AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA
03/01/2019 06:39
AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA
Zeqir DURAKU
4) AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA
1. TË KEQËS duhesh t'i ruhesh; kurse TË MIRËS duhesh t'i ruhesh dhe t'i FRIKËSOHESH !
2. Njeri i ditur v ë r t e t ë -është AI që e njeh VETVETEN E VET !
3. Çdo njeri që dëshiron të jetë i ARSYESHËM dhe të jetojë i arsyeshëm deri në fund, para se t'i interesoj Krishti apo Muhamedi, patjetër duhet t'i interesoj DEMOKRITI dhe EPIKURI !
4. E keqja e DITURISË -më së shumti qëndron në ATË sepse sa më shumë që të dish, aq më i pakënaqur dhe aq më i palumtur je dhe ndihesh !
5. Nuk është e rëndësishme se a ka ZOT apo nuk ka zot, por është e rëndësishme se ÇFARE dhe SI është ZOTI nëse është -kur gjithçka në këtë BOTË shifet dhe kuptohet qartë, qoftë edhe nga LOPËT!
6. Njeriu duhet të jetë “LOPË” dhe LOPË që të mos sheh, që të mos dëgjojë dhe të mos kuptojë se FERRI i vërtetë dhe FERRI VETË është bash kjo BOTË -të cilën vetëm njerëzit të arsyeshëm plotësisht, më vetëdije të thella, të larta dhe të qarta, JO TJETËRKUSH, mund ta ndryshojnë dhe ta bëjnë PARAJSË TË VËRTETË, jo vetëm për njerëzit !
7. MENDTË janë të MBARA te njeriu -vetëm nëse janë TË MJAFTA dhe TË SAKTA !
8. Një e QESHUR e kujdesshme dhe e mirë, mund ta hapë ...edhe çdo derë të mbyllur !
9. Sado që DITURIA është ...edhe e KEQE e pallogaritshme, prapëseprapë -njeriu s'duhet të pushojë as edhe një ÇAST për të mësuar dhe ditur -sa më shumë që të është e mundur !
10. Njeriu është vetëm AQ NJERI -sa asnjë QENIE E GJALLË të mos ketë ARSYE as SHKAK që të f r i k ë s o h e t prej TIJ !
11. Kurrgjë nuk është i DËMSHËM dhe i RREZIKSHËM -njeriu i paditur, çka është i dëmshëm dhe i rrezikshëm INTELEKTUALI i shtinjatur !
12. Aq sa njeriu nuk di dhe nuk kupton tamam, aq edhe b e s o n .
13. Padituria e vetëdishme është potencial dhe shkak për DITURI të pritshme .
14. Kush i shmanget dhe i ruhet NGIMJES, shpëton prej GËRDITJES .
15. MJEK i vërtetë dhe më i miri është AI MJEK që di dhe mund të shërojë më shumë dhe më mirë me f j a l ë sesa me BAR .
16. Intelektuali FETAR është njerikafshë, apo është si kafsha e shkolluar, e cila ZANATIN e ka mësuar, por HUQET shtazarake s'ka mundur për t'i ndryshuar dhe as për t'i eleminuar.
17. Ai SOJ i njerëzve që së pari i ka dashtë dhe i ka krijuar: pabarazitë, hilet, padrejtësitë dhe të gjitha të këqiat e të zezat tjera ku janë e ku s'janë, i ka sajuar edhe zotat dhe ZOTIN e DJALLIN, më në fund !
18. Vetëm ai NJERI i cili është i plotë dhe i saktë në të MENDUAR dhe në të KUPTUAR, ka të drejtë VETES për t'i besuar !
19. NJERIU -nuk duhet t'i besojë -as askujt tjetër, dhe madje as vetes, -sa T'VËRTETËS !
20. Në masën më të madhe, ATA që bëjnë gjithë çka mundën dhe gjithë çka guxojnë janë f e t a r ë dhe në ZOT besojnë.
21. Vetëm AI (ata) që e ka “SHEJTANIN” në veten e vet, është FETAR dhe beson në zot .
22. AJO që njeriun e bën dhe e mbanë KAFSHË tamam, është E NJËMENDTA TE AI; është natyrshmëria, është edhe AJO që është edhe më e hidhura por edhe më e ëmbëla !
23. Më shumë se të gjithë njerëzit tjerë të mundshëm, NJERËZIT TU duhesh t'i ruajsh; dhe më shumë se prej të gjithë njerëzve tjerë, prej NJERËZVE TU duhësh të RUHESH !
24. E BUKUR E PËRSOSUR -është vetëm AJO që na pëlqen dhe na tërhjek p a r e sh t u r !
25. Njeriu duhet të ketë të DREJTË të jetë I LIRË, në çdo kuptim, vetëm aq sa -vërtetë është i DITUR !
26. DITURIA është ...edhe e keqe ...deri edhe aq shumë, sepse qëllimi i saj i mbramë është që NJERIUN ta bëjë DJALL tamam !
27. Nëse “DJATHI I MIRË (është) NË LËKURË QENI” domosdoshmërisht; atëherë, as DJATHI -mos qoftë HIÇ !
28. Vetëm ATA të cilët gjatë jetës janë edhe më të fortë dhe më kryeneç -edhe sesa LIGJET E NATYRËS, “nuk i ndërrojnë FYTYRAT as nuk i dredhin BYTHËT” !
29. Ndoshta, është më keq më u “MBYT” në F I L O Z O F I -sesa në krater VULLKANI !
30. Një e QESHUR ME VEND DHE E MIRË -mund ta hapë ...edhe ZEMRËN më të mbyllur !
31. Kundruall një BUZËQESHJE të kujdesshme dhe të mirë, nuk mund të qëndrojë asnjë ZEMER e mbyllur !