ANTOLOGJITË E DHIVE ME VIRUSË

05/02/2021 06:08

OPINION

 

ANTOLOGJITË E DHIVE ME VIRUSË

Tafil DURAKU

 

Puna e antologjive është punë shijesh e përceptimesh krijuese, konceptuale, ideore, kriterore, programore, politike, kulturore, letrare… Eshtë edhe përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë a poezi nga autorë të ndryshëm… Kemi antologji të letërsisë, të prozës, të poezisë, të muzikës, të…

Në Kosovën e trepushtuar shqiptare, ferma e madhe e dhive “shqiptare” me virusë jugosllavë e shqiptar-titist është përcopëzuar e përshumuar në shumë ferma dhishë bishtpërpjeta me virusë LDK-istë&Co!...

Në nga një vath të veçantë i kemi dhitë me virusë politikë, dhitë me virusë ushtarakë, dhitë me virusë “luftëtarësh” e “komandantësh”, dhitë me virusë “veteranësh”, pastaj i kemi dhitë me virusë juridikë, dhitë me virusë policorë, dhitë me virusë shëndetësorë, dhitë me virusë moderatorësh, dhitë me virusë gazetarësh, dhitë me virusë arsimorë, dhitë me virusë albanologësh (lexo: nallbanologësh), dhitë me virusë kulturorë, dhitë me virusë shkrimtarorë, dhitë me virusë akademikë, dhitë me virusë muzikorë, dhitë me virusë sportivë… dhe dhitë me virusë çnjerëzorë, sikurse këto.

Puna e vetme e këtyre dhive me virusë, që shihet sheshit këto dy dekadat e fundit, duke filluar nga akademia e dhive me virusë e deri te stalla e fundit e dhive me virusë e viroza stinore shekullore, është përpilimi i “antologjive”. E, dhitë, lëre që janë bishtpërpjeta, por, janë edhe veshpërpjeta, rrinë me vesh n’krah(!) për të marrë vesh se çka po flitet në fermën e tyre me virusë të huaj, ku shquhen për të keq dhitë bishtpërpjeta me virusë politikë e fetarë…

Duke u nisur nga sa që thamë më lart, kemi antologji politike, antologji ushtarake, antologji veteranore, antologji policore, antologji akademike, antologji juridike, antologji shëndetësore, antologji arsimore, antologji kulturore, antologji shkrimtarore, antologji poetike, antologji letrare, antologji televizive, antologji moderatore, antologji muzikore, antologji sportive, antologji… gjithëfarëshe, të cilat i përzgjedh e përgatitë secila stallë në vete, sipas përzgjedhjeve që bën secili cjap, secila dhi e secili edh me virusë “komunist”-“demokratik” shqiptaro-titist i LDK-së&Co, për sojin e vet “human” e “njerëzor”, “patriotik” e “kombëtar”, bishtpërpjetë… Dhe, të gjitha antologjitë e publikuara deri më sot përmbajnë antologji të dhive me virusë shqiptaro-titistë, LDK-ist&Co…, e, jemi këtu ku jemi e kështu siç jemi, me antologjitë e dhive me virusë që kanë prekur edhe Tiranën…

Madje, cjeptë, dhitë dhe edhat që e kanë sharë e shantazhuar, secili me takatin e vet, UÇK-në dhe luftën e lavdishme shqiptare të saj, janë përfshirë në një antologji (i thënçin!) për UÇK-në, ku nuk janë përfshirë shqiptarët që nuk kanë mundur t’i bëjnë për vete antologjibërësit e e “antologjive” të dhive me virusë…

Për t’i parë dhitë bishtpërpjeta, pjesëmarrëse në shumë antologji të dhive me virusë, nuk duhet ndonjë dhunti e madhe a e veçantë. Vetëm kërkohet njerëzi e paanësi njerëzore e kombëtare. Po, ku mund të gjejë njeriu njerëzi te dhitë bishtpërpjeta, “antologjike”, me virusë të huaj, sidomos, prej atyre që janë të prekura me virusin më antishqiptar në histori, me virusin serbo-jugosllav e shqiptaro-titist…

Këtu, dallohen dhitë moderatore që nëpër TV-të “tona” bëjnë antologji me dhitë e ftuara nëpër debate e emisione të caktuara me virusë, për t’ia imponuar krahut shqiptar e njerëzor antologjillëkun e programuar të dhive me virusë antishqiptarë. Madje, duhen dalluar edhe antologjitë e dhive me virusin e disa kategorive të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që po frymon njësoj jugosllavçe e shqiptaro-titistçe…

Po, ku e durojnë dhitë bishtpërpjeta, në fermë, ujkun, luanin a tigrin… që ju prishë punë nëpër antologjitë e dhive me virusë stinësh shekullore!!!...

Por, shqiptarët duhet ta dinë se kjo fermë dhish me virusë jugosllavë e shqiptaro-titistë ka dhënë politikanë bishtpërpjetë, ushtarakë bishtpërpjetë, politologë bishtpërpjetë, akademikë bishtpërpjetë, intelektualë bishtpërpjetë, shkrimtarë bishtpërpjetë, poetë bishtpërpjetë, botues bishtpërpjetë, gazetarë bishpërpjetë, moderatorë boshpërpjetë, kolumnistë bishtpërpjetë, analistë e opinionistë bishpërpjetë, piktorë bishtpërpjetë, profesorë-doktorë bishtpërpjetë, fetarë bishtpërpjetë, veteranë bishtpërpjetë, atdhetarë bishtpërpjetë,… dhe të gjithëve, së bashku, po ua shohim sherrin edhe sot, shkuar dy dekadash pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, kur luftëtarët e çlirimtarët janë në Hagë dhe nëpër gjyqe tjera…

Po, kush i çoi atje, vallë?

Dhitë bishpërpjeta dhe ferma e tyre tragjikomike e shakaxhinjve dhe shakaxheshave të “pavarësisë së Kosovës”, ato e këto dhi që po i bëjnë antologjitë e dhive me virusë…

Në këtë fermë që e kanë bërë pordhë e piskamë dhitë bishtpërpjeta shqiptaro-titiste të LDK-së&Co (dhitë bishtpërpjeta të UDB-së dhe të KOS-it&Co shqiptaro-titist), nuk sheh as dëgjon tjetër pos kakarisjesh, hingërizjesh e hingëllimash që kutërbojnë tradhti shqiptare…

Dhe, nuk na ka mbetur të themi tjetër, pos: Poshtë ferma e dhive bishtpërpjeta që po bën antologji për gjithkë e për gjithçka, për t’i ruajtur pozitat dhe privilegjet e veta të dhive bishtpërpjeta në këtë fermë dhish antologjike të shakaxhinjve dhe shakaxheshave bishtpërpjeta të “pavarësisë” së “Republikës së Kosovës”!...

Pra, janë të gjitha këto dhi bishtpërpjeta të kësaj ferme shqiptaro-titiste, që ia kanë qitur dhe ia qesin lakun n’fyt popullit shqiptar e Atdheut të tij, me antologji e pa antologji!...

Burojë, 5 Shkurt 2021

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a website for freeWebnode