ALFABETI I DEMAGOGJIVE ME VIRUSË (!)

25/04/2020 12:32

OPINION

 

ALFABETI I DEMAGOGJIVE ME VIRUSË (!)

Tafil DURAKU

 

Këtu, për fatin tonë të keq e të hidhur, pelim, nuk ka ndryshuar asgjë. E, si mund të ndryshojë diçka për të mirë e për të mbarë, kur, ende përballemi e ballafaqohemi me alfabetin çirilk të virusëve LKJ-LKK-LDK&Co, që ende flasin shqip e mendojnë serbisht, si Shkëlzen Gashi në “T7”...

Alfabeti i demagogjive me virusë “shqiptarë”, e ka vetëm një emër, shoqëruar me dy degë të forta antishqiptare. Emri është: LDK. Dhe, degët e forta të tij janë UDB dhe KOS “shqiptar”, zigzageve, Prishtinë, Bruksel… e deri në Amerikë! Shkronjat janë çirilicë e shëmtuar, që dalin prej dhëmbëve çatallë e grimasave “patriotike” e “shqiptare” të “fytyrës” së tyre antiShqipëri dhe antiUÇK-ë!...

Alfabeti i demagogjive me virusë, nisë me politikën me virusë të shqiptaro-titistëve, diplomacinë me virusë të shqiptaro-titistëve, kulturën me virusë të shqiptaro-titistëve, shkrimtarllëkun me virusë të shqiptaro-titistëve, akademinë me virusë të shqiptaro-titistëve, ushtrinë me virusë të shqiptaro-titistëve, ekonominë me virusë të shqiptaro-titistëve, financat me virusë të shqiptaro-titistëve, policinë me virusë të shqiptaro-titistëve, shëndetësinë me virusë të shqiptaro-titistëve, arsimin me virusë të shqiptaro-titistëve, sportin me virusë të shqiptaro-titistëve, muzikën me virusë të shqiptaro-titistëve, punësimin me virusë të shqiptaro-titistëve…

Krizat që i kanë krijuar qeveritë e botës, dhe, krah tyre, edhe ato vendore, po përpiqen që me alfabetin e demagogjive të tyre, t’i mbështjellin me koronavirus e me virusë të tjerë me kurorë “patriotike” e “shqiptare”. Me alfabetin e demagogjive me virusë, duket sheshit, vetë, i kanë mbështjellë edhe kolltuqet e tyre, zyrat dhe gjithçka tjetër, që të mos mund t’ua zërë kush, sepse, vaj halli, mbaron njerëzimi, pa ta, pa këtë ‘farë’ të njohur antishqiptare të shkëlzenëve, të halilëve, të batonëve, vetonëve… etj. !...

Sot, nga TV “T7”, e kuptuam, më shumë se kurrë, se Dick Marty dhe Carla Del Ponte paskan edhe shokë të tjerë “shqiptarë”, si këshilltari i kryeministrit aktual në ikje, Shkëlzen Gashi, i cili, njësoj, bile, edhe më zi e më për të keq e gjykonte dhe e akuzonte UÇK-në për “krimet” e saj, me alfabet serbo-jugosllav e shqiptaro-titist ndjekjeje e persekutimi!...

Pjesë të alfabetit demagogjik shqiptaro-titist, janë alfabetmoderatorët, alfabetpanelet dhe të ftuarit në studiot e tyre me alfabet, qoftë me alfabetakadamikët, alfabetprofesorët, alfabetushtarakët… shqiptaro-titistë të LDK-së&Co dhe satelitët e saj vendorë, rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë.

Madje, me alfabet serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, LDK-ist&Co, me detyrë shtëpie, e akuzojnë UÇK-në edhe për vrasjet që i ka kryer vetë LDK&Co e saj UDB-asho – KOS-iste, kundër kundërshtarëve të brendshëm të saj dhe kundër njerëzve të UÇK-së, gjithnjë dhe gjithmonë, duke e hedhur gurin e duke e fshehur dorën e krimit pas emrit të UÇK-së, sipas strategjisë së saj: vriti dhe fshihu e bëj me gisht prej atyre që i vret e i godet në çdo kohë.

Kjo është baza raketore e virusologjisë pandemike shqiptaro-titiste e neotitiste, si alfabet i njohur i demagogjive të pandemisë me virusë të njohur “patriotikë” e “kombëtarë”, antishqiptar. Kjo është demagogjia e njohur shekullore, me alfabet serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, ku bëjnë pjesë edhe shumë “këshilltarë” të kryeministrit në ikje dhe të kryeministrave të tjerë “shqiptarë” e “atdhetarë”, që po i shohim tash e dy dekada!...

Baza ‘politike, ideologjike e pragmatike’, antishqiptare, e alfabetit të demagogjive me virusë antinjerëzorë dhe antishqiptarë, është LDK=UDB e KOS, e cila, në kursin e saj alfabetik të demagogjive, nuk ka ndryshuar asgjë, në asnjë aspekt të vetëm shoqëror e njerëzor, antishqiptar.

Ka kohë që LDK-ja e shet virusin e vet me alfabet çirilik dhe me strukturë serbo-jugosllave e shqipotaro-titiste, si alfabet të demagogjive me virusë, për ta mashtruar popullin shqiptar!…

LDK-ja e ka kultivuar virusin e vet me alfabet serbojugosllav e shqiptaro-titist, që jep mutacion të vazhdueshëm, si LKJ e LKK, dhe, për të keqen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, e ka kthyer me alfabet të demagogjive me virusë “patriotik” e “shqiptar”, që nuk po i shihet, diku, as fundi.

A po dominon edhe sot pandemia shqiptaro-titiste e neoshqiptarotitiste, me alfabetin e demagogjive të saj njëkahëshe e njëdrejtimëshe, të kombinuara e të (para)kontraktuara, plotësisht antishqiptare. Dhe, kush i ka fajet reale për këtë gjendje, të krijuar e të shëmtuar, dydekadëshe, pas luftës së lavdishme të UÇK-së?...

Fashizmi shekullor LKJ-LKK-LDK-ist, po i ndërron (ndryshon) vetëm ‘fytyrat’ e tij “patriotike” e “shqiptare”, duke i mbuluar me alfabet shqip shkronjat çirilice që fsheh në trurin e saj, e, duke folur me rrahagjoksi, për çudi të shqiptarëve, vetëm shqip, dhe, tash, çirilicën e tyre duan ta kthejnë në “gjuhë kosovare” dhe “alfabet kosovar”, që i bie, antishqiptar, siç i sajuan “kombin kosovar”, “flamurin kosovar”, “himnin kosovar”, “kulturën kosovare”, “akademinë kosovare”, “arsimin kosovar”, “sportin kosovar”…

Se kjo demagogji e njohur ka për alfabet të vetin pandeminë shqiptaro-titiste e neotitiste me virusë të njohur si Shkëlzen Gashi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka plot “këshilltarë” e “ministra” të tjerë “shqiptarë”…, që, doemos, duhet t’u luhet vendi i alfabetit të demagogjive me virusë neotitist.

Pra, alfabeti i demagogjive të tyre “patriotike” e “shqiptare”, shqiptaro-titiste e neotitiste, e ka për detyrë shtëpie sharjen e luftës së shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar, si detyrë e pashkëputur e të gjithë ministrave dhe këshilltarëve të tyre “shqiptarë” e “atdhetarë”, me alfabetin e tyre të demagogjive me virusë e me kurorë serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste, prej a deri në zh(Sic!)

Burojë, më 25 Prill 2020

 

Back

Contact

REDAKSIA artEX
NA SHKRUANI përmes portalit tonë KOMUNIKIMI/ Feedback !

© 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode