AFORIZMA MAKSIMA DHE SUGJERIME
27/05/2020 07:02
AFORIZMA
10) AFORIZMA MAKSIMA DHE SUGJERIME
Zeqir DURAKU
1. Njeriu don dhe dashuron PËRNJËMEND -vetëm kur DON dhe DASHURON njëhershëm -ME TË GJITHA LLOJET E DASHURIVET.
2. Çdo gjë KA VLEFTË TË MIRËFILLTË, te fundi i fundit, aq sa ka marrë KOHË MUND dhe ARSYE për të qenë I TILLË ose E TILLË .
3. A R T I është, edhe më shumë sesa BUKURI dhe PËRMBAJTJE në NJI.
4. ARTI I VËRTETË është harmoni; bukuri dhe arsye e kombinuar NË NJI.
5. S i d o q o f t ë, PA MEND dhe shumë I MENÇUR -njeriu nuk duhet ta LEJOJ veten e vet që të jetojë . . .as edhe një DITË !
6. Kukuuu çfarë LIRIE naive, injorante, vetëshkatërruese dhe bumerange, që prej pas vitit 1990 ...dhe, tash e sot e vërej te shumica e shqiptarëve dhe shqiptareve!
7. LIRIA E PAARSYESHME, IDIOTIKE E SNOBISTE po iua sjell shqiptarëve dhe shqiptareve përherë e më shumë të këqijat më të mëdha e më të rrezikshme!
8. Njerëzit, gati të gjithë; ose, shumica prej TYRE -janë aq shumë dhe aq keq TË MARRË sa, përpara t’i falin, edhe nëntëdhjetë e nëntë TË KËQIA që iua bën pas shpine; sesa që do ta falin, qoftë EDHE NJË FJALË “TË KEQE” të sinqertë, -që do t’iua thoje NË SY e PARA SYVE !?!
9. Le ta dijë MIRË kush nuk e DI . . . dhe, shumëkush nuk e DI, se, DEMOKRACIA -nëntë herë është D E M O N K R A C I ...dhe më keq e më zi edhe sesa DEMONKRACI, dhe, vetëm NJË HERË është D E M O K R A C I !
10. NJERIU i ka mendtë. . . kryesisht PËR TË MOS QENË SHTAZË dhe PËR MOS TË JETUAR SI SHTAZËT; veçse, VETË njeriu, aq shpeshherë në jetën e vetë, HAPTAS dhe FSHEHTË, shumë më shumë -iua ka LAKMI shtazëve -sesa VETES SË VETË !
11. E vërteta është e VËRTETË sepse, AJO qëndron plotësisht e patundur; e fortë; stoike dhe, edhe E VETME, qoftë edhe kundër KREJT BOTËS së shtrembët, të përçudshme, të pandershme dhe të padrejtë !
12. “DEMOKRACINË” DHE “LIRINË” për sa t’ketë jetë -m’i kanë neveritur e tejneveritur shqiptarët, sidomos, që prej pas vitit 1990 dhe që prej pas vitit 1999 e përpjetë !?!
13. Nëse nuk TË “HAHET”; por, edhe nëse nuk TË HAHET, ME HATËR, “HA” dhe HA edhe me zor GJITHSESI, sepse, nëse nuk “hanë” as nuk hanë . . .si mos me qenë, harron edhe më “HANGËR” dhe MË HANGËR krejt e, pastaj, për TY -më kush mos t’vet !
14. Njeriu, për së gjalli, më së miri e kupton se Ç’ËSHTË VDEKJA E NJËMENDTË apo VDEKJA TAMAM -vetëm kur të qëllon të i vdes NDONJË NJERI të cilin e ka dashur, vërtetë, SHUMË .
15. “ TË MENÇMIT E VËRTETË”, përveç tjerash. . . luajnë në jetë; bëjnë hajgare dhe dallavere kah t’rrotullohen, kurdo dhe kudo në këtë BOTË e JETË; kurse, “ TË MARRËT E VËRTETË” e marrin JETËN me SERIOZITET E ME SINQERITET !?!
16. Që të bindeni se FETË i ka krijuar “DJALLI” dhe “DJAJTË MË TË ZI” me paramendimin dhe prapamendimin më të keq dhe më të ZI për njerëzimin mbarë; vetëm dëgjoni, shikoni dhe hetoni se çfarë kanë bërë deri më SOT dhe çfarë po bëjnë, fshehtas por edhe haptas, në radhë të parë, PRIJËSIT FETARË, KËTU dhe KUDO NËPËR BOTËN mbarë !?!
17. ATË QË E DUA VËRTETË, më mirë e më përpara e pafsha . . .EDHE NË VARR por në vend të VETË, sesa -në vend të huaj TË GJALLË edhe si MBRET, apo, qoftë . . .EDHE MBRET !
18. Njeriu, derisa BESON “jeton” dhe jeton; por, posa t’fillon me dyshu -NJERIU FILLON MË L U F T U !
19. Njeriu duhet të mësojë dhe të DIJË sa më shumë që të është e mundur; dhe, nëse jo për tjetër, të paktën -që mos të jetojë SI KRIMB por SI GJARPËR !
20. TË PAVËRTETËT nuk e dojnë T’VËRTETËN assesi, ngase, E VËRTETA nuk korruptohet kurrsesi.
21. Nëse E VËRTETA nuk korruptohet dot, TË PAVËRTETËT -jo vetëm që nuk e dojnë T’VËRTETËN por, edhe e urrejnë dhe e neverisin ATË fort !?!
22. SHPRESA, zakonisht fillon me LEDHATIME që, pastaj, ...në më të shumtën e herave të të shpie në ZHGËNJIME, në “KAFSHIME të saj dhe në të sajat GLLABËRIME “!
23. SHPRESA, në fillim të përkëdhelë; por, shpeshherë, në fund, . . .jo vetëm “TË VJEL” e “TË MJEL”!
24. SHPRESA është ngushëllim i vetëm për ATA që janë duke u “MBYTUR”.
25. SHQIPTARËT (SHQIPFOLËSIT) ANTIENVERISTË -tradicionalisht por, edhe gjenetikisht janë të vërtetuar dhe po vërtetohen si: MË KUNDËRSHQIPTAR edhe sesa VETË SHKIJTË ...dhe MË SHKIJËT!
26. Sapo të fillojë njeriu t’i quaj dhe konsideroj GJËRAT “TË MIRA” dhe “TË KËQIA” në këtë botë e jetë, -fillojnë për NJERIUN të gjitha shqetësimet, të gjitha pakënaqësitë dhe tëgjitha fatkeqësitë !
27. Porsa të fillojë NJERIU të thotë: “KJO ËSHTË E MIRË” dhe “KJO ËSHTË E KEQE”, NJERIU fillon t’i kundërvihet, së pari, VETES, dhe ashtu -NJERIUN fillon “TA HAJË DREQI bashkë ME DREQËR” !
28. AI që e do LIRINË E VËRTETË, me të vërtetë, nuk do mund të DOJË më askë tjetër dhe asgjë tjetër më shumë se LIRINË ....madje, as VETEN E VET!
29. Ta duash TË BUKURËN DHE TË VËRTETËN në këte BOTË e JETË, nuk ka DËNIM, jo vetëm, me të sofistikuar, që do t’mund të ZGJIDHJE për vetveten !
30. TË MARRËT, VËRTETË -jetojnë në KËTË BOTË E JETË, . . .madje, jetojnë edhe për shtatë palë qejfe; sepse, ATA nuk dinë Ç’ËSHTË E MIRË dhe Ç’ËSHTË E KEQE !
31. Vetëm QORRAT shohin vërtetë dhe tamam, sepse -ATA e shohin vetëm të nevojshmën dhe TË DOMOSDOSHMËN, dhe asgjë më ndryshe dhe më shumë!
32. Qoftë edhe ÇKADOQOFTË ka kuptim PAK dhe SHUMË, vetëm nëse nuk mendon MIRË për TË... dhe, nëse nuk mendon për TË deri në fund!
33. Mbase, krejt GABIMET BËHËN dhe lëshohen ngase NUK MENDOHET MIRË -para se të VEPROHET !
34. Të SËMURESH NË VETMI, don të thotë -ta përjetojsh KIJAMETIN . . .dhe KIJAMETIN MË TË ZI !?!
35. Ta përjetojsh NË VETMI S Ë M U N D J E N -don të thotë, të PËRJETOJSH -hiç më pak sesa SKËTERRËN !
36. Një MEND kurrë nuk është e SIGURTË; dy MEND -kurrë nuk bien n’mes vete DAKORD; kurse, me më shumë M E N D -vajmedet se çka NGJET !