AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA
28/11/2018 06:28
AFORIZMA
Zeqir DURAKU
3) AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA
1. Nëse nuk thuhet E VËRTETA, nuk thuhet asgjë; e, nëse thuhet E VËRTETA, ndalon së l ë v i z u r i çdo gjë !
2. Sa më i DITUR që të është njeriu, aq edhe më i thjeshtë është; porse, është -po aq edhe më i ndërlikuar, njëkohësisht !
3. Që ta DUASH një GJË përherë, duhesh ta kesh -vetëm herë pas herë!
4. Të jesh FILOZOF I MIRËFILLTË, don të thotë: të shohësh qartë, të dëgjosh mirë, të ndijosh tamam, dhe të kuptojsh s a k t ë s i sh t !
5. Që TË DOJË njeriu vazhdimisht, njeriu -vazhdimisht lypset që të DËSHIROJË, por jo edhe ta z o t ë r o j ë atë që e dëshiron !
6. Të MOS URREJSH në këtë botë e jetë, don të thotë, të mos shohësh qartë; të mos dëgjosh mirë, dhe të mos kuptojsh siç duhet !
7. Të MOS URREJSH në këtë botë e jetë çfare janë e çfare i kemi, don të thotë -të mos dish ta dallojsh e ta ndajsh “Shapin nga sheqeri”.
8. PESIMIZMI është krijuar, që prej se është krijuar TOKA , NJERIU dhe JETA ; ndërkaq që , OPTIMIZMIN e ka shpikur: zori, mendtë dhe fjala !
9. PESIMIZMI është vërtetësi reale në këtë botë e jetë, kurse OPTIMIZMI është qejfbërje VETI !
10. OPTIMIZMI është shpresë SIZIFIANE, ndërsa PESIMIZMI është vetë SIZIFI dhe jeta e tij reale !
11. Mësohet mirë më të PROVUAR, por më së miri MËSOHET më të PËSUAR !
12. Sa më i RËNDË pësimi, aq më i MIRË m ë s i m i !
13. Mjerë AI i mjeri që MËSON më të pësuar, sepse P Ë S I M I gjithherë kushton, dhe mund të kushtojë shumë, e tepër SHUMË !
14. DRUNI (HUNI) nuk ka mbetur edhe aq -për shtazët, sa ka mbetur për NJERËZ të cilët për SH T A Z Ë R I -iua kalojnë edhe të gjitha shtazëve !
15. Që njeriu VETES t'i besojë, duhet të mos dijë të mendoj, ndaj duhet të mos dijë siç duhet, -as të kuptoj !
16. Pa qenë edhe FILOZOF konsiderueshëm, kurrë nuk mund të jesh ARTIST I VËRTETË; artist i besueshëm, ndaj, as artist i imponueshëm !
17. ARTISTI I VËRTETË është s u p t i l j a dhe s u b l i m j a vetë !
18. Përtej ARTISTIT TË VËRTETË, -s'ke ku të kërkojsh as s'ke pse të kërkojsh vlerë njerëzore më të madhe në këtë botë e jetë !
19. GJENIU ngjanë me TË MARRIN, për fatin e keq të tij; por, GJENIU është krejt i përkundërt nga i MARRI !
20. Jo një qime floku, po një “QIME DREQI” e dallon GJENIUN nga i ÇMENDURI !
21. Populli është sikurse KAFSHËT; sepse, edhe kafshët lëvizin dhe “lëvizin” jo nga NEVOJAT e arsyeshme, por vetëm nga nevojat e DOMOSDOSHME !
22. Në ato vende ku vepron FEJA dhe F E T Ë, -sundojnë dhe qeverisin D J A J T Ë !
23. Ka të MENÇUR e të mençur në këtë botë, por I MENÇUR I VËRTETË është AI që edhe di edhe vet (pyet) !
24. Ka TË MENÇUR e TË M E N Ç U R, por më i mençuri duhet të jetë -ai që di dhe prapë PYET !
25. Ai që di vërtetë, ai edhe PYET sepse, AI e di që DITURIA kurrë nuk është e mjaftë; kurse AI që nuk di, as nuk pyet; prandaj dhe njerëzit bëjnë aq shumë gabime të vogla etë mëdha në jetë !
26. Është f a t k e q ...deri edhe pashprehshëm ai që don të v'ertetën në këtë botë dhe që e mbron TË VËRTETËN !
27. Kur të hash NDOJÇKA, që që të të shijoj (që të ta kënda) shumë dhe për kohë të gjatë, H A J E ngadalë dhe nga pak !
28. N J E R Ë Z I T janë edhe të gjorë dhe të pafat ...dhe shumë të PAFAT, sepse, njerëzit, gati përgjithësisht, nuk e dojnë NJERIUN E AFTË..., por e dojnë njeriun E DOBËT, më të dobët se vet, qoftë edhe në çdo aspekt !
29. N D E R SH M Ë R I A kushton shtrenjtë, por kushton më lirë se PANDERSHMËRIA, sepse pandershmëria përpos që kushton, deri edhe shumë, ajo edhe të t u r p ë r o n !
30. Mundi i MADH dhe fitimi i VOGËL, ndoshta, vlenë më shumë se çdo fitim tjetër !?!
31. NJERIU është -kushedi sa herë më QENË sesa Q E N I, sepse QENI ashtu qysh është, mbase, është P A S O J Ë e sjelljes së njerëzve ndaj QENIT dhe qenëve !
32. VAJZAT (GRATË) që janë të mençura dhe femra të VËRTETA, më së shumti lypset që të kujdesën për BUKURINË E MOLLAQEVE të VETA !