ARBEN DUKA / DY POEZI
15/03/2019 16:51
POEZI

Arben DUKA
SHQIPONJA FLET ME ZË NJERIU
Shqiponja flet me zë njeriu,
përmbi flamurin e shpalosur,
ç’t’i them shqiponjës unë i ziu,
kur edhe vetë jam i plagosur?!
Po ç’të të them-o zog krenar,
kush na plagosi ne të dy,
çudi më vjen si s’e ke parë,
se nuk ke dy-po katër sy!
Unë e kam parë e ngrysur-thua,
se si u shkrua historia,
poet njëlloj dhe ty si mua,
na ka plagosur pabesia!
Se kur më vriten bijtë e mi,
kur ka këtu krim edhe dhunë,
duhet ta dish-plumbin e zi,
e ndiej në zëmër edhe unë!
Sa plumba mora unë në jetë,
në historinë e pasosur,
ndaj siç ke shkruar-ti poet,
jam një shqiponjë e plagosur!
Dikur më prenë copa-copa,
si sot një shekull fiks më parë,
shpatën e mbante Europa,
dhe thikën bijtë tradhëtarë!.
Ndaj edhe jam unë me dy kokë,
dhe natyrisht me katër sy,
të shoh të gjithë atë toké,
që dikur quhej Shqipëri!
Të shoh Vermosh e Shën Naum,
Kosové-Ulqin e Çamëri,
kufijtë e detit që m’i shpunë,
bijtë tradhtarë né Greqi!
Të shoh Ulqin e Manastirë,
të shoh Janinën dhe Prevezën,
m’i shkulën krahët me pahirë,
ndaj nuk e hoqa kurrë të zezën!
Kasapët qenë të Europës,
më prenë toka edhe det,
por si ata më bënë gropën,
dhe një Esat e një Ahmet!
Dhe një Esat e një Ahmet,
dy më të liqtë nga bijtë e mi,
sërish ata janë në pushtet,
njeri Edvin-tjetri Sali!
Këto m’i tha Shqiponja jonë,
edhe u nis në fluturim,
qëndroi përmbi detin Jon,
me syrin pishë për vigjëlim!
BORGJEZIA NUK KA IDEALE!
Ç’po ja thotë bilbili,
zogu këngëtar,
në sherre na gjeti,
edhe ky behar!
Paqja politike,
do të qe çudi,
ndaj vazhdon bilbili,
me oi-oi!.
Do të qe çudi,
një normalitet,
se ngjarje madhore,
ne kemi sivjet!.
Presim të na ftojë,
në tryezë BE-ja,
pushteti lokal,
ka zgjedhje të reja!.
Luli me Monikën,
nga lufta kanë ikur,
e kalojnë ditën,
duke ulëritur!.
Duke ulëritur,
siç e kanë zakonin,
se tani pa pritur,
nuk mund të ndryshonin!.
Njëra si shqiponjë,
tjetri si kaposh,
dhe në Parlament,
vendet kanë lënë bosh!.
Kanë mbetur bosh,
themi ashtu kot,
sepse Parlamenti,
prapë po mbushet plot!.
Prapë tani po mbushet,
me parlamentarë,
që Mona dhe Luli,
u thonë tradhëtarë!.
Po kë tradhëtuan,
Luli lemeria,
sepse ideale,
nuk ka borgjezia?!.
Gjithë ata që hynë,
në këtë pranverë,
me ata që ikën,
kanë të njëjtën vlerë!
Këta mund të bëjnë,
opozitë tjetër,
jo sjellje shpellare,
si skota e vjetër!.
Me rregull e ligj,
në Kuvend u futën,
duke qënë korrekt,
dhe me Kushtetutën!.
Ata mund të quhen,
edhe dallëndyshe,
sepse mund të bëjnë,
opozitë ndryshe!.
Dhe për Shqipërinë,
mund të bashkëpunojnë,
dhe gjithë reformat,
përpara t’i çojnë!.
Se s’ka opozitë,
tani s’mund të thuhet,
dhe kjo mund të jetë,
fiks ajo që duhet!.
Në siklet është Mona,
tok me Lulëzimin,
se tani Sovrani,
mund të shohë ndryshimin!.
Mund t’i përjashtojnë,
të gjithë nga partitë,
ndaj dhe do krijojnë,
tjetër opozitë!.
Tjetër opozitë,
mund të shohim ne,
që tani po quhet,
opozitë e re!.
Luli me Monikën,
do mbeten të gjorë,
se bombë e bojkotit,
u plasi në dorë!.
Nesër mund të bëjnë,
një protestë të madhe,
po keq do dështojnë,
edhe kësaj radhe!
Ngushëllime Lulit,
dhe zonjës Monikë,
se jashtë Parlamentit,
s’bëhet politikë!.
Se gjithë Perëndimi,
është shumë vigjilent,
dhe s’do ta pranojnë,
këtë precedent!.
Se kjo mund të ndodhi,
këtu vazhdimisht,
ndaj këta të djegur,
janë përfundimisht!
DITA