ANOMALI “SHQIPTARE”(!)
03/07/2019 17:49
OPINION
ANOMALI “SHQIPTARE”(!)
Tafil DURAKU
Ngjarjet e pamira që po ndodhin në Shqipërinë e dashur të shqiptarëve, kanë burime të ndryshme e të shumta “patriotike” e “kombëtare” dhe janë “demokratike” në thelbin e tyre “shqiptar”.
Kjo që po e themi këtu, u pa në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe në “debatet” që po zhvillohen po egërsisht në Mediat pamore e shkrimore shqiptare dhe “shqiptare”, kur, shqiptarët, dolën më të përçarë se kurrë dhe më të ndarë egërsisht e kafshërisht se kurrë më parë… E tërë egërsia dhe kafshëria “shqiptare” shihet në mediat e shumta që, në të shumtën e rasteve, i fryjnë zjarrit “patriotik” e “kombëtar”, “shqiptar” e shqiptaro-titist!... Dhe, ai zjarr bëhet më i madh e më antishqiptar, kur i fryn “Presidenti” opozitar Ilir Meta! Prandaj, sipas mendimit tonë, ky është kulmi i banalitetit që po e shohim e përjetojmë…
Për çudi të të gjithë shqiptarëve, mediat në Tiranë, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së kanë “zgjedhur”, e, ndoshta, u është imponuar të bashkëpunojnë e të bashkëveprojnë me (k)”analistë” UDB-asho – KOS-istë dhe në këto “prurje” prijnë TOP Chanel (Emisioni OPEN), TV KLAN (Emisioni OPINION) etj., dhe, të mos flasim fare për “mediat” në “Republikën Shqiptare” të “Kosovës dhe Metohisë”, ku dominojnë dhe sundojnë shqiptaro-titistët dhe bijtë e bijat e tyre të rafinuar(a) oligarkistë, që po e riciklojnë njëri-tjetrin.
Për fat të keq të popullit shqiptar dhe të Shtetit Shqiptar, Tirana zyrtare ka zgjedhur të punojë e të bashkëpunojë me “shqiptarët” e trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, me ata që e shanë dhe po e shajnë e shantazhojnë luftën e lavdishme të UÇK-së, për liri e bashkim kombëtar.
E çuditshmja “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, del e mbin si një këpurdhë pas shiut, në çdo hap të ecjes së Shqipërisë dhe të ecjes së shqiptarëve, dhe u bëhet cung n’udhën e tyre shoqërore e kombëtare. Në Udhën tonë të bashkimit e të përparimit njerëzor e kombëtar.
Po, kush dhe cili ua mohoi shqiptarëve të drejtën e tyre njerëzore e kombëtare për të votuar në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019? Kjo është një pyetje thelbore për të ardhur te përfundimet e drejta, njerëzisht, njerëzishëm e kombëtarisht. Duke i ndjekur debatet që po zhvillohen edhe pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, në shumë media shqiptare e “shqiptare”, po i shohim edhe zjarrvënësit e Shqipërisë dhe mbeshtetësit e tyre “demokratë”, pasi që, gati secilit “shqiptar” i jepet e drejta të flasë në emër të shqiptarëve dhe ta rrëmujësojë situatën edhe më, edhe ashtu rrëmujëmadhe.
Tirana shqiptare është dashur ta dijë me kohë se nuk janë njësoj shqiptarët e trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare me pushtetarët shqiptaro-titistë dhe familjet e tyre gjithmonë dhe gjithnjë “patriotike” e “kombëtare”, për vetë faktin se luftën e UÇK-së e kanë bërë shqiptarët dhe familjet e tyre të persekutuara, ndërsa, falë “shqiptarëve” të Tiranës, vazhdimisht po përfitojnë shqiptaro-titistët UDB-asho - KOS-istë, të cilët, fatkeqësisht për Atdheun dhe për Kombin Shqiptar, po merren e trajtohen si shqiptarë nga Tirana dhe mendimet e tyre “patriotike” e “kombëtare” po zënë vend gjithandej, ku po u jepet hapësirë dhe ku po u krijohet mundësia. Në këtë pikë, Tirana shqiptare duhet ta dijë se luftën për lirimin e Kosovës nga zgjedha shekullore serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste dhe bashkimin e saj me Shqipërinë Amë e kanë bërë atdhedashësit shqiptarë me familjet e tyre dhe krahët politikë e kombëtarë të asaj lufte nuk i merr kush në konsideratë, as i respekton njeri sakrificat e tyre politike e shqiptare…
Tirana, duhet ta dijë dhe ta kuptojë qartë se shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara e të copëtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk kanë qenë paterica të shqiptaro-titistëve dhe nuk e kanë bërë luftën e tyre për liri e bashkim kombëtar për ta “analizuar” sot (k)”analistë” të përmasave “patriotike” e “shqiptare” të Shkëlzen Maliqit, Veton Surroit, Baton Haxhiut, Nexhmedin Spahiut, Berat Buzhalës, Halil Matoshit, Blerim Shalës e shumë të tjerëve si këta (me kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”), prandaj, UDB-ashët dhe KOS-istët e “Republikës së Kosovës” e kanë marrë “Pavarësinë e Kosovës” me llafe e me shaka të shakaxhinjve të “Pavarësisë” dhe nëpër debate puro “patriotike” t’i shurdhojnë veshët me “patriotizëm”, siç ishte rasti i Berat Buzhalës jo vetëm në emisionin Open të Eni Vasilit në TOP-Channel, më datën 2 Korrik 2019, prej orës 21:00 – 22:50, me temën bosht: “Meta kundër të gjithëve”…
Panel i pranishëm në studio ishin: Paskal Milo, Spartak Ngjela, Petrit Koçi dhe Berat Buzhala, ndërsa, në linjë të drejtpërdrejtë ishte Përparim Spahiu (LSI).
Është për t’u theksuar këtu, se “telit” që i binin Përparim Spahiu dhe Berat Buzhala ishte jashtë çdo linje shqiptare dhe, siç dukej, ishte detyrë e tyre që ta ruanin vijën “patriotike” e “kombëtare” të UDB-së në Tiranë, duke mbrojtur vazhdimisht atë që nuk do duhej ta mbronte e përkrahte asnjë shqiptar që i thotë vetes shqiptar, me gjuhë e me gjak shqiptari.
Çka nuk u dëgjua e çka nuk u pa në atë debat të udhëhequr nga Eni Vasili, por, ajo që na habitë jashtë mase është fakti pse Tirana dhe mediat atje, i rritin, i bëjnë morra të mëdhenj pleshtat “shqiptarë” që janë rritur nën sqetulla të huaja, konkretisht, nën sqetulla pushtuesish e poshtëruesish të shqiptarëve dhe atyre “shqiptarëve” e “atdhetarëve” të mëdhenj që janë rritur e po “fluturojnë” së rrituri nën sqetullat shqiptaro-titiste të UDB-asho – KOS-istëve “shqiptarë” (tok me kategori të njohura të të “burgosurve politikë shqiptarë”), që po u jepet hapësirë kudo, e, në Prishtinën “shqiptare” po se po, se aty i kanë rrënjët e “patriotizmit” e të “kombëtarizmit”, të cilat “rrënjë” e zhbënë Betimin e UÇK-së!...
Ishte tepër e çuditshme, se, në atë debat, krah “Presidentit” Meta u rrështuan Përparim Spahiu (LSI), Berat Buzhala (LDK-UDB!) se u është mohuar e drejta për të votuar të lirshëm qytetarëve shqiptarë, pa sqaruar me argumente se kush ua kishte mohuar atë të drejtë legjitime shqiptarëve, pozita e Edi Ramës, apo, opozita e Ilir Metës e Lulzim Bashës, dhe se zgjedhjet e 30 Qershorit i quanin të “pavlefshme”, ku, nga debatuesit e tjerë dominononte mendimi se kërcënimet e “Presidentit” Meta janë në një linjë me opozitën dhe është opozita ajo që krijon destabilizimin e Shqipërisë. E, po ashtu, zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk mund të quheshin as moniste dhe as njëpartiake, ngase kishin marrë pjesë edhe subjekte të tjera politike, si PSD e z. Paskal Milo, e cila ishte renditur në vendin e dytë, menjëherë pas PS-së dhe parti të tjera!... Por, ata (Spahiu dhe Bushala, pasi atyre nuk u pëlqente e drejta), i quanin moniste e socialiste pasi nuk kishte marrë pjesë PD-ja e Sali Fazlliçit, e cila është fajtorja kujdestare e gjithë gjendjes antishqiptare që është krijuar që nga paslufta e lavdishme e UÇK-së dhe duhet thënë troç se ajo opozitë “shqiptare” në krah e ka LDK-në e ish-Amabasdorit jugosllav në Prishtinë, Dr. Ibrahim Rugovës!...
Këtu, duam ta themi qartë dhe troç se jemi të interesuar jetësisht për mbarëvajtjen e punëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për çka kurrë nuk kanë qenë as që janë të interesuar shqiptaro-titistët “komunistë” e “demokratë” me kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe me aleatët e tyre në Tiranë dhe këtu na intereson ta dimë psenë e “rrëshqitjes” së UÇK-së nga Betimi i saj…
Prandaj, anomali “shqiptare” mund të quhet gjendja e krijuar pas luftës së UÇK-së, kur, lëre Prishtina “patriotike” e “shqiptare” e LDK-së&Co e satelitë të Ibrahim Rugovës, po edhe Tirana “shqiptare”, ne shqiptarëve që qemë dhe mbetëm oponentë politikë të shqiptaro-titistëve jugosllavë na i kanë mohuar të gjitha të drejtat tona të të qenunit shqiptar, edhe si pjestarë aktivë të luftës së UÇK-së dhe mbrojtës të Betimit për bashkim kombëtar e liri shqiptare… Ndaj dhe Prishtina “shqiptare” e Tirana “shqiptare”, kanë vendosur të na anashkalojnë e shantazhojnë sipas orekseve “shqiptare” të LDK-së “komuniste” e “demokratike” serbo-jugosllave, duke i ftuar nëpër “debate shqiptare” këlyshët dhe stërkëlyshët e shqiptaro-titistëve të rafinuar “shqiptarë”, pleshtave të bërë morra të nëdhenj nën sqetulla të huaja, edhe sot e gjithë ditën.
Thjesht, për t’i tejkaluar këto anomali “shqiptare”, duhet të këndellet Krahu i luftës së UÇK-së dhe Tirana shqiptare e të shkëputet denjësisht nga “krahu i luftës së UÇK-së” dhe duhet të ftohen në debate shqiptare ata që ia kanë kthyer mendjen dhe armën pushtuesit serbo-jugosllav e shqiptaro-titist dhe jo siç po ndodh tash e dy dekada pas luftës së UÇK-së, ku, po u jepet hapësirë dhe po komunikohet me argatët “shqiptarë” të Serbisë e Jugosllavisë, me çka po përdhoset gjaku i dërdhur për liri shqiptare dhe për Shqipëri të shqiptarëve.
Shkurt, këto dy dekada, po shohim e po përjetojmë vetëm anomali “shqiptare”, e cila anomali do të mundet, do të përdhoset e shuhet duke i ftuar në debate publike shqiptarët dhe jo larvat e shqiptaro-titistëve, me çka edhe Shqipëria shqiptare do të frymojë më lirshëm e më shqip!...
Burojë, 3 Korrik, 2019