiptar i pas vitit 1990 që di shkëlqyeshëm: T'VËRTETËN MË E QUAJT RRENË, dhe RRENËN MË E QUAJT T'VËRTETË, veçanërisht, sa i përket çështjes dhe çështjeve të vendit të vet dhe të popullit të vet ! ...Dhe kështu, dashas, pa u thelluar mëtej këtu në sqarime dhe arsyetime tjera për këtë gjë, po ta them ty, dhe jo vetëm TY, skajshmërisht theksueshëm e potencueshëm, sepse jam i bindur se po mos t'kishin qenë KOMUNISTËT SHQIPTARË dhe komunizmi shqiptar, zor se do kishte pasur SOT ...madje edhe shtet Shqiptar dhe, kushedi, ndoshta as edhe popull shqiptar..., sepse, deri para ”komunizmit shqiptar”, dihet mirë se si kanë qenë shqiptarët dhe sa kanë qenë shqiptarët SHQIPTARË në të gjitha pikëpamjet, ndonëse, ndoshta ti as këtë nuk e di, o zotrote Akademik-Arefi !

...Komunistët shqiptar dhe komunizmi shqiptar, në radhe të parë dhe kryesisht, përveç që e bënë Shqipërinë-SHTET, me hatër e me zor, dhe e bënë SHTET; dhe me hatër e me zor e bënë SHTET të barabart me të gjitha shtetet tjera , ata, Shqipërinë nga një vend ku nuk mungonte ...as asnjë e KEQE, ku ...edhe MUSHKONJA dhe mushkonjat madje, ishte ...dhe ishin më të ZOT/Ë sesa shqiptarët e atëhershëm; pikërisht KOMUNIZMI SHQIPTAR, respektivisht KOMUNISTËT shqiptarë, jo vetëm që e munden KEQ dhe e qitën fare MUSHKONJËN dhe mushkonjat që deri atëherë, pos shumëçka tjetër, pra,edhe ato ishin ZOT e ZOTA të shqiptarëve; po, ...komunizmi dhe komunistët shqiptarë filluan t'i zhdukun dhe i zhdukën e i qitën fare mushkonjën dhe mushkonjat, por ...edhe aq shumë të këqia e ”të zeza” tjera nga të cilat deri atëherë vuanin e lengonin për vdekje shqiptarët dhe Shqipëria.

...Komunizmi shqiptar dhe KOMUNISTËT SHQIPTARË, me ardhjen dhe shfaqjen e tyre, Shqipërinë, veç tjerash, edhe nga një vend ”shkretëtirë” e gërmadhë, filluan ta tjetërsonin e ta ngritnin në këmbë e ta bënin vend normal e, mandej, ta bënin edhe si kopsht me lule dhe, kopsht me lule ...dhe e bënë qebesa; ndersa, shqiptarët, përveç tjerash, edhe nga ANALFABETË dhe analfabetë të TRASHË e TË RËNDË që ishin, për më pak se 50 vjet i arsimuan, i kulturuan e i ngritën edhe deri në ato nivele që Evropa ”demokratike” e kundërkomuniste s'kishte mundur ta bënte me vendet e veta e me njerëzit e saj, edhe për 400-500 vjet; e, megjithëkëtë dhe jo vëtëm KËTË, ti ”Akademik”-Aref Mathieu, prej majeve të gishtërinjve të këmbëve e deri në majën e kokës tënde, jo vetëm e ankon KOMUNIZMIN SHQIPTAR dhe komunustët shqiptarë dhe ankohesh e i qorton dhe akuzon për të ”pabërat e tyre”, për të pabërat e komunizmit shqiptar dhe të komunistëve shqiptarë si dhe për ”keqbërjet e tyre” e ndërkaq i përmend me aq shumë dashuri, përmallim, mall dhe adhurim etj. -në shkrimin tënd në fjalë, shqipfolësit kundërshqiptar ...deri të skajshëm, por edhe tradhëtarë e kolaboracionist me damkë !?!!!

...Prandaj, qoftë edhe vetëm nga çka thash, sa tash e si thash, këtu, deri tash, s'kam si mos të të pyes: -Ku e ke kokën ti, ore; në ç'vend e ke ti kokën dhe çka ke në atë kokë tëndën, o Aref Mathieu, sepse, titullin e paske ”Akademik” porse, shkrimi yt në fjalë, nëse është edhe mendimi dhe bindja jote, i përmbanë të gjitha të metat e mundshme dhe, që të mos shprehem këtu edhe me shprehje tjera, shkrimi yt në përfolje këtu, me përjashtim të fillimit të tij, prandaj është edhe për të gjitha vërejtjet dhe qortimet ku janë e ku s'janë !?!!!

...Ore ”Akademiku” Aref Mathieu, për hir tëndin, se po m'dhimbsesh, po them këtu, se gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri, komunizmi, ani, ishte ”i keq” dhe ishte i keq sa të duash ti dhe shqipfolësit tjerë sikurse ti, veçse, në kohën e komunizmit shqiptar dhe në Shqipëri, ”komunizmi, qoftë edhe të ishte i keq”, ju shqipfolësit; ju të gjithë shqipfolësit në Shqipërinë KOMUNISTE, me hatër ja me zor, ishit të MIRË; ishit SHQIPTAR/Ë bash sikurse duhesh të ishit dhe sikurse i duheshit Shqipërisë që të ishte tamam SHQIPËRI-SHQIPTARE! Kurse, që prej pas vitit 1990, në demokracinë-DEMONKRATIKE, juve, jo vetëm që ...vetëm emri ju mbet shqiptar, por u bëtë më kundërshqiptar/ë ...edhe sesa që kanë qenë dhe janë ...edhe më armiqtë e jashtëm të Shqipërisë e të shqiptarëve ! Gjatë kohës së komunizmit e në kohën e komunizmit shqiptar ...Ju, të gjithë ishit ”NJERËZ”; njerëz edhe në kuptimin më të mirë të fjalës ! ...Ju të gjithë ishit të mirë, shumë të mirë, e besa edhe sa s'kishte më të mirë, qoftë edhe në të gjitha kuptimet e pikëpamjet e duhura dhe të mundshme..., dhe, prandaj ishit ...edhe lakmia por edhe zilia dhe smira ...edhe e të gjithë njerëzve NORMALË, por jo vetëm normal/ë, të BOTËS; ndërkaq që, që prej pas vitit 1990 e në vazhdim, në demokracinë-DEMONKRATIKE -juve vetëm pamjet, edhe pse, edhe ato të deformuara dhe shumë të shëmtuara, iu kanë mbetur ende NJERËZORE, veçse, gati aspak SHQIPTARE, ore Aref Mathieu Akademik shqiptar i pas vitit 1990 !?!

...Në kohën e komunizmit dhe gjatë kohës së komunizmit SHQIPTAR e në Shqipëri, me hatër ja me zor, ju ishit, pra, edhe të MIRË e sa s'kishte më të mirë, në radhë të parë, për njëri-tjetrin; ishit të mirë e sa s'kishte më të mirë për Shqipërinë dhe për çdo gjë shqiptare; ndërkaq që prej pas vitit 1990 u bëtë TË KËQIJ dhe ARMIQTË më të mëdhenj të njëri-tjetrit; u bëtë ARMIQTË më të mëdhenj e më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe të çdo gjëje të vërtetë shqiptare... ! Pra, në kohën e KOMUNIZMIT SHQIPTAR, në Shqipëri, vetëm KOMUNIUZMI ishte ”i keq”, porse, gjithëçka tjetër ishte: e mirë; shumë e mirë dhe e shkëlqyeshme; kurse, në demokracinë-DEMONKRATIKE të pas vitit 1990 e deri më sot, në SHQIPËRI nuk ka as edhe një E KEQE dhe TEJKEQE ku është e ku s'është në botë që nuk ËSHTË në JU e te JU !!!

...As Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri nuk e bërën ...as mbreti yt, Ahmet Zogolli as zogistët shqipfolës dhe as të tjerët si këta që i ceka këtu, po e bënë KOMUNISTËT SHQIPTARË në radhë të parë bashkë me shqiptarët tjerë të vërtetë, të cilët, a mund të kishte edhe më keq, përveç me armiqtë e jashtëm të Shqipërisë e kundër armiqëve të jashtëm të Shqipërisë e të popullit shqiptar, iu desht të luftonin edhe më me këmbëngulje e më ashpër kundër zogistëve shqipfolës, kundër ballistëve shqipfolës e kundër legalistëve shqipfolës që ishin përkrahësit e miqtë më të devotshëm të armiqve e më armiqëve të Shqipërisë dhe, që njëkohësisht ishin edhe më kundërshqiptar/ë dhe më kundër Shqipërisë dhe kundër çdo gjëje shqiptare, edhe sesa armiqtë më armiqë e më të egër të jashtëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të vërtete; të shqiptarëve patriotë !

Ti, Akademiku shqiptar i pas vitit 1990, pa dëshirën time, po më ngjanë sikur t'i kishe mendtë ...dy metra mbi kokë, sepse, në shkrimin tënd në fjalë, pa pikë ndrojtje as pa asfare turp thua, edhe se: “Për fat të keq, pas Luftës së dytë Botërore drejtuesit shqiptarë të kohës së komunizmit vendosën zyrtarisht (1972) një gjuhë letrare që në thelb rrjedh vetëm nga një dialekt: dialakti toskë i Shqipërisë së jugut”. Por, ti zotrote, harron qëllimisht apo paditurisht se vendosja dhe krijimi i gjuhës letrare shqipe i vitit 1972, me gjithë vërejtjen tënde, tash dhe të VONUAR më shumë se 50 vjet për këtë çështje, si dhe pakënaqësinë tënde, dhe jo vetëm tënden, 50 vjet më vonë nga ngjarja në fjalë, prapëseprapë, ngjarja dhe çështja në fjalë, ishte dhe është arritja më pozitivja dhe më e madhja e popullit shqiptar e asaj kohe; të asaj asaj kohe e deri në atë kohë; dhe patjetër, edhe deri më tash dhe deri më SOT ...dhe, se, s'ka mundur të bëhej e të ishte ndryshe dhe as më mirë se asisoj e atë kohë, diçka e tillë, për të qenë një sukses dhe arritje çfare ishte në fakt dhe çfarë thash se ishte, vendosja e GJUHËS LETRARE SHQIPE e vitit 1972 dhe që pat mundësi të ndodhte në atë kohë për çështjen, këtu, në fjalë; ndërkaq që gjykimi yt për këtë çështje, është mendësi e jotja, dhe jo vetëm e jotja, e sotit, por që, pra, nuk ka qenë atë kohë ...as në ëndërren tënde, madje për ATË që ka ndodhur qysh para 50 vjetve ! ...Ndaj, këtë, edhe po e them se po m'detyron injoranca trashamane apo qëllimësia tej ligavece e jote për këtë çështje, “Akademik” Arefi; se, të fundi i fundit, këtë që e pohova këtu më sipër, për gjuhën letrare shqipe të 1972, deri më tash, e kanë thënë e rithënë, ndonëse, edhe me fjalë tjera, nga qysh thash unë, edhe shumë shqiptarë tjerë normalë, shqiptarë të ditur dhe shqiptarë kompetent ! Dhe, mandej, atë e ato që ti thua se: “...gjuha letare e vitit 1972 në thelb rrjedh vetëm nga njëri dialekt: dialekti toskë i Shqipërisë së jugut”, unë mendoj se ky konstatim i yti nuk qëndron fare dhe s'është fare i vërtetë, pra, ky pohim i yti, pa dashur këtu të hyja më thellë tash në arsyetime dhe shkoqitje e sqarime për këtë, përveç tjerash, edhe sepse për diçka ië tillë do të duhëshin shumë fjalë e shumë sqarime, edhe të panevojshme këtu e për këtë çështje, të miratuar fort e fuqishëm nga shqiptarët qysh në vitin 1972 dhe pastaj e deri tash gjithënjë. E, ti Aref Mathieu, por jo vetëm ti, i shpërfaqësh dhe i kundërvihesh çështjes në fjalë, të them, edhe ...vetëm “PASANDAJ”, dhe shumë pasandej..., sepes në kohën e atëhershme e me rastin e themelimit të GJUHËS SË UNISUAR SHQIPE të vitit 1972 kanë marrë pjesë, e di edhe ti fort mirë këtë, e nëse nuk e di, KUKU e kukuuu për ty; përfaqsuesit më të mirë e më kompetent të të gjitha trevave shqiptare, nga Shqipëria dhe nga tokat shqiptare jashtë Shqipërisë politike, dhe atë vendim për gjuhën LETRARE SHQIPE, e mbaj n'mend fort mirë edhe unë, se e patën vendosur dhe sjellur, bash ATËHERË, jo komunistët shqiptarë dhe as komunizmi shqiptar, sikurse po thua ti TASH me mend hava, por e patën sjellur dhe vendosur përfaqësuesit më të denjë të popullit shqiptar, dhe e patën sjellur dhe vendosur aq unanimisht dhe aq entuziazmisht, sa një unanimitet e një entuziazëm i tillë nuk kishte ndodhur as nuk ishte parë deri atëherë në popullin shqiptar e nga populli shqiptar, me plot arsye e me plot të drejtë, apo s'është kështu, “akademik” Aref Mathieu, o kuku-bobo e bubu për Shqipërinë dhe shqiptarët normalë e të vërtetë, çak i gjet e çka po i gjen nga shqipfolës ...jo vetëm surrogat, jo vetëm sojsëz dhe jo vetëm pizevengë, veçanërisht që prej pas vitit 1990 ...!?!

...Madje, ti, Aref Mathieu, të them edhe, “e derdh kupën” deri edhe në pikën e fundit për gjithçka e, edhe të krejt vërejtjeve, qortimeve dhe mospsjtimeve të mia ndaj teje për shkrimin tënd në fjalë, kur, jo vetëm me aq patetizëm, e zë n'gojë ...edhe Gjergj Fishtën, ku pos tjerash thua se: “...Gjergj Fishta... ka qenë i ndaluar ( nga komunistët) në të gjitha leksionet dhe studimet nëpër të gjitha instituconet shtetërore, madje edhe në biblioteka private”; dhe, thua TI kështu krejt qëllimisht dhe ligësisht dhe ultraligësisht, por jo paditurisht, sepse këte e ka ditur dhe e di i madh e i vogël në Shqipëri, prandaj, gjithsesi, duhesh ta dish edhe ti, se, Gjergj Fishtën nuk e kanë ndaluar etj., etj. sikurse po përgojon e telallon ti tashmë, dhe jo nvetëm TI; komjunistët dhe komunizmi shqiptar, dhe sikurse edhe po t'pëlqen të thuash ti dhe po thua ti, pra, skajshmërisht poshtërsisht e ligësisht, sepse, o “Akademiku” Aref, Gjergj Fishtën e ka ndaluar, para së gjithash dhe më shumë se gjithçka tjetër, veprat e tij ...e ka ndaluar vetë Gjergj Fishta Gjergj Fishtën; e ka ndaluar “MEMORANDUMI I TIJ” I vitit 1935..., që nuk kishte ditur as nuk kishte mundur të bënte VEPËR më kundërshqiptare e më kundër VETVETES sesa që e ka bërë, pikërisht “MEMORANDUMIN e tij në fjalë; prandaj, e ka “ndaluar”, posi e me plot të drejtë, POPULLI SHQIPTARË atëherë kur ishte NË VETE e kur ishte POPULL NORMAL për ato “ndalesa” që ti i thekson se i qnkan bërë Gjergj Fishtës; sepse Gjergj Fishta, qoftë edhe vetëm nga ky fakt i tej tmerrshëm, në fakt ka qenë një shqipfolës KUNDËRSHQIPTAR i madh ...dhe aq i madh ,sa, edhe është i pashoq si i tillë... dhe, këtë e vërteton dhe dëshmon pakundërshtueshëm, pra, po e ripërsëris patjetër, qoftë edhe, vetëm “MEMORANDUMI I GJERGJ FISHTËS”... sa, karshi këtij fakti, të gjitha vlerat tjera letrare të Gjergj Fishtës, edhe po t'ishin sado të shumta dhe sado të vlera, s'do vlenin dhe s'vlejnë asgjë në krahasim me MYNXYRËN që e ka dhe e përmbanë “MEMORANDUMI” i tij; prandaj edhe do bëhëshin e do bëhen dhe bëhen ZERO e më pak e më keq se kaq, krejt “vlerat” tjera të Gjergj Fishtës -përballë e në krahasim, me “MEMORANDUMIN FAMKEQ”, e sa s'ka më të keq të tij, ooo “akademik”-Arefi !

 

Dhe, ti, Aref Mathieu nëse e di këtë t'vërtetë e këto t'vërteta për gjergj Fishtën, dhe duhesh t'i dish patjetër, e megjithëkëtë e ke bindjen dhe qëndrimin që edhe e shfaqë publikisht në shkrimin tënd në fjalë për Gjergj Fishtën, atëherë, ti, patjetër je edhe më i ZI dhe “MË I ZIII” e më i KEQ, në të gjitha kuptimet e mundshme -edhe sesa që ka qenë dhe është Gjergj Fishta, kundër kombit të vet; kundër shqiptarëve, pra, qoftë edhe vetëm me “MEMORANDUMIN” e tij ! E, nëse nuk e di këtë t'vërtetë e këto t'vërteta për Gjergj Fishtën, dhe prapë thua si thua në shkrimin tënd në fjalë, për Gjergj Fishtën, atëherë, me të vërtetë, je ...jo vetëm një injorant që ...përveç i gërditshëm, je edhe injorant i rëndë; i trashë dhe -KABA për HATA !?!!!

Madje, kah fundi i shkrimit tënd, këtu, në këtë shkoqitje time shkrimore rreth shkrimit tënd në fjalë, s'kam si mos ta theksoj edhe se, ti, “Akademik” Arefi, me “akademizmin” tënd, vazhdon të thuash, edhe se: “Pastaj edhe gjindja e veriut ka qenë shumë më e pashtruar se ata të jugut ndaj indoktrinimit komunist”. ...Dhe, është e vërtetë kjo që thua kështu, porse, duhesh ta dish, ngase, as këtë GJË nuk po e ditke, o “Akademik”, sepse, sipas mendimit tim, TË MIRËN DHE TË DREJTËN e përkrahin vetëm TË MIRËT dhe TË DREJTËT ! Dhe, pa e zgjatur këtu me sqarime mëtej për këtë problematikë ...edhe jo pak komplekse, them edhe, se, komunist i vëtetë, gjithherë ka mund të jetë dhe mund të jetë, para së gjithash dhe domosdo, vetëm njeriu i ditur dhe njeriu i ditur VËRTETË; prandaj, edhe komunizmi, edhe përgjithësisht, gati dështoi, edhe kudo në botë, sepse, gjithënjë sipas bindjes time, komunist i vërtetë: i padituri, i pakdituri; i keqdituri; “çobani” etj., etj., as s'kanë mundur të ishte e të ishin, as nuk mund të jenë e të jetë! Dhe, në këtë kuptim, patjetër, por, edhe të fundi i fundit, e vërteton edhe e kaluara dhe ...deri edhe koha e tashme, se, dorën n'zemër, që, se, edhe para çlirimit të Shqipërisë; pas çlirimit të saj e ...edhe deri më sot, Shqipëtarët e Shqipërisë se Jugut, mbase edhe për shkak të klimës, dhe jo vetëm të klimës, njihen; prandaj edhe s'kan si mos t'ken qenë dhe, edhe sot njihen dhe janë, posi, -me të ditur; më të mençur, pra, qoftë edhe tradicionalisht, por edhe faktikisht dhe praktikisht, sesa shqiptarët e veriut; dhe këtë, prapë po them, e vërteton aq shumëçka dhe ndoshta edhe gjithëçka në realitet e në këtë kuptim; të pëlqen ty, Akademik Arefi, mua dhe të tjerëve, apo s'na pëlqen; pa e parë të arsyeshme që këtu e tash, as në këtë problematikë të lëshohem në arsyetime, sqarime e shkoqitje më të detalshme për këtë çështje dhe mendim timin që shkurtas e pohova dhe sqarova këtu më lart, e deri këtu, edhe për këtë temë shumë të koklavitur dhe problem i gjërë dhe i thellë !

Aref Mathieu, “xhevahirët” tua në shkrimin në fjalë, janë të shumta, por ndër “xhevahirët” tu që po m'duhet ta ceku dhe theksoj këtu në këtë shkrim, është edhe, ku vazhdon të thuash me ironi naive e të trshë, se: “...Dialekti toskë u zhvillua jo vetëm në Shqipëri por edhe te shqiptarët e Kosovës..., vëllezër të një gjaku dhe megjithate shokë komunistë të shqiptarëve të atdheut mëmë”.

 

...”Akademiku” Aref, as për këtë pohim tëndin “xhevahiror” që ta theksova këtu sipër, nuk po skjarohem më gjërësisht e më thellësisht sa do kisha pasur mundësi dhe sa do duhësgte, por vetëm edhe po të them se Kosova dhe kosovarët -kanë pasur dhe kanë përjetuar VETËM TË MIRA E NDËR MË TË MIRAT e mundshme të të gjitha kuptimeve, nga Shqipëria e Enver Hoxhës dhe nga vëllezërit-komunistë TË VËRTETË të Shqipërisë së Enver Hoxhës ! Pikërisht në saje të komunistëve TË VËRTETË shqiptar të Shqipërisë së Enver Hoxhës, në radhë të parë, SHQIPTARËT e Shqipërisë së Enver Hoxhës, në të gjitha kuptimet dhe drejtimet POZITIVE, kanë qenë më përpara dhe “përpara”; më të ngritur dhe të “ngritur”, së paku për 100 vjet, sesa shqiptarët e Kosovës, e mos t'flas këtu e tash edhe për e ndaj shqiptarëve tjerë jashtë Kosovës në ish-Jugosllavi !!! ...Jam i bindur, dhe këtë bindje time duhet ta kenë, edhe sot, përveç meje, edhe çdo shqiptar që e ka përjetuar atë kohë dhe që ka qenë edhe atëherë NJERI NORMAL por, që edhe tash është NORMAL dhe i ndershëm dhe gjykon normalisht dhe ndeershëm, se krejt SHQIPTARINË dhe SHQIPTARËSINË dhe vlerat tjera kombëtare-shqiptare dhe njerëzore, ne -shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët tjerë kudo në atë ish-jugosllavi, i kemi pasur atëherë dhe kemi vazhduar t'i kemi, edhe deri tash, ndonëse, dhe që prej pas vitit 1990 e deri tash, të zvjerdhura e shumë të zvjerdhura dhe të dobësuara dhe shumë të dobësuara, pikërisht nga Shqipëria e Enver Hoxhës dhe nga KOMUNISTËT SHQIPTAR/Ë TË VËRTETË të Shqipërisë së Enver Hoxhës !!! ...Po mos t'kishte qenë Enver Hoxha, Shqipëria e Enver hoxhës dhe komunistët-shqiptar/ë të Shqipërisë së Enver Hoxhës, ne Kosovarët dhe shqiptarët tjerë në trojet tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, ...më mirë nuk po them këtu farë, sesi do t'kishum qenë atëherë dhe si do t'ishim edhe tashti !?!!!

...Gjithsesi, pra, edhe nga sa thash këtu deri tash dhe këtu më lart; por, edhe sikurse vazhdon të pohojsh ti “Akademik” Arefi me mendimet tuaja, qoftë edhe gjithfare, veç të sakta dhe të arsyeshme, mjerisht, -asfare, edhe kur thua se: “Kësaj i shtojmë faktin se veriu ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë të themeluar midis dy luftrave nga mbreti Zog i dalë dhe ky nga një familje fisnike e veriut (krahina e Matit)”.

 

...Po, edhe kjo dhe kështu si thua tash, është e vërtetë “Akademiku” Aref, se Veriu i Shqipërisë “ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë...” sepse, sikurse e thash shkurtaz e, që e thash edhe këtu më lart, injoranca dhe trashamanësia e dallueshme mendore etj., etj., e shqiptarëve të Veriut, i ka bërë shqiptarët e Veriut që, edhe ta quajnë dhe konsiderojnë “Mbret”, një “Mbret” që nuk e kanë zgjedhur “Mbret” as ata vetë; dhe, që nuk e kishte zgjedhë as populli i vet “Mbret”; dhe, që, nuk e kishte zgjedhur as askush tjetër, (përveçse, SHKIVE) për “Mbret” të shqiptarëve (!), dhe “Mbret” që e kishte zgjedhur veten e vet, për “Mbret” ndaj, dhe, jo vetëm injoranca dhe trashamanësia mendore e shqiptarëve, i kishte bërë shqiptarët, që ta hanin, prandaj, PËR LLOKUM ME ARRA, edhe këtë, ...jo vetëm KARREM !?!!!

...Padituria; pakdituria dhe keqdituria, ndaj dhe patjetër edhe trashamanësia mendore, por edhe gjëra tjera të ngjashme e më të këqia edhe sesa këto, e kishin bërë popullin shqiptar, dhe veçmas shqiptarët e Veriut të Shqipërisë, prandaj dhe prandaj, ta quante e ta pranonte për “Mbret” edhe Ahmet Zogun, para së gjithash dhe ndër të tjera, edhe një inorantë “i trashë” që, madje, s'ka ditur që të FOLTE as shqip, “Mbreti” i shqiptarëve; “Mbreti” Zog ! ...E, madje, dhe që, edhe s'kishte lënë të keqe, e që s'lënte të keqe e të zezë që s'ia kishte bërë, bash “Mbreti” Zog, e që nuk ia bënte Shqipërisë dhe popullit shqiptar...!?! ...Po, a e di ti ore “Akademiku” shqiptar i pas vitit 1990 se, mbreti yt dhe i zogistëve tjerë shqipfolës, por edhe i të tjerëve shqipfolës, saktësisht me urdhërat dhe ndihmën e shkive i ka vrarë ...edhe shqiptarët më SHQIPTAR/ Ë, shqiptarët më atdhetarë..., dhe këtu po t'i përmendi, se paske nevojë që të t'i përkujtoj, sa për shëmbull vetëm: Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe Bajram Curin !?! Po, a e di ti, sepse këtë e dinë, madje ...edhe drunjtë dhe gurët e tokave shqiptare, ore pizeveng, lapangjoz, renegat e çka edhe jo më keq tjetër, se, Mbreti yt, por jo vetëm i yti, Ahmet Zogolloviçi është dëshmuar dhe ka qenë miku më i madhi i shkive dhe i vet Nikolla Pashiqit, shkaut më kundërshqiptar të mundshëm, që, ka qenë dhe është dëshmuar si armiku më i madhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve !?! ...Po, a e di ti ore hajvan-shqipfolës, se Ahmet Zogu, nuk ka të keqe, të zezë, të ligë e të poshtër që nuk ia ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve !?!!! ...Prandaj, nëse Ahmet Zogu paska “dalë nga një familje fisnike e veriut” sikur thua ti “Akademiku” Aref, në shkrimin tënd në fjalë, atëherë mjer e kukuuu për Shqipërinë dhe shqiptarët çfarë FISNIKËRIE dhe çfarë fisnikërishë paskan pasur dhe paskan shqiptarët; apo, kukuuu-bobooo e bubuuu për FISNIKËRINË shqiptare kush paska dalur nga ta e prej tyre !!!

15. 4. 2021

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode